| » Opcionet për artikullin |
|
Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, tha se Shqipėria e ka mbėshtetur dhe do ta mbėshtesė pa asnjė lloj hezitimi pavarėsinė e Kosovės. Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, zoti Berisha u bėri thirrje autoriteteve tė Kosovės tė mos ndėrmarrin veprime tė njėanėshme. Gjatė intervistės, kryeministri Berisha foli edhe pėr zhvillimet e brėndshme tė politikės shqiptare.
Zėri i Amerikės: Zoti kryeministėr, ēfarė vendi po zė Kosova nė takimet qė ju po zhvilloni kėtu nė Kombet e Bashkuara?
Sali Berisha: Padyshim, njė vend kryesor. Sepse statusi i saj final ka njė rėndėsi shumė thelbėsore pėr Kosovėn dhe stabilitetin e saj, e jo vetėm pėr Kosovėn, por edhe pėr Shqipėrinė dhe fqinjėt e tjerė tė Kosovės sė pari; sė dyti nuk mund tė injorohet se projekti i qytetarėve tė Kosovės pėr pavarėsi, ėshtė njė problem madhor pėr ēdo shqiptar. Pra nė kėto dy aspekte, Kosova nuk mund tė mos jetė ēėshtje kryesore nė axhendėn e tė gjitha takimeve tė mia, sė bashku me ftesėn pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO dhe marrėdhėniet bilaterale me secilin nga homologėt dhe interlokutorėt e mi.
Zėri i Amerikės: Zoti Berisha, do tė nxisė qeveria juaj Kosovėn qė tė shpallė pavarėsinė nė mėnyrė tė njėanėshme pa pritur njė sinjal tė Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Europian?
Sali Berisha : Shqipėria mbėshtet, e ka mbėshtetur dhe do ta mbėshtesė pa asnjė lloj hezitimi pavarėsinė e Kosovės. Por Shqipėria privatisht dhe publikisht u bėn thirrje autoriteteve tė Kosovės tė mos ndėrmarrin veprime tė njėanėshme. Pavarėsia e Kosovės ka njė mbėshtetje tė gjerė dhe tė madhe. Proēesi pėr shkak tė mekanizmave ndėrkombėtarė ka hasur nė disa vėshtirėsi. Udhėheqja politike e Kosovės, Shqipėria, dhe vendet e rajonit nė vendimet e tyre, duhet tė bashkėrendojnė me ato vende tė cilat, me nė krye Shtetet e Bashkuara, janė tė sigurta, tė bindura se pavarėsia ėshtė zgjidhja e vetme qė jep paqe e stabilitet nė Kosovė dhe rajon. Edhe dje nė takimin me presidentin Bush mora siguri tė plotė se Presidenti dhe qeveria e tij do ti pėrmbahet qėndrimit tė shpallur ; Sekretarja e Shtetit Rice ka deklaruar se pavarėsia ėshtė ajo qė jep stabilitet dhe paqe nė Kosovė e rajon. Kėshtu qė nuk mendoj se veprimet e njėanėshme janė tė dobishme.
Zėri i Amerikės: Zoti Kryeminstėr, a parashikoni qė shpallja e njėanėshme e pavarėsisė sė Kosovės nė rast se ndodh, tė nxisė zhvillime tė paparishkuara nė rajon si pėrshembull ndryshime kufijsh apo pėr shembull qė tė lindin kėrkesa pėr njė bashkim mes Shqipėrisė dhe Kosovės?
Sali Berisha: Nuk parashikoj; mendoj se autoritetet e Kosovės nuk do tė ndėrrmarrin pėrsipėr veprime tė njėanėshme. Sikundėr projekti i qytetarėve tė Kosovės ėshtė katėrcipėrisht e faktuar qė nuk ėshtė bashkimi me Shqipėrinė, ėshtė pavarėsia. Historia ėshtė e tillė qė nė njė shekull janė zhvilluar dy realitete shqiptare, njėri nė Tiranė, tjetri nė Prishtinė. Qytetarėt e Kosovės kanė votuar, kanė luftuar, kanė faktuar me tė gjitha mėnyrat se janė pėr pavarėsinė e vendit ku jetojnė. Ndaj nė kėtė kontekst nuk mund tė them se do tė mund tė nxitet njė gjė e tillė. Ajo ēka ėshtė shumė e rėndėsishme ėshtė integriteti i Kosovės nė kufijtė e saj aktual. Kjo ėshtė shumė, shumė e rėndėsishme. Ēdo proēes pėr ndarje, ėshtė hapja e njė proēesi pėr riformatimin e kufijve tė Ballkanit, proēes i gjatė, i dhimbshėm nga i cili, shqiptarė nė fund tė fundit, nuk do tė ishin tė humburit. Por faktikisht nė statusin aktual Kosova ka vendosur pėr pavarėsi. Shqipėria ka aspiratė kryesore Bashkimin Europian dhe NATO-n; po kėshtu dhe kombe tė tjera, ndaj dhe ėshtė nė interesin mė tė mirė tė tė gjithė kėtyre kombeve, respekti i kufijve aktual ndėrkombėtar dhe bashkėpunimi pėr tė realizuar dy projekte madhore: integrimin nė Bashkimin Europian dhe integrimin nė NATO.
Zėri i Amerikės: Le tė kalojmė tani tek disa ēėshtje tė politikės suaj tė brendshme. Arrestimet e disa zyrtarėve dhe biznesmenėve pėr korrupsion me tenderat e rrugėve ėshtė njė episod i shkėputur apo ėshtė pjesė e njė nisme mė tė gjerė tė qeverisė suaj pėr tė goditur korrupsionin?
Sali Berisha: Absolutisht nuk ėshtė i shkėputur, por ėshtė njė strategji, pėr zbatimin e ligjit ndaj kujtdo, ėshtė njė aspekt i rėndėsishėm dhe jo i vetėm i luftės kundėr korrupsionit, ėshtė njė pėrpjekje e vazhdueshme dhe do tė jetė njė pėrpjekje e vazhdueshme gjersa Shqipėria, tė zbresi tek vendet me korrupsion tė ulėt. Kėshtu qė nė kėtė proēes nuk ka dyshim qė veprimi i ligjit ėshtė kondicion sinekuanon pėr funksionimin e kėsaj lufte, por ėshtė njėri aspekt i kėsaj lufte.
Zėri i Amerikės: Zoti Berisha, a keni plane pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet tuaja me Prokurorinė dhe kryesisht me zyrtarėt e saj kryesor?
Sali Berisha: Marrėdhėniet tona me seksionin e krimeve tė rėnda kanė qenė tė shkėlqyera, dhe seksioni i krimeve tė rėnda nė Shqipėri qoftė si Gjykatė qoftė si Prokurori, pėr mua, ka njė funksionim tė respektueshėm, ka njė funksionim i cili i ka dėshmuar shqipėtarėve dhe botės se drejtėsia shqiptare mund tė funksionojė konform ligjit. Janė segmente tė caktuar, tė cilat do tė zgjidhen nėpėrmjet reformės. Unė jam optimist. Dy vjet mė parė jo tė paktė ishin ata qė mė thoshin me kė do ta luftosh ti krimin e organizuar, pse zotohesh, ēfarė do ti bėsh atij.... Dhe unė kisha njė pėrgjigje: me kėta oficerė dhe inspektorė policie qė janė sot. Dhe unė ua faktova shqipėtarėve kėtė plotėsisht. Ata kanė dėshmuar shkallėn mė tė lartė tė profesionalizmit, tė kurajos, tė integritetit.
Zėri i Amerikės: Por ēfarė duhet pritur nė marrėdhėniet tuaja me Prokurorin e Pėrgjithshėm, kur ju keni konsumuar thuajse gjysmėn e mandatit dhe marrėdhėniet me tė janė ende tė vėshtira madje jo ekzistuese?
Sali Berisha: Ka njė zotim Presidenti i Republikės dhe Parlamenti pėr kėtė, kėshtu qė ēėshtja e Prokurorit tė Pėrgjithshėm nuk ėshtė ēėshje e imja, ėshtė ēėshtje e Presidentit dhe e Parlamentit.
Zėri i Amerikės: Zoti Berisha, a keni qenė ju njė qeveri transparentė sa duhet nė prokurimet pėr njė projekt kaq tė rėndėsishėm dhe kaq strategjik pėr Shqipėrinė siē ėshtė rruga Durrės-Kukės. A jepni ju garanci se nuk janė bėrė shkelje nė njė investim tė tillė strategjik?
Sali Berisha: Mund tiu them se si prokurim, ėshtė prokurimi mė transparent nė historinė e atij vendi. Pse... tė jem i hapur pėr faktin e thjeshtė se qeveria ime, nė atė kohė por dhe sot, nuk kishte kapacitetet administrative tė mjaftueshme tė trajtonte atė prokurim. Dhe nė kėto kushte, nė dijen time, ky ėshtė prokurimi i parė madhor, i bėrė i tėri me njė juri ndėrkombėtare vlerėsimi. Meqėnėse Bechtel punon mbi bazėn e njė kontrate ēmim pėr njėsi vėllimi, kushdo qė tė ketė dyshimin mė tė vogėl, se Bechtel po rrit ēmimin pėr njėsi vėllimi, jam i bindur se gjigandi amerikan ėshtė totalisht i hapur pėr ēdo lupė, ēdo kontroll.
Zėri i Amerikės: Pse nuk kėrkoni ju vet i pari ngritjen e njė komisioni parlamentar pėr sqarimin e kėtyre akuzave?
Sali Berisha: Jam absolutisht i gatshėm, pa asnjė diskutim. Shiko ēfarė ndodhi! E kisha biseduar edhe me bashkėpunėtorėt e mi qė tė ngremė njė komision. Epo meqėnėse thanė qė do tė ngremė komisionin, mos tua marr inisiativėn. Por ata nuk e ngritėn komisionin. Kanė sjellė kėrkesėn si ėshtė shpenzuar buxheti 2006-2007, pa pėrmendur as me njė fjalė rrugėn (Durrės Kukės). Kjo nuk ėshtė serioze, sepse ai ėshtė projekti mė i madh i Shqipėrisė, dhe unė e konsoideroj njė fat tė madh qė po e ndėrton ajo kompani.
Ilir Ikonomi,
Zeri i Amerikes
|
|