| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » TRAGJEDIA E GĖRDECIT NJOLLĖ E PASHLYER E KLASĖS POLITIKE NĖ SHQIPĖRI! |
| Postuar mė datėn: 2008-03-22 16:07:15 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nė shpatin e malit Longs-Pik nė Kolorado, gjenden mbeturinat e njė lisi gjigant, specialistėt pohojnė se ai ka qėndruar rreth 400 vjet. Kur Kolombo u vendos nė Salvador, ai ishte njė filiz i vogėl. Gjatė jetės sė tij tė gjatė rrufeja e ka goditur katėrmbėdhjetė herė, ndėrsa stuhitė dhe ortekėt e katėr shekujve janė tėrbuar rreth tij. Por ai qėndroi! Mė nė fund, njė grumbull brumbujsh filluan ta dobėsojnė insektet me kafshimet e tyre tė vogla ia shkatėrruan dalėngadalė fuqinė e brendshme, gjiganti i pyllit, tė cilin nuk mundėn ta thajnė shekujt, nuk e thyen as rrufetė dhe stuhitė, u rrėzua nga sulmi i fortė i insekteve tė vogla, aq tė vogla sa qė njeriu mund t“i mbysė me dy gishta.!
(Dale Carnegie) |
|
Shkruan: Fadil SHYTI
Qė nga fillimvitet nėntėdhjeta, tė kohės sė pas ndryshimeve nė sistemin politik, qė kur nė Shqipėrinė Natyrale, erdhėn nė pushtet forca tė ashtuquajtura demokratike, pėr Shqipėrinė Natyrale filluan rrebeshe tė pandalshme dhe kjo krejt si rezultat i njė mungese tė njė strategjie tė vėrtetė dhe largpamėse e afatgjate kombėtare, pėr ta bėrė Shqipėrinė - siē thoshin rilindėsit tanė; zonjė tė rėndė!
Fatkeqėsi tė pandėrprera po e godasin kombin shqiptar, nga jugu vė veri, nga lindja nė perėndim: qė nga Vlora, Dibra, Kosova , kurse tani Vora. Dhe, ēka e bėnė edhe mė tej tė hidhur faktin ėshtė se kėto fatkeqėsi qė po na godasin si komb, po vijnė si pasojė e gabimeve tė pandreqshme tė klasės politike shqiptare, pėr mė tepėr se njė dekadė
Klasa politike shqiptare nga tė gjitha kryeqendrat e saj: Tirana, Prishtina, Shkupi, Presheva dhe Podgorica, prej kohėsh ėshtė duke bėrė njė gabim qė mund tė quhet mė tepėr se fatalitet: kjo klasė politike e etur pėr pushtet, jo rrallė, pa qoftė edhe duke e rrezikuar kombin, prej kohėsh fatin e kombit - ardhmėrinė e tij - pothuaj tėrėsisht ia ka lėnė nė duar faktorit ndėrkombėtar.
Kujtoj, me kėtė rast politikėn pacifiste dhe jo rrallė herė qe dhe njė politikė anarkiste pėrafėrsisht, pėr njė dekadė e projektuar nga klani dėshtues Rugova Berisha. Kjo politikė, vendnumėrimi dhe vetėshkatėrrimi njė pjese tė madhe tė atdheut i solli vetėm pritjen e dėshtuar tė lirisė, pėrballė armiqve shekullorė sllavo-pushtues, ndėrsa pjesės tjetėr tė atdheut, e cila dje ishte plotėsisht e pavarur dhe sovrane, i solli fatkeqėsi nga mė tė rėndat tė papara nė historinė tonė tė lashtė dhe tė re; e solli Shqipėrinė nė prag tė luftės civile - vėllavrasėse dhe tė shkatėrrimit tė shtetit nė vitin famėkeq 1997.
Fėmijė nė djepa
fėmijė nė arkivole
Klasa politike pacifiste dhe anarkiste, duke e mbjellė nė popull frymėn e jo tolerancės, tė ngritjes e tė nxitjes pro-et-kontra, tė ideve dhe flamujve partiakė, bėri qė nė mes tė shqiptarėve tė hapen hendeqe dhe plagė qė herė-herė dukeshin tė pariparuara dhe tė pashėruara. Mirėpo kėto marrėzi, intriga dhe komplote tė sistemit shumė partiak, filluan tė mbyllen nga fundi i viteve 90-ta, pėr mė tepėr kjo ndikoi pozitivisht, fuqishėm koha luftė kur ne si komb i lashtė dhe i ri, si kurdoherė mė parė u bashkuam ta pėrballojmė tė keqen qė na e ofruan armiqtė dhe puthadorėt e tyre shqipfolės; nė ēdo cep atdheut.
Pas tri luftėrave ēlirimtare, mė nė fund, po dukej nė horizont njė dritė shprese pėr ardhmėrinė e kombit tonė. Mirėpo, as pas kėsaj kohe tė vėshtirė, por tė ndritur, pėrkundėr faktit qė nė betim tė tri ushtrive tona ēlirimtare nė hapėsirat e viseve tona: Prishtinė-Tetovė-Preshevė, qe betimi ushtarak pėr ta ēliruar dhe ribashkuar Shqipėrinė Natyrale, megjithatė klasa politike e mashtruar nga qarqet euro-atlantike, bėri qė as deri sot, dėshirat tona tė mos realizohen; pėr ta bėrė njė Shqipėri tė lirė, tė pėrparuar dhe tė ribashkuar!
Pėrse ngjau dhe po ngjanė kėshtu?
Pikėrisht pėr fajin e klasės politike shqiptare tė tė gjitha spektrave e ngjyrimeve politike
Derisa, dje pacifistėt pretendonin duke bėrė zhurmė me tė madhe se: pėr kėtė durim ndaj Serbisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi, (Greqinė, mbase e kishin harruar fare se ekziston pra, ēėshtja e pazgjidhur e Ēamėrisė) bota do tė na shpėrblejė, sot klasa politike shqiptare e ekzaltuar nga premtimet euro-atlantike pėr tė hyrė nė NATO dhe EU, po ēirret deri nė qiell qė: bota do tė na shpėrblejnė nėse ne heqim dorė nga identiteti ynė qė do tė thotė, nga Flamuri ynė, gjuha jonė, pse jo edhe nga kėrkesa jonė shekullore pėr ribashkimin territorial tė kombit, pra pėr ta bėrė Shqipėrinė njė shtet nė Ballkan dhe tė pandarė me ricopėtime tė reja
Kujtoj, kėtu Mitrovicėn, Dabėlldenin etj. etj.
Premtimet, gjatė viteve 90-ta, se do tė shpėrblehemi pėr ruajtjen e paqes nė rajon, pacifistėt i harruan, ato nuk u realizuan kurrė, pėr faktin se lufta megjithatė na pėrfshiu si komb, pavarėsisht nga forma tė ndryshme ajo i tejkaloi dhe kufijtė e trojeve tė okupuara
Dhe, shi pėr kėtė mashtrim tė madh, kjo klasė politike jo vetėm qė nuk dha pėrgjegjėsi para popullit, por e ndihmuar nga qarqe reaksionare ndėrkombėtare, menjėherė pas luftės sė madhe arriti ta marrė pėrsėri pushtetin, pa shtet
Kjo, do tė ishte gjysma e sė keqes sikur kjo klasė politike edhe tani i ka marrė timonin e historisė, por tani disi kjo po tregohet mė e butė, pėr faktin se ka krijuar aleanca tė reja me udhėheqėsit renegatė tė luftės ēlirimtare. Prandaj si shpatė ende po qėndron rreziku mbi kokė qė kjo klasė politike tė mbytet sėrish nė vorbullat e premtimeve tė kota nga bota euroatlantike. Kjo, nuk do tė pėrbėnte aspak njė brengė pėr shqiptarėt, sikur nė kėto vorbulla tė mos mbytet (tė paktėn pėr njė decenie) dhe ardhmėria jonė si komb!
Kjo, qe njė pasqyrim i thuktė sa i pėrket faktit qė dje dhe sot po e lozė politika shqiptare pakurrizore diplomacinė kombėtare nė raportet me faktorin ndėrkombėtar. Gjithashtu, nė kėtė humnerė tė zezė, mendoj mund tė hyjė dhe fakti qė sot dhe dje qeveritė e Tiranės, pranuan dhe po pranojnė me aq naivitet qė pa asnjė mbulesė dhe pa asnjė logjikė kombėtare tė bėjnė demontimin e gjithė atij armatimi gjigant, tė cilin populli shqiptar e bėri dhe mbrojti me aq djersė dhe gjak!!! Nė kohėn, kur tė gjitha shtetet fqinje po armatosen deri nė dhėmbė, tė pėrkrahur nga aleatėt e tyre natyrorė dhe jo natyrorė, nė kohėn kur kėto shtete ende po i mprehin dhėmbėt tė vėrsulen si bishat, mbi trojet etnike shqiptare, pėr ta bėrė fakt ri copėtimin e tyre: Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia, ende s“i kanė hequr duart nga trojet tona; kur ēėshtja shqiptare po kėrkon zgjidhje afatgjate pikėrisht nė kėtė kohė Shqipėria po vetėēarmatoset kjo, pėr mendimin, tim do tė thotė hiq mė pak se TRADHTI KOMBĖTARE!
Kjo, ėshtė njė ēėshtje qė kėrkohet tė zgjojė vėmendjen e ēdo njeriu liridashės kudo nė trojet tona etnike. Janė thellėsisht tė pabaza arsyetimet se Shqipėria Natyrale do tė fitojė duke bėrė shkatėrrimin e kėtyre armėve, tė cilat pėrbėnin dje dhe pėrbėjnė sot dhe njė garanci tė pathyeshme pėrballė armiqve tanė shekullorė. Pėr Shqipėrinė Natyrale, ato armė pėrbėnin dhe pėrbėjnė mbrojtjen e sigurt nga egėrsirat pushtuese sllave dhe njė shpresė qė njė ditė tė gjitha trojet tona etnike, do tė ēlirohen nga zgjedha e tyre.
Pas ngjarjeve tragjike nė vitin 1997, qė morėn flakė pėr fajin e qeverisė tė drejtuar nga S. Berisha, dihen ato tė famshmet piramida tė drejtuara nga mafiozėt e lidhur me njėmijė e njė fije pas qerres qeveritare; kur jetėn e humbėn mbi 300 veta, kur mbetėn invalidė tė pėrjetshėm qindra tė tjerė, kur shumė prej tyre pėrfunduan madje nė ēmendinė; mua personalisht mė ka treguar njė ish-ushtarak i vjetėr, tani jeton me njė pension, tė cilin do ta quaja ndihmė sociale; pra, me brengė nė zemėr mė thoshte: nė spitalet psikiatrike kanė pėrfunduar 400 veta. Kjo, tragjedi e madhe kombėtare, iku dhe kurrė nuk u dėnuan as u demaskuan fajtorėt kryesorė, sepse Berisha ia hodhi fajin Nanos, e Nano ia hodhi fajin Berishės kėshtu qė: faji mbeti jetim!!!
Por nga kjo, lehtė mund tė konstatohej kush qe fajtori: a i krijoi piramidat atėbotė opozita socialiste me nė krye Nanon, apo i krijoi pozita demokratike me nė krye Berishėn. Kėto dy personalitete tragjikomike tė politikės shqiptare, nė vend se tė merrnin nė pėrgjegjėsi pėr gabimet e tyre kėta sharlatanė cinikė u shpėrblyen nga populli me pushtetin e tyre efektiv dhe fiktiv; herė nė pozitė e herė nė opozitė!!!
Thėnė, shul shqip ata, me ndihmėn e qarqeve ndėrkombėtare, pėr kėtė fitore i kanė falėnderuar me cinizėm, zgjedhėsit shqiptarė!!! Ndonėse, kėtu dhe mund tė ekzistojė njė mani politike nė njė pjesė dėrmuese tė tyre
Ndėrsa, tani pas ngjarjes tragjike nė Gėrdec, kur populli i asaj ane e pa luftėn e fuqisė sė njė bombe atomike; S. Berisha e merr guximin dhe deklaron qė: dėshtuam nė qeverisjen e vendit, por nuk merr guximit e dorėzimit tė pushtetit qė menjėherė t“i hapė rrugė sqarimit tė situatės atje, t“i hapė rrugė pėrgjegjėsisė sė tij personale dhe tė tėrė qeverisė sė tij tė korruptuar dhe tė paaftė. Sipas S. Berishės, fajtorė pėr ngjarjen tragjike atje, qenkan shumė leva tė shtetit, por jo dhe kryeministri i tyre!!! Kjo ėshtė hiq mė pak se poshtėrsi politike dhe pėrpjekje tij pėr tė mbetur mė tej nė pushtet pėr t“u dhjamosur mbi dafinat e pėrgjakura tė Gėrdecit dhe katundeve tė tjera pėrreth..
Njė psikolog i shquar amerikan, Dale Carnegie - nė librin e tij Nė shpatin e malit Longs-Pik nė Kolorado, gjenden mbeturinat e njė lisi gjigant, specialistėt pohojnė se ai ka qėndruar rreth 400 vjet. Kur Kolombo u vendos nė Salvador, ai ishte njė filiz i vogėl. Gjatė jetės sė tij tė gjatė rrufeja e ka goditur katėrmbėdhjetė herė, ndėrsa stuhitė dhe ortekėt e katėr shekujve janė tėrbuar rreth tij. Por ai qėndroi! Mė nė fund, njė grumbull brumbujsh filluan ta dobėsojnė insektet me kafshimet e tyre tė vogla ia shkatėrruan dalėngadalė fuqinė e brendshme, gjiganti i pyllit, tė cilin nuk mundėn ta thajnė shekujt, nuk e thyen as rrufetė dhe stuhitė, u rrėzua nga sulmi i fortė i insekteve tė vogla, aq tė vogla sa qė njeriu mund t“i mbysė me dy gishta.!
Nga kjo mund tė konstatoni dhe ju tė nderuar lexues se : Shqipėria e cila u qėndroi me krenari aq e aq sulmeve armike, tani po ndeshet me njė grumbull brumbujsh, mjerisht jo tė ardhur jo vetėm nga viset tjera, por dhe nga viset e saja qė dikur ishin tepėr krenare! Tani, kur po i shkruaja kėto radhė seē mė erdhi nė mendje poezia atdhetare e tė madhit poet, Pashko Vasė shkodranit, i cili thoshte me pikėllim tek poema madhore: O moj Shqypni:
O moj Shqypni e mjera Shqypni,
Kush tė ka qitė me krye nė hi!
Ke mbetur si lisi i rrėzuar pėr dhe...
E me kėmbė kush donė tė shklet...
E njė fjalė tė mirė, askush s“ta flet!
...............................................
Shqiptarė, n mes veti jeni tujė vra,
Nė njėmijė ēeta jeni shpėrnda!
...................................................
Para se tė humbet kėshtu Shqypnia,
Me pushkė nė dorė , le tė vdes trimėria!
Qėndro Shqipėri Natyrale!
Flaki pamėshirė brumbujt nga trupi yt, sepse Ty moj Kapedane e qėndresės shekullore, nuk e meriton kėshtu ta merr pa mėshirė, pandėrprerė; goditjen e tyre mizore!
Suedi, mė 22 Mars 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|