DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2010

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kėndvėshtrim rreth rolit dhe ndikimit tė LSHB-sė nė qarqet diplomatike botėrore
Postuar mė datėn: 2008-12-23 05:42:17 nga admin4 :: Kategoria: Kultura



Ngjarjet tragjike nė Kosovė, na mėsuan se faktor mjaft i rėndėsishėm pėr afirmimin e zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare ėshtė dhe pėrkrahja e arsyeshmėrisė dhe e trajtimit tė drejtė tė kėsaj ēėshtjeje nga ana e opinionit ndėrkombėtar.
Tė gjithė e kemi tė qartė se, edhe nė tė kaluarėn pak mė tė largėt, fytyra tė rėndėsishme tė Rilindjes sonė kombėtare i dhėnė rėndėsi tė posaēme kėtij faktori, siē veproi eruditi ynė, Hasan Prishtina, i cili, duke dėrguar letra e memorandume tek instancat mė tė larta ndėrkombėtare, i sensibilizoi aq shumė pazarllėqet e bėra me trojet tona, sa qė ēėshtja tmerruese e shqiptarėve nga hegjemonizmi serbomadh ishte bėrė objekt shqyrtimi nė forumet ndėrkombėtare. Ai, pra, Hasan Prishtina, nuk pėrfilli ēifligje e poste, siē i premtoi Perandoria osmane, por punoi e veproi pa lodhje dhe treti gjithēka pati pėr komb e vatan. Punė tė devotshme bėnė edhe personalitete tė tjerė, klubet dhe shoqatat nė mėrgim. Edhe pas ngjarjeve revolucionare tė 81-shit, pėrpjekjet e organizatave, individėve, shoqatave dhe tė Lobit shqiptar nė SHBA, s’kanė munguar, mirėpo, pėr shkak tė makinerisė shfrenuese gėnjeshtare tė Beogradit,opinioni ndėrkombėtar e bėri veshin e shurdhėr. Pas suspendimit tė Autonomisė, pra, pas okupimit tė Kosovės dhe shndėrrimit tė saj nė kamp ushtarak; pas protestave masovike gjithėshqiptare, mandej tė Grevės sė minatorėve e mė ne fund, pas luftės heroike te trimit dhe heroit legjendar, Adem Jashari dhe heronjve trima tė UĒK-sė, qe ranė fli pėr lirinė e Pavarėsinė e Kosovės martire, masmediat e huaja, duke ofruar tė dhėna rreth gjenocidit, spastrimit etnik dhe masakrave tė kryera nga ana e ēetnikeve gjakpirės tė kasapit tė Ballkanit- Milosheviq, Faktori ndėrkombėtar, dalė nga dalė filloi tė aktivizohet e tė kuptojė de fakto realitetin.
Pėr t’i ardhur nė shėrbim popullit tė vet, si dhe pėr tė sensibilizuar dhe afirmuar ēėshtjen tonė kombėtare nė instancat mė tė larta ndėrkombėtare, lindi dhe lėshoi shtat Lidhja Shqiptare nė Botė, e cila mė 26 e 27 Nėntor, nė qytetin historik tė Prizrenit, mbajti Kongresin e Parė madhor mbarėkombėtar, nė tė cilin, jo vetėm qė u miratuan tė gjitha dokumentet e LSHB -sė, por nė atė Kongres pėr herė tė parė nė historinė e popullit tonė, njėzėri u miratua dhe pėrshėndet nga mė se dy mijė delegatė tė ardhur nga mbarė bota-Platforma kombėtare. Kurse, mė 27 e 28 tetor te kėtij viti, ne Tirane u mbajt Kongresi i Dytė i kėsaj Lidhjeje, qe u ndoq me mjaft interes.
Qė nga themelimi i saj, LSHB-sė filloi tė trokasė nėpėr dyert e diplomacive evropiane e botėrore. Ky sensibilizim, mė sė qarti u vu nė dukje me rastin e aktit sublim tė ngurosjes nė Grevėn 13 ditore tė urisė, qė u mbajt nė Bruksel tė Belgjikės, nga drejtuesit e LSHB -sė, vėllezėrit Simon e Mikel Kuzhnini, tė evroparlamentarit – Bart Staes e tė z. Ramiz Zekolli, pėr lirimin e 7000 tė burgosurve e tė rrėmbyerve nga Kosova; ndėrsa siē dihet, njė pjesė e tė cilėve akoma edhe sot e kėsaj dite mbahen peng nėpėr kazamatet e Serbisė. Me kėtė rast, tė gjitha masmediat e opinionit demokratik evropian, Grevės sė Brukselit i dhėnė publicitet tė jashtėzakonshėm, kėshtu qė me javė tė tėra u shkrua e u fol rreth saj.
Vlen tė pėrmendet se, tė vetmit e tė parėt qė u solidarizuan nė vepėr me Grevėn e Brukselit qenė katėr anėtarėt e Kryesisė tė LSHB-sė pėr shtetet skandinave. Edhe Greva shtatėditore ne Malme, bėri jehonė e sensibilizim, jo vetėm nė masmediat suedeze, siē janė:-shtypi, TV1, TV 2 dhe TV4, por edhe nė mbarė Skandinavinė. Nė fakt, siē deklaruan shumė bashkėkombės, Greva e parė 7-ditore e urisė nė Malme bėri sensibilizim aq tė madh tek opinioni skandinavik, sa qė edhe pesė protesta s’do ta arrinin atė efekt.
Vlen te pėrmenden se pėr zbulimin e me se dymijė te zhdukurve shqiptar, ne Suedi, u mbajtjen dhe katėr greva te urisė, qe i organizoi katėr viteve tė fundit, LSHB dhe Shoqata e Miqėsisė Suedi-Kosove, e prire nga humanisti dhe miku me i madh i shqiptareve, z. Anders Wessman, alias Iliriani.
Pra, ky qe hapi i parė dhe pėrpjekja e parė e vėllezėrve tė nderuar Kuzhnini dhe e Udhėheqėsisė sė saj, e pėrbėrė kryesisht nga intelektualė e aktivistė tė shquar tė popullit tonė, qė de fakto dhe para mbajtjes sė Kongresit dėshmoi se ky asociacion i pavarur i tė gjithė shqiptarėve nė botė ėshtė, jo vetėm pėr bashkimin, afrimin e bashkėpunimin e tė gjitha shoqatave, asociacioneve e individėve nė Diasporė, por edhe pėr tė sensibilizuar dhe trokitur nė dyert e diplomacisė evropiane e botėrore; pėr t’i kėrkuar dhe mbrojtur tė drejtat e shqiptarėve kudo nė botė.

NISMĖTARĖT E PARĖ TĖ LSHB-sė
Vėllezėrit tanė tė nderuar, Simon e Mikel Kuzhnini, duke pasur dashuri tė madhe ndaj kombit e atdheut dhe, duke dashtė t’i vijnė nė shėrbim popullit tė vet 2168 vjet tė robėruar, saktėsisht, mu nė vazhdėn e ngjarjeve mė traumatike tė popullit tonė, nė kohėn kur populli shqiptar u gjend para njė sprove tė rėndė e dinjitoze, pjesa mė e ndėrgjegjshme e Komunitetit shqiptar, nėn nismėn e vėllezėrve Kuzhnini e tė disa intelektualėve tė shquar, siē janė, zotėrinjtė: Esat Stavileci, Pajazit Nushi e tė tjerė, nė qytetin Mynih tė Gjermanisė, themeluan LSHB, me moton qė tė gjitha shoqatat, asociacionet dhe individė intelektualė, tė koordinojnė aktivitetin e tyre fisnik e tė bashkėveprojnė pėr tė mirėn e popullit tonė tė ndarė nė pesė shtete.
Pas takimit tė Mynhenit filloi organizimi rreth mbajtjes sė kuvendeve nėpėr komunitete tė Evropės e gjetkė. Kuvendi i Parė i LSHB-sė u mbajt nė Malme tė Suedisė, mė 20.11.1999, nė tė cilin morėn pjesė 385 delegatė nga mbarė Skandinavia, nė tė cilin Kuvend, tė gjithė pėrfaqėsuesit e asociacioneve, shoqatave e subjekteve politike, njėzėri mbėshtetėn Projektprogramin, Statutin dhe Rregulloren e L SH B-sė, duke u betuar se tė gjithė tok sė bashku do tė punojnė e veprojnė bashkėrisht pėr tė mirėn e Kombit e tė Atdheut.
Njėzėri, u vendos qė ky bashkėveprim i tė gjitha asociacioneve e shoqatave do tė jetė njė akt i ndėrgjegjes kombėtare pėr tė bashkuar tė gjitha forcat individuale tė intelektualėve nė Diasporė, kėshtu qė LSHB-sė do tė funksionojė si asociacion mirėkuptimi e respekti nė mes shqiptarėve, pa marrė para sysh pikėpamjet ideologjike, rajonale apo fetare, duke e riaktivizuar e rivitalizuar moton e Rilindjes sonė kombėtare: - Feja e shqiptarit ėshtė shqiptarizmi, filozofia politiko - patriotike e sė cilės ėshtė e do tė mbetet mė universalja e mė e vlefshmja pėr shpirtin shqiptar kudo nė botė.
Dashtė Zoti qė ky vit, t’i ofrojė e bashkojė gjithė shqiptarėt!

Gėzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2009!

