DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» “Pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme”
Postuar mė datėn: 2007-06-29 06:40:36 nga admin4 :: Kategoria: Intervista

Zėvendėsndihmės-Sekretarja amerikane e Shtetit, Rosemary DiCarlo ka pėrsėritur qėndrimin e qeverisė amerikane se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmagshme dhe se kthimi i Kosovės nėn qeverisjen e Serbisė nuk ėshtė i mundshėm.

Ajo i tha BBC-sė se Evropa dhe SHBA-ja e pėrkrahin planin Ahtisaari dhe se po bėhen pėrpjekje qė cėshtja e Kosovės tė zgjidhet nė KS tė OKB.

Zonja DiCarlo ka thėnė se ėshtė arritur ujdia qė palėve t'u ofrohet edhe njė mundėsi e bisedimeve dhe nė rast tė mos arritjes sė njė marrėveshjeje atėherė do tė pranohet plani i Ahtisaarit.

Zėvendėsndihmės-Sekretarja amerikane e shtetit ka qėndruar nė Bosnjė e Hercegovinė pak ditė mė parė dhe u ka bėrtė thirrje autoriteteve nė rajonin e Ballkanit qė tė bashkėpunojnė nė dorėzimin e kriminelėve tė luftės.

Arbėr Vllahiu zhvilloi njė bisedė me zonjėn DiCarlo dhe fillimisht e pyeti se sa ka patur pėrparim nė Bosnjė qė nga Marrėveshja e Dayton-it.

DiCarlo: Qė nga Marrėveshja e Dayton-it, ka patur njė pėrparim tė madh. Por nė njė vit e gjysmė tė fundit ne kemi parė se shumė cėshtje kanė ngecur. Reformat kanė ngecur dhe posacėrisht reformat nė polici, qė janė ēelėsi pėr Bosnjė e Hercegovinėn tė ecė pėrpara nė rrugėn drejt Bashkimit Evropian. Ne jemi tė shqetėsuar se ka patur ngecje nė pėrparim nė fushėn e reformave. Ne duam tė shohim intensifikim tė zbatimit tė decentralizimit, qė ishte njė arritje historike nė Bosnjė e Hercegovinė.



Rosemary DiCarlo

BBC: Me siguri se njė nga temat qė keni diskutuar nė Bosnjė ka qenė edhe ajo e krimninelėve tė luftės, posacėrisht tė Ratko Mladiqit dhe Radovan Karaxhiqit. Ēfarė ėshtė bėrė deri tani?

DiCarlo: Sic e dini ne duam qė tė gjithė tė arratisurit qė kanė mbetur tė dorėzohen nė Hagė pėr t'u pėrballur me drejtėsinė. Na vjen mirė tė shohim qė nė muajin e fundit, dy tė arratisur tė tjerė janė kapur dhe janė dėrguar nė Hagė. Por ne nuk do tė pushojmė deri sa tė shohim tė gjithė tė arratisurit tė jenė dorėzuar nė Hagė. Ne shpresojmė se tė gjitha autoritetet nė rajon po bashkėpunojnė dhe se kjo do tė ndodh nė njė tė ardhme tė afėrt.

BBC: Po thoni tė gjitha autoritetet nė rajon. Kėtu i drejtoheni qeverisė nė Beograd , e cila qe akuzuar edhe nga prokurorėt e Hagės se nuk po bashkėpunon?

DiCarlo: Natyrisht Serbia duhet tė bėjė mė shumė pėr tė bashkėpunuar, dhe kanė bėrė pėrparime nė javėt e fundit por duhet tė bėjnė mė shumė. Bosnja ka bashkėpunuar gjithashtu edhe Mali i Zi qe pėrfshirė nė bashkėpunim. Na duhet tė shohim njė bashkėpunim tė kėtillė nė rajon pėr tė arritur objektivat pėr tė cilat ne shpresojmė.

BBC: Pra tash Serbia po pėrballet njėkohėsisht me dy cėshtje. Me Hagėn dhe me Kosovėn?

DiCarlo: Natyrisht se Serbia po pėrballet me sfida tė vėshtira nė kėtė moment. Por ajo ėshtė pėrballur me sfida pėr njė kohė tashmė, kryesisht nė fushėn e kriminelėve tė luftės, tė arratisurve dhe kjo ėshtė njė gjė tė cilėn ia ka bėrė shumė tė qartė bashkėsia ndėrkombėtare Serbisė pėr disa vite me radhė se dorėzimi i tė arratisurve ėshtė ēelėsi pėr tė ardhmen e Serbisė, pėr pajtimin nė Serbi dhe nė rajonin e Ballkanit. Ne shpresojmė se qeveria e re do tė vazhdojė rrugėn e ndėrmarrė qė vėrtetė tė dorėzojė tė gjithė ata qė janė tė arratisur. Sa i pėrket Kosovės, ėshtė e qartė se ajo ėshtė njė cėshtje shumė e vėshtirė, edhe pėr Serbinė. Por ju e dini qėndrimin tonė dhe presidenti Bush e ka bėrė shumė tė qartė se ne e shohim pavarėsinė e Kosovės si tė pashmangshme.

BBC: Kjo ėshtė kėshtu pėr presidentin Bush dhe administratėn amerikane por jo edhe pėr Rusinė dhe Serbinė!

DiCarlo: Mendoj se ėshtė shumė e qartė se Evropa dhe SHBA e pėrkrahin planin Ahtisaari. Presidenti Ahtisaari ka punuar shumė, gjatė njė viti e gjysmė qė tė hartojė propozimet qė do tė sigurojnė njė Kosovė shumėkombėshe, qė do tė ofrojnė tė drejtat pėr tė gjithė nė Kosovė dhe qė do ta zgjidhnin kėtė cėshtje qė ka mbetur e hapur pėr disa vjet.

BBC: Zonja DiCarlo, duket se ka njė problem nė kalimin e njė projekt-Rezolute pėr Kosovėn, e cila sė fundi ka qarkulluar nė KS. Duket se rusėt nuk po heqin dorė nga kundėrshtimi. Cili ėhstė hapi i ardhshėm?

DiCarlo: Ėshtė e qartė se diskutimet do tė vazhdojnė nė New York . Ne mendojmė se kemi paraqitur njė casje shumė tė drejtė, ne kemi njė mbėshtetje tė gjėrė nė KS pėr kėtė casje. Do tė vazhdojmė tė diskutojmė pėr kėtė cėshtje me Rusinė dhe me anėtarėt e tjerė tė KS dhe ne do tė vazhdojmė ta diskutojmė kėtė cėshtje edhe me palėt dhe duam qė ta shohim kėtė cėshtje tė zgjidhur. E kuptojmė se kjo nuk ėshtė njė cėshtje e lehtė pėr Serbinė dhe as pėr Kosovėn, por qė tė kemi pėrparim nė rajon kjo cėshtje duhet tė zgjidhet.

BBC: Pra ju qėndroni fuqishėm nė deklarimet se Kosova nuk mund tė kthehet mė nėn Serbi?

DiCarlo: Ėshtė shumė e qartė pėr ne se kthimi i Kosovės nėn qeverisjen e Serbisė nuk ėshtė e mundshme.

BBC: Zonja DiCarlo kur e prisni miratimin e Rezolutės pėr Kosovėn? Para apo pas takimit tė presidentėve Bush e Putin nė SHBA?

DiCarlo: Unė nuk mund t'jua them kėtė dhe nuk dua qė tė spekulojė. Ajo qė mund t'ju them ėshtė se ne do tė vazhdojmė tė punojmė nė mėnyrė intensive qė ta zgjidhim kėtė cėshtje sa mė shpejt tė jetė e mundur.

BBC: Kjo nėnkupton se projekt-Rezoluta e re parasheh njė periudhė prej 120 ditėsh shtesė tė bisedimeve. Pra ju mendoni se 120 ditė mė shumė janė tė mjaftueshme tė zgjidhin cėshtjen?

DiCarlo: Po ne mendojmė kėshtu. Ne e dimė se disa vende duan qė t'u japin mė shumė mundėsi palėve t'i afrohen njė marrėveshje, nėse ėshtė e mundshme. Ne e respektojmė kėtė qėndrim dhe mendojmė se lejimi i bisedimeve pėr njė kohė tė kufizuar ėshtė e mundshme.

BBC: Por pėr 18 muaj tė bisedimeve nuk ka patur marrėveshje prandaj prisni ju se do tė ketė pėr 120 ditė tė ardhshme?

DiCarlo: Ėshtė e qartė nga qėndrimi i njė numri tė madh tė anėtarėve tė KS se nėse nuk ka njė marrėveshje atėherė do ta pranojmė planin qė ndodhet nė tavolinė dhe ai ėshtė plani i Ahtisaarit.

BBC: Por a e ka perėndimi njė plan B pėr cėshtjen e Kosovės?

DiCarlo: Ne po e shtyjmė tani Rezolutėn nė KS dhe tė gjitha pėrpjekjet tona janė pėrqėndruar kėtu.

BBC: Pra ju spo mendoni asnjė gjė jashtė Rezolutės?

DiCarlo: Sikur e thash qėllimi ynė tash pėr tash ėshtė tė punojmė pėrmes KS dhe nuk dua tė spekulojė rreth cėshtjeve tė tjera. Ne duam qė tė vazhdojmė diskutimet tona nė Neė York dhe duam ta zgjidhim kėtė cėshtje. Mendojmė se kemi njė plan shumė tė mirė nė tavolinė, pra planin e presidentit Ahtisaari. Ne e kemi pranuar dėshirėn e disa anėtarėve tė KS pėr bisedime tė mėtejme por ne duhet tė pėrqėndrohemi nė pėrpjekjet tona nė vitet e fundit, pra nė afro dy vjetėt e fundit.

BBC: Dhe sė fundi. A mendoni se fundi i kėtij viti ėshtė koha mė reale pėr ta zgjidhur problemin e Kosovės?

DiCarlo: Nuk mund tė spekulojė dhe sikundėr e thash ne duam qė ta zgjidhim kėtė sa mė shpejt tė jetė e mundur.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] “PAVARĖSIA“ E RREJSHME NUK I DUHET KOSOVĖS AS SHQIPTARĖVE! (2008-02-23 13:38:02 nga admin4)
[ Opinione ] “PAVARĖSIA E KUSHTĖZUAR” NĖN BE-NĖ, ĖSHTĖ PRODUKT ANTIDEMOKRATIK I “ELITĖS POLITIKE TĖ KOSOVĖS (2008-02-08 17:04:58 nga admin1)
[ Opinione ] “Pavarėsia e Kosovės” dhe pyetja e shtruar nga Azem Vllasi pėr Referendum! (2007-11-30 18:45:09 nga admin1)
[ Intervista ] Hashim Thaēi: “Pavarėsia ėshtė kompromisi i Prishtinės, Kosova nuk pranon njė status quo tė re” (2007-08-13 17:30:57 nga admin1)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster