| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » UNĖ DHE THAĒI |
| Postuar mė datėn: 2008-05-22 03:27:39 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Genc LLAKAJ
Para disa ditėsh, nė 19-Maj, nė Kuvendin e Prishtinės, u propozua nga qeveria e Kryeministrit Thaēi njė projektligj mbi pėrcaktimin e datave historike pėr kėtė shtet tė shpallur tė tillė mė 17-02 tė po kėtij viti-2008. Deri kėtu nuk ka dhe nuk mund tė kėrkojmė asgjė mė tepėr se informacioni gazetaresk. Por, mė tej se kaq , fillojnė dyshimet apo dėmet ndaj popullit tė Kosovės. Dhe cilat janė kėto dėme? |
|
Le tė shohim se ēfarė ngjau.
Midis 11 datave historike, ēuditėrisht, data qė u sillte mė tepėr problem qeveritarėve tė Thaēit, ishte ajo e festės kombėtare tė 28-Nėntorit. Ose data e krijimit tė UĒK-sė apo lindjes sė legjendarit-heroit kombėtar Adem Jasharit.
Meqė shkrimin e titullova Unė dhe Thaēi, do tė doja ta mėsoja tė vėrtetėn e qejfmbetjes sė kėtij tė fundit. E ka me Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Muharrem Rushitin apo e ka me Adem Jasharin? Mos vallė e ka qejfmbetjen me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės? Apo mos e ka me mua, sepse edhe unė jam i 28 Nėntorit.
Bazuar te faktet historike, te qėllimet e pėrhershme tė popullit shqiptar, te betimi i UĒK-s dhe kronologjia historike e njė date tė vendosur nga njė popull i qartė etnikisht, historikisht dhe nga logjika e theshtė e ēdo populli qė e vesh tė drejtėn e vetėvendosjes pėr emrin qė i takon, si nė emėrtime apo numėr datash historike, mė ēudit servilizmi i njė politikani tė tillė qė tenton tė bėhet mė katolik se Papa. Pra, tė prekė jo vetėm aspiratat e njė kombi tė tėrė, por, mė tragjikja, ta shėrbejė atė si njė dobėsi tė po kėtij kombi nė emėr tė integrimeve. Integrime kėto qė nuk kanė asnjė vlerė morale n.q.s. pranojnė bashkim komb-shtetesh pa identitet tė qartė dhe tė konsoliduar mes vete. Si rrjedhojė e gjithė kėsaj amullie jo tė rastėsishme qė vet Kryeministri i Kosovės po stimulon. Ne shqiptarėt nga nesėr duhet tė quhemi me njė emėr tė ndryshėm. Pra, tė kemi njė identitet tė imponuar nga tmerri integrimeve. Gjė tė cilėn jo vetėm unė personalisht nuk e besoj, sepse nuk ka asnjė logjikė, por as mė budallai i budallenjve nuk do ta pėrkrahte. Evropa e Bashkuar ėshtė ideuar dhe po konstitucionalizohet si njė bashkim jo mekanik popujsh endacak, por si njė bashkim vlerash, identitetesh e historish e sė fundmi si komb-shtetesh me standarde tė plotėsuara. Kur themi standarde nuk mundemi kurrėsesi tė pėrjashtojmė ato qė kanė lidhje me historinė e njė kombi, shteti, apo grupim shtetesh. Vetė Evropa sanksionon qartė se po themelohet si pasojė e njė bashkimi tė ndėrsjellėt dhe reciprok nė tė gjitha fushat, nqs se ajo, Evropa, pėrjashton faktin e tė qėnurit brenda saj popuj me identitet tė plotė apo me gjysmė identitet, atėherė ėshtė pėr tu shqetėsuar seriozisht. Kjo gjė nuk mė rezulton, pėrkundrazi e kundėrta e saj ėshtė e vėrtetė.
Kėshtu qė, Thaēit dhe qeverisė sė tij nuk u heqin as karrigen e as tagrin tė udhėheqin popullin shqiptar tė Kosovės, (kur atė e kanė dhuratė nga populli votues) nė qoftė se ata nuk heqin ditėn e bekuar tė shqiptarėve.
Vėrtetė pakoja Ahtisaari pėrjashton mundėsinė e bashkimit tė kėtij shteti tė ri me Shqipėrinė, si pjesė e sė tėrės, por kjo pako nuk mund tė pėrjashtojė e as tė ndalė unionin e Republikės sė Shqipėrisė me Republikėn e Kosovės. Union ky qė mund tė implementohet nė tė gjitha fushat pėr njė mirėqenie dhe njė bashkėpunim ndėrmjet dy shteteve, gjithmonė nė shėrbim tė njė zhvillimi rajonal dhe tė njė stabiliteti tė konsoliduar nė Ballkan. Stabilitet qė vetė familja evropiane e kėrkon me ngulm si bazė tė zhvillimit tė pėrgjithshėm tė saj si bashkim vlerash. Bashkim tė fuqishmėshish bėjnė njė fuqi tė amplifikuar nė shėrbim tė tė gjithė evropianėve. Pa cekur historinė dhe aspiratėn e popullit shqiptar, kam bindjen se ky veprim i qeverisė Thaēi, nė qoftė se do tė zyrtarizohet, do tė jetė njė veprim shumė i dėmshėm jo vetėm pėr popullin shqiptar dhe historinė e tij, por dhe pėr vetė komunitetin europian i cili ėshtė pasqyrė e vlerave tė gjithėsecilit komb-shtet dhe nuk pranon antivlerat e veēanta pėr tė ngritur mbi to vlerat e pėrgjithshme tė njė bashkėsie kontinentale, solide dhe denjėsisht konkuruese me tė gjitha bashkėsitė e tjera tė botės. Pra vetė Europa, nėpėrmjet zėdhėnėsve tė saj, duhet tė parandalojė futjen nė gjirin e saj tė njė shteti qė nuk do vetveten. Kjo mos dashje apo pėrbuzje ndaj vetvetes do tė infektojė nesėr Europėn e do ta bėjė trupin e saj bartės tė sėmundjeve tė vetėmohimit. E kush vetėmohohet do tė thotė qė nuk e ka mė ndėr mend tė ekzistojė.
Tiranė mė, 22 Maj 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|