DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Plani serb pėr ndarje, serbėt e Kosovės: OK. Prishtina kundėr
Postuar mė datėn: 2008-03-25 05:12:30 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Plani, qe asnjehere nuk eshte zbuluar per opinionin, i eshte dorezuar presidentit serb, Tadic, vetem pas dorezimit te tij ne UNMIK. Propozimi i dorezuar ne UNMIK, eshte mbeshtetur nga perfaqesuesit e serbeve te veriut te saj

Nje plan serb per krijimin e klimes se ndarjes funksionale te serbeve dhe te shqiptareve te Kosoves, eshte derguar ne seline e OKB-se ne New York, pas incidenteve te dhunshme te javes se kaluar ne veri te Mitrovices.
Ministri serb per Kosoven, Slobodan Samarxhic, ne dy takimet para nderhyrjes se policise nderkombetare ne gjykaten ne veri, i ka propozuar misionit nderkombetar nje ndarje mbi vijat entike te Kosoves dhe jo vetem ne veriun e saj.

Propozimi thuhet se perfshin edhe te drejten e serbeve te Kosoves per te qeverisur ne fushen e drejtesise dhe per te vendosur edhe sistemin doganor, nese Prishtina zyrtare do te vendoste te ndalonte qarkullimin e lire me Serbine.

Sic ben te ditur BBC, propozimi i dorezuar ne UNMIK, eshte mbeshtetur nga perfaqesuesit e serbeve te veriut te saj, megjithese nje pjese e udheheqesve serbe e kane cilesuar ate te parealizueshem per momentin.
Njeri nga perfaqesuesit serbe te Kosoves, Oliver Ivanovic ka bere te ditue se ndarja mes bashkesive etnike ne Kosove ekziston dhe ajo daton, thote ai, qe prej 15 vjetesh. Sipas tij, nje pjese e problemeve juridike, veshtire se mund te zgjidhen ne Kosove.

"Mendoj se plani i zotit Samarxhic nuk eshte i realizueshem, ose te pakten ne nje afat te shkurter nuk eshte i realizueshem. Eshte shume e veshtire te mendohet se si do te zgjidhen problemet juridike ndermjet nje serbi dhe nje shqiptari dhe pergjegjec ceshtje gjyqesore te pronesise se serbeve ende presin qe te zgjidhen dhe nuk e dime se cila gjykate do ta beje kete. Kjo me sjell ne perfundimin se kjo s'ka shume kuptim, sepse per kete ēeshtje nuk eshte diskutuar keshtu gjate bisedimeve qe jane zhvilluar ne Vjene", ka thene Ivanoviq.

Megjithate, Oliver Ivanovic ka shtuar se ndarja mund te shtrohet serish si zgjidhje pas nje periudhe kohore.

Ndarja e Kosoves mbi vijat etnike eshte perjashtuar perfundimisht nga autoritetet e Prishtines. Zyrtaret kosovare kane thene se ruajtja e teresise tokesore eshte pergjegjesi e forcave paqeruajtese te NATO-s dhe se ndarja e Kosoves, sipas tyre, nuk eshte e mundur.

"Logjika e ndarjeve etnike ka dominuar ne vitet 80-te e 90-te, ndoshta e nxitur nga vete politika serbe. Kjo logjike e ndarjeve etnike sot eshte e pakuptimte, aq me teper nese mbrohet nga ndonje qeveri e caktuar. Qeveria e Serbise duhet te perkujdeset me shume per fazen e bashkepunimit ndershteteror e nderetnik, e me pak per fazen e konfrontimeve te reja", tha zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci.

Plani, qe asnjehere nuk eshte zbuluar per opinionin, i eshte dorezuar presidentit serb, Tadic, vetem pas dorezimit te tij ne UNMIK.
Misioni i OKB-se thote se planin e ka derguar per nje shqyrtim te metejshem ne New York, megjithese vendet perendimore kane reaguar duke mos e pranuar ndarjen e Kosoves.

balkanweb
25.03.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Panik nė bursat ndėrkombėtare, pas votės "JO" ndaj planit tė administratės amerikane (2008-09-30 01:50:02 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Hollėsi tė reja rreth planit tė shpėtimit (2008-09-20 01:48:08 nga admin2)
[ Opinione ] PLANI I AHTISARIT – DOKUMENT KONTRADIKTOR (2008-06-24 04:43:10 nga admin4)
[ Intervista ] Kurti: Plani i Ban Ki Moon-it hap shtegun pėr kantonizim (2008-06-14 07:48:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Arrin plani i Ban Ki Moon-it pėr UNMIK-un (2008-06-12 23:07:04 nga admin2)
[ Opinione ] TĖ HIDHET POSHTĖ "PAKETA E AHTISARIT" PLANI FAMĖKEQ QĖ PO E RICOPĖTON KOSOVĖN! (2008-06-10 17:44:06 nga admin4)
[ Opinione ] Rikthimi i toponimisė serbe nė Kosovė, sipas planit tė Ahtisarit (2008-05-01 14:28:51 nga admin4)
[ Opinione ] Ēka pėrmban plani i Atisarit pėr Kosovėn? (2008-04-19 10:09:31 nga admin4)
[ Opinione ] Vazhdon beteja kundėr gjenocidit tė planifikuar – Kushtetutės sė Kosovės (2008-04-17 16:04:28 nga admin1)
[ Opinione ] KUSHTETUTA – UDHĖZIM ADMINISTRATIV PĖR PLANIN E AHTISAARIT (2008-04-09 17:20:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Rohan: Nėse serbėt vazhdojnė me refuzime, nuk do tė ketė mundėsi tė realizohet “Plani Ahtisaarit” (2008-04-08 13:38:27 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster