DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Karta e Atlantikut dhe shqiptarėt
Postuar mė datėn: 2007-10-26 04:14:24 nga admin4 :: Kategoria: Histori

Lufta e Dytė Botėrore nuk ishte vetėm njė ballafaqim interesash politike midis dy blloqeve antagoniste por edhe njė ballafaqim platformash ideologjike pėr tė ardhmen e botės, thellėsisht tė kundėrta midis tyre. Nga njėra anė qėndronin fuqitė e bllokut fashist qė kishin shpėrthyer luftėn - Gjermania hitleriane, Italia fashiste, Japonia militariste - me tendencat e tyre imperialiste pėr tė vendosur me dhunė tė ashtuquajturin "rend tė ri", nė fakt pėr tė vendosur sundimin e tyre dhe regjimin fashist mbi mbarė botėn. Nga ana tjetėr qenė rreshtuar fuqitė e koalicionit antifashist me nė krye Britaninė e Madhe, Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė cilėt synonin tė mbronin jo vetėm vendet e tyre por edhe mbarė botėn nga rreziku i imperializmit fashist. Nė kėtė kuadėr, kryeministri britanik Churchill dhe presidenti amerikan Roosvelt shpallėn bashkėrisht platformėn e tyre politike dhe ideologjike pėr paqen qė do vendosej pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Parimet themelore tė platformės sė tyre u renditėn nė njė deklaratė tė pėrbashkėt qė kryeministri britanik dhe presidenti amerikan nėnshkruan mė 14 gusht 1941 nė anijen Potomac tė ankoruar pranė ishullit tė Terranovės nė oqeanin Atlantik.


Profesor Doktor, Akademik Kristo Frashėri

Deklarata, e cila hyri nė histori me emrin "Karta e Atlantikut", pėrmbante tetė parime tė politikės sė tyre ndėrkombėtare. Nė pikėn e pare, tė dyja palėt zotoheshin se nuk aspironin zmadhime territoriale pėr veten e tyre. Nė pikėn e dytė, ato deklaronin se nuk dėshironin tė kryheshin ndryshime territoriale as nga tė tjerėt, nėse kėto ndryshime kufijsh, thuhej nė deklaratė, nuk do tė pranoheshin lirisht nga popujt e interesuar. Me pikėn e tretė, tė dyja palėt zotoheshin se do tė respektonin vullnetin e popujve pėr vetėvendosjen e fatit tė tyre, autonominė, tė cilėn ende nuk e gėzonin. Nė pikėn e katėrt, tė dyja palėt zotoheshin se do t'u njihnin tė gjithė shteteve, tė mėdhenj e tė vegjėl, fitimtarė ose tė mundur, tė drejtėn tė gėzonin kushte tė barabarta nė ushtrimin e tregtisė dhe nė shfrytėzimin e lėndėve tė para, kurse nė pikėn e pestė shprehnin dėshirėn se do tė pėrkrahnin bashkėpunimin mė tė plotė midis gjithė popujve nė fushėn ekonomike (me qėllim qė t'u siguronin tė gjithėve kushte mė tė mira pėr punė, pėr pėrparim ekonomik dhe pėr sigurime shoqėrore). Nė dy pikat e mėtejshme, ato zotoheshin se do tė vendosnin njė paqe qė do t'i ēlironte tė gjithė njerėzit nė tė gjitha vendet nga frika dhe nga presioni dhe se do t'u lejonte atyre tė drejtėn qė tė lundronin pa pengesė nė detet dhe oqeanet. Nė pikėn e tetė dhe tė fundit, kryeministri britanik dhe presidenti amerikan deklaronin se ishin tė bindur qė tė gjitha kombet (kombet nė kuptimin e shteteve) do tė pranonin domosdoshmėrinė pėr tė hequr dorė nga pėrdorimi i dhunės dhe si rrjedhim, do ta miratonin nevojėn e njė ēarmatimi tė pėrgjithshėm duke vendosur njė sistem sigurimi kolektiv.

Karta e Atlantikut u nėnshkrua nė njė kohė kur Bashkimi Sovjetik kishte dy muaj qė ishte sulmuar nga Gjermania hitleriane, kurse Amerika nuk kishte hyrė ende nė luftė. Arsyeja pėrse Moska nuk u ftua tė merrte pjesė nė nėnshkrimin e Kartės sė Atlantikut, kuptohet po tė kemi parasysh se Bashkimi Sovjetik, me pranimin e tij, duhej tė hiqte dorė nga tre shtetet balltike qė kishte aneksuar nė fillim tė luftės botėrore. Por mė vonė, me keqėsimin e vazhdueshėm tė situatės sė saj nė front dhe nė prapavijė, Moska filloi tė tėrhiqej. Shenjėn e parė e dha nė muajin maj tė vitit 1943, kur ajo shpėrndau Kominternin, organizatėn ndėrkombėtare, Internacionalen Komuniste me seli nė Moskė, ku bėnin pjesė tė gjitha partitė komuniste tė botės. Shenjė tjetėr ishte pjesėmarrja e saj nė Konferencėn qė mbajtėn nė Moskė, nė tetor ministrat e jashtėm tė aleatėve tė mėdhenj tė koalicionit antifashist dhe pėrfundimisht nė Konferencėn e Teheranit, e cila u mbajt njė muaj mė vonė me pjesėmarrjen e tre udhėheqėsve kryesore tė koalicionit, Stalinit, Churchilit dhe Roosveltit - konferenca kėto qė ripohuan tė drejtat e kombeve pėr vetėvendosje.

Nga tė gjitha parimet e Kartės sė Atlantikut, dy kishin interes tė veēantė pėr shqiptarėt. Njėri kishte tė bėnte me parimin e shprehur nė pikėn e dytė ku thuhej se dy aleatėt e mėdhenj perėndimorė nuk dėshironin ndryshime territoriale, as nga tė tjerėt, nėse kėto ndryshime kufijsh nuk do tė pranoheshin lirisht nga popujt e interesuar. Tjetri kishte lidhje me parimin e shprehur nė pikėn e tretė ku tė dyja palėt zotoheshin se do tė respektonin vullnetin e popujve pėr vetėvendosjen e fatit tė tyre, autonominė, tė cilėn ende nuk e gėzonin. Kjo do tė thoshte se dy fuqitė e mėdha perėndimore nuk njihnin as pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste, nė prill 1939, as copėtimin e Jugosllavisė qė kishin kryer fuqitė e bllokut fashist, nė prill 1941. Si rrjedhim, fuqitė e koalicionit anglo-amerikan nuk e njihnin as pėrfshirjen e viseve shqiptare tė Kosovės dhe tė Maqedonisė brenda kufijve politikė tė Shqipėrisė sė pushtuar, qė fuqitė e Boshtit kishin vendosur nė kohėn e copėtimit tė Jugosllavisė. Sipas Kartės sė Atlantikut, pasi Shqipėria tė ēlirohej nga zgjedha fashiste, forma e regjimit do tė vendosej nga vetė populli shqiptar me anėn e votimit tė pėrgjithshėm dhe se fati i viseve shqiptare qė ndodheshin jashtė kufijve tė vitit 1913 do tė vendosej gjithashtu nga vetė shqiptarėt e kėtyre viseve nėpėrmjet votės sė pėrgjithshme.

Karta e Atlantikut u prit me simpati nė Shqipėrinė e robėruar, mbasi ajo u hapte shqiptarėve rrugėn pėr tė realizuar dy aspiratat madhore tė lėvizjes kombėtare rilindėse - tė rifitonin pavarėsinė e humbur dhe tė realizonin bashkimin e mbarė trojeve tė tyre etnike nė njė shtet tė vetėm kombėtar. Vetėkuptohej se kėto tė drejta sovrane, shqiptarėt mund t'i realizonin vetėm nėse merrnin pjesė aktivisht nė luftėn kundėr bllokut fashist. Nuk duhet harruar se Shqipėria, formalisht, me vendimin qė kishte marrė asambleja kolaboracioniste e Tiranės, mė 12 prill 1939, ishte integruar nė bllokun fashist, integrim tė cilin e kishte miratuar me luftėn qė qeveria kolaboracioniste e Shefqet Vėrlacit i kishte shpallur Greqisė mė 28 tetor 1940. Me njė fjalė pėr tė pėrfituar nga dy parimet e Kartės sė Atlantikut, shqiptarėt e tė gjitha viseve etnike duhej tė angazhoheshin nė luftėn totale kundėr bllokut fashist.

Nė parim, njė pjesė e mire e qarqeve patriotike shqiptare, komuniste dhe jokomuniste, ishin dakord me kėtė logjikė politike. Pėr kėtė arsye ato u angazhuan, pa rezerva nė luftėn kundėr agresorėve fashistė, derisa arritėn tė formonin ushtrinė nacional-ēlirimtare me brigada, divizione dhe korparmata.

Karta e Atlantikut shkaktoi hutim nė radhėt e kolaboracionistėve shqiptarė tė agresorėve fashistė, tė cilėt nuk dolėn hapur kundėr saj, por u munduan ta varrosnin atė nė heshtje, pėr arsye se me tė u zhvleftėsua zhurma propagandistike e Mustafa Krujės, sipas tė cilit Londra, Uashingtoni dhe Moska kishin projektuar copėtimin e Shqipėrisė. Pėrkundrazi, njė pjesė e nacionalistėve tė djathtė shqiptarė, tė cilėt u renditėn nė "Ballin Kombėtar", dolėn me tezėn e pritmėrisė se ende nuk kishte ardhur koha pėr tė rrėmbyer armėt kundėr okupatorit, veē kėsaj ngritėn tezėn se pėr tė mbrojtur tė drejtat etnike shqiptare duhej pėrgatitur pėr tė luftuar kundėr forcave nacionaliste dhe komuniste jugosllave dhe greke, pėr tė mbrojtur Kosovėn dhe Ēamėrinė.

Siē dihet, lufta e pėrbashkėt qė zhvilluan komunistėt dhe patriotėt demokratė nė Frontin Nacionalēlirimtar, e radhitėn shumė shpejt Shqipėrinė nė Koalicionin e madh antifashist.

Kėshtu, nė dhjetor tė vitit 1942, Shqipėria siguroi ripohimin e statusit tė pavarėsisė, kurse ēėshtjen e kufijve tė saj politikė, Britania e Madhe e la tė hapur, siē thuhej nė atė kohė, pėr tė mos ia mbyllur shpresat Greqisė qė ajo tė siguronte si shpėrblim, pėr luftėn e shpallur nga qeveria e Shefqet Vėrlacit, aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut. Deklaratat e tre Fuqive tė Mėdha pėr Shqipėrinė, pavarėsisht se ato nuk e zunė nė gojė Kartėn e Atlantikut, ishin njė thirrje pėr tė vazhduar mė me ngulm luftėn nacional-ēlirimtare kundėr okupatorėve fashistė. Por vendimi qė morėn qarqet nacionaliste tė "Ballit Kombėtar" pėr tė qėndruar ende nė pritmėri, duke u angazhuar vetėm formalisht nė luftė kundėr okupatorėve fashistė dhe pėr t'u mobilizuar nė fund tė luftės kundėr forcave komuniste dhe nacionaliste serbe e greke, ishte plotėsisht i gabuar. Kjo pėr arsye se njė angazhim i tillė politik dhe ca mė tepėr ushtarak, kundėr forcave komuniste dhe nacionaliste greke e jugosllave, qė ishin tė rreshtuara pėrkrah koalicionit tė madh anglo-sovjeto-amerikan, do t'i komprometonte forcat politike shqiptare si bashkė-luftėtare tė ushtrive gjermane hitleriane.

Burimi: tiranaobserver
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] KARTA E OKB NUK MUND TĖ ZĖVENDĖSOHET ME PLANIN E AHTISARIT PO - KARTĖS SĖ OKB MBI TĖ DREJTĖN NE VETĖVENDOSJE – PO MISIONIT TĖ SHBA NĖ KOSOVĖ (2008-01-09 05:35:38 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Viktoria Nuland: Karta e Adriatikut ishte me rėndėsi vitale pėr Maqedoninė, Kroacinė dhe Shqipėrinė (2007-06-29 06:20:45 nga admin4)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster