DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» REXHEPI:”KOHA E FORCĖS SĖ SERBISĖ KA KALUAR ME MILLOSHEVIQIN”
Postuar mė datėn: 2007-09-09 12:30:17 nga admin1 :: Kategoria: Intervista



Bajram REXHEPI, nėnkryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės


RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Rexhepi, bisedimet mes Prishtinės dhe Beogradit janė duke vazhduar. Prishtina zyrtare tashmė ka pranuar edhe ftesėn e radhės pėr bisedime nė Londėr. Si e shihni ju rrjedhėn e deritashme tė bisedimeve?

BAJRAM REXHEPI
Realisht, unė nuk pres ndonjė sukses pėrfundimtar, pėr arsye se janė harxhuar gati dy vjet nė bisedimet nė Vjenė; ėshtė arritur te njė kornizė, te njė dokument i Ahtisaarit, njė dokument i balancuar, jo mė i miri. Dhe, mendoj se janė shterur mundėsitė. Pala kosovare prej fillimit ka qenė gjeneroze, kėshtu qė nuk ka shumė hapėsirė tė kreativitetit, si po kėrkojnė. Prandaj, mendoj se kjo kohė duhet tė kalojė; ėshtė si njė diēka e imponuar nga faktori ndėrkombėtar, pėr arsye tė tyre, qė nuk kanė arritur tė bėjnė njė konsensus nė Kėshillin e Sigurimit, por edhe nė Unionin Evropian ka pasur hezitime. Dhe, mendoj se do tė kalojnė kėto bisedime pa ndonjė efekt pozitiv, si diēka qė ėshtė obliguese pėr Ekipin Negociator dhe tė pėrfundojnė pa ndonjė marrėveshje.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Moon, pret qė mė datėn 10 dhjetor t’i dorėzohet njė raport nga Treshja negociatore pėr rezultatin e bisedimeve 120 ditėshe. A mendoni se Kosova deri atėherė do ta ketė statusin e merituar?

BAJRAM REXHEPI
Do tė ishte tepėr optimiste ta kemi para 10 dhjetorit. Unė mendoj qė jo menjėherė as pas 10 dhjetorit. Ata kanė obligim qė t’i bėjnė njė raport Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Ban Ki Moon, pėr arsye se njė kompetencė ėshtė transferuar nga Kėshilli i Sigurimit nė Grupin e Kontaktit, qė ata kanė caktuar njė treshe. Dhe, unė mendoj se raporti duhet tė jetė i tillė qė edhe nėse ka bisedime shtesė, nuk mund tė arrihet ndonjė marrėveshje dhe duhet shikuar mekanizmat tjerė. Unė nuk besoj; mendoj se pala serbe del kohė pas kohe me disa propozime, tė cilat nėse shikohen nė esencė janė mė tepėr kozmetikė, sjellja nė njė qark tė mbyllur. Ata kanė mundėsi ta bėjnė kėtė se prej fillimit kanė qenė rigidė, nuk kanė ofruar diēka pozitive, ndėrsa pala kosovare, siē kam thėnė nė fillim, ka qenė gjeneroze. Prandaj, kėtu nuk ka hapėsirė tė afrimit tė qėndrimeve.

RADIO EVROPA E LIRĖ
A mendoni se mė 10 dhjetor do tė pėrfundojnė negociatat apo do tė ketė vazhdim tė tyre?

BAJRAM REXHEPI
Ėshtė vėshtirė tė prognozohet. Realisht, kjo ka qenė njė kėrkesė qė tė ketė negociata shtesė 120 ditėshe dhe ato duhet tė mbarojnė me raportin qė do t’i dėrgohet Sekretarit tė Pėrgjithshėm. Ndoshta do tė ketė ndonjė tendencė qė tė fitohet edhe pak nė kohė, por mendoj se realisht duhet tė jetė shumė i kujdesshėm edhe faktori ndėrkombėtar nė kėtė afatizim, se kanė kaluar mė tepėr se tetė vjet. Qytetarėt e Kosovės duhet ta dinė se cilėn perspektivė e kanė. Prandaj, nuk ka shumė hapėsirė; bisedimet shtesė nuk e ndėrrojnė asgjė situatėn. Pra, ėshtė humbje kohe dhe mund tė shkaktojė tensionime ose mosbesim ndaj faktorit ndėrkombėtar dhe atėherė mund tė dalin tensione tė ndryshme e tė padėshirueshme.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zyrtarė nga Beogradi kanė thėnė se Serbia ėshtė e gatshme tė pėrdorė edhe forcėn, pėr tė penguar vendet perėndimore pėr ta njohur pavarėsinė e Kosovės, por disa tė tjerė thonė se nuk do tė pėrdorin forcė. Si i komentoni ju kėto deklarata?

BAJRAM REXHEPI
Mendoj se koha e forcės sė Serbisė ka kaluar me Millosheviqin. Kjo ėshtė njė retorikė politike qė ėshtė edhe pėr konsum tė brendshėm, pėr popullatėn e vet, por edhe nė tė njėjtėn kohė tė zmbrapsė pak edhe Unionin Evropian, qė mos tė jetė i vendosur qė ta pranojė Kosovėn si shtet tė pavarur dhe mendojnė tė arrijnė efekt tė dyfishtė nė kėtė drejtim. Mirėpo, mendoj se edhe Evropa, kėto lojėrat e tyre politike i ka kuptuar drejt dhe nuk duhet tė ketė zmbrapsje. Tek e fundit, prezenca e KFOR-it, e NATO-s, ėshtė kėtu qė ta bėjė sigurinė globale, ėshtė obligim i tyre dhe nuk mund t’i lejojė NATO-ja vetes tė dėshtojė nė territor tė Evropės. Dhe, kjo ėshtė mė tepėr retorikė politike. Kjo ėshtė njė gjuhė, tė cilėn e preferojnė njė pjesė e madhe e radikalėve; ka dhe tė tjerė qė janė mė tė matur dhe mendoj se kėta qė janė mė tė matur kanė tė drejtė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zgjedhjet e paralajmėruara dhe bisedimet pėr statusin e Kosovės mbahen nė tė njėjtėn kohė. A shihni ndonjė pengesė?

BAJRAM REXHEPI
Realisht, ju e dini se nė bisedimet e Ekipit tė Unitetit me pėrfaqėsuesin special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm, fjalėn e fundit e ka SRSG-ja; mund tė shtyhen zgjedhjet, vetėm nėse interferon ēėshtja e definimit tė statusit. Sa u pėrket bisedimeve, dihet se kėtė mandat e ka Ekipi i Unitetit, i dalė nga Parlamenti i Kosovės dhe ka potencial qė tė marrė pjesė edhe nė zgjedhje dhe t’i vazhdojė ato bisedime qė edhe ashtu janė tė pafrytshme. Dhe, nuk besoj se do tė ketė ndonjė interferencė. Ndėrsa, nė anėn tjetėr, ėshtė obligim edhe legjislativ, pėr arsye se institucionet qendrore deri nė tetor e humbin legjitimitetin, ndėrsa komunat e nivelit lokal e kanė humbur qė njė vit e mė shumė, qė me njė urdhėresė administrative u ėshtė vazhduar mandati. Prandaj, pavarėsisht se janė nė fazėn e bisedimeve, ne duhet tė kemi institucione legjitime, t’i plotėsojmė normat demokratike.

INTERVISTOI: ARTON KONUSHEVCI


---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
[ Opinione ] Tė shpėtojmė Kosovėn! (2008-12-02 16:15:35 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster