DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Propaganda perfide pėr pavarėsinė e mbikėqyrur!
Postuar mė datėn: 2007-05-29 08:02:22 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Shkruan: Muhamet KRASNIQI

Populli shqiptar pėr t’u ēliruar nga pushtuesit e huaj ka zhvilluar rezistenca nga mė tė ndryshmet, gjatė tė cilave kanė rėnė me mijėra dėshmorė, amaneti i tė cilėve ka qenė dhe ėshtė ribashkimi i tė gjitha trojeve etnike nė njė Shqipėri. Kulminacioni i rezistencės sė armatosur u arrit kur filloi lufta ēlirimtare e udhėhequr nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės kundėr Serbisė fashiste. Edhe nė kėtė luftė ranė mijėra dėshmorė pėr Shqipėrinė e bashkuar. Ndėrkohė, qė udhėheqėsit politikė tė UĒK-sė u pajtuan qė pavarėsia e plotė dhe sovrane e Kosovės tė jetė kompromis i vetėm qė mund tė pranohet.

Por pas “mbarimit” tė luftės ēlirimtare qė bėri populli ynė, ish udhėheqėsit e UĒK-sė dhe politikanėt “tanė” lėre qė nuk e ēuan nė vend amanetin e bashkėluftėtarė dhe tė gjithė atyre luftėtarėve qė ranė dėshmorė pėr Shqipėrinė e bashkuar, por ata (politikanėt) mbase nuk paskėshin luftuar as pėr pavarėsinė e plotė dhe sovrane tė Kosovės. Nė tė vėrtetė, kėta farė politikanėsh ende pa shkuar nė Rambuje pranuan qė Kosova tė mbetej nėn sovranitetin e Serbisė, duke u pajtuar qė mos tė negociohet pėr dhjetė pikat e para tė kėtij dokumenti, njėra ndėr tė cilat ishte ruajtja e sovranitetit tė Jugosllavisė (lexo: Serbisė) mbi Kosovėn!

E tash, pas gjithė atyre gjakderdhjeve, masakrave, torturave, dhunimeve, plaēkitjeve, maltretimeve, burgosjeve dhe pas atij shkatėrrimi qė Serbia ia shkaktoi shqiptarėve dhe Kosovės me dekada tė tėra, prapė bashkėsia ndėrkombėtare, me ndihmėn e politikanėve “tanė” servilė e ledhaton Serbinė fashiste, duke ia lėnė dyert e hapura gjithandej Kosovės pėr tė na pushtuar Serbia sėrish dhe rrjedhimisht tė ushtrojė dhunė mbi popullin tonė. Kėtė ia mundėson decentralizimi nė vija etnike, eksterritorialiteti dhe trashėgimia kulturore, duke mohuar kėshtu trashėgiminė kulturore tė shqiptarėve! Kėto, Serbia dhelparake do tė dijė fort mirė t’i shfrytėzojė pėr tė gllabėruar sa mė shumė territore tė Kosovės. E tėrė kjo defensivė bėhet kinse nė emėr tė pavarėsisė, duke u arsyetuar se me pakon e Ahtisarit “qenkan hapur rrugėt e pavarėsisė”! Me fjalė tė tjera, ėshtė duke u zhvilluar njė propagandė e pareshtur perfide, tani jo pėr pavarėsinė e plotė e sovrane tė Kosovės, por pėr njėfarė pavarėsie tė mbikėqyrur e tė gjymtuar, e cila kėshtu si ėshtė e skicuar nė dokumentin e plakushit Ahtisari do tė prodhojė vetėm konflikte tė reja dhe si rrjedhojė gjakderdhje tė reja. Shqiptarėt nuk luftuan qė Kosova tė shndėrrohet nė njė Bosnjė tė dytė nė Ballkan, ndėrsa ėshtė pikėrisht dokumenti ahtisarian qė Kosovėn e shndėrron tė tillė. Madje nė Projektrezolutėn e hartuar tė pėrbashkėt tė SHBA-sė dhe BE-sė pėr Kosovėn nuk figuron as pavarėsia e kushtėzuar, ndėrsa ka mundėsi qė aty tė pėrfshihet edhe propozimi rus pėr njė pėrfaqėsues special pėr minotiretet (lexo:serbėt)! Ndėrsa politikanėt “tanė” edhe kėtė farė rezolute mundohen ta paraqesin si rezolutė pėr pavarėsinė e Kosovės!!! Populli duhet ta ketė tė qartė se jo ēfarėdo rezolute e miratuar nė KS tė OKB-sė mund tė konsiderohet e tillė, gjegjėsisht tė mos mashtrohet se rezoluta ėshtė edhe pavarėsia. Rezoluta duhet tė jetė e qartė nė pėrmbajtje tė saj e jo tė thuhet se u aprovua dhe nė kėtė mėnyrė edhe pavarėsia. Sepse KS i OKB-sė ka miratuar njė rezolutė pėr Kosovėn, por ajo (1244-shi) e ka sanksionuar Kosovėn si pjesė tė Serbisė. Ndėrsa, nė bazė tė propagandės qė po bėhet edhe nėpėr mediat “kombėtare” si elektronike ashtu edhe tė shkruara, opinionit po i imponohet ta kuptojė si tė tillė, pra vetėm emri rezolutė tė kuptohet si pavarėsi!!! Popull shqiptar mos lejo tė mashtrohesh!



