DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» KY KOMB KA HISTORIKUN E VETĖ
Postuar mė datėn: 2008-05-20 03:49:19 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Pas shtatė vjetėsh as qė kam mundur ta marri me mend, se dikush nga shqiptarėt mund tė dali dhe tė thotė, ky flamur me tė cilin luftuan tė gjithė brezat prej Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut e deri nė ditėn e sotme, mund tė ruhet nė muze, se nuk duhet kremtuar betejat e fituara, se nuk duhet kremtuar nėntorin e parė dhe tė dytė, se ky paraqet mitin e jo realitetin, se ky na bėnė ekstrem dhe jo tė modernizuar e demokratė para botės!!!


Shkruan: Afrim Morina

Atėherė kur i pata shkruar da Costa-s kam menduar se Kosovėn e udhėhiqnin njerėz pa pushtet, se pushtetin e kishte UNMIK-u, kam menduar se shqiptarėt do tė kėndellėn, do tė gjejnė forcė pėr mobilizim qė kjo gjeneratė tė shpie popullin deri te nėntori i tretė dhe tė gjithė tė bashkuar tė ecim rrugės sė prosperitetit ekonomik, teknologjik dhe kulturor. Edhe atėherė Kryeredaktori i “Rilindjes” (sot deputet) nuk e pati botuar nė tėrėsi, si duket ka qenė mė nė rrjedh se unė dhe e ka ditur se ēka do tė ndodhė me flamurė dhe festat kombėtare!



Unė jam nė mesin e 65% tė popullit, i cili nuk iu pėrgjigj zėrit tė ējerrė pėr tė dalė nė votime, sepse e kam ditur se fatet e kombit i kishin marrė nė duar njerėz qė kishin humbur kredibilitetin moral, njerėz qė mė shumė se gjithēka nė jetė u intereson paraja e kolltuku, njerėz qė kishin filluar tė mohojnė luftėn ēlirimtare dhe pėrpjekjet e shumė gjeneratave pėr tė qenė tė lirė e tė bashkuar. Por asnjėherė nuk mė ka shkuar mendje se kjo garniturė pushtetarėsh ėshtė e gatshme tė hedh valle nė gjakun e dėshmorėve pėr tė plotėsuar apetitet e veta, duke tumirė ēdo propozim tė tė huajve kundėr kombit tonė. Edhe para zgjedhjeve me shkrime jam munduar ti bind bashkėkombėsit e mi pse nuk duhet tė dalin nė zgjedhje dhe nė pėrfundimin e tyre ua kam tėrhequr vėrejtjen se mund tė krijoni pushtet, por jo tė ligjshėm, se nė kushte robėrie 35% nuk mund tė flas nė emėr tė popullit. Kėtė ka qenė dashtė ta shihni, se flamuri “Historik i Kosovės” valon vetėm aty ku ju pushtetarėt e vendosni, ose te ata tė cilėt gjatė tėrė jetės janė munduar pėr tė na mohuar historinė dhe bashkėpunėtorėve tė okupatorit.
Kryeministri dhe partia e tij kanė bėrė shumė gabime me pėrmasa kombėtare:

 Dhėnia e mundėsisė sė kthimit nė politikė tė mumies - Rugovė
 Pranimi i rezolutės 1244
 Pranimi i kornizės Kushtetuese
 Pranimi i Rugovės pėr kryetar nė zgjedhjet e para
 Pranimi pėr t’iu bashkangjitur ekipit dialogues
 Pranimi i pakos sė Ahtisarit
 Loja me flamurė
 Dhe tė gjitha kėtyre u ka paraprirė takimi i Rambujes (qė pėr fat tė keq e pranoni si konferencė!)
 Pranimin e termit konflikt dhe
 Kulmimi me heqjen e 28 Nėntorit si ditė mė madhėshtore kombėtare


Si rrjedhojė e kėsaj loje tė fundit do tė merret fushata e heqjes sė simboleve kombėtare edhe nė varrezat e dėshmorėve tė kombit, njė ditė edhe emri dėshmor do tė shlyhet, se konfliktet nuk kanė dėshmorė (pėr kėtė kam shkruar edhe njė herė tjetėr).
Se konfliktet nuk e kanė njė ditė tė tillė pėr ta shėnuar, prandaj mundohen tė bėjnė ekzibicione dhe lojė fjalėsh, ndėrsa harruan Natėn e Zjarreve, qė tashmė ėshtė bėrė traditė.
Kėto veprime tė shtinė pėr tė dyshuar nė shumė gjėra…!
Kėtij shkrimi po ia bashkėngjis edhe letrėn publike drejtuar drejtorit tė Administratės sė UNMIK-ut.

Letėr publike: - Luiz Carlos da Costa, Drejtor nė Administratėn e UNMIK-ut
Festėn mė tė madhe kombėtare 28 Nėntorin jam mėsuar ta festoj pa marr parasysh se nė ēfarė rrethanash jam gjendur. E kam festuar me shokė edhe atėherė kur na e kishte ndaluar okupatori serb, nė burg dhe nė male gjatė luftės. Kurrė nuk kam menduar se pas gjithė kėsaj lufte nė Kosovė, dikush do tė ma sjellė nė tavolinė tė punės, NDALESĖN pėr tė kremtuar kėtė ditė mė tė madhe nga tė gjitha festat kombėtare. Nė kėtė ditė tė vitit 1912 ėshtė shpallur Pavarėsia e Shqipėrisė dhe pėr herė tė parė pas pesė shekujsh, pas rėnies sė Shqipėrisė nėn sundimin Perandorisė Osmane, valon flamuri kombėtar nė Vlorė. Bota nuk e kuptoi atė luftė titanike tė popullit shqiptar dhe realitetin tonė, prandaj nė Kongresin e Ambasadorėve nė Londėr nuk i pranoi kufijtė etnik tė Shqipėrisė, por na ndau dhe sot shqiptarėt jetojnė nė pesė shtete, e nuk ka komb tjetėr nė botė qė pati njė fat tragjikė nga pushtuesit dhe ndėrkombėtarėt, si ky yni. Kjo datė ėshtė e vetme qė e festojnė kudo qė janė shqiptarėt, se datat tjera kanė lindur si rezultat i rrjedhave historike tė secilės pjesė tė ndarė tė kombit.
Kjo datė nuk e ka vetėm vulėn e asaj kohe, por edhe tė historisė mė tė re. Mban vulėn e lindjes sė komandantit legjendar - Adem Jasharit dhe daljes publike tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ushtri qė me shekuj ėshtė pritur tė dali. Edhe Ju ishit dėshmitar tė kėsaj kremteje vitin e kaluar, ishte e thjeshtė pėr shkaqe ekonomike, por madhėshtore siē e ka edhe historikun e vetė.
Ju kur keni nėnshkruar orarin e festave qė duhet t’i festojnė shqiptarėt e Kosovės, me siguri nuk jeni konsultuar me vendasit. Nėse jeni konsultuar dhe keni marr bekimin e tyre, tė jeni tė bindur zotėri, se me atė lloj sorollopi nuk mund tė bėni politikė afatgjate, se ata janė vetėm sahanlėpirės, e politikanėt e tillė e detyrojnė popullin t’ua mohoj mundin qė keni bėrė pėr ne, dje nė luftė, sot nė paqe dhe mundohen veten ta paraqesin kozmopolit. Nėse nuk e keni konsultuar askė, keni gabuar zotėri, se ky truall dhe ky popull ka historikun e vetė, tė cilin e ka shkruar me gjak dhe gjaku i dėshmorėve nuk mund tė shlyhet me njė “Canc“ kompjuteri.
Nė kėtė kalendar keni paraparė vetėm festa fetare (e aq mė keq kur as nė shtetet arabe nuk festohet dita e parė e Ramazanit) tė tri konfeksioneve, sa janė nė Kosovė dhe ato ndėrkombėtare. Nuk keni paraparė asnjė festė kombėtare, me kėtė edhe zyrtarisht na keni shpallur si popull i ardhur nė Kosovė pa histori tė vetėn. Me kėtė i keni shėrbyer propagandės fashizoide serbe, se shqiptarėt nė Kosovė janė kolonė dhe ata duhet pėrzėnė pėrtej Alpeve Shqiptare. Me kėtė e keni mohuar historinė mijėvjeēare tė shqiptarėve nė kėto troje, siē u munduan ta mohojnė pseudoshkencėtarėt serb dhe bashkėmendimtarėt e tyre pansllavist. Kėtė u mundua soldateska serbe ta jetėsojė shumė herė, edhe herėn e fundit, pėr tė cilėn jeni edhe Ju dėshmitar, me dėbimin biblik tė shqiptarėve gjatė kohės sa ishin bombardimet e NATO-s nė caqet e njė ushtrie fashiste nė Kosovė.
Ka qenė dashtė ta konsultoni draftin ligjor tė Ligjit Themelor tė Punės, qė pėr arsye ende tė panjohura nuk ėshtė dekretuar, qė nga shtatori i kėtij viti. Ky draft ėshtė hartuar nė bashkėveprim me palėn shqiptare dhe aty parashihen edhe ditėt e kremteve, ato kombėtare, shtetėrore dhe fetare tė Kosovės, pa tė cilat ne nuk kemi mundur ta mendojmė tė ardhmen. Pa ato data shqiptarėt do ta ndjejnė veten tė fyer dhe tė poshtėruar dhe do tė bėjnė ēmos pėr t`i kremtuar, madje edhe me mosdėgjueshmėri qytetare, por nuk kemi dėshirė tė shkojmė gjer aty.
Si ēdo popull qė ka tė kaluarėn e vet edhe ne kemi tė kaluarėn tonė dhe kam bindjen se nuk do tė lejojmė tė na nėpėrkėmbėt e kaluara jonė e lavdishme, sidomos kur ėshtė nė pyetje edhe mohimi i gjakut tė dėshmorėve tė rėnė nė altarin e lirisė. Atė qė nuk keni dėshirė t’ua mohoj askush kombit tėnd, mos prano t’ia imponosh edhe ndonjė populli, nėse tė jepet mundėsia, siē tė ėshtė dhėnė sot. Po ua pėrkujtoj njė thėnie tė Albert Anshtajnit, i cili pasi zbuloi formulėn e atomit, tė cilėn kishte menduar se do tė jetė nė shėrbim tė njerėzimit, e pėr tė gjallė tė tij e pa efektin shkatėrrimtar, tė cilėn ėshtė detyruar ndoshta ta pėrdori Amerika pėr tė pėrfunduar ēmendurinė e njė klani politikanėsh, tha: “Mos vepro kurrė kundėr vetvetes edhe nėse pushteti tė detyron“. Le tė mbetėt kjo si moto pėr tė dyja palėt, pėr tė ecur nė hap me kohėn. Ky kalendar “festash“, katėrmbėdhjetė sa i keni paraparė, qė na keni dėrguar ėshtė shkatėrrimtar pėr ne, prandaj vendosa tė Ju drejtohem publikisht.
Kam bindjen se do tė merrni edhe njė herė nė shqyrtim kėtė kalendar, tė konsultoheni dhe ta ndėrroni duke marrė parasysh edhe historikun tonė, se kėtu jeni pėr tė begatuar kėtė histori e jo pėr ta shlyer, se historia ka ndodhur dhe nuk mundet mė sot tė zhbėhet, se ekziston nė varre, libra, kėngė, kujtime dhe tri breza dėshmitarėsh tė gjallė, qė nuk do tė lejohet tė nėpėrkėmbėt.

Prishtinė, 30.11.2000

(Ky artikull ėshtė botuar nė librin publicistik “Shkapėrderdhja e energjisė kombėtare mė 2006)

Atėkohė isha Drejtor i Shėrbimit Qendror tė Punėsimit pėr Kosovė dhe i vetmi dikaster qė nuk pati punuar, madje pėr punėtorėt e Prishtinės kam organizuar edhe njė koktej modest. Kjo mė vonė mu hakmor, po ashtu do tė veproj edhe nė tė ardhmen, le tė mė kushtojė edhe nė format mė tė vrazhda!

Mendoj se porosia e fundit nė kėtė letėr atėherė, do tė vlejė edhe sot. Zėri i arsyes do tė jetė edhe mė i fuqishėm dhe ēdo shqiptar, i cili ka qenė i pėrgjumur apo nė ekstazė do tė kėndellet dhe do tė mobilizohet pėr tė hapėruar drejtė Nėntorit tė Tretė, pėrndryshe nuk do tė numėrohemi si shqiptarė, por si komb i shekullit njėzetenjė, Kosovar ashtu siē janė pėrpjekur me shekuj pushtuesit tanė pėr tė na humbur identitetin kombėtar. Si komb i ri, vetvetiu kuptohet se ngjarjet e ndodhura para kėtij shekulli nuk i njohim, prandaj Evropa duhet tė na mėsojė t’i bėjmė hapat e parė nė histori, duke na caktuar datat historike, simbolet, gjuhėn, kulturėn, doket, zakonet, kufijtė provincial, vėllamėria, ndėrsa me vėllezėr (ndoshta edhe njė ditė mund ti harrojmė!) mund tė takohemi nė stacione trenash, metro, aeroporte etj. Kosmopolizėm e shkuar kosmopolizmit, jemi pėr libėr Ginisi!

Poeti ynė, Ali Asllani, na jep njė porosi shumė domethėnėse dhe pėrmbajtjesore:
“Kur atdheu vihet n’litar
Kryekurva shkon e krihet!
*
Bota ėshtė e maskarenjve
Por atdheu ėshtė i shqiptarėve!”


Prishtinė, 20.05.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] JFR: “Beteja nė GJND, kyēe pėr Ballkanin Perėndimor” (2008-11-11 16:22:23 nga admin2)
[ Opinione ] KY ĖSHTĖ KULMI! (2008-06-07 07:39:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KY ĖSHTĖ IDENTITETI IM! (2008-05-19 18:49:06 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Pėrkujtim kushtuar pedagogut e atdhetarit tė paepur pėr liri e bashkim kombėtar, z. Bedri Kyēykut (1940-1994) (2008-03-15 04:37:59 nga admin4)
[ Kultura ] LIBRI, KY INSTITUCION I DIJES NJERĖZORE (2008-03-02 07:19:28 nga admin1)
[ Kultura ] Gazetaria e kulturės nė Kosovė: kyēje apo shkyēje! (2008-02-03 03:37:27 nga admin4)
[ Opinione ] OQEANI I HAMENDJEVE DHE PROTEKCIONIZMI I MJEGULLTĖ (EVASIV) EUROPERĖNDIMOR QĖNDRON RĖNDĖ MBI QIELLIN E BESIMIT SHQIPTAR-BESIM KY I POPULLIT TITANIK SHQIPTAR I CILI PO BIE GJITHNJĖ MĖ TEPĖR NĖ POLITIKĖN E TKURRJES SĖ PERĖNDIMIT PĖRBALLĖ SLLAVĖVE (2007-12-14 21:41:17 nga admin1)
[ Opinione ] EDHE KY 28 NĖNTOR ERDHI PA GJYSMĖPAVARĖSINĖ E KOSOVĖS! (2007-11-26 18:55:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Öffentliche Ankündigung ( aussergewöhnliche) vom politischen Sprecher der FBKSH (2007-10-29 17:02:06 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Zgjidhja e statusit tė Kosovės, ēėshtje kyēe pėr tė ardhmen e BE-sė (2007-08-27 06:17:59 nga admin4)
[ Opinione ] “Bylbyl, ky shekull orė e ēast ndėrrohet...” (2007-08-05 15:06:20 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster