| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Besnik Prishtina
Nė parim Besimet Fetare janė filozofi me fundament human e njerėzor, sepse ato predikojnė vetėm paqe e miqėsi mes njerėzve dhe popujve. Ėshtė ēėshtje tjetėr se jo rrallė herė Besimet Fetare janė keqpėrdorė nga forcat e errėta pėr qėllimet e tyre tė mbrapshta dhe kjo ėshtė shprehur mė sė shumit nė dy forma: ose pėr tė nxitur pėrēarje e armiqėsi mes njerėzve ose duke e pėrdorė Besimin Fetar ėshtė provuar tė imponohet studimi shpirtėror ndaj popujve tjerė me qėllim qė ata tė detyrohen te heqin dorė nga identiteti i vetė dhe tė asimilohen nė identitetin e agresorit! Tentativa e falsifikimit tė identitetit tė popujve gjithmonė ėshtė zbatuar dhe zbatohet me qėllim qė atyre tė ju mohohet ekzistenca dhe kėshtu tė pėrvetėsohen territoret e tyre nga ana e agresorėve! Ja pikėrisht, tani, Kosova po ballafaqohet edhe nga njerėzit me tentativė qė tė falsifikohet identiteti kombėtar shqiptar me njė identitet tė sajuar artificial tė ashtuquajtur "multietnik" me do simbole, flamurė e himne tė huaja!
E shihni se me sa perfiditet ju ka imponua harta e ish KSA e Kosovės edhe TMK edhe SHPK edhe vet Emblemės tė Qeverisė tė Kosovės, me qėllim qė shqiptarėt tė pranojnė vetė kufijtė armiqėsor qė i kanė bėrė armiqtė tanė brenda atdheut ton! Pėr fat tė keq tė popullit tonė mercenarėt shqiptarė edhe po i pėrdorin kėto simbole si dikur nė kohėn e fashizmit kur mbi shqiponjėn dykrenore vunė sėpatat e fashizmit!
Besimet Fetare Ortodokse, Katolike dhe Myslimane dhe ritet e kėtyre besimeve qė vazhdimisht pėrsėriten nga gjenerata nė gjeneratė me kohėn kanė hy nė jetėn e popullit tonė dhe janė shndėrruar nė tradita te komuniteteve tė caktuara. Edhe sot Besimet Fetare te Populli ynė manifestohen si forma tė caktuara kulturore e filozofike, por pėr shqiptarėt ato janė tė barabarta, sepse te tria kėto Besime janė trashėguar nga sundimet shekullore tė Perandorive e Bizantine, Romake e Osmane, tė cilat i kanė keqpėrdorė kėto Besime Fetare si formė e sundimit shpirtėror tė imponuar nė ato rrethana, si u tha edhe me lartė, me qėllime tė asimilimit tė Popullit tonė.
Nuk ka dyshim as dilemė rreth asaj se njė qendėr e specializuar antishqiptare po prodhon artificialisht "krizė identiteti" te shqiptarėt. Serbia dhe Greqia pėr njė shekulli e mohuan Shqipėrinė dhe Evropės i imponuan tezat se "Shqipėria ėshtė vetėm nocion gjeografik", se nė Kosovė ekziston njė " popull shiftar" e jo shqiptar, se shqiptarėt janė "rrezik islamik" dhe se fundi po e provojnė tė e shpikur "kombin kosovarė" dhe atė "multietnik". Propaganda qė flet pėr shqiptarėt me shumė "besime fetare", se ka pėrēarje e shumė "martesa tė pėrziera", edhe pse fjala ėshtė (si te ēdo popull tjetėr) pėr raste minaturiale tė njė numri fatkeq ose tė njė numri mbeturinash me tė cilat ilustrohet "shpėrbėrja kombėtare" e shqiptare etj. etj.!
