| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Beqir ELSHANI
Mė 30.06.2004 nė shtypin e pėrditshėm Bota Sot, nė faqen e kulturės, u botua njė artikull pėr kompleksin arkeologjik nė Shirokė tė Therandės, nga artikullshkruesi Rr. Rexhaj. Unė nuk jam arkeolog, por njė entuziast i kėtij thesari ilir qė fshihet nėn shtresėn e lashtė parahostorike. Gėzohem pėr angazhimin e zbulimeve tė pahulumtuara arkeologjike tė vendbanimit tė kohės sė vjetėr ilire. Fjala ėshtė rreth emėrtimit tė vendeve qė shkruan artikullshkruesi. Nuk di nėse kėto emėrtime autori i shkrimit i ka marrė nga arkeologėt prof. dr. Adem Bunguri arkeolog nga Instituti Arkeologjik i Tiranės dhe prof. Shafi Gashi bashkėpunėtor profesional nė Institutin Arkeologjik tė Kosovės. Po citoj: Dr. Bunguri tha gėrmimet arkeologjike nė Hisar i kemi filluar nė vjeshtėn e vitit tė kaluar, dhe kemi konstatuar se bėhet fjalė pėr njė vendbanim shumė tė lashtė tė periudhės sė neolitit, apo siē thuhet epoka e bakrit 2700-2100 vjet Para Krishtit, pėrfundon citati. Sipas deklaratės sė profesor Bungurit, i cili vendin e quan Hisar, shihet se edhe artikullshkruesi ėshtė mbėshtetur nė burimin osman. Mbase prof. Bunguri ėshtė mbėshtetur tek toponimi turk i kėshtjellės mesjetare tė Krujės - Hisar. Habitem se si therandasit nuk i kanė informuar arkeologėt dhe gazetarin se kompleksi i vjetėr ilir quhet jo Hisar turqisht, por shqip Nisar. Me ētė drejtė historike i thoni vendbanimit tė vjetėr ilir Hisari, kur shihet se nė atė kompleks nuk ka kurrėfarė kėshtjelle mesjetare turke?
Njė legjendė e tillė me petkun e mesjetės turke i ėshtė mveshur edhe kėshtjellės sė lashtė tė Gjirokastrės, pėr tė cilėn thuhet se princesha Argjiro, e cila gjatė vitit 1419 pėr tė mos iu dorėzuar pushtuesve osmanė, u hodh nga kėshtjella. Pa dyshim se ngjarja historike e kėshtjellės Argjiro ėshtė veshur me elemente tė reja folkorike tė popullit shqiptar nėn pushtimin osman, qė nė realitet binte nė kundėrshtim me vjetėrsinė e kėshtjellės sė antikitetit ilir. Elementin turk e ilustron edhe paraqitja e personazheve tė epikės legjendare duke thithur duhan me ēibuk, krekosje burrėrie, e cila bie nė kundėrshtim me normat e folklorit shqiptar nė mesjetė. Kjo dihet sepse legjendat popullore janė shumė tė vjetra, kurse duhani tek populli shqiptar ėshtė pėrhapur qysh pas shekullit XVII-tė, do tė thotė nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės.
Njėra ndėr ato vendet ku bėhen gėrmimet arkeologjike quhet Shirokė, e cila gjindet mbi shpatin e malit Nisar dhe mbi lagjen e bajraktarėve dhe tė kuqėve. Sipas mendimit tim toponimi "Nisar-i" duhet tė jetė emėr ilir qė do tė thotė nistar apo nismėtar dhe latinisht pėrkthehet iniciator = themelues.
Fjala Nisar mund tė jetė emėr i reduktuar nga emri nis(t)ar apo nis(mt)ar, duke humbur bashkėtingėlloret t apo mt. Kėtė fjalė themelore asnjė gjuhė evropiane nuk e ka dhe ėshtė me rrėnjė shqipe. Toponimi Nisar pėrputhet edhe me toponimin ilir Nishor, fshat qė gjindet nė veri tė Therandės. Pėr shembull Anton Ēetta ishte nismėtar (kupto nistar) i pajtimit kombėtar. Tė kemi parasysh bjeshkėt e larta pėrballė Therandės dhe Prizrenit quhen Sharr-i dhe vjen nga toponimi ilir Scardus; pastaj toponimi ilir i qytetit Naissus (Nishi); Scupi (Shkuipi); Scodra (Shkodra); Lissus (Lezha); Bylisi (Berati), Drinus (Drini). Fjala e vjetėr Nisi-a do tė thotė ishull, ujdhesė, Njė njėsi nė mes tė liqenit, ku sipas librit "Ilirėt - historia, jeta dhe kultura" tė Aleksandėr Stipēeviqit shkruan se nė brigjet e Adriatikut, Dionisi, themeloi sė pari Issėn, (nė siujdhesėn Vis). Pra ėshtė fjala toponimet qė kryesisht kanė tė bėjnė me shkronjat e pėrafėrta: A-I-R-S.
Por edhe sipas Fjalorit tė Gjuhė sė Sotme Shqipe folja kalimtare Nis-a,-ur: Zė tė bėj diēka, filloj; ia hy diēkaje. Nis punėn. Nis udhėtimin. Nis njė jetė e re. Nis tė flasė. Nisi dasma. Krushqit u nisėn etj. Konkretisht ky toponim mund tė jetė kompozitė e formuar nga njė folje me njė emėr: Nisari (nis arė), qė sot ėshtė e ruajtur me pak ndryshime Nisar-i dhe tregon fillimin e punės nė arė: nis tė lėrojė arėn ose bėn arė. Fjala Nisar-i mund tė lidhet edhe me kompozitėn e vjetėr tė formuar poashtu nga njė folje me njė numėr rreshtor tė reduktuar: nispari=nis(p)ari (nis i pari), ngjashėm siē ėshtė formuar toponimi i qytetit ilir Dimali nga togfjalėshat numėror + emėr: dy male. Duhet tė kemi parasysh se nė kohėn e neolitit sipas librit tė Aleksandėr. Stipēeviqit: Ilirėt - historia, jeta dhe kultura, i zoti shtėpisė zgjohej i pari nė agim dhe priste lindjen e diellit. Sipas besimit tė kultit ilir ishte turp qė tė zotin e shtėpisė ta zėrė dielli agimit nė dyshek.
Emri i rrafshnaltės nė jug tė Therandės Shirokė-a ėshtė fjalė e vjetėr arabe qė nėpėrmjet romakėve ka depėrtuar nė vendet ilire. Sipas fjalorit tė Gjuhės sė Sotme Shqipe, por edhe tė fjalorit tė fjalėve tė huaja anglisht: Shirok-u, shprehje meteorologjike, do tė thotė Erė detare e ngrohtė dhe e lagėsht, qė fryn nga jugu dhe sjell zakonisht mot me shira; erė shiu. Fryn shiroku. Ngjashėm ėshtė edhe me toponimin Sopi, fshat qė ndodhet nė lindje tė Therandės, sipas FGJSSH Sopi-a, do tė thotė pjesa e fundit nė lugun e mullirit, nga del uji me forcė dhe godet fletėt e gurit. Konkretisht vet pozita e lumit ka trajtėn qė del nga fshati dhe derdhet nė drejtim tė Drinit.
Pėrveē vėrejtjeve rreth emrave toponomastike tė kohės sė vjetėr parahistorike, do theksoj edhe njė vėrejtje me karakter politik. Artikullshkruesi tregon ngjarjen rreth hulumtimeve provuese arkeologjike nė periudhėn e sistemit komunist. Nuk di pėrse gjithė ky kompleks politik tė pėrmendet nė artikull? Sipas shkrimit nėnkuptohet se Kosova ende ėshtė pjesė e Serbisė, prandaj arkeologėt flasin pėr njė periudhė pasive tė sistemit shoqėror. Mė drejtė do tė ishte po tė shkruhej nė periudhėn e mbretėrisė Serbo-Kroato-Sllovene; nė periudhėn e ish-Jugosllavisė; nė periudhėn Serbo-Malazeze. Ky shkrim tingėllon sikur tė gjitha fajet i ka komunizmi jugosllav, ndaj mundohet qė ta pėrdhosė para opinionit botėror. Kuptohet qė ish-Jugosllavia me tė gjitha sistemet shtetėrore: borgjeze, kapitaliste, socialiste, vetqeverisėse etj. ka qenė pushtuese, shtypėse dhe vrasėse pėr popullin shqiptar. Mos ndoshta Greqia kapitaliste (kundėrkomuniste) ka qenė mė e mirė ndaj popullit tė Ēamėrisė, siē shprehet populli shqiptar mut greku, mut serbi. Franca kurrė nuk do ti prishte marrėdhėniet tradicionalisht tė mira me Rusinė dhe me Serbinė, qoftė edhe po tė jenė shtete komuniste. Dihet, sepse Franca i ka mbėshtetur interesat e veta dhe investimet diplomatike tek kėto dy superfuqi sllave si kundėr shqiptarėve, boshnjakėve, ashtu edhe kundėr kroatėve.
Ngjashėm ka qenė edhe me reagimin e qeverisė sė Kosovės para luftės, e cila gjatė votimeve nė Serbi, shkruante se Kosova i demanton votimet serbe, nė vend se tė thuhej qė Kosova nuk i njeh votimet serbe, dhe se ato janė tė huaja pėr Republikėn e Pavarur tė Kosovės tė shpallur mė 2 Korrik 1990. Kuptohet qė votimet serbe mund ti demantonte Sanxhaku, apo Vojvodina dhe kurrsesi Kosova, sepse ėshtė shtet. |
|