DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Intervistė me prof. dr. Reshat Nexhipin, me rastin e 99-vjetorit tė Kongresit tė Alfabetit
Postuar mė datėn: 2007-11-15 16:54:29 nga admin1 :: Kategoria: Intervista

(nė foto: Manastiri)

Kontributi i Skėnderbeut dhe Ali Pashė Tepelenės pėr shndėrrimin e Manastirit nė qendėr vilajeti dhe nė vendlindje tė Alfabetit Shqiptar



Nga: Afrim SELIMI

Qysh nė fillim duhet tė them se kėtė bisedė e kam titulluar nė kėtė mėnyrė, pa u konsultuar me bashkėbiseduesin nė fjalė, prandaj kėrkoj falje prej tij, nėse ky titull i duket si i paqėlluar. Veprova kėshtu, jo vetėm pėr tė bėrė kėtė bisedė sa mė atraktive pėr lexuesit, por duke u bazuar edhe nė njė fejton tė tij kushtuar Kongresit tė Manastirit, nė tė cilin pėrmenden edhe dy kolosėt e prezantuar nė titull. Prandaj edhe bisedėn e fillova pikėrisht me kėta tė dy.

A.S.: Z. Reshat, ēfarė lidhje ka Skėnderbeu me Alfabetin e Manastirit?
R.N.: Kjo pyetje, nė shikim tė parė, duket si absurde, por ėshtė tepėr e qėlluar nga ana Juaj. Ja pse: Kongresi i parė i Manastirit nuk do tė ndodhte sikur ky qytet mos ishte qendėr vilajeti, e, pėr kėtė, nė mėnyrė indirekte ka kontribuar edhe rezistenca e shqiptarėve, duke filluar nga koha e Skėnderbeut. Pushtuesit osmanė, me tė shkelur nė Manastir, shqetėsime tė mėdha patėn pikėrisht nga rezistenca nė fjalė, nė krye me heroin ynė kombėtar. Ky, pėrveē asaj qė ka dashur Manastiri, themeluar nga stėrgjyshėrit e tij – Linkestėt, mos mbetet nė duart e osmanėve, deshėn tė hakmerren edhe pėr helmimin e vėllezėrve tė vet nga ana e sulltanit. Ky i fundit, i vetėdijshėm qė me forcė nuk do mund tė pėrballojė dot Skėnderbenė, trimėrinė e tė cilit e kishte njohur derisa e kishte peng, vendosi ta qetėsojė pėrmes islamizimit tė shqiptarėve. Pėr ta kryer kėtė, patjetėr duhej tė ngrihen objekte fetare islame nė Manastir. Prandaj, nuk ishte gjė e rastit qė xhamia e parė nė Ballkan u ngrit pikėrisht nė kėtė qytet dhe atė, me iniciativėn e njė komandanti tė shquar turk i cili posa ishte kthyer nga njė betejė e pasuksesshme me shqiptarėt e Skėnderbeut, vetėm disa vjet pas vdekjes tė kėtij tė fundit. Pas xhamisė tė parė, filluan tė ngrihen edhe tė tjera, numri i tė cilave, nė fund, mbėrriti nė 72, gjė qė e shndėrroi Manastirin nė qendėr mė tė rėndėsishme dhe mė atraktive fetare nė Ballkan. Pėr kėtė pra, nė mėnyrė indirekte, ka kontribuar edhe Skėnderbeu dhe rezistenca shqiptare nė pėrgjithėsi.

A.S.: Nga kjo qė thatė del se shqiptarėt rezistuan kundėr pushtuesve osmanė mė tepėr se ēdo popull tjetėr qė jetonte nė Manastir nė atė kohė. Pse?
R.N.: Historia ka dėshmuar se ai qė rruan pragun e shtėpisė sė tij, reziston mė tepėr nga mysafiri. Nėse kėtė shtėpi rastėsisht e pėrfshin zjarri, mysafiri do dalė prej saj, pėr tė shpėtuar jetėn, kurse i zoti qėndron deri nė fund dhe bėn ēmos pėr ta shuar zjarrin, duke sakrifikuar jetėn. Ose, pėr ta elaboruar mė mirė pėrgjigjen e pyetjes Tuaj, do shėrbehem me njė shembull mjaft tė thjeshtė, por me plot kuptim. Nėse njė fėmijė mban nė dorė para tė veta, vėshtirė ėshtė qė t’ia marrish, e nėse ato para i ka tė vjedhura, menjėherė ti jep dhe ia mbath kėmbėve, sepse si ka fituar me djersė. Besoj se u kuptuam.

A.S.: Ti kthehemi Skėnderbeut. Manastiri, pėrveē qendėr fetare, siē thatė Ju, mė vonė, u bė edhe qendėr ushtarake, sa rezistenca e Skėnderbeut dhe e shqiptarėve pas vdekjes sė tij, kontribuoi nė kėtė drejtim?
R.N.: Kontributi ėshtė shumė i madh. Sepse, edhe pse njė pjesė e madhe e shqiptarėve, pėr ti shpėtuar asimilimit tė egėr sllav, pėrqafoi islamizmin, por ata nuk e pranuan sundimin osman, kėshtu qė, rezistenca shqiptare nuk u ndėrpre. Kjo e detyroi sulltanin tė sjellė forca tė mėdha ushtarake, pėr nevojat e tė cilėve u ngritėn objekte tė ndryshme ekonomike etj, nė Manastir, tė cilat kėtij qyteti ia ndryshuan krejtėsisht tiparet ose fizionominė, duke e shndėrruar nė qendėr vilajeti dhe nė qytet konsujsh, gjė qė, mundėsoi qė Manastiri tė shndėrrohet edhe nė Qendėr tė Lėvizjes Mbarėkombėtare Shqiptare, me vepra tė shumta atdhetare, siē ėshtė edhe Kongresi i Alfabetit.

A.S.: Nė kėtė drejtim, siē thuhet nė titullin e kėsaj bisede, ka kontribuar edhe Ali Pashė Tepelena. Si?
R.N.: Edhe ky, si kundėr Skėnderbeu, pėrveē qė ka dashur Manastiri, si vatėr e vjetėr ilire, mos mbetet nėn turqit, hakmerrej edhe pėr vrasjen e vjehrrit tė tij, Kapllan Pashės, tė cilit, akoma pa zbritur nga kali, ia prenė kokėn dhe e lanė nė atė gjendje tė mjerueshme disa ditė me radhė nė njė shesh tė Manastirit.

A.S.: Nė njė shkrimin Tuaj, kushtuar Ali Pashė Tepelenės, qėndron konstatimi se kontributi i kėtij vigani tė madh shqiptar nė lidhje me ēėshtjen e posa pėrmendur, lidhet edhe me vllehtė. Pse?
R.N.: Po, ashtu ėshtė. Ali Pashė Tepelena, dogji Voskopojėn dhe disa vende tė tjera, jo pėr ti plaēkitur, siē thonė kundėrshtarėt e tij, por pėr t’ia shkulur rrėnjėt e propagandės greke. Kjo djegie bėri qė shumė familje vllahe nga ato vende, tė shpėrngulen nė Maqedoni, pra edhe nė Manastir. Kėta vllahė, njihnin nga disa gjuhė dhe zanate dhe si tė tillė i dhanė impuls tė veēantė zhvillimit ekonomik, gjegjėsisht tregtisė dhe zejtarisė, gjė qė edhe mė tepėr i hapi rrugė Manastirit pėr t’u shndėrruar nė qendėr vilajeti, pa tė cilin nuk do tė mbahej dot Kongresi i Alfabetit.

A.S.: A mund ta elaboroni kėtė mė detajisht?
R.N.: Manastiri si qendėr e rėndėsishme ekonomike, u mundėsoi disa familjeve shqiptare, tė pasurohen dhe njė pjesė tė pasurisė ta shfrytėzojnė nė dobi tė veprave kombėtare, siē ishte edhe Kongresi i Manastirit. E them kėtė, sepse ky kongres zgjati rreth 10 ditė dhe kėrkonte shpenzime tė mėdha, tė cilat rranė kryesisht nė kurriz tė familjeve tė pasura, siē ishin ajo e Gėrmenjve, nė hotelin e tė cilėve – “Liria”, u mbajt kongresi nė fjalė, si dhe ajo e Qiriazėve, familja mė patriotike nė mbarė kombin shqiptar dhe nė tė gjitha epokat pas asaj tė Frashėllinjėve, prej tė cilės fitoi frymėzimin e saj kombėtar dhe atdhetar.

A.S.: Kėsaj familje, gjegjėsisht, rolit tė saj nė Kongresin e Alfabetit, Ju i keni kushtuar edhe njė fejton tė veēantė. Prandaj, do tė ishte mirė sikur tė na thoshit diēka mė tepėr pėr tė.
R.N.: Kjo familje pėrbėhej prej 5 anėtarėve, 3 meshkujve dhe 2 femrave, secili mė patriot se tjetri. Pėr kėtė ka kontribuar, siē thamė, familja e Frashėllinjėve, posaēėrisht bilbili i gjuhės shqipe - Naim Frashėri. Ky, veē tjerash, i ka mundėsuar Sevasti Qiriazit, tė kryejė me sukses dhe nė kohė fakultetin e mėsuesisė nė Stamboll dhe gjatė ceremonisė sė diplomimit, i dha porosi tė tilla kombėtare, tė cilat ajo i respektoi dhe i realizoi nė maksimum. Sevastia dhe motra e saj Parashqeva njihnin nga 8 gjuhė dhe si tė tilla ishin femrat mė tė emancipuara nė Ballkan, kurse e dyta ishte e vetmja femėr nė botė, nė Konferencėn e Paqes nė Paris, mė 1919-1920. Librat e Naim Frashėrit ishin pasuria mė e madhe e familjes Qiriaze. Nga shkrimet e tij ishte frymėzuar sidomos Gjerasim Qiriazi, gjė qė shihet edhe nė vjershat e tij, siē ishte edhe strofa nė vijim:

Do punoj pėr mėmėdhenė
Gjithė jetėn sa tė roj,
Do ti zgjoj edhe ata qė flenė,
Kėshtu jetėn ta mbaroj.
Patriotizmi i Naim Frashėrit kishte frymėzuar edhe nėnėn e Qiriazėve, e cila, edhe pse e pashkolluar, kontribuoi tepėr nė shkollimin e fėmijėve tė saj dhe e cila nuk lejonte qė nė shtėpinė e saj tė flitet gjuhė tjetėr pėrveē shqipes, kėshtu qė aty hynin e dilnin vetėm patriotė tė shquar, posaēėrisht para, gjatė dhe pas Kongresit tė Manastirit. Nė shtėpinė e saj mbaheshin mbledhjet e fshehta qė kishin tė bėjnė, jo vetėm me Alfabetin, por edhe me ēėshtjen e ēlirimit tė vendit nga sundimi 5 shekullor osman. Kėtė pėrgjigje tė pyetjes tuaj, lidhur me Qiriazėt, e zgjata njė ēik mė tepėr pėr tė konstatuar se pa kėtė familje Manastiri nuk do tė bėhej dot qendra e Lėvizjes Kombėtare, pra, as edhe vendlindje e Alfabetit shqiptar.

A.S.: Nė oborrin e kėsaj familje, sa kam lexuar nga shkrimet tuaja, u ngrit edhe Shtypshkronja Universale Shqiptare...
R.N.: Po, ashtu ėshtė. Pėr ngritjen e saj u vendos nė Kongresin e Manastirit. Nga kjo shtypshkronjė dolėn 300 tituj tė shkrimeve, librave, abetareve dhe publikimeve tė ndryshme shkencore etj., nė 13 gjuhė tė botės tė cilat disperzoheshin nė tė katėr anėt e rruzullit tokėsor, gjė qė ēėshtjen shqiptare e afirmoi tepėr nė tėrė anėt e Globit dhe hapi rrugėn drejt Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Pikėrisht kėtu qėndron roli i familjes Qiriaze dhe i Kongresit tė Alfabetit, nė tė cilin, siē thashė, ra vendimi pėr ngritjen e Institucionit nė fjalė.

A.S.: Kur jemi te Pavarėsia, Ju, njė fejtonin tuaj e keni titulluar si “Kongresi i Manastirit – urrė midis Lidhjes sė Prizrenit dhe Pavarėsisė sė Shqipėrisė”, Ju lutem tė thoni diēka rreth kėtij konstatimi.
R.N.: Sa i takon Lidhjes sė Prizrenit, atje u aktualizua nevoja e aprovimit tė Alfabetit tė pėrbashkėt. Prandaj, jo rastėsisht, vetėm disa muaj pas kėsaj, gjegjėsisht gjatė vitit 1879, u krijua Alfabeti i Stambollit, i njohur edhe si Alfabeti i Sami Frashėrit, sepse ky me duart e veta i krijoi germat e atij Alfabeti, i cili u vlerėsua lart nė Kongresin e Manastirit. Ndėrsa, lidhje e Kongresit me Pavarėsinė e Shqipėrisė qėndron nė faktin qė para kėtij kongresi, shqiptarėt pėrdornin alfabete tė ndryshme, tė cilat, jo vetėm qė pengonin komunikimin normal midis tyre, pėrmes letrave, por shkaktonin edhe grindje, sepse bihej nėn ndikim tė vendeve nga tė cilat fitohej alfabeti. Me aprovimin e Alfabetit tė Manastirit, pengesat nė fjalė si dhe grindjet, morėn fund, gjė qė hapi rrugėn e trasuar nga Lidhja e Prizrenit drejt Pavarėsisė sė Shqipėrisė, e cila u realizua nė tė njėjtin muaj, pas 4 vjet nga Kongresi i Manastirit.

A.S.: Z. Reshat, edhe njė pyetje. Si ishte atmosfera para objektit tė Alfabetit ditėn e fillimit?
R.N.: Ishte 14 nėntori 1908. Dėbora kishte mbuluar Pelisterin piktoresk dhe kulmet e shtėpive tė Manastirit. Megjithėkėtė, qysh nė orėt e para tė mėngjesit, para objektit ishin grumbulluar qindra shqiptarė e tė tjerė, tė cilėt tė ftohtin e pėrballonin pėrmes kėngėve dhe valleve kombėtare, gjė qė krijonte pėrshtypjen sikur aty bėhet ndonjė dasmė e madhe shqiptare. Para objektit, nė tė dy anėt e Dragorit, ishin mbledhur edhe mė tepėr se 100 nxėnės shqiptarė tė cilėt mėsonin nė shkollat e mesme, sidomos nė Gjimnazin turk tė Manastirit qė ndodhej pranė objektit tė Kongresit. Nė atė gjimnaz kishte edhe 4-5 profesorė shqiptarė, midis tė cilėve edhe Bajo Topulli, zėvendės drejtor i atij institucioni arsimor. Kėngėt dhe vallet pushuan nė momentin kur filluan tė vijnė kongresmenėt tė cilėt ishin ajka e kombit tė atėhershėm shqiptar, siē ishin: Mitat Frashėri – kryetar i kongresit, kurse mė vonė edhe i Ballit Kombėtar, Gjergj Fishta – “Homeri shqiptar”, Luigj Gurakuqi, Shain Kolonja – dhėndėr i Naim Frashėrit, etj. Pėrqafimet dhe lotėt nga gėzimi nuk kishin fund. Interesant ishte fakti qė midis kongresmenėve kishte myslimanė, tė krishterė, sinitė, bektashinj, ortodoksė, katolikė, protestantė, toskė, gegė, ēamėr, labėr, etj. Prandaj edhe para objektit ishin tė pranishėm njerėz pothuajse tė tėra konfesioneve nė fjalė. Pas kėsaj ceremonie madhėshtore, njerėzit u kthyen nėpėr shtėpitė e veta duke pritur padurim epilogun, kurse pjesėmarrėsit e Kongresit hynė nė sallėn e madhe, e cila sot nuk ekziston mė dhe pas disa mbledhjeve tė njėpasnjėshme, aprovuan Alfabetin. Kėshtu qė, kongresmenėt, tė shprehem nė mėnyrė figurative, luajtėn rolin e krushqve tė cilėt nga ky objekt, gjegjėsisht nga Manastiri, morėn “nusen” mė tė mirė e cila rreth njė shekull po i shėrben dhe sa tė jetė bota do t’i shėrbejė tėrė shqiptarėve kudo qė kanė jetuar dhe do jetojnė pas kėtej.

A.S.: Nė njė shkrimin tuaj, konstatoni se pa Hyrijetin nuk do tė ndodhte Kongresi i Manastirit. Mirėpo, ky Hyrijet vlente edhe pėr popujt e tjerė qė jetonin nė kėtė qytet. Sa e di unė, kėta popuj nuk bėnė ndonjė vepėr tė rėndėsishme nė Manastir. Pse?
R.N.: Shikoni. Revolucionin xhonturk qė solli Hyrijetin, e filloi dr. Ibrahim Temo nga Struga nė Stamboll, kurse e realizoi bashkatdhetari i tij - Nijazi Be Resnja mė 1908 nė Manastir. Pra, pa shqiptarėt, nuk do tė ndodhte Hyrijeti. Xhonturqit tė cilėt u kapardisėn nė krye tė shtetit, ishin tė vetėdijshėm pėr kėtė, prandaj s’kishin guxim as edhe fytyrė qė tė pengonin Kongresin e Alfabetit, edhe pse ky ishte nė dėm tė Perandorisė osmane, sepse zėvendėsoi alfabetin e mėparshėm, turko-arab, dhe krijoi kushte pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė, gjegjėsisht pėr ndarjen e kėtij shteti nga Turqia.

A.S.: Nga kjo qė thatė gjer tani, del pėrfundimi se historia e Manastirit ėshtė e pasur me plot ngjarje tė lavdishme pėr popullin shqiptar. Por, ēka mbetur sot nga kjo histori nė kėtė qytet?
R.N.: Asgjė. Nga Shtypshkronja Universale s’ka as nam as nishan, edhe pse ajo ka afirmuar tepėr emrin e kėtij qyteti dhe sikur tė ishte vepėr e ndonjė maqedonasi, kushedi se ēfarė pėrmendore do tė vendosej aty. Madje, as emrin e ndonjėrit nga 5 anėtarėt e familjes Qiriaze ku u ngrit ajo shtypshkronjė nuk e ka marrė, tė paktėn ndonjė rrugicė e qytetit. Objekti ku u mbajt Kongresi ėshtė nė ditė tė hallit, gabim ky qė duhet tė korrigjohet, sidomos tani kur po bėhen pėrgatitje pėr manifestimin e 100-vjetorit. Ajo qė ka mbetur si gjurmė, tė cilėn autoritetet albanofobe s’kanė mundur ta zhdukin, ėshtė emri i fushės sė Pellagonisė, qė kujton Pellazgėt e para 12.000 viteve tė kaluara, si dhe Heraklea Linkesits, qė kujton fiset ilire – Linkestėt, emri i lumit Dragor, qė ka tė bėj me fjalėn shqipe dragua, si dhe emri sllav i Manastirit – Bitola, qė ka tė bėjė me fjalėn shqipe i butė. Sikur kėto sqarime ti dinin autoritetet serbe dhe komuniste maqedone, me siguri do tua ndėrronin emrin.

A.S.: Zakonisht, ēdo gazetar, i bėn pyetjen bashkėbiseduesit pėr punėn e tij aktuale. Kjo pyetje vlen edhe pėr Ju z. Reshat.
R.N.: Jam pothuajse nė pėrfundim tė dorėshkrimit me titull “Ē’kanė bėrė shqiptarėt dhe stėrgjyshėrit e tyre – Pellazgėt dhe Ilirėt pėr popujt e tjerė tė botės”. Por, qė tė dalė nė dritė ky dorėshkrim relativisht mjaft voluminoz, kėrkon shpenzime, tė cilat unė nuk i posedoj, kurse rolin e lypsarit nuk e bėj dot.

A.S. Ju faleminderit dhe Ju dėshiroj suksese pėr daljen sa mė shpejt nė dritė tė kėtij dorėshkrimi me vlera tė pallogaritshme kombėtare.
R.N. Ju faleminderit edhe Ju pėr kėtė bisedė.

Autori i kėsaj bisede ėshtė kryetar i Shoqatės Shqiptare.
“DORA” - Manastir
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] ADEM DEMAĒI - Intervistė (2008-11-18 22:52:41 nga admin1)
[ Intervista ] Intervistė me Albin Kurtin, Lider i Lėvizjes Vetėvendosje! (2008-07-21 15:51:14 nga admin1)
[ Kultura ] Intervistė ekskluzive e gazetės norvegjeze ”Dagbladet” (2008-07-03 02:05:08 nga admin4)
[ Opinione ] Reagim ndaj intervistės sė gjeneralit Rrahim Ademi (2008-06-11 07:37:08 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTE EKSKLUZIVE ME Z, IBRAHIM EGRIU (2008-06-07 11:52:16 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me shkrimtarin kosovar Agim Gjakova (2008-06-03 09:26:43 nga admin1)
[ Intervista ] INTERVISTĖ ME KOLONELE SARANDA TOPLICA (2008-04-29 07:45:04 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE PĖR "SHQIPĖRIA SOT" (2008-04-02 06:58:20 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me udhėheqėsin e Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, pėr Albania Today - Shqipėria Sot (2008-03-26 18:31:34 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE E TĖ PAVARURĖS "ALBANIA TODAY" (2008-02-25 16:37:14 nga admin4)
[ Intervista ] Interviste me “Artisten e Merituar” Fitnete Rexhėn (2008-02-02 05:37:00 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster