| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SI DO TĖ DUKET FJALIMI I AHTISARIT PARA PARLAMENTIT? |
| Postuar mė datėn: 2008-02-16 04:02:45 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
TRADHTINĖ NUK UA SOLLA UNĖ, ATĖ E GJETA MES JUSH
Shkruan: Besnik Prishtina
A ėshtė mė e mirė njė gėnjeshtėr e ėmbėl apo njė e vėrtetė e hidhur? Kosova po mbetet e ndarė nga shteti Amė nėn sundimin e Malit tė Zi, Serbisė e Maqedonisė! Njė pjese tė Kosovės po i hiqen prangat e hekurta tė ngushta tė shekullit tė kaluar dhe po i vihen prangat mė tė gjėra e tė argjendta tė kėtij shekulli. Dikush do tė shikojė nė pasqyrė ta vėrtetojė se sa mirė po i rrinė prangat e reja dhe do tia thotė kėngės nga gėzimi. Sepse ai qė kurrė nuk ka qenė i lirė kėnaqet me pak duke menduar se kėshtu duket liria! Pastaj kur tė zgjohet nga gjumi do ta sheh se asgjė nuk ka ndryshuar! Tė dielėn do tė e shohim se sa jemi duke fjetur e sa jemi tė zgjuar! E di se nuk do tė Ju gėzojė, por kėtu do tua pėrkujtoi tė vėrtetėn.
Nga institucionet e BE dhe nga institucionet e pakicės nė Kosovės u paralajmėrua shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, duke mos e thėnė saktėsisht, por duke aluduar se fjala ėshtė pėr pavarėsi nga Serbia. Por si ėshtė bėrė zakonisht deri me tani nga kėto qarqe, mendohet diēka tjetėr, verbalist thuhet diēka tjetėr, nė teori shkruhet e kundėrta dhe praktikisht bėhet e katėrta qė nuk ka lidhej as me atė qė ėshtė thėnė dhe as me atė qė ėshtė shkruar. Fjala ėshtė pėr njė demagogji tė rafinuar, e cila diplomacinė e sjellė deri te kufijtė e kriminalitetit politik mafioz, ku mashtrimi ėshtė vegla kryesore pėr tė zvarritė shpresat e njerėzve deri nė pafundėsi.
Shqiptarėt e kanė njė tė metė kolektive. Harresėn! Shpejt i harrojnė edhe veprat e mira edhe veprat e kėqija. Njė shembull: Pas lufte kur u krijua Parlamenti i Kosovės brenda tij u gjet pėrsėri Mamut Bakalli me kompaninė e vet qė i kishin shėrbyer Beogradit me zell. Jashtė kėtij parlamenti u gjetėn njerėzit, tė cilėt do tė viheshin nė krye dhe me tė cilėt do tė ishte krenar ēdo popull! Te ne, ata sa janė gjallė nuk nderohen e nuk shfrytėzohen, por pėrbuzen. Dhe, kur mė nuk janė mė, ne i nxjerrim nė kėngė nė bisht tė sharkisė dhe krenohemi me ta pėrsėri. Tė tillė janė Adem Demaēi dhe bashkėluftėtarėt e tij tė luftės ilegale dhe tė luftės sė armėve! A ishte kjo liri? Nuk ishte dhe nuk ėshtė! Kujtimet na kthjellin mendjen. Nuk po e shkojmė nė tė kaluarėn e largėt, sepse kemi kujtime tė freskėta tė mjaftueshme.
Vėzhguesit, e dinė mirė se si nė fillim tė janarit 1998 Brukseli i dha leje Millosheviqit pėr masakrėn e Prekazit. Brukseli ka gisht edhe ne vrasjet nė Prishtinė e Mitrovicė menjėherė pas lufte. Brukseli ka gisht edhe ne vrasjet e shqiptarėve mė 17 e 18 mars 2004. Brukseli ka gisht edhe ne vrasjet e 10 shkurtit 2007 dhe Brukseli ka gisht edhe ne masakrėn e Bodecit tė viti tė kaluar.
Ata e dinė mirė edhe marrėveshjen nga fund viti 1998 tė diplomatėve tė Fuqive tė Mėdha me Millosheviqin e Gligorovin pėr hapjen e kanalit tė shpėrnguljeve masive nga Kosova , tė cilin Gligorovi e zbuloi dhe kjo gati se i kushtoi me kokė! Shpėrnguljet ndodhėn mė vonė ashtu si tha Gligorovi. Kėto shpėrngulje tė kurdisura Bruksel-Beograd do tė shėrbenin pėr tė bindur opinionin botėror pėr intervenim humanitar pėr tė ndihmuar shqiptarėt. Por ushtritė e huaja nė vend se tė hynė ne Serbi e Mal tė Zi dhe i shfuqizojnė regjimet kriminale, ata hynė vetėm ne trojet shqiptare dhe i ēarmatosėn shqiptarėt e i shkatėrruan armėt, me tė cilin ishin mbrojtur ata nga horrat barbare sllave. Ndėrsa as kolonistėt serbė nė Kosovė nuk i ēarmatosėn. |
|
Nė realitet ata erdhėn pėr tė mbrojtur sovranitetin e Beogradit nė Kosovė dhe pėr kėtė e nxorėn Rezolutėn 1244. Vėzhguesit mirė e dinė edhe se Konferenca e Rambujesė e 1999 ėshtė organizuar ekskluzivisht pėr tė e realizuar likuidimin e UĒK, sepse krijimi i UĒK i prishi planet greke tė BE pėr shpartallimin e Ushtrisė dhe tė Armatimit tė Republikės se Shqipėrisė. Vėzhguesit politik e dine se BE nė emėr tė ndihmės humanitare pėrmes UNMIK-ut i shpartalloi institucionet vendore shqiptare dhe morri ato paralele serbe nėn mbrojtjen e vet, parmes tė KFOR-it ndau Mitrovicėn dhe krijoi enklavat serbe, ku po krijohen komunat serbe qė nuk ekzistonin asnjėherė nė kohėn e okupimit serb! Pėrmes tė AKM, me ndihmėn e hajnave vendore shkatėrroi bazėn ekonomike tė Kosovės. BE e organizoi arrestimin dhe eliminimin nė forma tė ndryshme nga skena e tė gjithė shqiptarėve qė ishin, kenė dhe janė tė vendosur pėr tė arritur objektivat e kauzės sė lirisė dhe bashkimit kombėtar. Qė nga Adem Demaēi e deri te Albin Kurti i nxjerrin nga skena ndėrsa riaktivizohen nė politikė tė gjitha veglat titiste tė regjimit tė Beogradit!
Vėzhguesit politikė e dinė se Serbia u kursye dhe u privilegjua nga BE qė nga mosdhėnia e pėrgjegjėsisė pėr krimet e luftės e deri te ruajtja e nomenklaturės shtetėrore tė Beogradit qė qėndron e tėra pas krimeve tė luftės. Bile duke e kursyer edhe vet Milloshjeviqin qė tė mos shpallet fajtor. Brenda nė Serbi nuk hyri asnjė ushtar dhe asnjė policė i huaj dhe ajo u njoh nga OKB pa kushte e standarde, pa administrim e pa mbikėqyrje. Nga tė gjitha kėto del pėrfundim se BE u sjellė e po sillet sikur Serbia tė ishte viktimė e Kosova agresor. Kjo ėshtė ndihma humanitare e BE ndaj Kosovės!
Pėr 8 vite rresht BE provoi ti bind shqiptarėt qė sėrish ti nėnshtrohen sovraniteti tė Serbisė dhe kur kjo nuk funksionoi praktikisht, BE po e le nė fuqi Rezolutėn e OKB 1244, me tė cilėn njihet sovraniteti i Serbisė nė Kosovė dhe njėkohėsisht po bėhet shpallja e pavarėsisė e Kosovės! Prej kujt? Preje Serbėve apo prej Shqiptarėve?
Politikanėt e korruptuar po thonė se Kosova po pavarėsohet nga Serbia. Por, Pakoja e Ahtisarit ka pėr synim qė Kosovėn ta pavarėsojė nga Populli Shqiptar autokton dhe vet Popullin Shqiptar tė Kosovės ta pavarėsojė nga Kombi Shqiptar duke krijuar nga ai njė komunitete multietnik kosovarė, me flamur dhe himen tė BE!
Mė 17 Shkurt 2008 Kosova po ndahet nga Flamuri e Himni Kombėtar dhe nga kjo ditė mbi Kosovė do tė valojė flamuri i errėsirės sė natės me shumė yje qė i bėjnė dritė vetėm vetes. Flamuri i BE dhe Himni i BE janė qefini dhe tallkini qė shėnojnė fillimin e sundimit tė diktaturės sė Perandorisė Globaliste tė BE mbi vendin tonė. Kali Trojės po vjen i ftuar nga ata qė e
sjellėn ujkun nė torishtė
!
Kush janė ata shqiptar qė bėjnė festė, kur prangat e robėrisė i vihen lirisė? Kush janė ata qė do tė rrinė gatitu para himnit tė BE? Cili do tė jetė ai qė do ta ngritė flamurin e Ahtisarit nė vend tė Flamurit tė Skėnderbeut?
Janė politikanėt e korruptuar qė na thonė o burra a i shihni se prangat janė prej ari?
Ai shqiptar qė e ngritė flamurin e Ahtisarit, i pari do tė jetė tradhtari dhe ai qė do t ia vej i pari flakėn kėtij flamuri do tė jetė heroi i parė i kombit nė kėtė shekull!
Marti Ahtisari do tė thotė para parlamentit tė Kosovės duke ju drejtuar fytyrave tė pafytyra:
tradhtinė nuk ua solla unė, atė e gjeta mes juvsh
!
Pastaj pėrsėri do tė ndihet trokėllima e kalit tė birit tė luftėtarit qė BE ia vrau babanė me 1999
me
me 17 e 18 Mars 2004, me 10 Shkurt 2007 apo atje nė Brodec
! Djemtė e Heronjve, tė Dėshmorėve e tė Luftėtareve tė Kombit do ta rrokin edhe njėherė, nė njėrėn dorė armėn e nė tjetrėn Kanunin e Lekės pėr tė e ēuar drejtėsinė e Zotit nė vend nėn valėvitjen e Flamurit tė Skėnderbeut!
Nėnė moj mos ki frikė
se ke Batalionin e
Atlantikut nė Amerikė
qė do tė venė nė Prishtinė
nė Prishtinė aty pikėsėpari
Kėrcet topi me duhi
Aty gjaku i shqiptarit
Ra nė tokė me mbi pėrsėri
16.02.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|