| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Flash Lajme - 7 Janar 2008 |
| Postuar mė datėn: 2008-01-07 17:37:17 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
PRISHTINĖ - Pas bisedimeve qė zgjatėn rreth njė muaj, liderėt e partive kryesore nė Kosovė, Hashim Thaēi e Fatmir Sejdiu nėnshkruan sot marrėveshjen pėr koalicionin qeverisės ndėrmjet PDK-sė dhe LDK-sė. Kjo marrėveshje, pritet tė miratohet nė seancėn e sė mėrkurės nė Kuvendin e Kosovės. Parimet e marrėveshjes, nuk parashohin vetėm zgjedhjen e kryeministrit dhe qeverisė, por edhe tė presidentit tė Kosovės.
PRISHTINĖ - Shefi I UNMIK-ut Joachim Ruecker ėshtė shprehur i gatshėm qė tė bėjė ndryshimet nė Kornizėn Kushtetuese, nė mėnyrė qė tė vazhdojė mandatin e presidentit nga 3 nė 5 vjet. PSSP ka shprehur gatishmėrinė e tij qė tė amendamentojė dispozitat relevante tė Kornizės Kushtetuese, qė ndėrrojnė mandatin e presidentit nga 3 nė 5 vjet. Ndryshimi ėshtė nė vijė tė plotė me rekomandimet qė janė bėrė mė herėt nga Ekipi I Unitetit, ka thėnė zyrtari pėr infromim nė UNMIK Rusell Geekie.
LUBJANĖ - Janez Jansha, kryeministėr i Sllovenisė, qė aktualisht e kryesor presidencėn e rradhės sė Bashkimit Evropian, tha sot se Bosnja ėshtė kėrcėnim "mė serioz" pėr stabilitetin nė Ballkan se Kosova.
"Pėr Kosovėn ėshtė e qartė se ēka do tė ndodhė dhe mė tepėr ėshtė ēėshtje se si do tė bėhet kjo", u tha sot zoti Jansha gazetarėve tė jashtėm nė Lubjanė. Ai mėtutje tha se varshmėria e Kosovės nga ndihma e BE-sė nėnkupton se Kosova nuk do tė jetė "totalisht e pavarur".
Zoti Jansha tha se "pėr Bosnjėn shtrohet pyetja: a po funksionon marrėveshja e Dejtonit", dhe shtoi "nuk ėshtė e mundshme tė ekzistoj njė shtet i cili nuk mund ta qeverisė vetėveten dhe i duhet guvernatori ndėrkombėtar", duke iu referuar tė derguarit ndėrkombėtar nė Bosnjė, Miroslav Lajēak.
UASHINGTON - Zyrtarėt nė Pentagon thonė se ka ndodhur njė incident nė tė cilin janė involvuar anijet iraniane dhe ato tė Shteteve tė Bashkuara nė ujėrat ndėrkombėtare. Zyrtarėt thonė se pesė anije iraniane u ishin ofruar anijeve tė marinės amerikane
nė Hormuz tė shtunėn dhe u ishin kėrcėnuar qė ti hedhin ato nė ajėr. Nuk ka pasur tė shtėna, por kur kapiteni i anijes amerikane ishte pėrgaditur pėr tė dhėnė urdhėr pėr tė shtėna, anijet iraniane ishin tėrhequr.
Zėdhėnėsi i departamentit tė mbrojtjes, Mark Ballesteros i tha radios Evropa e Lirė se aksionet iraniane duhet tė shpjegohen nga Teherani.
"Ky ishte akt i pakujdesshėm, i rrezikshėm dhe potencialisht armiqėsor qė qartas duhet tė shpjegohet dhe ne do tė punojmė me kolegėt tanė nė qeverinė amerikane pėr mėnyrėn pėrkatėse pėr ta shqyrtuar kėtė ēėshtje me qeverinė e Iranit", tha Mark Ballesteros.
Nė shtėpinė e bardhė, zėdhėnėsi i Kėshillit pėr Siguri Kombėtare Gordon Johndroe kėrkoi nga iranianėt "qė tė pėrmbahen nga aktet e kėtilla provokuese qė mund tė ēojnė nė incidente tė rrezikshme nė tė ardhmėn". Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme iraniane Ali Hosseini e hodhi poshtė incidentin duke sugjeruar se ishte ēėshtje e identifikimit tė gabueshėm.
MANCHESTER/SHBA - Sondazhet e opinionit tregojnė se Barack Obama prin me 10 % para senatores Hillary Clinton nė garėn pėr nominimin e Partisė Demokratike nė New Hampshire. Obama u tha dje votuesve se do t'i mundė kandidatėt republikanė, dhe rivalėt e partisė sė tij.
"Ne i fituam votat. Prandaj do t'i fitojmė edhe zgjedhjet. I munda tė tjerėt sepse ata flasin pėr tė kaluarėn, ndėrsa ne pėr tė ardhmen", tha Obama.
Nė taborrin e Partisė Republikane, sondazhet tregojnė se senatori John McCain ėshtė para kandidatėve rivalė Mitt Romney dhe Mike Huckabee.
"Garoj pėr president tė Shteteve tė Bashkuara sepse ka dy misione madhore qė do t'i kem si president. Njėri ėshtė ta rikthej besimin nė qeverinė, dhe tjetri qė tė pėrballem me sfidėn e shekullit 21, i cili ėshtė ekstremizmi radikal islamik", tha McCain.
Votimi paraprak nė New Hampshire do tė mbahet tė martėn mė 8 janar.
BRUKSEL - Shefi pėr politikė tė jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian Havier Solana ka pėrgėzuar Gjeogjinė pėr atė siē e quajti ai "zgjedhje tė vėrteta konkuruese". Solana i bėri kėto komente pak para konkludimit tė rezultateve zyrtare tė cilat tregojnė se Mikheil Saakashvilli ka marrė afro 53% tė votave, ndėrsa rivali i tij mė i afėrt Levan Gaēeēiladze 25%. Megjithatė Solana ka inkurajuar autoritetet qė tė hetojnė pohimet e pavėrtetuara pėr parregullėsi tė mundshme pasi pėrkrahėsit e opozitės i kanė konsideruar rezultatet tė falsifikuara.
BAGDAD - Zyrtarė tė sigurisė nė Irak thanė se nga shpėrthimi i dy bombave vetėvrasėse nė Bagdad janė vrarė sė paku 14 persona dhe rreth 20 u plagosėn para zyrės sė njė agjencie qeveritare, e cila kujdeset pėr xhamitė dhe tempujt shiitė. Njoftohet se nė mesin e tė vrarėve ėshtė edhe kreu i njė grupi lokal shiit, qė mbėshtetet nga Shtetet e Bashkuara. Nga shpėrthime tė tjera nė kryeqytetin irakian janė vrarė sė paku 5 persona.
KABUL - Zyrtarėt nė Afganistan thanė se 11 persona janė vrarė gjatė dhunės nė jug tė vendit. Nė listėn e tė vrarėve janė 2 oficerė tė policisė dhe 2 civilė nga sulmi me bombė nė Provincėn Helmand. Nė provinėn e Kandaharit njė sulm vetvrasės ka vrarė njė oficer tė policisė dhe ka lėnduar disa tė tjerė. Ndėrkohė NATO thotė se nga pėrleshja midis trupave tė saj dhe luftėtarėve taleban nė provincėn Uruzgan tė premtėn janė vrarė 2 persona dhe janė lėnduar 5 tė tjerė.
UASHINGTON - Qeveria pakistaneze tha sot se nuk do t'i lejonte asnjė vendi tė kryejė operacione ushtarake nė territorin e Pakistanit nė kėrkim tė militantėve islamikė. Vėrejtjet e zėdhėnėsit tė ministrisė sė Jashtme, Mohammad Sadik pasuan raportin nė New York Times, ku thuhet se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnė mundėsinė qė t'i autorizojnė forcat e tyre qė tė zhvillojnė aksione tė mbuluara mė agresive nė Pakistan
Ndėrkohė, presidenti Pervez Musharraf tha se trupat e Pakistanit janė vėnė nė ndjekje tė Al Kaedas dhe tė militantėve talebanė. Por Musharraf i tha televizionit amerikan se trupat "nuk e kėrkojnė veēanėrisht" kreun e Al Kaedas, Osama bin Laden, sepse nuk ka prova qė ai ndodhet nė Pakistan.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|