DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2013

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» PRIZRENI - QYTET MUZE
Postuar mė datėn: 2007-12-19 05:54:35 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Shkruan: Frrok KRISTAJ

Pėrcaktimi i Therandės antike, nė Prizren apo nė afėrsi tė tij, bėnė qė nga koha e hershme antike tė trashėgohen pak a shumė shėnime historike e objekte tė kulturės materiale, siē ėshtė Vrapuesja e Prizrenit, qė gjendet nė Muzeun e Londrės (Angli) dhe Cjapi i Bronzit, nė Muzeun e Vranjės (Serbi).
Tė gjithė ata qė e kanė vizituar qytetin e Prizrenit sė paku njė herė, e kanė pėrjetuar gurgullimėn e lumit, ujin e Shatėrvanit,bukurinė e Kalasė, rrugėt me kalldrėm, trokėllimėn e nallaneve prej druri, djathin e Sharrit...Prizreni deri nė vitin 1949 ishte kryeqyteti i Kosovės. Nė vitin 1949 serbit Predrag Ajkiē, i ėshtė kujtuar se kufiri shtetėror ishte afėr kryeqytetit dhe kishte propozuar qė t’i merret epiteti i kryeqytetit dhe kėshtu ishte vendosur qė kryeqyteti i Kosovės tė bartej nė Prishtinė. Pos tė kaluarės historike dhe trashėgimisė kulturore, e cila cilėsohet si mė e pasura nė vend, pozita e volitshme gjeografike, klima dhe burimet e ujit, janė elemente tė rėndėsishme pėr Prizrenin. I njohur si qyteti mė i lashtė i Kosovės, ėshtė quajtur ndryshe edhe Venediku i Jugut, apo Dubrovniku kontinental. Prizreni posedon njė numėr tė madh objektesh me vlerė tė kulturės materiale, e cila ėshtė dėshmia mė e sigurt pėr nismėn e hershme dhe zhvillimin e jetės nė hapėsirėn urbane tė qytetit. Sipas hulumtimeve tė fundit, 1992-1994, thuhet se kompleksi arkeologjik Kėshtjella e Epėrme dhe Manastiri i Kryengjujve, qė gjenden nė Kompleksin memorial ‘Gryka e Bizhtricės’, i takojnė periudhės sė neolite.



Gjurmėt e lashtėsisė sė Prizrenit
Prizreni, qė ėshtė i njohur si lokalitet urban qė nga periudha antike, ėshtė qytet i lashtė historik qė shtrihet brigjeve tė Bizhtricės, nėn shpatijet pitoreske tė Maleve tė Sharrit. Tė dhėnat arkeologjike dėshmojnė se Prizreni ėshtė njėri ndėr qytetetmė tė vjetra tė Evropės Juglindore e mė gjerė. Emrin (nė variante tė ndryshme) e Prizrenit e ndeshim nė harta e dokumente tė ndryshme, si nė tabelėn V tė Ptolemeut (shekulli II), ku pėrmendet me emrin Termidava, pastaj nė hartėn Tabula Peutingeriana (shekulli III), te dijetari E. Spenser e ndeshim, si Procopera (359-336 para kohės sė re). Prizrenin me kėtė emėr e ndeshim edhe te Procopi (565), si dhe sipas amerikanit Eric Hempi, emėrtimi Prizren vjen nga Theranda (Therandė, Pri-zdrijana, Peneropolis, Pra-eserem, Pri-zna, Pri-zrenum, Pre-sarin, Pri-sareno, Pri-zirendi, Pre-zren,Pre-zdin, Pri-zdren, Pru-zrenin, Torzerm, Perserin e Pri-zrend, Pri-zerand, Pri-serand, Pri-zerendi, Pri-zereni dhe Prizreni. Me ndarjen e Perandorisė Romake (395) nė atė tė Perėndimit dhe tė Lindjes, Prizreni ra nėn sundimin e Bizantit (deri nė shekullin XIII). Ndėrkaq, nė vitin 1 455 ra nėn sundimin e Perandorisė Otomane. Ndaj monumentet e shumta e tė begatshme tė kulturave tė lashta janė dėshmitare tė kaluarės sė pasur tė Prizrenit, i cili edhe me tė drejtė njihet si qytet – muze. I nėnshtruar lėvizjeve tė mėdha shoqėrore gjatė periudhave tė caktuara kohore, Prizreni pėrjeton dhe baticat e zbaticat e zhvillimit ekonomik, social e kulturor. Shėnimet historike flasin se lulėzimin mė tė madh tė zhvillimit Prizreni e kishte pėrjetuar gjatė shekullit XIV dhe XIX, kur njihej si qendėr tregtare, fidanishte e zejtarisė, kulturės dhe artit, ēka dėshmon edhe prania e mė se 65 pėrmendoreve historike tė patundshme dhe mbi 600 tė tjerave tė lėvizshme.



Vrapuesja e Prizrenit
Koha e saktė e themelimit tė qytetit nuk ėshtė pėrcaktuar deri mė tash. Vendosja e qytetit antik Theranda nė hapėsirėn e tanishme tė Prizrenit ėshtė paksa diskutabile. Arkeologėt sugjerojnė se ky qytet antik duhet tė kėrkohet diku nė Tarazhdė, nė drejtim tė fshatit Korishė, ose nė rrethinėn e Suharekės. Pa marrė parasysh pėrcaktimin e Therandės antike, nė Prizren apo nė afėrsinė e tij, nga koha e hershme antike u trashėguan pak a shumė shėnime historik edhe objekte tė kulturės materiale, siē ėshtė Vrapuesja e Prizrenit, qė gjendet nė Muzeun e Londrės nė Angli dhe Cjapi i Bronzit, qė gjendet nė Muzeun e Vranjės nė Serbi. Pėr Vrapuesen e Prizrenit, shėnimet tregojnė se ėshtė e punuar nė bronz, se ėshtė gjetur nė Prizren dhe se i takon shekullit V para kohės sė re. Ndėrkaq, figura e cjapit ėshtė gjetur nė rrethinėn e ngushtė tė Prizrenit, pėrkatėsisht nė Kompleksin e Jaglenicės, ku dikur ishte njė urė, qė tanimė nuk ekziston, e cila ka qenė mbi pėrrockėn Jaglenica, qė formohej (pėrrocka) nga ujėrat qė rrjedhin nga Koxhaballkani dhe rrėnjėzat tė tij tė quajtur Pusnica. Po tė pranohet se Prizreni nuk ėshtė Theranda antike, atėherė shtrohet pyetja se ēka ka qenė Prizreni nė antikė, pasi qė nė hapėsirėn urbane tė qytetit kanė ekzistuar dhe ende ekzistojnė mbeturit e objekte veprimtare dhe sekondare tė njė vendbanimi tė lashtė, tė organizuara dhe tė urbanizuara. Pėr kėtė dėshmojnė:- Gėrmadhat e periudhės romake, tė zbuluara nė vitin 1964 (pastaj tė mbuluara) nė rrugėn ‘Ali Skėnderi’, pėrballė godinės pėrfiskulturė tė Gjimnazit ‘Gjon Buzuku’.- Bazilika nė lokacionin e tanishėm tė kishės ‘Shėn Premtja’. - Muret e periudhės romake te Sahat Kulla, tė shndėrruar nė hamam nė mesin e shekullit XVIII. Njė prej mureve tė tilla gjendet nė anėn e majtė nga hyrja e tanishme nė Muzeun Arkeologjiktė rajonit tė Prizrenit. - Ara (monumentvotiv) e shekullit II-III, e zbuluar nė rrugėn ‘Ēlirimi i popullit’, mė 1976, gjatė hapjes sė themeleve tė njė shtėpie. - Stellat (monumentembivarrore) e shumta tė periudhės romake. Nė vitin 1958 epigrafi i mirėnjohur dalmatin Martin Gabriēeviq, evidencoi 18 stella nė lokacionet e ndryshme te qytetit, ndėrsa nė vitin 1979 u gjetėn edhe 4 sosh, qė u vendosėn nė Muzeun Arkeologjik tė qytetit. - Kompleksi i Lidhjes sė Prizrenit, e kėshtu me radhė. Nga kėto fakte mund tė konkludohet se lashtėsia urbane e Prizrenit bie nė shekullin III e bile edhe mėherėt. Sipas hulumtimeve tė fundit arkeologjike (1992-1994), rezulton se Manastiri i Kryeengjujve, qė gjendet nė Kompleksin Arkeologjik dhe Kėshtjella e Epėrme, i takojnė periudhės eneolite, pėrkatėsisht 3000 vjet para kohės sė re.

