DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Z. KRYEMINISTĖR I SHQIPĖRISĖ LONDINEZE, TREGOHU I PĖRMBAJTUR RRETH RIBASHKIMIT KOMBĖTAR
Postuar mė datėn: 2008-01-21 16:11:42 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Reagim:

Reagim:

Nė njė intervistė dhėnė kėto ditė, agjencisė sė lajmeve Austriake „ Die APA- Austri Presse Agentur“, dhe e ribotuar edhe nė agjencinė e lajmeve “ INA “ nė „Maqedoni“, kryeministri i Shqipėrisė londineze, z. Sali Berisha deklaroi se: “edhe pas „pavarėsisė“, Kosova nuk do tė bashkohet me Shqipėrinė” – ai, madje shkoi edhe me larg duke theksuar se “nuk do tė ndodhė as bashkimi i tė gjithė shqiptarėve nė rajon”.

Z. Berisha pa asnjė dilemė dhe pas asnjė logjikė dhe duke mos menduar dhe duke mos respektuar as Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, theksoi me tutje se: “as Tirana dhe as Prishtina nuk janė tė interesuara pėr bashkimin e trojeve shqiptare”, sipas tij „ nuk ka tendenca pėr bashkim, thjeshtė pėr atė se ndarja para njė shekulli ka krijuar dy realitete shqiptare krejtėsisht tė ndryshme, njėri nė Tiranė e tjetri nė Prishtinė!!!

Kur i lexova kėto menjėherė konstatova se kėto janė pėrralla politike tė denja pėr gjyshet me syze tė trasha, netėve dimėrore, tė cilat sot as kalamajtė e lagjes nuk i mashtrojnė dot tė bien tė qetė nė gjumė!...
Pa lėre mė ta mashtrojnė njė komb i cili tani u zgjua nga gjumi dhe po e kupton ēdo ditė e mė qartė ēfarė i duhet pėr ardhmėrinė e tij tė ndritur.

Kėto broēkulla politike ditore, tė njė kryeministri sa janė qesharake aq janė edhe tė pavėrteta dhe tė dhimbshme pėr faktin se z. Kryeministėr po luan me ndjenjat e gjithė shqiptarėve tė Shqipėrisė Etnike, dhe sidomos me gjakun e dėshmorėve tė kombit qė thanė jetėn e tyre pėr ribashkimin e trojeve Shqiptare.

Ai, „harroi“ se nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė thuhet, se: “ Shteti shqiptar gjithmonė do tė angazhohet pėr ribashkimin e trojeve tė tij, dhe qė shteti shqiptar duhet tė mbroj tė drejtat e shqiptarėve qė janė edhe jashtė Republikės sė Shqipėrisė.

Por, me sa duket, z. Kryeministėr nuk i konsideron dot njėsojė shqiptarėt e Kosovės me shqiptarėt e Shqipėrisė londineze, si shqiptarė tė vėrtetė, ai shqiptarėve nė Kosovė si shumė servilėt ė tjerė tek tė huajt, po ju thotė „kosovarė“ dhe sipas kėtij emri qenka kuti se : ai, dhe qeveria e tij qė kryeson nuk paska asnjė obligim ndaj vėllezėrve tyre, deri tani tė kolonizuar...

Nė intervistėn e tij, ai shtoi mė tutje se: “ nėse qytetarėt e Kosovės do tė mundeshin tė votonin pėr bashkim apo pėr pavarėsi, „absolutisht jam i sigurt se 98% e banorėve do tė votonin pėr „pavarėsi“.

Unė, nuk e kuptoj fare se nga i nxori z. Kryeministėr kėto „analiza kaq tė hollėsishme“, apo ndoshta njė gjė tė tillė ai vetė e dėshiron dhe nga kjo „ndjenjė e tij “patriotike” shprehet edhe publikisht, madje edhe para mediave tė huaja- siē ishte APA-austriake.

Nėse z. Kryeministėr donė tė dijė me saktė pėr kėtė gjė se sa pėrqind janė pro apo kundėr ribashkimit tė trojeve shqiptare, atėherė le tė angazhohet ai personalisht dhe institucionalisht qė tė mbahet njė Referendum gjithėkombėtar, ku tė gjithė shqiptaret i trojeve etnike shqiptare tė kenė tė drejtėn e zgjedhjes ne mes pavarėsisė dhe bashkimit kombėtar.

Unė, jam me sė tė bindur se do tė del e kundėrta me atė qė thotė z. Berisha. Unė, besoj se 98% e shqiptarėve nė pėrgjithėsi e dėshirojnė ribashkimin kombėtar.

Nėse z. Berisha, sipas kėtyre deklaratave qenka kundėr ribashkimit kombėtar, ai tani e tutje kurrsesi nuk e ka tė drejtėn morale tė jetė pėrfaqėsues qė ia donė tė mirėn kombit etnik shqiptar, thjesht ai e ka shprehur dėshirėn dhe mendimin e tij tė mjerė personal.

