| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MEDIAT DHE POLITIKA |
| Postuar mė datėn: 2007-11-18 11:42:05 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Dėshtuan gazetarėt e UNMIK-ut: Fitoi "mendimi dhe debati tjetėr"
Po, ndodhi ajo qė popujt e nėnshtruar, herėt e vonė, e kuptojnė dhe e kėrkojnė: Ndal shpifjeve, mashtrimeve, shfrytėzimit, injorancės dhe nėnēmimit. Po, ky popull i pa punė, sot, me mosdalje nė zgjedhje (deri mė tani mediat perėndimore informojnė se dalja ėshtė shqetėsuese e ulėt), apeloi se mendimi kritik dhe "mendimi tjetėr" ka filluar tė rilindė e tė rizhvillohet. |
|
Shkruan: Gėzim MEKULI
Sot populli dėshmoi se nuk ėshtė nė pajtim me politikat kolonializuese tė UNMIK-ut. Sot, me mosdaljen nė zgjedhje tė mė shumė se 55% tė zgjedhėsve, populli u tha jo ATYRE qė pėr 8 vite poshtėruan, fyen dhe u tallen me tė.
Po, partitė politike tė UNMIK-ut, shpenzuan me dhjetėra miliona Euro pėr tė paguar kėshilltarėt e huaj tė shkencave tė mediave, PR-sė dhe retorikės. Kėta e dėshironin njė "realitet tjetėr", njė fotografi mediatike dhe njė retorikė "fjalėmbėl", me qėllim qė tė arrijnė ndikim sa mė tė fuqishėm nė opinionin publik tė Kosovės.
Edhe pse pareshtur u manipulua me fjalėt e kėndshme, zėrin e ėmbėl, ngjyrat dhe pamjet e bukura televizive, si dhe me "fotografinė e mirė tė liderėve", populli i varfėr "nuk e bleu" kėtė "prodhim ideologjik". Fotografia dhe premtimet e liderucėve ishin shumė tė bukura, qė tė jenė tė vėrteta...
Edhe pse RTK, TVKOHA dhe TV21 dhe, tė gjitha radiot nacionale ishin bisht i zgjatur i politikave partiake, opinioni publik; opinion i tallur e i harruar, nuk lejoi qė "tė kullotet" nė livadhin e propagandės mediatike partiake.
Edhe pse "debati politik" ishte tėrėsisht nėn kontrollin e mediave "ala Musharaf", populli arriti tė dekodojė mashtrimin dhe premtimin mediatik; Arsyeja ishte e thjeshtė: Nė kėto "debate" kishte monologje dhe njė komunikim njė-drejtimesh. Kėtu u premtua shumė, tepėr shumė. Siē u tha edhe mė lartė: "premtimet ishin aq shumė tė lezetshme, sa qė duhej tė ishe "kokėderr" e tu besoje se ishin tė vėrteta"... Kėshilltarėt e mediave partiake ose kishin mungesė njohurie mbi kulturėn dhe mentalitetin e kėtij populli, ose injoruan kėtė popull deri nė atė shkallė, sa qė u llogarit e supozua, se ky popull nuk "ka tru vetanak" pėr tė rezonuar e gjykuar.... Kėta kėshilltar mediash e tė retorikės u nisėn nga parimi i kornizave e mendimit kolonialist: "pėr shqiptarėt janė "tė tjerėt" qė mendojnė pėr tė, "tė tjerėt" flasin pėr tė, dhe, "tė tjerėt" i dinė dėshirat e shqiptarėve, mė mirė edhe se vet kėta".
Edhe pse gazetarucėt e UNMIK-ut dhe partive politike u paguan me mijėra euro qė tė shtrembėrojnė e tė manipulojnė me "tė vėrtetėn" politike e ekonomike tė Kosovės, populli, sot, shpėrfilli kėto prodhime tė ndėrtuara mediatike e ideologjike.
Po, me pėrbuzjen e kėtyre zgjedhjeve jodemokratike tė 2007, populli ngjallė shpresė se ndryshimet cilėsore nė jetėn dhe nė politikėn tonė janė vetėm ēėshtje kohe.
Akoma mė shumė, media dhe gazetarucėt partiak nuk ia arritėn qė ta kontrollojnė "mendimin dhe debatin tjetėr". Media dhe gazetarucėt "e kėqij" nuk arritėn qė tė censurojnė mediat tjera, tė vogla, por shumė profesionale e tė kėrkuara; As Kina komuniste e as Pakistani i Musharafit nuk e ka ketė mundėsi, e lėre mė redaktorėt dhe gazetarucėt shqiptar tė UNMIK-ut.
Pse, nuk patėn sukses mediat dhe gazetarucėt e UNMIK-ut?
Sepse populli shqiptar nė Kosovė kurrė nuk ka qenė mė i varfėr; Nė aspektin material dhe atė kulturorė.
Sepse populli shqiptar nuk mban mend tė ketė qenė mė i poshtėruar dhe mė i ofenduar, se sa sot nga klasa partiake.
Sepse rinia jonė asdhenjėherė nuk ka qenė mė e pashpresė dhe me mė pak ardhmėri:
Sepse shėndeti i popullit shqiptar kur nuk ka qenė mė i rrezikuar dhe me i ligėshtuar;
Sepse mėsimdhėnėsit shqiptar kur nuk kanė qenė me njė status mė tė poshtėruar e mė tė pėrbagėluar; Sepse me kėta partiakuc dhe gazetaruc partiak pavarėsia e Kosovės kurrė nuk ka qenė mė e humbur dhe mė e largėt.
Sepse ka kaluar koha kur shqiptarėt nėnshkruheshin me gisht.
E pata thėne diku e dikur; Nė sistemet demokratike Qeveritė kanė "frikė" nga populli, ndėrsa tek ne, sot, pėrsėri u dėshmua e u tregua, se populli po frikohet nga Qeveria.
Ndryshime, populli kėrkon ndryshime.
Ora 18.00, 17.11.07
P.s.: Mundėsitė pėr tė manipuluar me numrin e votave, nga ana e ndėrkombėtareve, (OSBE dhe UNMIK) ėshtė mė se reale. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|