Nė fakt Populli Shqiptar dėshmoi se sa ėshtė gjenetikisht i pamposhtur, sepse i mbijetoi tri Perandori qė sot me nuk ekzistojnė, mbijetoi mizerjen e dyndjeve barbare primitive sllave dhe sundimet e tyre gjenocidale, mbijeto agresionet e dy Luftėrave Botėrore dhe tė gjitha agresionet Evropiane e Ballkanike. E mbijetoi ndarjen nė 6 shtete dhe nė tri Besime Fetare dhe do tė e mbijeton edhe kėtė ndarje nė 100 Parti Politike, tė cilat destinacion tė fundit e kanė shpėrbėrjen kombėtare! Pra, "krizė identitetit" nuk ka Kombi Shqiptar, por kanė vetėm disa koka tė krisura qė nė vend se tė i pėrmbahen porosisė sė Pashko Vasės i mbajnė kokat e kthyera nga Athina, Beogradi, Moska, Roma, Vatikani, Ankara, Qabeja etj. nė vend se tė drejtohen kah Kruja e Gjergj Kastriotit, Kah Lidhja e Prizrenit dhe kah Prekazi, kah Profetėt Shqiptar dhe kah festat tona tė shenjta kombėtare, siē janė Lidhje e Prizrenit, 28 e 29 Nėntori, 26 Marsi etj.
Prandaj mos tė lejomė kėta veglave qorre qė tė na armiqėsojnė as me popujt e Evropės dhe as me popujt e vendeve Arabe me tė cilėt kurrė nuk kemi pasur armiqėsi dhe mė tė cilėt na duhet miqėsia e domosdoshėm as mos ti lejomi qė ta na fusin nė pėrēarje brenda kombėtare ndėrfetare.
Ndoshta ėshtė koha qė Akademitė e Shkencave, Eminentėt Udhėheqėse Shqiptare tė Besimeve Fetare dhe Institucionet Shtetėrore Shqiptare nė kufijtė natyral tė Atdheut tė ulen bashkė dhe tė krijojnė njė bazament teorik shkencor tė njė Besimi Unik Autoqefal Shqiptar, i cili kishte me i marr pėr bazė doket, ritet dhe normat e traditat fisnike shqiptare qė nga koha e pellazgėve e ilirėve e deri me sot dhe ato ti gėrsheton edhe me normat pozitive tė tė gjitha Besimeve Fetare tradicionale dhe me normat ma tė pėrparuar botėrore njerėzore!
Natyrisht se kjo duhet tė bėhet me maturi dhe me njė bashkėpunim tė denjė me popullin, duke marr edhe vet ai pjesė nė ndėrtimin e jetės sė vet shpirtėrore dhe nė pėrcaktimin e formave tė komunikimit tė vet me Perėndinė! Popujt kanė ekzistuar edhe para Besimeve Fetare dhe tė gjitha Besimet Fetare e kanė pas ditėn e vet tė parė pas tė cilave kalojnė shekujt. Prandaj edhe ne duhet tė vazhdojmė identitetin tonė pellazgo-ilir nga ajo ditė kur na ndėrprenė ardhjet e perandorive tė huaj, dhe qė mė tė mos kemi nevojė ti festojmė festat e ish-sunduesve e tua respektojmė sundimin e tyre shpirtėror!
Zotėri tė nderuar Keka dhe Zullufi, Ju po flisni nė emėr tė Feve kundėr Kombit, sepse ju po goditni traditėn e tolerancės dhe respektimin reciprok ndėrfetar qė pa dyshim ėshtė njė ndėr vlerat mė tė mėdha te kombi i ynė. Do tė ju kėrkoj falje por shkrimet e Juaja duken se janė pėrkthime nga do gjuhė tjera, sepse kjo qė thoni ju nuk ėshtė mėnyra e tė menduarit shqip! Kėshtu si shpreheni ju nuk mbrohet as Feja dhe as Kombi, sepse Ju kėshtu i bėni shėrbim tė keq edhe Fesė edhe Kombit!
25.01.2008
SHQIPĖRIA SOT |
|