| » Opcionet për artikullin |
|
Mr. sc. Rexhep AHMETI
NDĖRSHQIPTARE
Vėshtrim i shkurtėr mbi librin publicistik tė z. Bujar Shurdhit: KOMB SHQIPTARIA NGA KOSOVA TE ĒAMĖRIA, lexuar mė 5 shtator 2008 nė Tiranė dhe 25 tetor 2008 nė Prishtinė, me rastin e pėrurimit tė kėtij libri.
Lexuesit tė vėmendshėm, qė nė titull tė kėtij libri nuk mund ti shpėtoj nocioni shndritės KOMB SHQIPTARIA i cili ėshtė i pandarė nga nocioni tjetėr TERRITORI ku gjallin ky komb i fuqishėm-nga Kosova gjer te Ēamėria.
Ėshtė vlerė e kėtij libri qė kėto dy nocione jo vetėm qė i thekson, me ngjyrat kuq e zi, por edhe i konkretizon duke u marrur, autori i kėtij libri, me shqiptarėt dhe gjendjen e tyre reale nė regjionin e Ballkanit ku jetojnė ata. Pra, nė librin pėr pėrurimin e tė cilit jemi mbledhur sot kėtu, lexuesi mund ta shoh e ta prek ontologjinė kombėtare, fizikun konkret-shqiptarėt dhe trojet e tyre. Nė kėtė libėr nuk na del konkrete vetėm fizikja e kombit tonė, por edhe shpirtėrorja reale, pa zbukurime, e kombit tė cilit i takojmė.
Kėto bėjnė qė lexuesi tė mund tė shikojė me objektivitet dhe pa komplekse ēėshtjen kombėtare. Prandaj, libri ėshtė interesant pėr lexuesit e tė gjitha trojeve shqiptare, tė cilat treva, thotė autori, kanė nevojė pėr njė lėvizje qytetare, si kjo e Kosovės pėr Vetėvendosje.
Ky pėrfundim a konkluzion i autorit i del nga se ai nuk mund tė pajtohet me gjendjen fizike dhe shpirtėrore aktuale tė kombit tonė, kur ende jemi tė copėtuar, tė pėrēarė e tė ndarė, si vezėt e qyqes.
Pėr ta pasqyruar, ilustruar e tejkaluar gjendjen aktuale tė shqiptarėve, z. Bujar Shurdhi ka dhėnė, nė kėtė libėr, shumė pėrshkrime, thellime, fjalė tė urta e aforizma te personaliteteve tė ndryshme kombėtare e ndėrkombėtare.
Me pak fjalė, me pėrmbajtjen qė ka dhe ēėshtjet qė shtron libri qė po pėrurojmė i z. Bujar Shurdhi meriton dhe ėshtė mirė tė lexohet nga ēdo shqiptar kudo qė ėshtė.
Nė emėr tė Lėvizjes Intelektuale pėr Referendum (LIR-it) z. Bujar Shurdhit, familjes dhe rrethit mė tė gjerė tė tij, i urojmė botimin e kėtij libri aq tė rėndėsishėm pėr Lėvizjen Qytetare pėr integrimin e shqiptarėve me vetveten.
Lėvizjes Intelektuale pėr Referendum ka nė Programin e saj integrimin e shqiptarėve me vetveten, para se tė integrohemi me tė tjerėt.
Kushtetuta e Republikės sė Kosovės tashmė e ka brenda edhe instrumentin universal demokratik-REFERENDUMIN, i cili ėshtė i legjitim edhe pėr viset tjera shqiptare nė Ballkan. Pos REFERENDUMEVE tė veēanta, nė vendet ku jetojnė shqiptarėt ka mundėsi juridike e politike edhe pėr REFERENDUMIN GJITHĖSHQIPTAR PĖR RIBASHKIMIN E TĖ GJITHĖ SHQIPTARĖVE NĖ NJĖ BASHKĖSI SHTETRORE NĖ BALLKAN. Urojmė qė kėtė mundėsi dhe kėtė lehtėsi ta jetėsojmė sa mė parė e sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.
Tiranė, 5 shtator 2008
Prishtinė 25 tetor 2008
|
|