Na kujtohet fort mirė se si z. Berisha dhe PD-ja partia e cila e udhėheq tani si z. kryeministėr, se si rrodhėn zgjedhjet e vitit 1996 dhe se si e solli gjendjen kaotike nė prag tė njė lufte civile nė relacionet jug-veri tė vendit dhe si nė emėr tė“ demokracisė „ ai e shkatėrroi sė tepėrmi Shqipėrinė londineze, shtetin shqiptar e solli mu nė prag tė humbjes fataliste, kur nė Kosovė krimineli Milloshoviq, ushtronte dhunė dhe terror tė paparė mbi popullatėn shqiptare.

Kėto gjėra atėbotė ishin bėrė me qėllim qė Shqipėria londineze tė shkatėrrohet dhe qė ajo mos tė ketė forcė t“ ju ndihmoi vėllezėrve tė tyre nė Kosovė nė asnjė mėnyrė. Por, edhe kėto zgjedhje tė cilat i „fitoi“ z. Berisha ishte me ndihmėn e qarqeve tė huaja reaksionare, duke manipuluar me popullin e votat e tyre ; ai i „fitoi“ zgjedhjet e vitit 2005 dhe nga partia e tij u zgjodh si kryeministėr i Shqipėrisė. Tani po u del borxhit atyre qarqeve reaksionare tek tė cilat ishte betuar se: do tė pėrpiqem jo pėr bashkimin e kombit, por pėr ndarjen e tij...

Jam e bindur pėrjetėsisht se : me gjithė kundėrshtimet e “kryeministrave” shqiptarė andej dhe kėndej Drinit, dhe nė pėrgjithėsi, me gjithė kundėrshtimin e politikanėve „shqiptarė „ nė tė gjitha trojet etnike shqiptare dhe me gjithė kundėrshtimet e armiqve tė kombit tonė, siē janė Serbia, Maqedoni, Mali i Zi, dhe Greqia, kombi shqiptar dhe trojet etnike shqiptare do tė ribashkohen herėt a vonė, do bėhet njė Shqipėri Natyrale.

Jam bindur se kjo do tė arrihet, me pėrpjekjet tona gjithėkombėtare dhe kur Evropa do ta kuptoj se aq sa ėshtė i domosdoshėm bashkimi (integrimi) i saj, po aq i domosdoshėm do tė jetė ribashkimi (integrimi ) i trojeve etnike shqiptare, jam e bindur qė Evropa nuk do tė dėshironte qė ta ketė barrė tė pėrjetshme ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare, kjo me siguri do tė sjellė kriza tė pandėrprera nė rajonin e saj.

Mbase, kėtė do ta bėnte jo vetėm pėr ne, por edhe pėr ardhmėrinė e saj tė sigurt. Vetėm kėshtu do tė ecte drejt paqes dhe demokracisė sė vėrtetė nė rajon.

Kristina Rasi - anėtare e redaksisė “ALBANIA TODAY (SHQIPĖRIA SOT)”

Zvicėr, 20 Janar 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] LETĖR KRYETARIT TĖ PARĖ TĖ INVALIDVE TĖ UĒK-ės Z. VEHBI RAFUNA (2008-08-14 13:08:30 nga admin1)
[ Opinione ] DEKLARATĖ JOMIQĖSORE DHE QĖLLIMKEQE E ISH-AMBASADORIT TĖ SHBA NĖ OKB, Z. XHON BOLTON, DHĖNĖ NĖ VOA (2008-08-03 12:10:11 nga admin1)
[ Opinione ] Z. BOLLANO! SHTYPI UA KALON PĖR NGA VĖRTETĖSIA! (2008-04-23 16:03:46 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pėrkujtim kushtuar pedagogut e atdhetarit tė paepur pėr liri e bashkim kombėtar, z. Bedri Kyēykut (1940-1994) (2008-03-15 04:37:59 nga admin4)
[ Opinione ] Kryeministrit Berisha, z. Ahmeti dhe Popullit (2008-02-20 17:32:16 nga admin1)
[ Opinione ] Dhembja jonė ėshtė e madhe z.Petrovci (2008-01-29 17:37:00 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė TELEFONIKE me ZĖDHĖNĖSIN e FBKSH-SĖ dhe TĖ AKSH-sė z. Gafurr Adilin DHĖNE KTV-sė (2008-01-24 04:38:24 nga admin4)
[ Opinione ] Ka shumė probleme, z. Vollebek (2008-01-17 05:28:40 nga admin4)
[ Opinione ] z. Beqir Elshani, njė krua i pashterur (2007-12-25 15:15:26 nga admin4)
[ Opinione ] Reagim ndaj deklaratave tė z. Ali Ahmeti (2007-12-16 11:51:52 nga admin1)
[ Opinione ] Letėr e hapur z. Javier Solana, Shefit tė Politikės sė Jashtme tė Bashkimit Evropian (2007-12-15 14:18:56 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster