DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Pėrleshje nė Mitrovicė
Postuar mė datėn: 2008-08-05 14:08:25 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Nga njė pėrleshje nė mes tė shqiptarėve dhe serbėve qė ka ndodhur nė Mitrovicė, kanė mbetur tė lėnduar njė pjesėtar i policisė ndėrkombėtare, njė qytetar shqiptar dhe dy tė tjerė serbė. Autoritetet e rendit e kanė cilėsuar kėtė incident me motive ndėretnike.


Njė pjesėtar i Policisė sė Kombeve tė Bashkuara, njė qytetar shqiptar dhe dy tė tjerė serbė janė lėnduar nė njė incident qė ka ndodhur mbrėmė pas mesnate nė Mitrovicė. Gjendja shėndetėsore e tė gjithė tė lėnduarve ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn. Sipas autoriteteve tė rendit incidenti ka ndodhur nė Lagjen e Boshnjakėve, qė gjendet nė pjesėn veriore tė qytetit, buzė lumit Ibėr dhe ka motive ndėretnike.

Besim Hoti, zėdhėnėsi i policisė se Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės, thotė se fillimisht njė grup serbėsh e kanė sulmuar njė tė ri shqiptar.

"Kjo ka filluar rreth orės 21 :30 nė Lagjen e Boshnjakėve, kur njė viktimė e nacionalitetit shqiptar, i cili ka kaluar nga Lagjja e Boshnjakėve nė drejtim tė urės kryesore ėshtė ndalur fillimisht nga gjashtė persona tė dyshuar tė nacionalitetit serb. Tė njėjtit, pasi qė kanė kėrkuar nga ai tė identifikohet se kush ėshtė, kanė filluar ta sulmojnė mė shkopinj druri", tha zoti Hoti.

Sipas zėdhėnėsit Hoti, mė vonė, duke marrė pėr bazė ketė incident, tek ndėrtesat qė njihen si "Tre rrokaqiejt", rreth orės 1 e 20 minuta, shqiptarėt kanė gjuajtur me gurė dy vetura tė serbėve, me ē'rast janė lėnduar dy serbė.

"Disa banorė shqiptarė besohet se kanė sulmuar me gurė nė drejtim tė dy veturave tė banorėve serbė, tė cilat kalonin nėpėr atė lagje, duke nxitur kėshtu edhe reagimin e banorėve serbė tė cilėt janė kundėrpėrgjigjur. Nė kėtė kundėrėprgjigje, ata kanė dėmtuar dhe demoluar mbi gjashtė vetura me targa KS dhe 3 lokale afariste qe besohet tė jene pronė e shqiptarėve", tha Besim Hoti.

Zoti Hoti thotė se me vonė ka intervenuar policia e UNMIK-ut, ku si pasojė ėshtė lėnduar njė polic nga India.

"Kanė qenė policėt ndėrkombėtarė ata tė cilėt kanė intervenuar nė kėtė rast dhe njė pjesėtar i policisė sė UNMIK-ut ka pėsuar lėndime ", tha Hoti.

Nga ana tjetėr zėdhėnėsi i administratės ndėrkombėtare nė Mitrovicė Georgy Kakuk , nuk dėshiron tė komentojė incidentin, por pohon se situata e sigurisė ėshtė e qetė.

"Situata e sigurisė tash pėr tash ėshtė e qetė. Situata ėshtė normalizuar", thotė zoti Kakuk.

Ndryshe, kryetari i komunės se Mitrovicės, Bajram Rexhepi, incidenti e ka cilėsuar si pėrpjekje pėr pėrkeqėsimin e situatės sė sigurisė.

"Incident, i cili mundur ta destabilizojė situatėn. Ka grupe tė caktuara, tė cilave nuk u konvenon qė situata tė jetė e qetė dhe nė kuadėr tė kėsaj strategjie, ata tentojnė tė nxisin reaksione tė popullatės shumicė. Pra ėshtė njė incident i qėllimshėm, i cili mund ta rrezikojė situatėn", tha Rexhepi.

Nga ana tjetėr, Marko Jakshiq, kryetar i bashkėsisė se komunave serbe, qė nga institucionet e Kosovės konsiderohet si organ paralel, thotė se ky incident tregon qarė se shqiptarėt me dhunė dėshirojnė tė shtrijnė autoritetin e tyre nė veri.

"Kjo flet qartė se dėshira e palės shqiptare ėshtė qė tė kalojė nė veri. Kėtė e kanė thėnė edhe liderėt shqiptarė, ata duan tė krijojnė terrenin qė tė shtrijnė pushtetin nė gjithė territorin e Kosovės. Qėllimi ėshtė qė kjo tė arrihet pėrmes dhunės. Serbi, i cili ėshtė lėnduar, ka dorėn e thyer dhe ndodhet nė spital. Kjo thjesht flet se dėshirohet tė bėhet presion mbi serbėt nė mėnyrė qė sa mė shumė serbė ta lėshojnė Kosovėn", tha Jakshiq.

Por, zoti Rexhepi hedh poshtė deklaratat e tilla. Ai konsideron se autoriteti i institucioneve tė Kosovės do tė shtrihet nė gjithė Kosovės, por jo me dhunė.

"Autoriteti i institucioneve qendrore do tė shtrihet nė tėrė territorin e Kosovės, por jo me metoda tė dhunshme. Ajo ėshtė e drejtė kushtetuese dhe ajo do tė zbatohet dhe sigurisht qė nuk ka alternativė tjetėr. Mirėpo, ne asnjė herė nuk kemi qene idhtarė tė dhunės dhe maksimalisht jemi tė vetėpėrmbajtur qė tė mos ketė dhunė", tha Rexhepi.

Sipas autoriteteve tė rendit, situata e sigurisė ėshtė e qetė dhe nėn kontroll.


Arton Konushevci
REL
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Sėrish pėrleshje mes shqiptarėve e serbėve nė Suhodoll (2008-07-07 14:39:14 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nė pėrleshjet e mbrėmshme nė Ēeēeni janė vrarė nėntė persona, nga tė cilėt edhe njė kalimtar rasti (2008-03-20 15:34:19 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Perleshje ne Mitrovice. NATO paralajmeron: Do t'i pergjigjemi dhunes (2008-03-17 09:45:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mutivodė, plagosen 10 policė gjatė pėrleshjes me 150 serbė (2008-02-25 12:30:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pėrleshje mes UNMIK-ut dhe njė grupi banorėsh serb tė Kosovės (2007-12-07 14:01:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Vetėvritet Ramadan Shiti gjatė pėrleshjeve me forcat sllavomaqedonase (2007-11-08 04:18:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Civilė tė vrarė dhe tė plagosur nė pėrleshjet e armatosura nė Brodec tė Tetovės (2007-11-07 03:57:05 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pėrleshje ndėrmjet grupeve tė armatosura dhe forcave tė sigurisė nė Malėsinė e Tetovės (2007-11-07 02:51:17 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Vritet njė person nė Konēul, pas pėrleshjes mes policisė serbe dhe njė grupi tė armatosur (2007-08-05 10:48:24 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Urgjent: Pėrleshjet ndėrmjet grupit tė Fatmir Sejdiut dhe Nexhat Dacit ndėrprejnė punimet e LDK-sė(e plotėsuar) (2006-12-09 16:45:03 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Rusia kundėr projektrezolutės pėr Gjeorgjinė (2008-08-28 15:46:26 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster