| » Opcionet për artikullin |
|
Pėrmes njė komunikate pėr opinion policia ka njoftuar se qė nga ora 10:00 e ditės sė sotme ėshtė mbyllur pėr trafik vendkalimi kufitar nė Vėrmicė (kufiri Kosove Shqipėri), pėr shkak se nė terminalin doganor gjenden tre kamionė me materie tė rrezikshme, tė cilat mbrėmė kishin ardhur nga Maqedonia pėr ne Kosovė.
Fillimisht kamionėt ishin ndaluar nga patrulla e policisė nė Malishevė dhe pasi qė ishin pa pėrcjellje adekuate, ata janė dėrguar nė terminalin doganor nė Vėrmicė.
Deri nė njė njoftim tjetėr, kufiri Kosovė Shqipėri, nė kėtė vendkalim kufitar, mbetet i mbyllur, ndėrkohė qė zyrtarė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, asaj tė ambientit, si edhe ata tė Shėrbimit doganor janė duke shkuar nė kėtė vendkalim kufitar, thuhet nė kumtesėn pėr opinion tė lėshuar sot nga Zyra pėr informim pranė SHPK-sė Komanda Kryesore e Policisė Prishtinė.
RTK
27.05.2008 |
|