| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » FANTOM KOALICIONI PDK-LDK |
| Postuar mė datėn: 2008-01-08 15:49:40 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Adnan ABRASHI
Atė ēfarė, ende pa u caktuar as data e saktė e zgjedhjeve tė 17 nėntorit, trumbetonim disa analistė dhe intelektualė thuaja tė rebeluar, mė nė fund, ky parashikim i yni po pėrmbushet: kurorėzimi i koalicionit mė joparimor i tė gjitha kohėve tė historisė sė Kosovės shumėpartiake, atij: PDK-LDK.
Dhe... zaret janė hedhur! Nuk ka mė asnjė dyshim! Marrėveshja ekzistuese dikur si e fshehtė nė mes tė kėtyre partive, edhe sa pėr sy e faqe e pa dritėn e zyrtarizimit tė saj karshi opinionit. Me pretekstin kinse tė disa mospajtimeve tė ndėrsjella parimore, fare nuk duhet tė ēuditemi as me zvarritjen e gjertanishme tė bėrjes publike tė saj, sepse edhe kėtė truk duhet konsideruar si pjesė e kėtij skenari misterioz, qėllimi i sė cilės ėshtė parapėrgatitja psikologjike e anėtarėsisė sė gjerė, e cila me tė madhe dukej e pakėnaqur dhe haptazi po e shpreh kėtė zhgėnjim.
|
|
Disa motive qė e kanė shtyrė PDK- nė dhe kryetarin e saj, z. Hashim Thaēi tė marrė njė vendim tė tillė dhe tėrėsisht tė gabuar politik, do tė jenė tė kapshme edhe pėr opinion e gjerė, por, nė mesin e shumė hamendjeve qė do tė na shpalosen nė tė ardhmen, sigurisht shkaqet e vėrteta tė kėsaj martese pa dashuri, do tė mbeten tebdil vetėm nė kokat e 2-3 njerėzve tė rrethit mė tė ngushtė vendimmarrės. Patjetėr se, nė kėtė treshe vicioze, assesi nuk duhet pėrjashtuar Dragodanin!
Si ėshtė pritur realisht ky koalicion nga masat e gjera qė ia dhanė besimin kėsaj partie nė zgjedhjet e fundit, na mbetet tė shohim. Por, bazuar nė treguesit e parė, fare nuk duken si inkurajuese. Sido qė tė jetė, patjetėr kalkulohet nga ta se ky efekt negativ mund tė relativizohet me pėrdorimin e vazhdueshėm tė metodave tė dėshmuara tė marketingut pėrherė frytdhėnės tė manipulimit politik me masat tona popullore: pėrsėritjes sė pandėrprerė nė media tė disa lėvdatave pėr ndonjė sukses minor tė arritur gjatė bashkėqeverisjes. Madje, si rezervė e artė, nė pėrdorim tė pashtershėm ėshtė edhe karremi i vjetėr dhe i njohur i formulės magjike pėr pavarėsinė e pritur e cila veē sa nuk ka arritur; mė pas, ndonjė burgosje apo ekses tė vogėl me fajtorin e pėrhershėm kujdestar - lėvizjen Vetėvendosje...dhe, ja, tė gjitha u falėn dhe u harruan! Kush i lexon mė gazetat e vjetra nė Kosovė? Askush!!!
Prej kontra-disponimit tė masės tonė popullore me tė cilėt gjithnjė ka qenė lehtė tė manipulohet, sigurisht si kureshtje do tė na interesoj reagimi i elitės udhėheqėse brendapėrbrenda PDK-sė?
A thua si e kanė pritur ata martesėn e babės pa dashuri me LDK-nė?
Pasi qė politika te ne ėshtė mjet i realizimit tė interesave tė caktuara, dhe jo qėllim pėr arritjen e ndryshimeve pozitive kah e ardhmja mė e mirė nė shoqėri, lakmia si njė cytje e brendshme pėr tu shfrytėzuar sa mė mirė ky shans i fitores sė madhe politike, edhe tek elita mė fanatike e PDK-sė, qė sot po duket si e heshtur dhe oportune, nė tė ardhmen e afėrt, ka mundėsi qė me pėrmbushjen e disa kushteve paraprake, haptazi tė dalė nė skenė me tendenca sektare. Ky durim i tyre latent, medoemos do tė provokohet, tek pas cėrc-mėrcave tė para pėr dhėnien e pėlqimit rreth ndonjė vendimmarrjeje tė rėndėsishme. Kėta tė fundit, nėn presionin e brejtjes sė ndėrgjegjes edhe ashtu ekzistues brenda vetvetes sė tyre, me kohė do tė vėrejnė se diēka nuk po funksionon si duhet; pastaj, do tė shohin se shumė veprime qė bėhen nė qeverisje (bashkėqeverisje) nuk pėrputhen me parimet etike bazė mbi tė cilat ėshtė themeluar dhe ka funksionuar me dinjitet, devotshmėri dhe krenari gjatė shtatė viteve kjo parti.... dhe...ēka mund tė ngjajė mė pas? Ishalla jo ashtu si po mė thotė intuita ime rebele, dhe runa Zot nga ajo mė e keqja: tė na jepet mundėsia ta shohim pjesėn e dytė tė dokumentarit tė mirėnjohur pėr ne, Kongresi i karrigeve.
Pėrgjithėsisht, pas instalimit tė kėtij koalicioni tė panatyrshėm dhe joparimor, nė Kosovėn e sė ardhmes, pėrfundimisht dhe pa ndonjė telashe serioze, do tė sundojė si gjithnjė vetėm UNMIK-u i pacenueshėm sovrani (ndoshta mė vonė Misioni i BE-sė) dhe dy parti tjera servile. Opozitė tė mirėfilltė nuk do tė kemi. Nė tė vėrtetė, as qė e kemi pasur ndonjėherė gjer mė sot!
Sido qė tė jetė, pėr tė ardhmen tonė edhe ashtu tė dyshimtė politike, kjo qeverisje e re nga ana e kėtij surrogati paradoksal politik, do tė na imponohet si realitet i pashmangshėm. Andaj, edhe zyrtarisht tė shpallur si popull mė optimist nė botė, neve nuk do tė na mbetet asgjė tjetėr, veēse mė shumė ta kultivojmė kėtė virtyt tė vlefshėm kolektiv. Pra, tė vazhdojmė edhe mė tej tė jemi optimistė dhe vetėm tė SHPRESOJMĖ!?
Por, uzdaja jonė si popull nuk ėshtė aty ku nė shikim tė parė po na duket se ėshtė, por nė njė vėrtetėsi tjetėr tė pamohueshme. Dihet se nė kėto zgjedhje tė kurdisura dhe paranormale tė 17 nėntorit, kanė votuar vetėm 40 pėr qind i atyre me tė drejtė vote. Andaj, edhe kjo fantomė qeveri dhe kėto institucione tjera tė dala nga ky koalicion, do tė reflekton vetėm pjesėn e 60 pėr qindėshit tė atyre qė kanė dalė nė votime. Pra, si rezultat i kėtij absurdi, nė Kosovė do tė kemi tė instaluar njė pushtet me pushtetformuesit PAKICĖ, kundrejt 76 pėr qind tė tė padeklaruarve SHUMICĖ.
Zoti e bekoftė Kosovėn multietnike pa opozitė, dhe ardhmėrinė tonė tė ndritur me njė fantom Qeveri dhe institucione tjera shtetėrore PAKICĖ!
Amin!
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|