Copėtimi i Kosovės pasojė edhe e politikanėve tė Kosovės

Shkaktarė pse Kosova ende nuk ėshtė e pavarur, janė edhe kėta farė politikanėsh tė korruptuar, qė pėr kolltukėt dhe interesat e tyre personale nuk ēajnė kokėn se a do tė realizohet apo jo amaneti i dėshmorėve. Pėrkundrazi vetėm sa e vazhdojnė status-quonė qė mund tė jetė shumė e rrezikshme pėr tė ardhmen e Kosovės.

Me qėllim qė shqiptarėt ta pranojnė ēfarėdo rezolute nė Kėshillin e Sigurimit, qė nuk do tė jetė asgjė mė shumė se njė robėri e re pėr Kosovėn, ndėrkombėtarėt pėrmes Rusisė me lojėn e pėrdorimit tė vetos ndaj rezolutės sė re pėr Kosovėn mundohen t’i joshin shqiptarėt pėr ta pėrqafuar kėtė opsion ahtisarian e qė, siē theksuam mė lartė, do tė pėsojė ndryshime edhe mė tė mėdha qė shkojnė nė dėm tė mėtejshėm tė ēėshtjes sė Kosovės. Pra kjo ėshtė njė lojė nė mesin e shumė lojėrave qė bėhen nė vazhdėn e eksperimenteve tė shumta qė po bėhen me Kosovėn, me qėllim qė populli ynė me vetėdije tė kufizuar politike tė vazhdojė tė vetėmashtrohet me arsyetimin kinse Rusia dhe Serbia nuk po u kėnaqkan me pakon e Ahtisarit! Dhe, nė vargun e shumė eksperimenteve qė po bėhen me Kosovėn ėshtė edhe shtyrja apo zvarritja gjithnjė mė e madhe qė po i bėhet zgjidhjes sė drejtė tė statusit tė Kosovės. Qė ta kenė mė lehtė nė kėtė drejtim, tani dalin opsione tė reja kinse pėr afrimin e opsioneve tė Rusisė me Perėndimin rreth rezolutės sė re pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit, duke iu falėnderuar “lobimit” tė “politikanėve tanė” nėpėr botė po u arritka qė Perėndimi dhe Rusia tė pajtohen rreth rezolutės sė re pėr Kosovėn. Se ėshtė kėshtu, dėshmojnė edhe faktet se tash edhe dokumenti i Ahtisarit ėshtė duke u “rrjepur” pėr ēdo ditė, duke i bėrė koncesione edhe mė tė mėdha Serbisė. Si rrjedhojė e kėsaj, Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė do ta miratojė njė rezolutė pėr Kosovėn pa u pėrmendur madje as “pavarėsia e mbikėqyrur”, ndėrsa shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės nuk do tė tolerohet, ngase Pėrfaqėsuesi Ndėrkombėtar do ta pėrdorė tė drejtėn e vetos mbi vendimet e kuvendit tė Kosovės, duke u bazuar nė pakon e Ahtisarit. Edhe kėtė koncesion nė mesin e shumė koncesioneve tjera qė po i bėhen Serbisė, “grupi i unitetit” e arsyeton kinse me arritjen e konsensusit pėr Kosovėn nė KS tė OKB-ės. Krejt ēka do tė ndryshojė gjatė fazės sė implementimit tė pakos sė Ahtisarit do tė jetė largimi i UNMIK-ut dhe hyrja e Bashkimit Evropian, me pėrfaqėsuesin e saj nė Kosovė, qė do tė ketė kompetenca edhe mė tė mėdha nė dikasteret mė tė rėndėsishme nė Kosovė sesa pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut!

29. 05. 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] ARTI I BINDJES -PROPAGANDA NGA KĖNDVĖSHTRIMI PSIKOLOGJIK (2008-09-07 05:25:38 nga admin1)
[ Opinione ] UNMIK-U DHE propaganda E ERRĖT nga KISHAT ORTODOKSE SERBE! (2008-07-27 17:40:58 nga admin1)
[ Opinione ] PROPAGANDA UNMIKASE E RTK-SĖ, NĖ DĖM TĖ ĒĖSHTJES KOMBĖTARE! (2007-07-11 07:25:01 nga admin1)
[ Opinione ] PROPAGANDA POLITIKE (2007-03-29 12:21:56 nga admin1)
[ Opinione ] Plani Ahtisarit, si Kushtetuta e ish-RSFJ-sė e vitit 1974 dhe si Propaganda ndaj Amandamenteve mė 28 mars 1989 (2007-02-27 10:50:35 nga admin4)
[ Kultura ] Xhafer Syla: “BASHOTA PO BĖN FUSHATA PERFIDE DHE MĖ TĖ ULĖTA QĖ KA PARĖ NJERĖZIMI NĖ BKUK” (2007-06-13 05:07:57 nga admin4)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Opinione ] PĖRSĖRI U NDIE FORCA E FLAMURIT KOMBĖTAR SHQIPTAR (2008-12-02 08:51:21 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster