| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Beogradi duhet tė dorėzojė mė parė Karaxhiēin dhe Mlladiēin |
| Postuar mė datėn: 2007-02-01 03:47:34 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Karla del Ponte pas takimit me Havier Solanėn deklaron, se Bashkimi Evropian nuk duhet t'i rifillojė negociatat e marrėveshjes sė asocim stabilitetit me Beogradin pa dorėzimin mė parė tė Karaxhiēit dhe Mlladiēit nė Hagė.
Kryeprokurorja e Gjykatės Ndėrkombėtare pėr krimet e luftės nė ish-Jugosllavi ishte shumė e prerė dhe e qartė nė deklaratat, qė ajo i dha shtypit pas takimit tė saj me shefin e politikės sė jashtme tė BE-sė, Havier Solanėn. «Erdha nė Bruksel pėr tė njohur Solanėn me qėndrimin e deritanishėm tė Beogradit me Gjykatėn e Hagės. Dhe gjeta te ai mbėshtetje dhe mirėkuptim. Gjatė muajit shkurt do tė bisedoj edhe me udhėheqėsit francezė dhe italianė rreth kėsaj ēėshtjeje», - pohoi ajo nė fillim tė fjalės sė saj.
Duke u ndalur veēanėrisht nė bisedat e saj me Solanėn, Karla del Ponte theksoi se ajo ka kėmbėngulur qė Bashkimi Evropian tė mos rifillojė negociatat e marrėveshjes sė asocim-stabilitetit me Beogradin pa dorėzimin mė parė tė Karaxhiēit dhe Malladiēit nė Hagė. «Ndryshe do tė ngjasė si me NATO-n e cila e ftoi Serbinė qė tė merrte pjesė nė Programin e saj tė Partneritetit pėr Paqe, duke i bėrė kėshtu njė dhuratė tė papritur dhe tė pamerituar Beogradit» - deklaroi kryeprokurorja e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės.
Ajo vuri nė dukje me kėtė rast se qė nga nėntori i 2005 Beogradi ka shpallur me bujė planin e tij tė veprimit pėr arrestimin e tė kėrkuarve nga drejtėsia ndėrkombėtare, por deri mė sot nuk ka bėrė asgjė konkrete pėr ta vėnė kėtė plan nė jetė. Pėrkundrazi, ai justifikohet gjithmonė jo me periudhėn e zgjedhjeve, jo me tensionimin e panevojshėm tė situatės etj. Prandaj plani i tij pėr veprim ėshtė mė mirė tė konsiderohet si pėrpjeke pėr ta na hedhur hi syve - tha Del Ponte. Ajo pėrsėriti se nė asnjė mėnyrė Beogradi nuk duhet tė shpėrblehet pėr mungesėn e bashkėpunimit tė tij me Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės, me rifillimin e procesit tė negociatave me Bashkimin Evropian.
Duke komentuar refuzimin e Beogradit pėr tė mos bashkėpunuar me Hagėn, zyrtarja e lartė e Hagės nėnvizoi se Beogradi po pėrpiqet tė fitojė kohė. Sipas saj Beogradi pret qė tė skadojė mandati i Gjykatės Ndėrkombėtare, qė ėshtė parashikuar pėr tė zgjatur mė sė shumti deri nė 2010, prandaj ai po pėrpiqet ta shtyjė me fjalė sa mė shumė bashkėpunimin me Gjykatėn me shpresėn se ky institucion do tė pushojė sė funksionuari, pa i pasur dorėzuar Mlladiēin dhe Karaxhiēin nė Hagė. Por kam ende shpresė se para largimit tim nga ky post, nė shtator, ata do tė jenė dorėzuar nė Hagė, ndryshe do tė ndjehem shumė e zhgėnjyer nga bota politike. Veēse nė rast se bota politike do tė mė thotė njė ditė qė ndėrpriteni kėrkimin e Mlladiēit dhe Karaxhiēit se nuk ka mė rėndėsi, atėherė ata le tė ma thonė dhe unė do ta ndėrpres misionin tim - deklaroi nė Bruksel Karla del Ponte.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|