| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SEKRETI I VETONIT |
| Postuar mė datėn: 2007-08-28 19:20:08 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Dite me pare u be publik edhe deklarimi i hapur i Ishingerit, i cili saktesoi per te saten here pas diplomateve te ndryshem evropian, se Rezoluta 1244 do te jete rishtas nje platforme parimesh, rreth se ciles do te pervijojne negociatat katermujore.
|
|
Shkruan: Salih MEHMETI
Lajmimit te perfaqesuesit te BE se rreth perforcimit te Rezolutes me automatik, iu bashkangjiten edhe nje shumesi deklaratash ngulmuese te politikaneve ne Serbi te cilet po kerkojne rivendosjen legale te trupave ushtarake serbe brenda territorit te Kosoves, ashtu ēfare e thone klauzolat e kesaj rezolute. Heperhe, Serbia duke pare suksesin e saj mbi kontrollimin shantazhues te Kosoves ka vene ne loje karten e saj te re: federalizimin e Kosoves se brendshmi (me komuna serbe) dhe se jashtmi ne raport me Serbine.
Federalizimi nuk eshte tjeter veē nje pervijim i ngulmimit te vazhdueshem te Serbise per te perbrendesuar Kosoven me nje realitet ēfare i konvenon asaj: krijimi i federates se brendshme ne Kosove, pra thjesht perjetesim entitetesh kunderthenese.
Qysh pas perfundimit te luftes, Serbia metonte qe ushtrine e saj, potencialin luftarak dhe logjistik ta shperndante gjithandej kufinjeve verilindor me Kosoven, ne menyre te asisojte qe permes ēapitjes se ndadalte por te sigurt te rreshqas ne thellesi te territorit te Kosoves. Sprapsja e shume fshatrave pergjate rripit verilindor kufitar me Serbine eshte nje deshmi qe hedh drite mbi pohimin e sipercekur. Nderkaq, tani duke e ditur se Serbia i siguroi kufinjte e saj, me Kosoven brenda, prirjet e saj qe trupat ushtarake ti tokezoje perreth kufirit me Shqiperine do te jene me te dendura. Me te dendura dhe me serioze.
Sa per te lare gojen, perfaqesues te KFOR it, thane se deklaratat e atilla nuk duhet ti marrim per seriozisht. Ja keshtu na porosiste filan zyrtari i KFOR it, qe te relaksohemi edhe me, derisa vete ai rreket qe dakik per dakik te siguroje ēdo pjesetar te KFOR it nga ēdo befasi. Kete e perforcon akoma, edhe pakesimi sasior i kontigjenteve te ndryshme te KFOR it nga Kosova. Gjithēka e kuptueshme: permes davaritjes se nje psikoze tejet relaksuese nder popull, KFOR i pikesynon pergatitjet, jo per te mbrojtur qytetaret po per tu larguar episode episode nga Kosova. Per deklarimet e zyrtareve te KFOR it se nuk ekziston kurrfare rreziku nga Serbia, do te thoshim sikur Prosper Merime: Dy mohime jane baras me nje pohim.
Ne kete loje makabre, jo veshtire mund te shquash edhe deklarimet tullumbace te disa ish krereve e UĒK se, te cilet deklarojne se ne qofte se Serbia na mesyen ushtarakisht, ne prape rrokim armet. Kete e thone per hater te prestigjit emeror te tyre, e jo se kane nje ēike dashuri per Kosoven.
Nese Serbia na mesyen ushtarakisht, keta mburravec te llastuar (politikanet tane), jo qe nuk do te rrokin pushken por do te rrokin kalemin per te nenshkruar ēdo qe u hidhet perpara.
Fundja, kur neshkruhej marrveshja tekniko ushtarake mes perfaqesuesve te NATO s dhe gjeneraleve serbe ne Kumanove, kreret e tehuajesuar te UĒK se jo qe nuk honepseshin, por liheshin kafeneve te Prishtines per te tellallisur trimerine e te nenshkruarit. Ndersa, ravijezohej ndarja e Mitrovices, Hashim Thaēi gjente kohe te pinte shampanje me James Rubinin restoraneve te Prishtines, duke lartesuar gjer ne qiell Rambujene dhe natyrisht duke folur per filmin e premtuar ne Hollywood, qe ky i fundit ia kish bere ne Rambuje Thaēit.
Ndersa ambasadori rus ne OKB shprehej se 10 dhjetori nuk do te jete fundi i ketij tregimi (negociatave), Veton Surroi zderhallej fshatrave te Kosoves duke predikuar, natyrisht pritjen dhe perulesine. Duhet ta pergatisim vendin per pavaresi shprehej nje dite prej ditesh endacaku i kompromisit, Veton Surroi. Pergatitje per pavaresi na siguron per se dyti televizioni i tij, KTV ja. Por, as Surroi as KTV ja nuk thone se ēfare pergatitjesh bekan per te pergatitur qytetaret per pavaresi!? Pergatitje per pavaresi, po thone!? A kerkuan nga populli te ngritet gjithandej Kosoves neper demonstrata per te kundershtuar eksperimentimin e mekatshem qe po i ndodh Kosoves prej botes, dhe ne sy te botes. Valle a kerkoi Surroi qe populli te kap arme e gur nder duar per te mbrojtur pavaresine?
Jo, qe Vetoni nuk i kerkoi asnjeren prej ketyre, por per me zi ai yshti qytetaret qe ta benin pikerisht te kunderten: jo demonstrata por pritje dhe perulesi dinjitoze, jo kapje te armeve por ruajtje te gjakut te ftohte.
Mirepo, Vetoni, shpura e tij, televizioni i tij dhe askush tjeter nuk e di se pikerisht nga populli do te ndodh pikerisht e kunderta: gjakftohesia do te behet gjaknxehtesi dhe perulesia do te behet kryengritje. Krejt, kjo si reaksion i mirfillte i popullit ne kuader te riorganizimit kombetar. Shkrimtari romak Horaci thosh dikur ne nje menyre disi hedoniste se njeri nder sekretet e lumturise eshte mosbrenga ndaj ēdo gjeje, pavaresisht se sa eshte e keqe (nil admirari). Nje rregulli te tille, sigurisht se i perfalen dhjete here ne dite Vetoni dhe banditet e tjere miq e dashamir te Vetonit.
E rrugen tone me premun dojshin ata qe npupla jeten kane kalue kish pas thene dikur Qemal Stafa.
Nje i tile i rritur nder pupla eshte edhe Vetoni. Dhe eshte nje kontrast gjithsesi i thekshem: nje qytetar i Kosoves nuk eshte rritur ne pupla, por ne tallazet e roberimit, varferimit por edhe te kryengritjes me nder. Dhe ky qytetar do te rizgjohet, domosdomerisht. Le te vazhdoje atehere Vetoni po ia mbajti me udhetime te gjata apo te shkurtera.
gusht, 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|