| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Afrim Morina
Diikur Prishtina dhe gjithė territoret shqiptare thėrrisnin, Baca Adem jemi me Ty! Dikur ushtarėt e lavdishėm tė UĒK merrnin guxim pėr tė dėrguar porosinė Tėnde nė vend dhe pesė para nuk i jepnin pėr teknologjinė ushtarake tė okupatorit serb dhe argatėve tė tyre ortodoks e pansllavist. Dikur tė mbanin si emblemė, sikur i mbroje nė beteja tė pareshtura ēlirimtarėt. Dikur edhe populli nė mendjen e vetė e rrotullonte emrin Tėnd, sikur zgjohej nga gjumi pėr tė parė kobzezėn qė kishte pushtuar tokė e qiell tė shqiptarėve. Dikur tė gjithė thoshin se tė kanė ndihmuar kėshtu e ashtu, madje po tė dėgjon sot tė dalin pesė apo gjashtė veta qė ta kanė dhėnė mitralozin e famshėm, mirėpo te Ti u gjet vetėm njė! Eh ēka nuk thoshin dikur?!
Dikur u bė edhe njė projekt pėr tė vendosur Ty bashkė me bashkė komandantėt e tė famshmes tė UĒK, aty ku ėshtė kosherja dhe nektari i diturisė, aty ku pėrpunohet ky nektar dhe i pėrpunuar nė mjaltė tė shpėrndahet gjithandej truallit kombėtar, pra, nė oborrin e Universitetit tė Prishtinės, sepse Ti bashkė me atė indoktrinoje rininė studentore edhe pa folur fare. Tė njėjtės i frikohen edhe tash. Prandaj, atėbotė, dikush tha jo dhe jo! Ashtu mbeti. Ky projekt mbeti vetėm nė letėr tė arkitekt Sinan Aliut, por jo ai i dikurshmi qė projektoi xhamin Sofia nė Stamboll, e shikon me krenari dhe dhembje projektin. Po, ka dhembje ky arkitekt i ri, se i ka mbetur pėrjetėsinė ta shoh vetėm ai nė maket, duke pritur ditė mė tė mira.
Ty, qė pėr ideal nuk tė ndalėn as thashethemet, as etiketimet nga mė tė poshtrat, as pritat e sulmet edhe nė Kullė, sepse pavdekėsia nuk vritet. Sot po tė ndalin bashkėluftėtarėt Tu, qė marrin poza tė ndryshme, edhe montazh, duke pėrdorė edhe skulptura miniaturale pėr tė treguar se dikur...
Sa me gėzim priten skulptorėt pėr tė kthyer nė pėrjetėsi, pėr tė kthyer nė mbamendjen e kombit, pėr tė kthyer nė vrojtues tė sė tashmes, pėr tė pėrcjell hapėrrimin e kombit, rinisė sė saj, nė beteja tė reja, tė ndėrtimit dhe zhvillimit nė ēdo pore tė jetės.
Dikush i frikohet bėmave Tua. I frikohet se me atė pamje mos lėshon kushtrimin pėr Nėntor tė Tretė. I frikohet mos po renditen nė kolonė pas Teje pėr tė hapėrruar nė beteja tė reja, prandaj pėrshpejtuan dhe tė thanė Bacė u kry, edhe ky formulim nuk tingėllon shqip dhe ata u shpėrblyen pėr kėtė mesazh qė ta dėrguan.
Tė lanė pėr tė mbajtur krenarinė Tėnde vetėn nė atė Drenicė ku lėshove shtat, nė atė Drenicė ku mėsove pėr tė marr nė shėnjestėr, nė atė Drenicė ku dėgjoje nė ēifteli e lahutė pėr bėmat e stėrgjyshėrve, nė atė Drenicė qė shumė herė u pėrcėllua nė flakė, nė atė Drenicė qė shumė herė u njom toka me gjak trimash e njomakėsh. Po vetėm aty tė lanė pėr tė pėrkujtuar, atėherė kur nevojiten tė mbledhin vota sundimtarėt shtirak se tė respektojnė, tė duan... dhe fotografohen pranė lapidarit tėnd.
As Skėnderbeu nuk po mundet pėr tė ndihmuar qė tė uleni nė sofrėn e Prishtinės, qė gjatė pirjes sė kafesė pėr tė pas nėn kontroll Parlamentin, Qeverinė, e Presidentin. Pėr tė vėnė nėn shėnjestėr gabimet e akėcilit keqdashės tė kombit. Eu kombi, por edhe kėtė nuk e pėrmendin tash, se jemi bėrė njė me tė gjithė (!) dhe nuk e kemi mė atė flamurė qė dhatė betimin Ju bashkė me bashkėluftėtarėt. Nuk e kemi mė atė hymn qė i rije gatitu kur kėndohej ndejave me bashkėluftėtarėt. Ndoshta kėtu ėshtė edhe mesazhi qė tė dėrguan Bacė u kry, qė do tė thotė, pa Ty lehtė e patėm pėr tė hequr flamurin e hymnin!
As Zahiri nuk ka forcė pėr tė ndihmuar qė tė vjen nė Prishtinė, qė tė takoheni pėrjetėsisht, se dikur u patet takuar shumė shkurt, por e kuptuat njėri tjetrin shumė mirė, i puqet armėt dhe kur tė puqen armėt e gjeneralėve lėvizin makineritė ushtarake, pėrflakėt qielli, lėshon gacė stralli, gjėmon trualli dhe shkėndijat e lirisė duken nė horizont. Marshin Tėnd pėr nė Prishtinė ta ndaluan me Ligj nė radhė tė parė, pastaj me Deklaratė pavarėsie dhe sė fundi edhe me Kushtetutė. Po ta ndaluan, se qė nė tė tria nuk figuron e vėrteta, se dikur ju keni luftuar kundėr armikut shekullor. Me kėto tri akte donė pėr ta ērrėnjosur realitetin e dikurshėm, jo shumė tė largėt, se nė kėto troje ishte bėrė luftė pėr jetė o vdekje. Aty thuhet se ka pasur konflikt, a nuk ėshtė mesazhi domethėnės se kush ta dėrgon kėtė dhe pėr hatėr tė kujt!?
Dikur Prishtina quhej qytet hero. Po e heronjve tė puthadorėve (!) dhe jo e atyre qė ranė nė altarin e lirisė! Ēka ju duhen tė rėnėt nga breshėri plumbash!? Ky qytet ėshtė paqėsor dhe vendet ku mendohej tė pėrjetėsoheshe Ti, janė ruajtur pėr paqėsorė, se mė vėshtirė e kanė popujt e robėruar tė nxjerrin paqėsor, qė shtrinė dorėn e pajtimit pėr gjendjen nė tė cilėn ėshtė katandisur kombi, se tė nxjerrin njerėz qė dinjitetin kombėtarė nė fund detyrohen ta kthejnė me tytė pushke. Kjo ėshtė filozofia e djeshme dhe e sotme. Prandaj arkitekt Sinani deshi tė gjithėve tė ju uli gju mė gju. Ai nuk e mendoi se jeni shumė dhe mė vėshtirė ėshtė ti shpjegon nxėnėsit, fshatarit, intelektualit, historianit dhe turistit pėr tė gjithė. Mė lehtė ėshtė pėr tė shpjeguar pėr dy e tre veta. Edhe historianėt mė lehtė e kanė pėr tė shkruar pėr ta. Edhe turistėt mė lehtė do tė pajtoheshin, por ēfarė ti bėjmė nxėnėsit e studentit qė duhet tinės tė mėsojnė pėr bėmat e Juaja me bashkėluftėtar?! Pėrsėri nė veprim do tė jetė oda, ēiftelia dhe shkrimtari anonim!
Instituti i historisė ende nuk ka krijuar ekip pėr tė studiuar epokėn Tėnde dhe tė bashkėluftėtarėve Tu, ėshtė fjala pėr tė rėnėt pėr liri dhe bashkim kombėtar, se tė gjallėt po e shkruajnė vetė atė dhe Ty tė pėrmendin pėr tė marrė kredibilitet. Janė menduar mirė kėto punė.
Prishtina mirėpret heronjtė puthadorė tė okupatorit dhe mu pėr kėtė ėshtė heq me tė gjitha aktet e vėrteta mbi luftėn, se mė lehtė e kanė pėr tė na kuptuar edhe vėllezėrit tanė, miqtė tanė, qytetarėt tanė, deputetėt tanė dhe mu pėr kėtė ky vend i ruhet Rugovės dhe bashkėpunėtorėve tė Tij. Se ti mban pėrgjegjėsi qė nuk pranove politikėn e tij dhe e zhvendose vėmendjen e ndėrkombėtarėve dhe tė popullit tėnd nė Prekaz. Nuk tė duket pak kjo?! Mu pėr kėtė nuk tė lejojnė tė vjen nė Prishtinė dhe tė thonė sillu nėpėr Drenicė, mjaftė tė kemi lėnė hapėsirė, Prishtina nuk ėshtė pėr Ty. Prishtina dhe pėrbrenda saj Parlamenti, Qeveria e Presidenti nuk patėn luftė. Si ta mohojnė kėtė! Kjo ėshtė e vėrteta dhe me tė vėrtetėn nuk luhet. I tepėrt u duket Zahiri e le mė edhe Ty tė pėrjetėsojnė kėtu!
Prishtinė, 25.06.2008 |
|