DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SHABAN CAKOLLI-CIKĖL POETIK
Postuar mė datėn: 2008-07-30 12:50:27 nga admin1 :: Kategoria: Kultura

KOSOVĖS

Kosovė
copė fushe e Edenit
me pėrmasa ėndrre
me qiellin
pėrplot shqiponjaqė
ngrejnė qerdhe
nėpėr zemrat tona


PĖR TY O DRITė

Flakadan lirie
qė ndriconte nėpėr zemrat tona
me shekuj

Shekull pagjumėsie
ėshtė ky
ē’tė bėjmė me ty
nė cilin qerpik
si nė shandan
tė vėmė
nė cilin qiell
tė bebėzave tona
tė grisura

Tokė e shenjtė
e Kosovės
me kėtė florė
tė kuqe gjaku
me xixėllonja stralli
qė dalė kanė
nga limfa jonė.


NĖ BRENDI

Kėndej gjithė zjarr
e andej akull
vetėm gjurmė
e kthetrave
tė stinės nė xham

Zjarri djeg
leckat e stinės sė ikur
nga fryma e detit
tė strukur nė gjethe bajameje

Njė syth ėndrre
zėnė e ka zogun e bilbilit
nė kafaz


E GJATĖ KJO NATĖ

Sonte
gjithēka po fle nė qetėsinė ė vet

Nė dhomėn time
qielli i ka ndezur fanarėt
tė mos tremben
qelizat qė tajisin
lėngun e jetės

tė gjatė shekujt
qė flejnė dhomat flejnė qytetet
sonte gjumė nuk kanė vetėm poetėt
bėjnė qarqe,
nėpėr vargje
tė regjur si gėzofet
shkrihen nė vuajtjet e popullit.


AS NĖ JETĖ AS NĖ VARR

Mė humbi shoku i shpirti
te zhdukėn pa gjurmė
kėlyshėt e ferrit

S' ėshtė askund
as nė jetė
as ndėr varre.
s’ėshtė mė hija e tij

Ai s’ėshtė askund
se ėshtė gjithkund
duke u dhėnė shpirt
gurit e drurit


LETRA E NĖNĖS

Mė ēoi nėna letėr
shkruar mė kishte
me lotėt e saj

Liqe i pafund
dukej pika e mallit
qė derdhur ish
nėpėr fjalė

Mė shkroi nėna letėr
dhė njė liqe malli
e ktheu nė avull
vetėm me njė fjalė

Rrugės pėr nė qiell

Sa herė mbi ēati
na kėndonte korbi
nėna e mallkonte
thoshte: kėndon morti

Shenjat e shenjta
tė krahut tė shqiponjės
u dukėn nė qiell
dhe nė palcėn tonė
rrymoi liria


ERDHI ORA

Pabesitė e bardha
nga shekulli nė shekull
mallin pėr liri s'na shuan

Brigjeve tė ėndrrave
u pėrplas akullnaja
nė rropulli
u trand liria
e ujqėrit uluritėn
e bjeshkėt gjėmuan
e u trembėn majet me dėborė
se erdhi ora
e flakės sė pashuar
tė zjarrit ilir

Dielli ka shndėritur
qiellin e zemrave tona
se jehoi zėri i Ademit
se Hamza i zu pritėn
jehut tė kushtrimit

i gjallė apo i vdekur
i Besėlidhjes sė Gjergjit
jam pėr jetė.


NĖ UDHĖKRYQ

Kėtej vihet
andej shkohet
rrugėt tona
s'mund tė ritakohen.
nė brendi
shpalos kujtimin
tėndin dhe timin
i vogėl ėshtė hapi im
pafund
veē mall e trishtim.


PĖRSE MĖ IKE?

Mė ike
o mike,
me mėngjesin
e vjeshtės
mė le
me hirin e mallit
tė ruajė
atė gacė tė fshehur
tė dashurisė

Mbeta nė udhėkryq
tė dashurisė
me sy kah qielli
duke pritur
pikat e lotėve tė tu
qė do t’i sjellin
retė ė kėsaj vjeshte.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Nexho Shabani: POEZI SATIRIKE (2008-09-26 03:31:56 nga admin4)
[ Kultura ] Shaban Cakolli - Cikėl poetik (2008-08-23 12:53:51 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] LETĖR PĖRSHĖNDETĖSE NGA SAHIT XHEMAJLI - VĖLLAI I DĖSHMORIT TĖ SHQIPĖRISĖ ETNIKE - SHABAN XHEMAJLI (2008-06-17 10:40:30 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shėnohet pėrvjetori i luftės sė Shaban Polluzhės (2008-05-31 08:33:03 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] TUBIM NĖ DRENICĖ DHE ORĖ LETRARE - SHABAN POLLUZHA (2008-05-28 06:04:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Muharrem Shabani, favorit kryesor nė zgjedhjet lokale 2007 nė Vushtrri (2007-08-30 07:48:04 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] USHTARI SHABAN RAMADAN XHEMALJI IA FALI JETĖN SHQIPĖRISĖ NATYRORE! (2007-06-06 04:34:45 nga admin4)
[ Kultura ] Nė kullėn e Shaban Jasharit nė Drenicė (2007-03-05 04:22:52 nga admin4)
[ Kultura ] RRUGĖTIMI POETIK I POETIT TONĖ RRUSTEM GECI (2008-09-21 04:07:07 nga admin4)
[ Kultura ] Shaban Cakolli - Cikėl poetik (2008-08-23 12:53:51 nga admin1)
[ Kultura ] KRIJIMTARIA POETIKE E SHEFKI OLLOMANIT (2008-04-30 07:51:39 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster