| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PAS DĖSHTIMIT TĖ APROVIMIT TĖ KUSHTETUTĖS |
| Postuar mė datėn: 2008-04-12 07:14:12 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
DEPUTETĖT QĖ NUK VOTUAN PĖR KUSHTETUTĖN E IMPONUAR TĖ DISTANCOHEN PUBLIKISHT SA MĖ PARĖ
Shkruan: Abdullah PRAPASHTICA
Institucionet e pėrkohshme nuk mund tė bijnė as Kushtetutė dhe as Ligje me fuqi tė pėrhershme, por vetėm me fuqi tė pėrkohshme derisa tė zgjat situata e tranzicionit deri nė zgjedhje tė rregullta nga ku dalin edhe institucionet e rregulltat tė cilat janė tė vetmet kompetente qė mund tė sjellin Kushtetutėn dhe Ligjet e rregullta me fuqi afatgjate.
Me 09 Prill 2008 nė Prishtinė, si pas Kryetarit te Parlamentit tė Republikės sė Kosovės
Kushtetuta u miratua nga 107 deputetė, nga 103 deputetė qė ishin tė pranishėm
! Kjo do tė thotė se 4 deputetė kanė votuar me telepati me qė nuk kanė qenė tė pranishėm nė sall. Nė realitet pėr neve qytetarėve tė Republikės sė Kosovės qė ishim duke e pėrcjellė kėtė ngjarje nė televizion nuk ka dilema se votimi i kushtetutės nuk u zhvillua fare dhe se edhe proklamimi se ajo u miratua me aklamacion me ngritje nė kėmbė kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Sepse as kjo formė nuk funksionoi. Njė numėr i deputetėve tė kurdisur u ngrit nė kėmbė dhe pas tyre u ngritėn edhe disa deputetė tė hutuar e tė pėrgjumur qė zakonisht bėjnė gjumė me sy mbyllur apo me sy hapur, duke pas mendjen vetėm te paratė qė i marrin pėr ngritjen robotike tė dorės edhe pėr ligje qė nuk i kanė parė kurrė. Njė pjesė e mirė e deputetėve reaguan zėshėm e nuk u ngritėn fare nė kėmbė dhe kjo bėri qė shpejt e shpejt tė mbyllet seanca dhe tė pėrfundon transmetimi televiziv.
As njė herė nė as njė vend nuk ka ndodhė qė kushtetuta e njė vendi demokratik tė zgjidhet me njė procedurė kaq tė shkurt -blici- e me aklamacion. Sepse kushtetuta nuk ėshtė njė akt solemn a ndonjė deklaratė formale, por akti mė i lart i njė shteti nga pėrmbajtja e tė cilit varet jeta e njė populli dhe e cila nuk mund tė miratohet pa debat e me dekrete. Kjo mund tė ndodh vetėm nė ato vende ku qeverisė junta ushtarake apo diktatura policore. Sipas tė gjitha gjasave miratimi i njė kushtetute tė imponuar nga jashtė erdhi me dekret nga zyra diplomatike e BE- sė, e cila synon qė pėrmes servisit tė vet tė instaluar nė institucionet e pakicės tė qeverisė vendin tonė siē qeverisen vendet e kolonizuara pėrmes direktivave e formave agjenturore diktatoriale. Zyra diplomatike e caktoi koreografinė dhe skenarin e zbatuan anėtarėt e Grupit pėr negociata me Serbinė. Ssipas informacioneve tė fundit kėto ditė do tė vazhdojnė serish negociatat e Vjenės pėr copėtimin e Kosovės!
Deputetėt e Parlamentit tė Republikės sė Kosovės gabimin e parė kardinal e bėnė me 5 Prill 2007 kur me 1 votė tė deputetit Baliqi kundėr, e miratuan Planin euro-rus tė Ahtisarit;
Gabimin e dytė e bėnė kur me dorėn e vet e nėnshkruan deklaratėn me tė cilėn u proklamua pavarėsia e Kosovės nga njė diktaturė dhe varėsia nga njė diktaturė tjetėr e huaj duke u mbėshtetur tek ky Plan dhe;
Gabimi i tretė do tė ndodhė nėse lejohet votimi i Kushtetutės me njė aklamacion tė tillė tė rrejshėm, siē u provua me 9 Prill 2008, nė formė tė njė komploti tė zakonshėm me tė cilin vendi vihet para njė akti tė kryer kolonizues . E themi kėtė, sepse deputetėt qė nuk pajtohen me njė Kushtetutė tė tillė antikombėtare duhet tė diferencohen publikisht dhe qysh nė seancėn e ardhshme tė kėrkojnė debat dhe votim tė hapur tė kėsaj kushtetute me nėnshkrimin pėrsonal tė secilit deputet qė qytetarėt tė shohin se kush janė ata qė po e varin kėtė kurorė tė zezė nė qafėn e popullit tė vet.
Nėse edhe aty kjo lloj kushtetute votohet me shumicė, ata qė nuk pajtohen me tė, duhet te e braktisin kėtė lloj parlamenti i cili miraton njė kushtetutė tė tillė tė huaj pėr vendin tonė dhe tė kėrkojnė menjėherė zgjedhje tė reja. Kjo ėshtė rruga e vetme qė ata tė shpėtojnė nga pėrgjegjėsia historike, sepse shumica e tyre kanė hyrė nė histori qė tė bėhen heronj dhe nuk kanė dėshirė tė dalin si tradhėtarė nga ajo!
Ndryshe, e marrin pėrgjegjėsinė e atyre deputetėve qė morrėn pjesė nė Konferencėn e famėkeqe te Prizrenit tė vitit 1945 dhe tė Kuvendit tė Prishtinės tė viti 1989. Nė mesin e deputetėve ėshtė njė numėr i mirė i deputetėve pėr tė cilėt materia juridike ėshtė njė mal i pa kuptueshėm. Prandaj, ata duhet ta dinė se institucionet e pėrkohshme nuk mund tė sjellin as Kushtetutė dhe as Ligje me fuqi tė pėrhershme, por vetėm me fuqi tė pėrkohshme derisa tė zgjatė situata e tranzicionit deri nė zgjedhje tė rregullta nga ku dalin edhe institucionet e rregullta, tė cilat janė tė vetmet kompetente qė mund tė sjellin Kushtetutėn dhe Ligjet e rregullta me fuqi afatgjate. Ndėrsa ky Parlament me kėto tri lloj veprimesh, ose me instrumentalizimin e tij nga forcat e jashtme po bėn pėrpjekje qė tė miratojė njė Kushtetutė me Ligje tė pėrhershme pėr vendin tonė.
Forcat e tilla tė brendshme dhe tė jashtme duhet ta dinė qysh tani se vendin dhe popullin tonė nuk e obligojnė aktet e tilla dhe ato ai nuk do ti miratojė, nuk do ti respektojė dhe nuk do ti zbatojė. Sidomos kur dihet hapur se kėto kanė karakter antikombėtar dhe se vijnė nga institucione tė pakicės qė dolėn nga zgjedhje e 17 Nėntorit 2007 dhe nga Grupi pėr negocime me Serbinė, nga tė cilat negociata doli Plani i Ahtisarit, me tė cilin janė dakord edhe Serbia e Rusia edhe pse nga ato po luhet loja e mospajtimit tė tyre pėr mashtrimin e shqiptarėve.
Pikėrisht pse Plani i Ahtisarit ėshtė nė kundėrshtim me rendin juridik ndėrkombėtar dhe pse si i tillė u refuzua edhe nė Kosovė nė demonstratat e 10 Shkurtit 2007. Kėshilli i Sigurimit tė OKB nuk e pranoi ta marrė fare nė shqyrtim, sepse ky akt do tė ishte nė kundėrshtim me vet Kartėn e OKB, gjegjėsisht me kapitullin e tė drejtės sė popujve tė kolonizuar nė VETĖVENDOSJE!
Prandaj Plani i Ahtisarit nuk ka as njė bazė juridike dhe as njė vlerė politike nėse nuk e miratojnė Kosova dhe Serbia. Ky plan ėshtė njė kontratė mes palėve qė nėse ato e pranojnė atėherė marrin detyrime pėr zbatimin e saj. Nėse kjo nuk ndodhė ky plan pėrfundon nė shportėn e mbeturinave!
Po shihet qartė se Grupi pėr Negocime me Serbinė ėshtė korruptuar me poste provizore qė sjellin pėrfitime dhe privilgjje pėrsonale dhe e ka nėnshkruar njė plan tė tillė sipas tė cilit BE e vendosė sundimin e vet kolonial pėrmes tė njė Diktatori autokratik me mandat tė pakufizuar kohorė dhe me kompetenca tė pakufizuara. Kosovės i njihet statusi i njė shteti tė kolonizuar dhe qė kjo maskohet pas fjalės mbikėqyrje! Megjithatė, qytetarėt nuk duhet tė thirren nė trazira dhe as tė iniciohen konflikte, por nė njė rezistencė revolucionare paqėsore e cila do tė sjell zgjedhje tė reja nga tė cilat do tė dalin institucione tė rregullta legjitime tė cilat nė rrugė ligjore duhet tė pėrmbysin kėtė komplot qė ka pė qėllim mohimin e falsifikimin e identitet tonė kombėtar, mohimin e tė drejtės sė tij nė VETĖVENDOSJE dhe vendosjen e njė diktature tė huaj brenda vendit tonė. E tėrė kjo duhet tė kaloi nė njė atmosferė demokratike, por me demonstrimin e njė vendosmėrie qe nuk njeh kurfarė kompromisi me padrejtėsinė. Tentativa e mashtrimit qė pėrmes shpalljes sė pavarėsisė tė nėnshkruhet varėsia nga njė sundim tjetėr kolonial nuk duhet tė kaloi!
Njė mashtrim tė tillė e lexon edhe ēdo analfabet, ndėrsa deputetėt nė shumicė janė njerėz tė shkolluar dhe kėtė duhet ta shohin. Megjithėse pėr ta dashur atdheun nuk ka nevojė pėr shkolla tė mėdha, por vetėm ndershmėri dhe dashuri tė pakufishme ndaj vendit dhe popullit tė vet pa pyetur pėr sakrifica e flijime dhe pėr pėrfitime personale. Ėshtė koha e fundit qė brenda kombit tonė tė bėhet njė diferencim e distancim i qartė dhe definitiv nga ata matrapazė vendorė e ndėrkombėtarė qė janė kundėr vetėvendosjes, kundėr lirisė, kundėr pavarėsisė e bashkimit tė popullit shqiptar, e tė cilėt po punojnė natė e ditė pėr shndėrrimin e vendit tonė nė njė koloni nėn sundimin e ligjeve tė huaja diskriminuese dhe pėr ta mbajtė tė ndarė me kufij ndėrkombėtar nė 6 shtete! Ndarja e opozitės dhe pozitės tani mė ėshtė e qartė, sepse ajo pėrbėhet nga ata qė miratuan planin antishqiptar tė Ahtisarit dhe nė ata qė janė pėr VETĖVENDOSJENĖ e vendit dhe popullit tonė dhe pėr krijimin e njė shteti tė pavarur e neutral ! Deputetėt qė ishin kundėr kėsaj kushtetute tė imponuar nga tė huajt duhet tė pėrcaktohen pėr njėrėn nga kėto dy alternativa publikisht, sa mė shpejt e sa mė parė sa nuk ėshtė bėrė tepėr vonė. Kjo nuk guxon tė pret 15 Qershorin 2008!
Kjo Kushtetutė e pėrgatitur nga njerėzit e ish regjimit jugosllav duhet anuluar nė tersi dhe duhet pėrgatitur njė projekt kushtetutė tė re nga njė Komision i ri, nė krye tė tė cilit duhej tė ishte Adem Demaēi apo dikush nga opozita e ish regjimit jugosllav qė emėrohet nga ai dhe pastaj tė thirret njė Referendum pėr miratimin e tij! Si paraprojekt i kėsaj projekt - kushtetute duhet tė merret Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, sepse ajo ka vetėm karakter kalimtar deri nė realizimin e bashkimit, tė cilin nuk kemi nevojė ta fshehim nga askush pasi qė integrimi kombėtar ėshtė njė proces i drejtė dhe i natyrshėm qė duhet t'i paraprijė integrimeve tjera pozitive globale!
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|