| » Opcionet për artikullin |
|
Bashkimi Evropian siguron se nuk do tė ketė dhunė dhe ndarje tė Kosovės, por dhe as ndonjė eksod masiv tė pakicės serbe, pas shpalljes sė pavarėsisė sė afėrt tė vendit. Deklarimin e bėri dje njė drejtues i lartė evropian.
"Mbi bazen e vleresimit tone per situaten ne Kosove dhe kontakteve qe kemi pasur, kemi besim ne faktin se ka pak shanse te kete dhune", deklaroi zyrtari. Ai tha se BE-ja kishte marre "siguri" per kete gje. "Nuk mund te jap detaje mbi sinjalet qe kemi marre dhe as nga kane ardhur, por ato jane te mjaftueshme qe ne te kemi besim", kembenguli ai.
Pavaresisht nga gjithcka, BE-ja qe pritet te jape brenda disa ditesh "driten e gjelber" per dislokimin e afro 2000 policeve dhe gjykatesve ne Kosove, nuk eshte "naive" dhe eshte e "pergatitur" per t'u perballur me probleme te ndryshme. I pyetur mbi hipotezen e nje shkeputjeje te pjeses serbe te Kosoves pas shpalljes se pavaresise, zyrtari nenvizoi se "ky skenar nuk do te kete shume mbeshtetje", duke theksuar se edhe vete Rusia, qe e refuzon pavaresine e Kosoves, ishte kunder saj. Ne saje te "shenjave, pershtypjeve dhe vleresimeve qe kemi", ne shpresojme qe te mos kete levizje masive ne terren dhe qe njerezit te inkurajohen te qendrojne aty", tha me tej zyrtari i BE-se.
Sakaq po dje, kreret e sektorit te sigurise ne Kosove shprehen besimin se do te vazhdoje situata e qete dhe e qendrueshme ne procesin qe po kalon vendi, duke siguruar se per kete jane marre te gjitha masat. Ata pane nga afer nje ushtrim demonstrues per situata emergjente te njesiteve elite te Sherbimit Policor te Kosoves, te zhvilluar ne Lebane, fshat i komunes se Prishtines. Dua te theksoj gatishmerine e pjesetareve te SHPK, te cilet jane ne gjendje te perballen me sfidat ne te ardhmen. Eshte me rendesi qe kjo te dihet, me ka lene mbrese puna e pjesetareve te SHPK-se, tha shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker. Kurse komandanti i KFOR-it, gjenerali Xavier De Marnhak, duke kujtuar se kemi punuar ngushte me SHPK-ne, KFOR-in dhe policine nderkombetare, shtoi se jemi te angazhuar qe te ruajme stabilitetin ne Kosove. Nderkaq, kreu i SHPK-se, gjeneral Sheremet Ahmeti, vleresoi se njesitet elite te SHPK-se "kane pergjegjesine me te madhe per nderhyrje ne rast nevoje", duke siguruar se SHPK "e ka pergatitjen per qetesine dhe sigurine e kosovareve dhe te Kosoves".
kohajonė
14.02.2008 |
|