DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Dimiq: Kosovėn e ka pavarėsuar Millosheviqi
Postuar mė datėn: 2008-07-16 02:59:34 nga admin2 :: Kategoria: Intervista

“Pavarėsinė e Kosovės e ka sjellė politika e Millosheviqit. Unė kam thėnė se ajo politikė ka qenė plotėsisht retrograde dhe ka pasur pėr qėllim spastrimin etnik tė shqiptarėve tė Kosovės”, thotė aktivisti serb i Kosovės, Radomir Dimiq.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Dimiq, ndryshe nga shumica e serbėve, ju keni thėnė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pranueshme pėr ju. Cilat janė arsyet pėr njė mendim tė tillė?

RADOMIR DIMIQ
Mė duhet tė jem skajshmėrisht i sinqertė. Sė pari ju falėnderoj juve qė mė mundėsoni qė ta shfaq mendimin tim. Seriozisht mė duhet ta vėrtetoj njė gjė qė ėshtė krejtėsisht e qartė.

Pavarėsia e Kosovės nuk ka ndodhur nė momentin qė Kuvendi i Kosovės e ka shpallur atė pavarėsi. Ajo ka ndodhur shumė mė herėt. De facto, Kosova ka qenė e pavarur - kjo vetėm nga koha e Marrėveshjes sė Kumanovės, por duhet kėrkuar shkaqet themelore dhe pasojat qė kanė sjellė deri te pavarėsia e Kosovės.

Do tė thotė, kėtė e ka sjellė politika e Sllobodan Millosheviqit. Unė kam folur disa herė pėr kėtė. Kam thėnė se ajo politikė, e cila ka qenė plotėsisht retrograde dhe e cila ka qenė absolutisht njė politikė qė ka pasur pėr qėllim spastrimin etnik tė Kosovės e tė tjera, ajo solli deri te pastrimi etnik i shqiptarėve tė Kosovės gjatė luftės.

Prandaj, Kosova nė ndėrkohė, pas Marrėveshjes sė Kumanovės, i ka rrumbullakuar tė gjitha institucionet e veta, sistemi ekonomik dhe juridik ėshtė rrumbullakuar, politika monetare dhe ajo fiskale krejtėsisht janė rrumbullakuar dhe ato ishin nė duart e shqiptarėve tė Kosovės.

Pastaj, erdhi deri te Kushtetuta, ndėrkaq para saj shpallja e pavarėsisė sė Kosovės. Kemi faktin se tė gjitha shtetet mė tė fuqishme evropiane, si dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, e kanė pranuar pavarėsinė e Kosovės. Ėshtė vetėm ēėshtje ditėsh se kur do tė realizohet edhe njohja nga dy tė tretat e vendeve tė tė gjithė botės.

Vetėm tė verbrit mund tė mos e shohin se Kosova ėshtė shtet i pavarur. Nė anėn tjetėr, nėse politika e Serbisė dėshiron t’i mashtrojė qytetarėt e saj, si nė Kosovė ashtu edhe nė Serbi, dhe mbi kėtė ta ndėrtojė mbijetesėn e saj tė mėtutjeshme, gjegjėsisht ekzistencėn e saj politike, ky ėshtė rrėfim tjetėr.

Unė vetėm dėshiroj ta pranoj realitetin dhe tė jem njeri real, si dhe nė rolin e kryetarit tė shoqatės multietnike tė tėrheq vėrejtjen pėr kėto aspekte. Do tė thotė, tė gjitha shtyllat dhe tė gjitha institucionet qė duhet t’i ketė njė shtet, nė kėtė moment Kosova vėrtet i ka.

Unė dėshiroj qė edhe me kėtė rast tė apeloj tek serbėt, qė nė numėr sa mė tė madh ta pranojnė realitetin qė e kemi nė Kosovė dhe marrėdhėniet serbo-shqiptare t’i ndėrtojmė mbi themele krejtėsisht tjera nga ato mė parė.

Ndėrkaq, politika e Serbisė dhe pushteti serb duhet ndryshe ta perceptojnė dhe ta kuptojnė gjendjen nė Kosovė dhe njėkohėsisht ta bėjnė njė politikė krejtėsisht tjetėr ndaj Kosovės, nėse ua dėshirojnė tė mirėn serbėve nė Kosovė, si dhe qytetarėve nė Serbi.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Si e shihni ju pozitėn e serbėve tė Kosovės dhe, sipas jush, cila do tė ishte mėnyra qė ata tė integrohen nė masė mė tė madhe sesa tash, nė institucionet e Kosovės?

RADOMIR DIMIQ
Nėse politika serbe, politika zyrtare e Beogradit do t’i qaset ndryshe nga ajo deri mė tash serbėve tė Kosovės, atėherė do tė kemi edhe qėndrime dhe marrėdhėnie krejtėsisht tjera tė serbėve qė jetojnė nė Kosovė, por edhe tė atyre qė kanė shkuar nga Kosova dhe jetojnė nė Serbi, ndaj institucioneve tė Kosovės.

Para sė gjithash, Kosova duhet tė jetė multietnike dhe kjo qėndron edhe nė Kushtetutėn e Kosovės. Kjo nuk duhet tė ngelė vetėm si shkrim deklarativ nė letėr. Pėr t’u vėrtetuar ky multietnicitet, duhet tė vėrtetohet dhe argumentohet edhe nė praktikė.

Kjo mund tė bėhet nėse njė numėr i madh i serbėve kyēet nė institucionet kryesore tė Kosovės. Atėherė edhe pavarėsia e Kosovės do tė jetė mė e fuqishme dhe mė ndryshe, por do tė jetė nė pėrputhje me standardet evropiane.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Dimiq, pėrderisa po flasim pėr kėtė, sipas mendimit tuaj, sa kanė bėrė pėrpjekje institucionet e Kosovės lidhur me integrimin e serbėve dhe a kanė qenė mėnyrat e qėlluara?

RADOMIR DIMIQ
Unė do tė jem skajshmėrisht i sinqertė dhe do tė them se kam pritur mė shumė. Kam pritur se institucionet do tė angazhohen mė shumė. Lidhur me atė qė mė pyetėt, momenti vendimtar do tė jetė kur tė realizohet kthimi i plotė ekzistencial i serbėve nė Kosovė dhe jo veē deklarativisht, i atyre serbėve qė kanė shkuar nga Kosova nė vitin 1999 dhe nė vitin 2000.

Ata duhet tė kthehen nė vatrat e veta. Ky ėshtė ndėr principet e para. Principi i dytė, do tė thotė, nėse Qeveria e Kosovės dėshiron tė realizojė dhe t’i tregojė Evropės se dėshiron t’i kyēė serbėt nė institucionet e veta, nė numėr sa mė tė madh, atėherė ajo duhet tė niset nga njė fakt.

Tė themi, pse nuk ka nė kabinetin e presidentit tė Kosovės asnjė serb, tė paktėn nė funksionin e njė kėshilltari? Ai institucion duhet tė jetė multietnik dhe ai duhet i pari tė tregojė se po lufton pėr njė Kosovė multietnike, si dhe pėr barazinė e tė gjithė qytetarėve nė Kosovė.

Njė fakt tjetėr, kur tė formohet Gjyqi Kushtetues i Kosovės, gjithashtu duhet tė kyēen serbėt nė ato shtylla qenėsore, tė cilat e bėjnė njė shtet dhe njė shoqėri, edhe pse shoqėria e Kosovės ėshtė ende relativisht e re.

Kėtu flas edhe pėr Qeverinė e Kosovės. Ajo duhet tė jetė edhe mė shumė multietnike. Nuk ėshtė e mjaftueshme qė tė kihet vetėm Ministria pėr Kthim, e cila mund tė jetė vetėm njė dekorim i sistemit ekzistues. Pėr tė arritur besimin e serbėve, duhet tė organizohen modele krejtėsisht tjera pėr t’i kyēur ata nė shoqėrinė kosovare.

Kėtu, para sė gjithash, mendoj pėr njerėz tė arsimuar, me kredibilitet, me autoritet dhe tė tillė qė mund t’i lėvizin serbėt dhe tė krijojnė mė tepėr besim dhe qė vėrtet do tė kenė autoritet pėr ndėrtimin e marrėdhėnieve tė ardhshme nė mes serbėve dhe shqiptarėve.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Cili ėshtė mendimi juaj pėr zgjidhjen e mundshme tė ēėshtjes sė Mitrovicės?

RADOMIR DIMIQ
Mitrovica ėshtė njė lloj “bastioni” i tė ashtuquajturit patriotizėm serb apo patriotizmit mė tė madh nė Kosovė. Kėsaj i kanė shėrbyer nė masė tė madhe politika e Qeverisė paraprake tė Serbisė.

Ju e dini mirė se kush e ka mbajtur veriun e Mitrovicės dhe kush e ka financuar atė. Kjo e tėra ka shkuar nga Beogradi dhe pėr kėtė nuk kemi pse tė gėnjehemi. Politika, tė cilėn e ka udhėhequr Koshtunica, absolutisht u ka shkuar pėr dore individėve sikurse Milan Ivanoviq, Jakshiq dhe tė tjerė, njerėz qė kanė bėrė atė qė nga Beogradi u ėshtė thėnė qė ta bėjnė.

Unė kam qenė gjithmonė pėr atė qė Mitrovica tė mos jetė qytet i ndarė, por tė jetė qytet multietnik sikurse edhe e gjithė Kosova, sepse secila ndarje nuk i kontribuon pajtimit. Problemi i Mitrovicės edhe pėr njė kohė tė gjatė nuk do tė zgjidhet, pėrderisa ta kenė atė pėrkrahjen maksimale, e cila u shkon nga Beogradi.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Nė Beograd tashmė ėshtė formuar Qeveria e re. Ēfarė qasjeje prisni nga ajo ndaj serbėve tė Kosovės?

RADOMIR DIMIQ
Ajo qeveri ndoshta do tė ma mbushte mendjen mė shumė sa i pėrket Kosovės. Unė sinqerisht shpresoj se kjo qeveri, nė krahasim me tė kaluarėn, do tė punojė mė shumė pėr pajtimin e serbėve dhe shqiptarėve, si dhe pajtimin, tė themi kushtimisht, tė Kosovės dhe Serbisė.

Pa kėtė pajtim nuk do tė ketė marrėdhėnie tė mira, nuk do tė ketė qetėsi nė Ballkan dhe nuk do tė ketė qetėsi as nė Evropė. Unė sinqerisht besoj se ėshtė mirė qė nė ballė tė kėsaj qeverie ėshtė Partia Demokratike dhe se shumicėn e pėrbėjnė ministrat e kėsaj partie.

Por, pėr tė qenė krejtėsisht konkret, pak i frikohem Partisė Socialiste tė Serbisė. Ju dhe tė gjithė ne e dimė se ēfarė politike ka udhėhequr Partia Socialiste. Nė krye tė kėsaj partie tash ėshtė njė njeri i ri, Daēiq, por nuk e di se sa sinqerisht pėrbrenda ėshtė reformuar ajo parti.

Unė gjithashtu mbaj mend se disa udhėheqės tė Partisė Socialiste, tė cilėt kanė qenė nė Kosovė, kanė thėnė se duhet tė udhėhiqet luftė me tė gjitha mjetet qė Kosova tė mbrohet nga pavarėsia. Tash kjo parti ėshtė pjesė e Qeverisė.

Aq sa do t’i lė ajo hapėsirė Partisė Demokratike nė Qeverinė e re, aq do tė ketė edhe hapėsirė qė tė pėrmirėsohen marrėdhėniet nė mes tė serbėve dhe shqiptarėve, si dhe Kosovės dhe Serbisė. Unė jam optimist i matur, por jo edhe aq mjaftueshėm se sė shpejti mund tė arrihet ndonjė zgjidhje konkrete.

Intervistoj: Bekim Bislimi
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Tė shpėtojmė Kosovėn! (2008-12-02 16:15:35 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Beogradi del me njė propozim tė ri, tė pafavorshėm pėr Kosovėn (2008-11-30 17:42:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Te bashkuar per Kosoven (2008-11-27 16:25:31 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nėpėrmes njė deklarate Kėshilli i Sigurimit miratoi propozimin e Ban Ki-Mun-it pėr Kosovėn (2008-11-26 17:22:21 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Estonia dėshiron tė ndihmojė Kosovėn drejt integrimit (2008-11-24 17:07:49 nga admin1)
[ Opinione ] KOSOVA LINDORE DUHET TĖ PĖRGADITET QĖ TĖ RIBASHKOHET ME KOSOVĖN! (2008-11-23 08:10:51 nga admin1)
[ Histori ] ĒFARĖ THA JUSUF GĖRVALLA PĖR KOSOVĖN, SHQIPĖRINĖ DHE TROJET SHQIPTARE, NĖ DITĖN E FLAMURIT, 28 NĖNTORIN E VITIT 1981!!! (2008-11-22 07:17:38 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sekretet e NAT0-s pėr Kosovėn i shkonin Rusisė pėmes Estonisė (2008-11-21 15:23:16 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHBA do tė vazhdojė mbėshtetjen pėr Kosovėn (2008-11-04 15:04:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Tė themelohet Fondi i pėrhershėm pėr Kosovėn (2008-11-02 16:12:26 nga admin1)
[ Opinione ] Shqipėria duhet ta thotė fjalėn e saj pėr Kosovėn! (2008-10-23 16:05:12 nga admin1)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster