| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ditėt e Trashėgimisė Evropiane 2007 |
| Postuar mė datėn: 2007-09-29 04:32:50 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nė Ēarshinė e vjetėr nė Gjakovė, nė prani tė shumė qytetarėve dhe pėrfaqėsuesve tė institucioneve kulturore, u hap java e trashėgimisė kulturore, e cila mbahet nė vazhdėn e Ditėve tė Trashėgimisė Evropiane 2007. Njė ekspozitė me fotografi tė Ēarshive tė vjetra tė Kosovės si ajo e Gjakovės, Pejės, Prizrenit, Mitrovicės dhe Prishtinės i ka paraprirė kėsaj ngjarje mjaft tė rėndėsishme. |
|
Ēarshia e Gjakovės paraqet zanafillėn e qytetit dhe daton qė nga fundi i shekullit tė XVI-tė. Prej atėherė e deri nė ditėt tona Ēarshia ėshtė djegur tri herė ndėrsa njė herė ėshtė dėmtuar nga tėrmeti. Po aq herė edhe ėshtė rindėrtuar. Kosova po e dėshmon fuqishėm identitetin e vet kulturor para Evropės. Ajo ėshtė njė muze i hapur i trashėgimisė kulturore. Kėshtu u shprehė Veli Bytyqi, i cili njėkohėsisht nė emėr tė Ministrisė sė Kulturės e bėri hapjen e kėtij aktiviteti kulturor. Sot, mė shumė se kurrė kemi arsye tė jemi krenarė, sepse nė zemrėn e trashėgimisė sė Kosovės po i fillojmė ditėt e trashėgimisė evropiane, tha Mevlyde Saraqi drejtoreshė e kulturės nė Gjakovė. Gjendja e objekteve tė trashėgimisė kulturore pėrgjithėsisht nė Kosovė, nuk ėshtė edhe aq e kėnaqshme. Kėshtu mendojnė ata qė mė shumti janė tė thirrur ti mbrojnė kėto vlera. Ligji i aprovuar gati njė vit mė parė ende nuk funksionon, tha Saraqi. Nė vazhdėn e aktiviteteve tė shumta qė shėnojnė ditėt e trashėgimisė kulturore nė Kosovė gjatė ditės janė vizituar shumė objekte me vlera tė pasura kulturore, siē janė Hani i Haraqisė, Ēarshia e vjetėr e Gjakovės etj. Ndėrkaq nė orėt e mbrėmjes ėshtė organizuar Tryeza e rrumbullakėt me temėn "Roli i Ēarshive nė zhvillimin ekonomik dhe turistik tė regjionit. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|