Me nderime: I. Egriu


Pamje nga Greva e urisė nė Malme - Suedi, qė e organizoi LSHB-sė

E nderuara familja Kuzhnini!
Tė dashur motra e vėllezėr, bijė e bija tė Ilirisė!
Pėrmes kėtij urimi, sė pari jua pėrkujtojmė 9-vjetorin e Grevės sė parė tė urisė e tė 5-grevave tė tjera, qė u organizuan nė Suedi.
Saktėsisht mė 23 dhjetor, pra, para tetė vjet, kryetari i L SH B-sė, z. Simon, me grupin, nė Qendrėn mė tė madhe politike e diplomatike tė Evropės-Bruksel, pėr lirimin e mbi 7000 tė burgosurve e tė rrėmbyerve nga Kosova, dy javė rresht u ngujuan nė grevė urie, kurse Greva 7-ditore nė Suedi, filloi Natėn e Vitit tė Ri 2000.
Pra, nė Ditėlindjen e Krishtit dhe Natėn e Vitit tė Ri 2000, kur tė gjithė njerėzit e botės, hanin e pinin gjėra tė zgjedhura, Ju dhe ne me shokė luftonim mes jetės e vdekjes. E ēfarė mund tė jepnit mė shumė se jetėn, veēanėrisht Ju z. Simon ? Por jeta ju duhej dhe na duhej, sepse punė tė tjera tė mėdha ju prisnin t’i kryni pėr hir tė popullit tė shtypur shekuj me radhė. Ju priste dhe mbajtja e Kongresit mė tė madh historik i L SH B. ndaj, sot, nė prag tė kremteve, Juve tė gjithėve:
Nė emėr tė mbarė Komunitetit Shqiptar tė LSHB-sė pėr shtetet skandinave, nga zemra jua pėrcjellim urimet mė tė pėrzemėrta me rastin e festės sė Madhe tė Krishtlindjes, pra, tė 2008 vjetorit tė lindjes sė Profetit tė madh-Krishtit, me dėshira tė zhuritura dhe me lutje drejtuar Zotit tė vėrtetė qė kjo kremte, tė gjithė njerėzve mirėbėrės nė botė dhe popullit tonė tė shumėvuajtur t’u sjellė begati, afrim me njėri - tjetrin, bashkim, tolerancė dhe mirėkuptim, sepse, vetėm nė atė mėnyrė do tė kemi mundėsi tė marshojmė paralel me popujt e qytetėruar tė botės e, vetėm nė atė mėnyrė mund t’i realizojmė synimet tona shekullore, qė pas Pavarėsimit tė Kosovės, nė njė tė afėrme tė shpejtė, tė gjithė shqiptarėt bashkohen shpirtėrisht e fizikisht.
Gėzuar Krishtlindjet dhe. meqė gjendemi nė vigjilje tė Vitit tė Ri 2009, urojmė qė ky vit le tė je tė vit i realizimit tė idealeve e aspiratave tona kombėtare, vit i mirėkuptimit, i dashurisė, i respektit dhe i tolerancės sė shqiptarėve kudo nė botė.
Pėrshėndetje vėllazėrore nga Skandinavia.

Me dashuri e respekt, I. Egriu

Malme, 23 dhjetor 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] ARTI I BINDJES -PROPAGANDA NGA KĖNDVĖSHTRIMI PSIKOLOGJIK (2008-09-07 05:25:38 nga admin1)
[ Kultura ] Dashuria…Kėndvėshtrim i papritur, kėndvėshtrim universal (2008-04-16 12:28:06 nga admin4)
[ Opinione ] Pėrkujtojmė 41-vjetorin e tėrmetit katastrofal tė Dibrės me rrethinė (2008-11-30 08:48:32 nga admin4)
[ Opinione ] PAK FJALĖ RRETH GJENDJES AKTUALE QĖ PO KALON KOSOVA! (2008-10-18 09:50:05 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Hollėsi tė reja rreth planit tė shpėtimit (2008-09-20 01:48:08 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Solana: Po punohet pėr mėnjanimin e pengesave rreth vendosjes sė EULEX-it nė Kosovė (2008-05-26 12:15:55 nga admin4)
[ Opinione ] RRETH NJĖ QĖLLIMI KURDOHERĖ TĖ PĖRBASHKUAR ... (2008-03-20 01:03:04 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Kėshilli i Sigurimit, I pėrēarė rreth cėshtjes sė pavarėsisė sė Kosovės (2008-02-15 10:53:23 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rreth pėrpilimit tė listave pėr mė tė ”merituarit” e Pavarėsisė sė Kosovės (2008-02-12 11:39:59 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] NJOFTIM RRETH LISTĖS SĖ SAJUAR (2008-02-11 13:49:06 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rreth 100 shtete do ta njohin Kosovėn menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė, tha kryeministri Thaēi (2008-02-08 14:23:49 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster