| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Berisha: Mediu pa faj, ishte aktivitet privat |
| Postuar mė datėn: 2008-03-16 08:09:04 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Gilmana Bushati
Kryeministri Berisha i hoqi ēdo pėrgjegjėsi ministrit tė Mbrojtjes, Mediu, lidhur me ngjarjen e ndodhur nė mesditėn e djeshme, ku nga njė shpėrthim nė njė depo armėsh nė Gėrdec tė Tiranės, pati 5 viktima dhe rreth 242 tė plagosur. I pyetur nėse ky rast kėrkon dorėheqje tė ministrit tė Mbrojtjes, Berisha bėri tė ditur se pėrfundimet nga kjo ngjarje i nxjerrin organet kompetente pas njė hetimi tė hollėsishėm. Mendoj se duhet tia lėmė hetimit pėr tė pėrcaktuar tė gjitha pėrgjegjėsitė, por njė gjė ėshtė e sigurt, se Ministria e Mbrojtjes ka pasur vetėm njė detyrė, transportin e municionit nė zonėn e demolimit. Nuk ka pasur asnjė tagėr tjetėr mbi procesin e zbėrthimit, ka qenė proces privat dhe pa asnjė pjesėmarrje tė Ministrisė sė Mbrojtjes, - tha Kryeministri nė njė konference tė vonė pėr shtyp. Ajo zonė shpallet zonė e fatkeqėsisė, pėr 30 ditė, qeveria duhet ta shpalle zone tė sigurtė, nė tė kundėrt, duhet ti kėrkojė Kuvendit qq ta shtyje afatin e shpalljes sq kėsaj zone si zonė fatkeqėsie, tha Berisha. |
|
 Dikush duhet tė jetė fajtor: ose populli ose qeveria!
Mė tej, gjatė fjalės sė tij, Berisha theksoi se ngjarja e ndodhur nė Gėrdec tregon pėr pasiguri tė vendit nga kėto municione, por sipas tij, ngjarje tė tilla kanė ndodhur edhe nė vendet anėtare tė NATO-s. 10 orė pas ngjarjes sė ndodhur, Kryeministri shqiptar ende nuk kishte njė version tė saktė pėr arsyen e kėsaj ngjarjeje, ashtu si nė mėngjes ai nuk e pėrjashtoi gabimin njerėzor, por edhe nga njė aksident qė mund tė ketė ndodhur kur makineria ka realizuar heqjen e djegoreve. Ai konfirmoi dje pesė viktima, ndėrkohė qė nuk e pėrjashtoi mundėsinė e rritjes sė numrit tė tyre me kalimin e orėve. Sipas tij, nė komunikimin qė kanė pasur me kryepleqtė e fshatrave pėrreth, konfirmohen vetėm katėr veta tė munguar. Berisha theksoi mė tej, sa i takon viktimave, se ata kryesisht janė punėtorė, por fjalėn e fundit do ta japin kėrkimet e nesėrme nė terren. Kryeministri theksoi se municioni nė Shqipėri ėshtė njė problem shumė i madh, 100 mijė ton municione gjenden tė shpėrndara nė tė gjithė vendin, nga Mjeda deri nė Gjirokastėr. Sipas tij, problemi i municioneve nė Shqipėri ėshtė njė nga problemet mė tė rėnda qė kemi. Ka njė sasi kolosale municionesh, qė nga viti 1945 e mė pas. Njė nga mėnyrat pėr asgjėsimin e tyre ėshtė ēmontim, por nė ēmontim, siē e dini dhe ju, ky ėshtė aksidenti i dytė shumė i rėndė qė ka ndodhur. Nė ēmontim unė nuk mohoj gabimet njerėzore, por vetė vjetrimi i tė gjithė mekanizmit tė tyre i bėn kėto municionet tė shpėrthyeshėm, - ėshtė shprehur Berisha. Kryeministri ka shtuar mė tej se ēmontimi i municioneve ėshtė pjesė e reformave tė Shqipėrisė pėr tu pranuar nė NATO. Gjithsesi, ai konfirmoi se masat e marra nga qeveria e tij janė vėnė nė zbatim menjėherė. U kėrkova mjekėve tė bėjnė njė bilanc dhe ne jemi tė gatshėm, nė ēdo lloj rasti tė japim tė gjithė ndihmėn qė do tė nevojitet, - u shpreh mė tej Berisha.
gazeta shqiptare
16.03.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|