DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Rrėfimet e pėrkthyesit tė Hitlerit (1)
Postuar mė datėn: 2006-12-11 04:20:10 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Histori


Rrėfimet e pėrkthyesit tė Hitlerit (1)

Doktor Shmidt: Si i njoha liderėt nazistė

I gjithė njerėzimi e njeh mirė historinė e Luftės sė Dytė Botėrore dhe “protagonistin“ e saj, Hitlerin, me bėmat e tij. Shumė ėshtė folur e shkruar pėr ngjarjet e panumėrta qė shoqėruan atė luftė, betejat, faktet, vuajtjet, pasojat, aleatėt, pushtimet, qeveritė kolaboracioniste etj. Ėshtė folur shumė edhe pėr ata qė e ndihmuan dhe e pėrkrahėn direkt apo indirekt Hitlerin e filozofinė e tij, qė pėr njė kohė relativisht tė gjatė tė mbante tė mbėrthyer pjesėn mė tė rėndėsishme tė historisė qė njerėzimi ka pėrjetuar deri mė sot.
Ndėrsa pėr bashkėpunėtorėt e afėrt tė Hitlerit, si Ribentropi, Himler, Goering, Rudolf Hess etj., ėshtė folur shpesh, njė aspekt shumė interesant pėrbėn dhe figura e njė njeriu qė nuk ka pasur asnjė rol apo influencė politike apo vendimmarrėse te Hitleri e veprimet e tij, porse ėshtė dėshmitari kryesor i shumė ngjarjeve historike, e qė me kujtimet e rrėfenjat e tij u bė dhe njė “relikte e ēmuar“ nė duart e shkencės sė historisė, por edhe tė letėrsisė, artit, studimeve ushtarake e diplomatike, pasi ai ėshtė njeriu qė ka pėrjetuar nga afėr shumė takime e konferenca, ka parė e vėzhguar mirė karakterin e njė njeriu qė dashje pa dashje, do linte gjurmė nė historinė botėrore. Bėhet fjalė pėr pėrkthyesin e Hitlerit, Paul Shmidt.
Nė fakt, ai e ka pėrcjellė gjithēka nėpėrmjet kujtimeve e rrėfenjave tė veta tė botuara fillimisht nė gjermanisht e anglisht nė vitin 1950, por edhe nė gjuhė tė tjera botėrore (duke pėrfshirė edhe njė botim nė shqip tė vitit 2002).
Vetė, doktor Paul Shmidt, ka lindur nė Gjermani nė vitin 1899 dhe ishte aktivizuar nė shėrbimin e pėrkthimit apo siē njihej asokohe, punonjės depror i degės sė pėrkthyesve pranė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme gjermane, pasi zotėronte mirė disa gjuhė tė huaja dhe kishte njė eksperiencė tė admirueshme nė fushėn e pėrkthimit tė dokumenteve politiko-juridike, e pėrkthimit simultan nė shumė konferenca ndėrkombėtare. Para se ai tė shėrbente pėr Hitlerin, ai kishte shėrbyer pėr shumė personalitete e figura tė rėndėsishme politike tė kohės sė pasluftės sė Parė Botėrore, duke pėrfshirė kėtu kancelarė, ministra tė jashtėm, e zyrtarė tė tjerė gjermanė, duke i shoqėruar ato nė njė kohė shumė tė vėshtirė, por gjithsesi tė frytshme pėr vendin e tyre, deri nė ēastin qė nė fuqi erdhėn nazistėt, pra nė vitin 1933.
Por ajo ēka ne na intereson mė shumė janė pėrshkrimet qė ai i bėn herė pas here diktatorit gjerman, por edhe bashkėpunėtorėve tė tij tė afėrt, gjermanė e jo gjermanė. Kėshtu pėr shembull, ndėrsa bėhet dėshmitar okular i ngjarjeve mė tė mėdha historike tė kohės e i rri pranė shpesh vetė Hitlerit, ai njeh mirė edhe “shokėt e tij tė idealit“, por edhe aleatėt e tij besnikė nė Hungari, Rumani, Itali, Bullgari, Kroaci etj.
Sot ne po botojmė disa pjesė ku ai pėrshkruan mė nė detaje jo vetėm karakterin e Hitlerit, por edhe atė tė Ribentropit e disa hierarkėve tė tjerė tė lartė nazistė nė periudhėn para se tė niste Lufta e Dytė Botėrore. Nesėr do tė botojmė disa pjesė tė tjera nė vazhdim, ku do tė takojmė personazhe tė tjerė tė asaj kohe e ngjarje historike madhore, por do tė njihemi edhe me fatin qė pėrjetoi vetė Doktor Shmidt, i cili nė vitin 1943, rrethanat e detyruan tė hynte nė Partinė Naziste, por qė nuk e mbėshteti kurrė atė frymė qė solli Hitleri dhe ideologjia e tij dhe ndjeu keqardhjen pėr fatet e kombit tė tij, megjithėse nuk e hodhi poshtė pėrgjegjėsinė qė pati kombi i tij pėr atė tragjedi qė i solli njerėzimit.
Por le tė citojmė konkretisht disa nga pasazhet e kujtimeve tė tij.
Kėshtu, duket se njė pėrēmim e ndoshta edhe njė ndjenjė urrejtje, ai ka pasur qysh nė fillim pėr Ribentropin, qėkurse ai ishte njė funksionar i MPJ-sė e pastaj edhe kur u emėrua ministėr i Jashtėm i Rajhut tė Tretė. Ndėrkohė qė, epiqendra apo personazhi kryesor i gjithė kujtimeve tė tij, sigurisht mbetet diktatori gjerman, Hitleri.
Doktor Schmidt, rrėfen se pėr herė tė parė ka shkuar tė pėrkthejė pėr “Fuher“-in, mė 25 mars 1935, pra thuajse 11 vjet pasi kishte krijuar tashmė eksperiencėn e tij nė Ministrinė e Jashtme. Kjo ndodhi kur Sėr John Simon dhe zoti Anthony Eden erdhėn nė Berlin pėr tė biseduar nė lidhje me krizėn evropiane qė kishte shkaktuar rimilitarizimi gjerman. Asokohe, Simon ishte sekretar i Forin Ofisit britanik, Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe njėkohėsisht Lord ruajtės i vulės sė Edenit. Nė takim ishin tė pranishėm edhe Nuerath, ministėr i Punėve tė Jashtme i Gjermanisė, si dhe Joakim fon Ribentrop, asokohe sekretar i plotfuqishėm pėr problemet e ēarmatimit.
Nė fakt, Hitleri nuk dukej se e preferonte praninė e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe gjithashtu dhe ata qė kishin tė bėnin me tė. Nė bisedimet e mėparshme tė tij me tė huajt, me pėrkthimin merreshin Ribentropi, Baladur fon Schirach apo dhe ndonjė nacionalsocialist tjetėr. Personat zyrtarė tė MPJ-sė u trembėn kur mėsuan se Hitleri nuk lejoi as Sekretarin e shtetit, Von Bulov, tė merrte pjesė nė bisedimet e rėndėsisė sė veēantė me Sajmonin dhe Edenin.
Me dėshirėn pėr tė siguruar tė paktėn ekzistencėn e njė pėrfaqėsuesi tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, pėrpos Neurath, ata mė rekomanduan mua tė paraqitesha aty si pėrkthyes. Kur Hitlerit i thanė se unė kisha punuar mirė nė Gjenevė, ai tha: nėse ai ka qenė nė Gjenevė, atėherė ai s’pėrfaqėson asgjė tė mirė, por megjithatė, pėr sa mė takon mua, le ta marrim njė herė pėr njė periudhė prove.
Mė tej, Doktor Shmidt ndėrsa pėrshkruan atmosferėn e pritjes sė delegacionit britanik, rrėfen se “vetė i zoti i shtėpisė, Hitleri u tregua jo i bezdisshėm, madje, shpesh edhe i ndrojtur, megjithėse manifestonte shenja hutimi. Ditėn mbante veshur xhaketė kafe me shirit tė kuq dhe kryq tė thyer. Tani mbante njė frak, me tė cilin s’dukej kurrė i shpenguar. Vetėm nė raste shumė tė rralla e kam parė tė pispillosur si “plutokrat“ edhe pse dukej sikur e kishte marrė frakun me qira, enkas pėr atė rast, atė mbrėmje. Megjithėse ishte veshur me kostum tė pazakontė, Hitleri, u tregua njė zot shtėpie i rrallė, ndėrsa dredhonte e depėrtonte midis tė ftuarve lehtėsisht, a thua se ishte rritur nė mjediset e atmosferėn e pallatit.
Ndėrkohė, me ē’kishte vėnė re Shmidt, Hitlerit nuk i pėlqenin pyetjet konkrete, veēanėrisht gjatė bisedimeve me politikanė tė huaj. Ai parapėlqente arsyetime tė pėrgjithshme, perspektiva historike apo dhe silogjizma filozofike, duke mėnjanuar ēdo lloj hollėsie, e cila mund tė zbulonte synimet e tij reale.
Nė njė paragraf tė mėtejshėm, pėr Herman fon Gėring, Shmidt shkruan se, ndryshe nga Hitleri, Gėringu dėgjonte me interes e me durim hamendėsimet e argumentet. “Ai mė pyeti me hollėsi pėr pėrshtypjet qė unė kisha pasur pėr Laval. Mė pyeti pėr marrėdhėniet e Shtresemanit e Brianit, Ministrit tė Jashtėm francez dhe mė dėgjoi me vėmendje...”
Pėr Ribentropin, ai shkruan se “sjellja e tij ishte as mė pak e as mė shumė se ajo e qenit qė ishte bėrė altoparlant i tė zotėve tė vet“
“Tamam si njė qen terjer, qė dėgjon zėrin qė vjen nga megafoni, ashtu dhe Ribentropi mundohej tė thithte e tė pėrsėriste fjalė pėr fjalė ēdo frazė qė kishte thėnė Hitleri”.
Nė kėtė aspekt, si nė Gjermani ashtu dhe jashtė vendit, ai tė linte pėrshtypjen e njė njeriu tė trashė, pėrshtypje e cila forcohej nga paaftėsia e tij, egoizmi dhe dyshimi i pamasė qė ai mbartte nė vetvete pėr kėdo.
Shmidt rrėfen edhe njė episod shumė tė rėndėsishėm, qė na dėshmon edhe pėr momente frike e pasigurie tė Hitlerit, ndėrsa diskutohej ēėshtja e demilitarizimit tė krahinės sė Renit. Kėshtu ai rrėfen se: “kisha dėgjuar Hitlerin vetė tė thoshte se “dyzetetetė orėt e para, pas futjes sė trupave gjermane nė krahinėn e Renit, kanė qenė mė shqetėsueset nė jetėn time. Sikur francezėt tė kishin hyrė atėherė nė Ren, ne do tė na duhej t’ia mbathnim me bisht ndėr shalė, sepse rezervat tona ushtarake qė kishim asokohe nė dispozicion, ishin tė pamjaftueshme, pėr tė bėrė edhe rezistencėn mė tė vogėl”.
Njė paragraf shumė i rėndėsishėm qė na bėn tė besojmė se asokohe, para lufte e sidomos deri nė vitin 1938, siē pretendon edhe vetė Shmidt, fuqitė e mėdha, duke pasur ndėrmend Anglinė e Francėn, duke gjykuar nga tė dėrguarit qė ato sillnin shpesh nė Gjermani, e shihnin deri mė atėherė Hitlerin mė shumė si njė partner, duke e trajtuar me shumė interes e sajdisje dhe aspak me armiqėsi.
“Hitleri i la Evropės pėrshtypjen e njė personi tė pazakontė. Ai tė ngjall jo vetėm frikė, por edhe kureshtje, si dhe tė bėn pėr vete. Reputacioni i tij, sa vjen e po rritet. Forca tėrheqėse qė ai zotėron, del jashtė kufijve tė vendit tė vet. Mbretėr, princėr dhe njerėz tė tjerė tė shquar vijnė nė kryeqytet pėr ta takuar kėtė person tė jashtėzakonshėm, i cili duket sikur nė duar po mban fatet e gjithė kontinentit. Pėr tė parė kėtė Gjermani, e cila ndryshoi dhe u forcua nėn diktatin e tij tė fortė“. Kėto ishin dhe fjalėt qė Shmidt dėgjoi tė dilnin nga goja e Fransua Ponsje, kreut tė delegacionit francez, pasi kishte kryer njė raund tė gjerė takimesh nė Berlin, nė vitin 1936.


Kush ishte Paul-Oto Shmidt
Paul-Oto Shmidt, lindi mė 23 qershor tė vitit 1899 nė Berlin dhe vdiq nė Mynih mė 21 prill tė vitit 1970. Ai ka qenė pėr njė kohė tė gjatė, shefi i zyrės sė pėrkthimeve nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme gjermane. Nė vitet 1917-1918, ai mori pjesė si ushtar nė Luftėn e Parė Botėrore dhe u plagos ndėrsa angazhohej nė betejat e frontit perėndimor. Mė pas ai studioi pėr gjuhė moderne nė Berlin dhe nė tė njėjtėn kohė punonte edhe pėr njė agjenci amerikane gazetash. Nga viti 1921, ai mori pjesė nė kurset e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme gjermane, duke u formuar e specializuar si pėrkthyes, ku shkėlqeu me rezultate nė punėn e tij dhe ra nė sy pėr zgjuarsinė dhe aftėsitė profesionale. Nė korrik tė vitit 1923, Paul Shmidt, ndėrsa ishte akoma nė valėn e pėrgatitjeve pėr fazėn e provimeve, mori pėrsipėr detyrėn e parė si pėrkthyes nė Ministrinė e Jashtme dhe madje duke u emėruar direkt nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės. Pas pėrfundimit tė studimeve, duke nisur nga viti 1924, ai kaloi me punė nė Ministrinė e Jashtme gjermane, duke bėrė karrierė, derisa u bė dhe shef i kėsaj zyre nė kohėn qė kancelar ishte Shtesemani, duke e mbuluar kėtė funksion deri nė vitin 1945. Ai mori pjesė, pothuajse nė tė gjitha konferencat mė tė rėndėsishme tė kohės.
Pas njė studimi tjetėr pėr linguistikė nė Berlin, Schmidt u zhvendos me detyrė mė pas nė kancelarinė (kryeministrinė) gjermane. Nga 1924 e mė pas, gjithsesi, ai punoi edhe si pėrkthyes nė Ministrinė e Jashtme. Relativisht vonė dhe i detyruar edhe nga rrethanat e veēanta tė punės e mjedisit qė e rrethonte, ai u anėtarėsua nė Partinė Nacionalsocialiste, nė vitin 1943.
Nė maj tė vitit 1945, Schmidt u arrestua nga amerikanėt, duke u liruar mė pas nė vitin 1948. Nė vitin 1950 ai rifitoi statusin e tij dhe u ēlirua nga akuzat. Po nė kėtė vit, u mor vendimi qė ai tė vazhdonte veprimtarinė e tij si pėrkthyes ashtu si dhe mė parė.
Nga viti 1952, ai drejtonte njė departament tė institutit gjuhėsor tė Munihut. Nė zgjedhjet parlamentare tė pėrgjithshme, nė vitin 1953, ai kandidoi pėr partinė e djathtė konservatore “Deutsche Partei“, por nuk arriti dot tė futej nė Bundestag. Nė vitet 1952-1953, ai mori dhe funksionin e rektorit tė Institutit tė Munihut. Nė vitin 1967, u tėrhoq nga ky funksion pėr arsye moshe. Paul-Oto Shmidt, pėr 21 vite me radhė ka qenė pjesėmarrės nė shumė konferenca e nėnshkrime marrėveshjesh, duke u bėrė kėshtu dhe njėri ndėr dėshmitarėt mė tė rėndėsishėm okularė tė viteve tė para, gjatė dhe pasluftės. Ai vetė, megjithatė mbeti gjithsesi njė figurė anėsore e jetės politike, duke mos preferuar tė ndėrmerrte hapa konkretė e angazhim aktiv nė jetėn e ngjarjet politike tė kohės.


Joakim fon Ribentrop
Joakim fon Ribentrop, lindi nė 30 prill 1893, nė Vesel, ishte njė politikan i sferės sė lartė naziste dhe bashkėpunėtor i Hitlerit.
Si ministėr i Jashtėm i Rajhut tė Tretė (1938-1945), Joakim fon Ribentrop u pėrpoq shumė tė krijonte njė aleancė antibritanike nė fillimet e Luftės sė Dytė Botėrore. Ai ėshtė dhe ideatori apo dhe frymėzuesi i njė pakti tė fshehtė mossulmimi me Bashkimin Sovjetik, duke nėnshkruar me ta atė qė njihet nė histori si “Pakti Molotov-Ribentrop“, mė 23 gusht 1939, duke e shndėrruar aksin Berlin Romė nė njė aleancė fare formale dhe duke surprizuar shumėkėnd nė perėndim. Nė procesin e Nurenbergut, nė vitin 1946, kundėr kriminelėve tė Luftės, ai u dėnua me varje nė litar.


Herman Gėring
Herman Vilhelm Gėring lindi mė 12 janar 1893 dhe vdiq pak para se tė ekzekutohej me varje, nė qelinė e tij nė Nuremberg, mė 15 tetor 1946. Ai renditet ndėr themeluesit e partisė nacionalsocialiste dhe ka qenė komandanti i “Luftėaffe“-s dhe njėri ndėr liderėt kryesorė tė Gjermanisė naziste. Ai u gjend fajtor pėr krime lufte ndaj njerėzimit dhe u dėnua me varje nga gjykata ndėrkombėtare e Nurembergut, mė 1946. Ia doli t’i shpėtonte ekzekutimit pasi kreu vetėvrasje me helmim nė qelinė tij, pak para se tė kryhej ekzekutimi.
Nė njė fjalim ėt tij, mė 11 mars 1933, pra vetėm pak javė marrjes sė pushtetit nga nacionalsocialistėt, Herman Gėring, ministėr i Rajhut pa portofol, nė mėnyrė shumė demonstrative e populiste, formuloi pėr herė tė parė publikisht synimet themelore tė partisė naziste (NSDAP), duke deklaruar se: Spastrimi i Gjermanisė nga tradhtarėt e armiqtė, ku me kėtė ai kishte ndėrmend tė gjithė ata, qė nuk i bindeshin kursit tė caktuar tė partisė naziste dhe ato qė nuk i pėrkisnin racės ariane. Ai mbahet mend pėr citatin e tij nė kėtė fjalim “Unė sapo kam filluar tė pastroj“.

Adolf Hitler
Adolf Hitler lindi mė 20 prill 1889 nė afėrsi tė Lincit, nė Austri, pranė kufirit me Gjermaninė. Ai ishte dhe kancelar i Gjermanisė nė vitin 1933 dhe nė vazhdim “Führer“ (nė shqip, udhėheqės) i saj duke unifikuar postin e presidentit me atė tė kryeministrit, nga viti 1934 e derisa sa vdiq. Ai ishte lider i Partisė Nacional-Socialiste tė Punėtorėve Gjermanė (NSDAP) ose siē njihej mė mirė asaj naziste.
Hitleri e mori pushtetin nė Gjermani ndėrkohė qė vendi, por dhe bota pėrballej me kriza ekonomike tė rėnda qė vinin si pasojė e Luftės sė Parė Botėrore. Ai pėrdori karizmin e tij, sė bashku me oratorinė e propagandėn e shfrenuar si mjete politike pėr tė arritur qėllimet e tij tė mbrapshta, duke apeluar fillimisht nevojėn pėr njė jetė mė tė mirė ekonomike pėr gjermanėt, hapėsirat e gjėra tė ekzistencės dhe anti-semitizmin, duke vendosur kėshtu njė regjim tė egėr e autoritar. Megjithatė, me njė ekonomi tė ristrukturuar dhe njė ushtri tė riarmatosur, Hitleri ndoqi njė politikė tė jashtme agresive me synim zgjerimin e hapėsirave jetike (Lebensraum) pėr Rajhun e Tretė duke pushtuar kėshtu pjesėn mė tė madhe tė Evropės, por qė nė fund tė luftės sė Dytė u mposht gjithsesi nga fuqitė aleate. Ai akuzohet pėr shumė krime ndaj njerėzimit, gjenocid e holokaust ndaj hebrenjve e grupeve tė tjera etnike, por gjithsesi ia doli t’i shpėtonte dėnimit nga gjykata ndėrkombėtare e Nurembergut, pasi u vetėvra nė bunkerin e tij nė Berlin sė bashku me tė dashurėn e tij (nė fakt ai kreu formalisht edhe martesėn me tė), Eva Braun, mė 30 pill 1945, pak ditė para se Berlini t’i dorėzohej rusėve. Rajhu i Tretė, qė ai proklamoi se do tė jetonte mė shumė se njėmijė vjet, jetoi nė fakt vetėm 12 vjet.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] Rrefimet e perkthyesit te Hitlerit (2) (2006-12-11 04:21:19 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster