| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » DOSJA P. F |
| Postuar mė datėn: 2008-03-03 13:03:05 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nė vitin 1913 kur po mbahej Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr, ku fatet e popujve tė vegjėl pėrcaktoheshin nga ruleta e interesit, Fuqitė e Mėdha morėn vendim qė nė Shqipėrinė e copėtuar tė vinin nė krye njė princ gjerman. Princ gjerman, meqė gjykonin se Gjermania qe mė asnjėanėse nė punėt e Ballkanit. Kėshtu qenė ujdisur hem diplomatėt europian hem diplomatėt rusė, por jo edhe populli shqiptar. Aso kohe, Gjermania asnjėanėse ende i binte avazit tė pėshtirė qė e nulifikonte Shqipėrinė duke e quajtur shprehje gjeografike. Asnjėanėsia e Gjermanisė nuk ishte asnjėanėsi parimore pėr ēėshtjen shqiptare, por asnjėanėsi nė mes europianėve dhe rusėve. |
|
Shkruan: Salih Mehmeti
Po qe se i keni vėrejtur skemat piramidale jo vetėm tė regjimit tė UNMIK-ut por edhe nismave tė ndryshme pėr Kosovėn shquhet mbizotėrimi periodik i mėkėmbėsve kryesisht nga vendet skandinave. Psh. njė lukuni kryeadministratorėsh e zyrtarėsh tė lartė qė janė marrė e po merren me Kosovėn kanė qenė pikėrisht nga vendet skandinave (Hans Hakerupi dhe Peterseni nga Danimarka, Kai Eide nga Norvegjia, Marti Ahtisaari nga Finlanda, Tjoborn Solstromi dhe Jonas Jonsson nga Suedia).
Nė ditėt tona, vendet skandinave nė konfiguracionin gjeopolitik botėror pėrfaqėsojnė njė farė urėlidhje mes vendeve europiane dhe Rusisė nė anėn tjetėr. Mjafton ti hedhim njė vėshtrim rreshtimeve tė tyre eklektike nė mekanizmat ndėrkombėtar. Kėsodore, Suedia ėshtė anėtare e BE-sė por jo edhe e NATO-s, Norvegjia ėshtė nė NATO, por jo edhe nė BE, Finlanda ėshtė nė BE por jo nė NATO, kurse Danimarka ėshtė aderante edhe nė BE edhe nė NATO. Konspektivisht vimė nė pėrfundimin se vendet skandinave janė njė pėrpuēje interesash euro-ruse, gjithnjė kundėrthėnėse, ndaj edhe janė tė rreshtuara gjithandej taborreve tė ndryshme gjeopolitike. Bile jo rastėsisht nė Helsinki dhe Oslo janė fabrikuar dhjetėra marrėveshje nė petkun e OKB-sė. Rasti mė i freskėt i ngjizjes sė kėtyre marrėveshjeve tė flashkėta ėshtė edhe marrėveshja e Helsinkut mė 2005 pėr Acehun, rreth sė cilit do tė zhdrivillojmė nė vijim njė analizė pėrmbajtėsore.
Marti Ahtisaari, projektin e pa hajr qė shpeshherė indentifikohet me inicialet emėrore tė tij si Pakoja e Ahtisaarit, nuk e kish pėr tė parėn herė. Pėr mė tepėr, ky ish president finlandez ishte argasur pėr mė se dhjetė vjet rresht nė shuarjen e lėvizjeve ēlirimtare nėpėr botė. Ahtisaari qė njohim ne: nė 99ėn ky njeri sė toku me Ēernomirdinin gjatė ndėrhyrjes sė NATO-s bėn njė marrėveshje me Millosheviqin e cila e resaturoi shtetin serb (14 pikat e kompromisit qė pėrfshinin midis tė tjerash vendosjen e trupave tė NATO-s sall nė Kosovė por jo nė Serbi qė ishte agresionbėrsja).
Njė vit para se tė merrej me organizimin e negociatave tė kompromisit tė Prishtinės dhėnėse ndaj Beogradit marrės, ky aventurier kish lozur njė rol jo tė vogėl nė rroposjen e aspiratave tė ligjshme tė popullit aceas pėr vetėvendosje deri nė shkėputje nga Indonezia, duke i hapur shteg shpėrbėrjes krejtėsore tė Lėvizjes sė Acehut tė Lirė (GAM). Pėrmes negociatave qė rrjedhuan pas falimentimit tė Lėvizjes sė Acehut tė Lirė (GAM) u pranua a priori Marrėveshja e Mirėkuptimit, e cila Acehun as qė e bėnte hesap pėrveēėqė e shihte si objekt pėr stabilitet brenda shtetit unitar tė Indonezisė.
Kėto ngehina ndėrkombėtare qė identifikohen me stabilitetin abstrakt ndėrkombėtar po ia rrisnin ēmimin personal Marti Ahtisaarit me koston e rėndė tė shkretėtirizimit politik tė vendeve fatėkeqe ku shkeli kėmba e kėtij njeriu. Hėpėrhė, Marti Ahtisaari ėshtė njeri ndėr 197 tė nominuarit pėr Ēmimin Nobel pėr paqe. Ēdo gjė qė ka trajtuar Ahtisaari pėrfshirė edhe Propozimin Gjithėpėrfshirės pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės kanė qenė tė motivuara nga grykėsia pėr Nobelin dhe kinse filantropia pėr paqe, pavarėsisht se ēfarė paqeje ėshtė ajo. Nuk bėn nė asnjė mėnyrė tė prapamendohet se faji i UNMIK - ut dhe i mekanizmave tjerė ndėrkombėtar duhet tiu atribuohet skandinavėve. Nuk qėndron problemi te prejardhja nacionale e filan fistekit por problemi ėshtė te epiqendra e premisave tė lajthitura politike, qė janė themel i sistemeve kundėrdemokratike.
Nga shtjellimi i mėsipėrm u vu nė pah se njė shumėsi zyrtarėsh tė lartė qė postohen nė Kosovė vinė si rrjedhojė e njė pėrvoje dhe argasjeje nė realitete tė pėrafėrta nėpėr botė. Veē pėrmendėm Ahtisaarin, aventurėn e tij nė Aceh dhe transferimin nė Kosovė. Nė krye tė misionit civil europian pėr Acehun (Aceh Monitoring Mission -AMM) qė ish zotuar pėr zbatimin praktik tė Marrėveshjes sė Mirėkuptimit ishte pikėrisht holandezi ambicioz Peter Feith, ky qė tani ėshtė graduar mozamėkeq me spektrin e dyfishtė: si shef i misionit tė BE - sė nė Kosovė dhe pėrfaqėsues i lartė civil ndėrkombėtar qė ka pėr detyrė pikė pėr pe zbatimin e Planit tė Ahtisaarit. Po kush ėshtė nė fakt Peter Feith?
Peter Feith ka njė pėrvojė tė gjatė nė udhėheqjen e misioneve policore mė Bosnjė. Mė herėt ishte i atashuar si kėshilldhėnės pranė Havier Solanės nė cilėsinė e ekspertit tė menaxhimit tė krizave. Pra, zjarrifikės hesapi. Nga gushti i 98ės deri nė tetor tė 2001ės ishte pjesė e stafit tė NATO - s nė drejtoratin e menaxhimit tė krizave nė Ballkan. Nga ish sekretari i pėrgjithshėm Gjenerali Lord Robertson Peter Feith u pat graduar si pėrfaqėsues personal i tij nė zhbėrjen e luftės dekolonizatore tė UĒPMB - sė kundėr armatės serbe. Bashkė me tė dėrguarin e qeverisė serbe Nebojsha Ēoviēin hartuan planin pėr ēarmatosjen tėrėsore tė UĒPMB - sė dhe vendosjen e status quos sė mėparme qė rrjedhoi me Marrėveshjen nė Konēul. U bė tėrheqja dhe zhbėrja e UĒPMB - sė nga zona e fortifikuar pesėkilometėrshe dhe rikthimi i policisė serbe me petkun e multietnicitetit. Dhe tani po i del boja mashtrimit pėr paqe nė Konēul: edhe ata policė tė paktė shqiptarė nė Preshevė e Bujanoc po i dėrgojnė detyrimisht nizamė pėr ruajtjen e rendit nė qytetin e serbizuar tė Vranjės.
Nė vitin 2001 Peter Feithin sėrish e gjejmė nė zanatin e vjetėr. Kėsaj rradhe nė Maqedoni. Nė verėn e 2001ės Peter Feith si pėrfaqėsues i NATO - s bashkė me Ali Ahmetin nėnshkruan diku nė Kosovė njė marrėveshje, qė parashihte tėrheqjen graduale tė UĒK - sė nga pjesė tė pėrveēme strategjike tė Tetovės duke filluar nga rruga Tetovė - Jazhincė, Tetovė - Odri dhe nga qyteti i Tetovės. Njė ditė pas kėtij akti tė turpshėm, Tetova u ripushtua nga konvojet tė shoqėruara me tankse dhe armatim tė rėndė tė ushtrisė sllavomaqedone. Tevona, Peter Fetih si pėrfaqėsues i NATO - s pėr Ballkanin do ta indoktrinojė Ali Ahmetin duke e inicuar bashkarisht marrėveshjen pėr ēarmatimin e UĒK - sė qė u nėnshkrua nė Shipkovicė tė Tetovės. Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje UĒK - ja vėrteton pėlqimin e saj pėr ēarmatim tė tėrėsishėm dhe pėr bashkėpunim me NATO - n nė operacionin Korrja e Domosdoshme operacioni pėr mbledhjen dhe sistematizimin e armėve, municionit, minave dhe eksplozivėve tė UĒK sė si pjesė pėrbėrse pėr zgjidhjen e krizės nė IRJM. Kjo marrėveshje ishte: Lamtumirė Armė sepse shėnjoi fundin e UĒK - sė sebet disa tė drejtave tė vakėta tė Marrėveshjes sė Ohrit qė u shkalafiten fare me kalimin e kohės.
Prirjeve pėrēarėse tė Peter zjarrfikėsit i dhanė krah pajada edhe Agim Ēeku edhe Hashim Thaēi, personalitete tė kahershme tė kompromisit.
Ēdo anėtar i TMK - sė, i cili do tė zbulohet se lufton nė Maqedoni apo nė Luginėn e Preshevės do tė shkarkohet thoshte Agim Ēeku nė njė deklaratė nė mars tė 2001ės pėr tė shtuar paturpėsisht se: TMK mbėshtet sovranitetin dhe integritetin territorial tė Maqedonisė. Kėsisoj, nga TMK - ja e patėn zbuar Gėzim Ostrenin, ish shef i shtabit tė TMK - sė i cili u pezullua dhe mė pas u shkarkua nga Ēeku vetėm pse ndihmoi kryengritjen ēlirimtare tė Iliridės. Ndėrsa, ish komandanti i Zonės 6 tė TMK - sė Shukri Buja ėshtė shkarkuar vetėm pse ndihmoi me armatim luftėn nė Luginėn e Preshevės.
Andaj, nga Peter Feith nuk pritet gjė e mirė, pos konservimit tė gjendjes sė vėshtirė politike nė vend. Dikush mund tė thotė se Peter Feith ėshtė njeri i duhur pėr sigurinė vendėse, por duhet ditur se edhe para hundėve tė Peter Feith kur shėrbente nė krye tė misionit policor nė Bosnjė, aty gjėllinin dy polici tė ndara: njėra nė Sarajevė tjetra nė Banja Llukė. Vitin e kaluar, komisioneri pėr zgjerim tė BE-sė Oli Rehn- i ia pat tėrhequr vėrejtjen udhėheqėsve tė Bosnjės se treni po i ikėn Bosnjės pakthyeshėm nė mbetjen pa nėnshkrim tė marrėveshjes pėr asocim - stabilizim si pasojė e policive tė ndara nė vend.
Nė anėn tjetėr, ministri i jashtėm boshnjak Sven Alkalaj qahej se Forca policore e Republikės sė Bosnjės nuk po i shtrin dorėn e bashkėpunimit policisė federale. Kėtu tė ngre krupėn kjo loja dhelpėrake europiane: nė njėrėn anė tė thyejnė kėmbėt, nė anėn tjetėr tė thonė pse nuk vrapon?
Ama po ecim drejt BE- sė! Me misionin EULEX mbi, me entitetin virulent serb brenda Kosovės, me polici tė ndarė dhe mozamėkeq me nanuritjet e politikanėve se ēdo gjė ėshtė si ėshtė mė sė miri!
Prishtinė, 1 mars 2008
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|