Objektet kryesore tėtrashėgimisė kulturore
Objektet e palėvizshme tė Prizrenit ndahen nė Kompleksin memorial tė Grykės sė Bizhtricės (Ura e Gurit, pastaj Ura e vjetėr e Gurit nė Kėrėk-bunar, Manastiri i Kryeengjėjve, Kėshtjella e Epėrm (Kalajae Ēikave), Hidroelektrana ‘Prizrenasja’, e tė tjera). Kompleksi pėrmendor ‘Marashi’, Kompleksi monumental i Lidhjes sė Prizrenit, Kalaja e Prizrenit, Kompleksi i pėrmendoreve nė Nėnkala, Kompleksi i Potokmėhallės dhe Pantelia ( Bunarllėku, Bogosllovia, Kisha e Shėn Gjergjit, Xhamia e Sofi Sinan- pashės, Shatėrvani i Prizrenit, Kisha ortodokse e Shėn Gjergji, Asketorja e Shėn Nikollės, Kisha e Shėn Shpėtimtarit (Shėlbyesit), Hamami i Gazi Mehmed – pashės (Bajrakli xhamia), Xhamia e Emin - pashės, Xhamia e Saraēhanes (Kukli begut), Minarja e Arasta xhamisė, Pėrmendorja e dhjetė patriotėve tė varur, Xhamia e Myderrizit, Xhami e Suzi Ēelebisė, Namazxhahxhamia (Kėrėk xhamia), Kisha e Shėn Premtės, Kisha e Shėn Premtės e shndėrruar nė xhami, Xhamia e Mustafė - pashės, Sahat–kulla, Muzeu Arkeologjik i rajonit tė Prizrenit dhe Konkatedralja e Zonja Ndihmėtare– Ordinariati Ipeshkvor i Kosovės. Ndėrkaq, objektet reprezentative tė arkitekturės folklorike tė Prizrenit janė: Shtėpia e Musa Shehzades, Shtėpitė e Sarajit, ato tė sheh Hasanit, e Shaup Pashės, e Ismet Sokolit, e Adem Aga.

19.12.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] PRIZRENI I TRADITĖS APO QYTETI I DĖSHPRIMIT! (2008-12-13 17:40:14 nga admin1)
[ Opinione ] PARA-LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT 2 (2008-06-17 19:52:44 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] 130 VJETORI I LIDHJES SHQIPATRE TĖ PRIZRENIT (2008-06-09 14:19:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] “ALBANICA” promovon dy vepra me rastin e 130-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (2008-06-08 13:55:42 nga admin4)
[ Kultura ] PĖVJETORI I LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT (2008-06-01 14:22:27 nga admin4)
[ Histori ] NDARJA ADMINISTRATIVE DHE REGJISTRIMI I POPULLSISĖ NĖ QARKUN E PRIZRENIT NĖ VITIN 1919 (2008-03-05 19:03:29 nga admin1)
[ Histori ] SHPĖRNGULJA E MUHAXHIRĖVE SHQIPTARĖ NGA SANXHAKU I NISHIT NĖ KOHĖN E LIDHJES SĖ PRIZRENIT (1877—1878) (2008-02-27 14:50:03 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Feith: Trashėgimia kulturore e Prizrenit, vlerė e veēantė nė Kosovė (2008-02-23 13:50:27 nga admin4)
[ Histori ] Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 - 1881) (2007-06-18 13:28:31 nga admin1)
[ Kultura ] LIDHJA E PRIZRENIT (2007-06-18 08:52:13 nga admin4)
[ Kultura ] JEHONA E LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT NĖ KATĖR POEZI TĖ ATYRE VITEVE (2007-06-11 16:48:59 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2013 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster