DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Nėn kthetrat e “rrugaēėrisė partiake”
Postuar mė datėn: 2008-06-06 12:18:51 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

“Kjo qė ndodh me shqiptarėt e Maqedonisė dėshmon se ata ende janė popull “joinstitucional”, se ky shtet me qėllim i bėnė pronė tė partisė nė pushtet. Kush nuk e kupton kėtė, s’ka pse shpjegon se dikush shqiptarėt i ēon rrugės sė vėllavrasjes. Ai qė nuk e kupton, se pse nuk ka eksese nė vendbanimet maqedonase, por vetėm nė ato shqiptare, nuk do ta kuptojė kurrė se ka qarqe politike shqiptare, tė cilat nė emėr tė interesit vetjak dhe tė kryesuesve tė partisė, janė tė gatshėm tė torturojnė dhe frikėsojnė popullin e vet”, ėshtė njė konstatim qė mund tė pėrmblidhet nga analizat qė u bėjnė zhvillimeve politike nė Maqedoni njohės dhe komentatorė tė ndryshėm.


Shkruan: Ardian Zejnaj

Deklarimet e disa mbėshtetėsve tė PDSH-sė, se, ose do tė fitojė kjo parti ose ata nuk do tė jetojnė, janė pikėrisht nė pėrputhje me konstatimin e lartshėnuar. Kurse deklarimi i kryetarit tė PDSH-sė, Menduh Thaqi, se kjo “ėshtė fitorja mė e rėndė, por mė e lezetshme, se mposhtėm dhunėn dhe kallashin, se edhe me ata kuti tė djegura dhe me ato plumba, PDSH udhėheq me 35 mijė vota para BDI-sė. Me numėrimet e reja, ky dallim do tė jetė deri nė 65 mijė. PDSH aktualisht ka 10 dhe me numėrimet e reja 11, ndėrsa BDI ka 6, dhe 1 do ta humb pas pėrsėritjes sė votimeve nė kutitė e djegura, dhe do te ketė vetėm 5 deputetė”, tregon pėrgatitjet qė ka bėrė kjo forcė politike pėr kėtė ditė, qė sipas saj ka qenė njė ditė konfrontimi “pėr jetė a vdekje”.
Sipas kėsaj Thaqi e dinte saktė, se sa vota kishte pėr tė fituar dhe sa vota po i mungonin, me sugjerimin qė tė diktojė edhe rezultatin pėrfundimtarė kur ai tė publikohet. Kjo logjikė politike e Thaqit shkon nė drejtim tė konfirmimit tė deklaratave tė disa qytetarėve, se nė ditėn e zgjedhjeve nė Maqedoni, mbėshtetėsit e kėsaj partie u kanė thėnė, se nuk keni nevojė pėr tė votuar, sepse kemi votuar ne pėr juve, formė kjo e ngjashme me atė qė ka ndodhur nėpėr disa vendvotime nė zgjedhjet e fundit nė Kosovė.
Nė anėn tjetėr, kryetari i BDI-sė, Ali Ahmeti pas pėrfundimit tė zgjedhjeve bėri thirrje pėr “pėrsėritjen e votimeve”, duke thėnė se “kėto rezultate janė tė papranueshme, sepse pas orės 14 tė gjithė vėzhguesit, anėtarėt e komisioneve kanė qenė nėn kėrcėnimin e armėve. Ndaj nė tė gjitha ato vende ku ėshtė shkelur vullneti i popullit, kėrkojmė qė votimet tė pėrsėriten”. Tė njėjtėn gjė kėrkuan edhe Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja, tė cilat ishin tė qarta, se duhet tė pėrsėriten zgjedhjet nė tė gjitha ato vendvotime ku kishte shkelje tė tilla. Deklarimet e faktorėve relevantė ndėrkombėtar Menduh Thaqi nuk duhet t’i kuptoj assesi ndryshe, vetėm si njė shuplakė tė madhe pėr tė dhe njė leksion qė ai duhet ta mėsojė, pėr tė kuptuar se nė Maqedoni mbase nė fund tė fundit dikush tjetėr dikton rrjedhėn e proceseve politike dhe jo ai me disa vagabondė, tė tipit Agim Krasniqi.
Ky i fundit duke ditur se akuzohet pėr shumė vepra kriminale, si ėshtė e mundur qė tė jetė kandidat pėr deputet? Megjithatė, ai ėshtė fakti me i qartė qė e shpjegon gjithė historinė e ndodhur ditėve tė fundit nė Maqedoni, pėr tė kuptuar se nė kėtė vend politika mbron krimin dhe kriminelėt ose politika pėrdoret si mburojė pėr veprime kriminale. Agim Krasniqi nė kohėn e qeverisjes sė Maqedonisė nga koalicioni qeverisės LSDM-BDI, kishte krijuar “ushtrinė” e tij nė Kondovė, pėr t’i shkaktuar probleme BDI-sė. Ai u arrestuar pastaj, por u lirua, i cili lirim u shpėrblye me kandidim pėr deputet nga PDSH-ja. Ky njeri shpjegon qartė rrėnjėt e kėsaj partie politike. Pas futjes nė qeveri tė PDSH-sė, tipat e sojit tė Agim Krasniqit u benė diktues tė rrjedha politike nė Maqedoni.
Por, ēfarė paralajmėrojnė historitė e tilla tė krijuara nga vetė shqiptarėt? Asgjė me pak se sa pėrgatitje pėr t’i dėrguar shqiptarėt e Maqedonisė drejtė rrezikut tė konfrontimit mes vete, ngase Menduh Thaqi u deklarua qartė, se askush nuk mund tė pėrsėrisė zgjedhjet aty ku ai ka fituar, ndėrsa qė Ali Ahmeti dhe pėrfaqėsuesit ndėrkombėtar kėrkuan tė kundėrtėn. A ėshtė kjo njė “luftė” e re pėr Thaqin qė tė pėrballet mė tė gjitha palėt pėr hir tė pushtetit. Sepse nė tė gjitha variantet Thaqi tani e ka kuptuar, se e ka tė vėshtirė mbijetesėn politike, prandaj “duke e ndjerė veten nė gjendje tė tillė, ai e ka vlerėsuar mirė se mund tė mbeten politikisht i gjallė, vetėm nėse kaosi ėshtė i plotė. Pra, ai tani vepron sipas parimit: sa mė keq e ka populli, aq mė mirė ėshtė pėr tė”.
Thaqi, edhe pse pavetėdije, ėshtė duke u sjell sipas parimit, se “pushteti ėshtė aftėsia pėr t’ia arritur qėllimit. Vullneti mund tė ushtrohet nė mėnyrė ‘brutale’ ose ‘tė sjellshme’”. Ai nė zgjedhjet e fundit ka pėrdorė tė dy rrugėt, atė “brutale” dhe “tė sjellshme”. Sjelljet “brutale” janė format e ndryshme tė presionit, premtimit pėr shpėrblim, dhunė ose kėrcėnimit pėr dhunė, vetėm e vetėm qė t’ua imponojė vullnetin qytetarėve, ndėrsa duke pėrdorė rrugėn e “tė sjellshmit” politikanėt bėjnė veprime qė do ta bindnin palėn tjetėr tė dorėzohet.
E dukshme nė gjithė kėtė lojė politike tė liderėve shqiptarė nė Maqedoni, ėshtė mungesa apo pjesėmarrja aktive e shqiptarėve dhe shoqėrisė civile shqiptare nė kėtė proces, ngase po tė ishin me aktiv dhe me tė “kulturuar” politikisht, ndryshe do tė zhvilloheshin ngjarjet politike. Njė konstatim ėshtė, se “shqiptarėt e kėtushėm (tė Maqedonisė) janė pjesa mė e paarsimuar e shqiptarisė sonė, dhe si e tillė, edhe me kulturėn mė tė ultė politike”. Duke qenė si tė tillė, shqiptarėt nė kėtė pjesė mbetėn pa mbėshtetjen e qartė tė Prishtinės dhe Tiranės, sepse tė dy kėto qendra zyrtare “zyrtarizuan” tė pėrkėdhelurit e tyre, tė cilėt sa herė qė populli i ka demaskuar nė publik, kėta liderė shkonin nė Tiranė apo Prishtinė, fotografoheshin me zyrtarėt e atjeshėm, dhe ktheheshin nė Maqedoni si patriot tė licencuar nga mėmėdheu dhe nė kėtė rast atyre iu imponuan liderėt e tipit Menduh.



Makiaveli shkruante se “njė princ (lider) i pėrdor tė gjitha mjetet pėr tė krijuar dhe pėr tė mbrojtur pushtetin. Princi qėndron mbi moralin e zakonshėm, kur ushtron pushtetin e tij dhe mund tė pėrdor korrupsionin, minimin dhe arrestime tė rastit, kur ai e quan tė nevojshme. Pushteti politike udhėhiqet nga mendimi se nė qoftė se nuk sundon ti, njė tjetėr do ta bėjė kėtė”. Dhe pikėrisht kėsaj qasje i ėshtė pėrmbajt Menduh Thaqi gjatė kėsaj fushate dhe kėtyre zgjedhjeve, sepse filozofi i tij apo mentori Arbėr Xhaferi i ka mėsuar leksionin, se “politika ėshtė njė formė e luftės pėr pozicione dhe tė mira dhe nė instancė tė fundit, pėr mbijetesėn e shtetit dhe tė sundimtarėve”.
Por, Menduh Thaqi ėshtė larg konstatimit tė Platonit, i cili shkruante se “qeverisja kėrkon njohuri dhe formim, ngase shumica e popullit nuk di se ē’ėshtė mė e mira pėr tė dhe qė dikush duhet ta administrojė atė qė mund tė quhet interes i pėrgjithshėm”. Duke shtrembėruar kėtė parim, Menduh Thaqi ka punuar mė mirė se askush tjetėr pėr vetėn e tij, por jo pėr popullin, duke dėmtuar shumė interesin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve tė Maqedonisė. Nė kėtė rast nuk ka njė alternativė tė fuqishme, qė do tė duhej tė ishte njė demokraci e mirėfilltė, ku respektohet ligji, e drejta e votės sė lirė, etj, qė do t’i kundėrvihej Menduh Thaqit, sepse “pėr ta ndaluar njė udhėheqės, apo njė grup tė vogėl, tė bėhen shumė tė fuqishėm, duhet njė demokraci e matur”, ka shkruar Aristoteli. Nė kėtė rast shqiptarėve tė Maqedonisė mė sė paku u “duhet ndonjė autoritet i lartė politik, qė i vjedh popullit pushtetin. Populli duhet tė qeveriset vetė, nėpėrmjet parullės: liri nėn pėrgjegjėsi”, siē shkruan Makhail Bakunin.
Por, ajo qė shihet qartė nga tė gjitha kėto zhvillime, ėshtė se liderėve politikė nė Maqedoni u ka humbur busulla dhe nuk janė nė nivelin e tė kuptuarit tė esencės sė problemeve, ngase nuk e kuptojnė se nė “politikė ėshtė e rėndėsishme tė dihet se ēfarė ēėshtjesh ndodhen nė rendin e ditės sė zgjedhėsve dhe politikanėve dhe ēfarė alternativash trajtimi paraqiten”. Largimi nga kėto qėllime i ka bėrė edhe shqiptarėt e Maqedonisė mosbesues dhe qė do t’i dėrgojė drejtė kontestimit tė legjitimitetit tė liderėve tė tyre politikė, i cili legjitimitet nė variantin e drejtė e bėn tė lehtė qė tė popullsia tė futet ndjenja e bindjes, qė mendohet se ėshtė e rėndėsishme pėr qėndrueshmėrinė e shtetit, pa pėrdorim tė gjerė tė dhunės dhe forcės. Humbja e kėsaj ndjenje mund ta rrezikojė nė tė ardhmen edhe vetė shtetin e Maqedonisė, sepse, nėse shqiptarėt humbin besimin dhe i deligjitimojnė udhėheqėsit e tyre politikė, atėherė nuk mund tė presim nga kėta qytetarė qė politikanėt maqedonase do t’i pranojnė si me legjitim. Pėr tė mos ardhur deri tek ky stad, shteti duhet tė tregoj aftėsi drejtuese dhe fuqi veprimi, qė do tė thotė se duhet venė para drejtėsisė tė gjithė ata qė prishin proceset dhe rrezikojnė tė ardhmen e vendit pėr interesa tė tyre personale dhe partiake, ose ndryshe sovraniteti dhe legjitimiteti dobėsohet. Aq me keq apo me reale bėhet ky konstatim, nėse njė shtet, siē ėshtė Maqedonia, nuk ka kontroll mbi territorin dhe burimet, atėherė ka pak mundėsi qė ky shtet tė verė nė jetė vendime tė rėndėsishme politike.
Rruga e nisur tani, ku do tė mund t’i dėrgonte shqiptarėt, pse jo edhe vetė Maqedoninė? Me shumė se sa maqedonasit, tė cilėt tani shqiptarėt po i prezantojnė si procesprishės para bashkėsisė ndėrkombėtare dhe tė ardhmes sė kėtij shteti, do tė jenė vetė shqiptarėt e kėtij shteti, nėse nuk ndėrrojnė lidershipin e tyre politik, qė do ta “paguajnė ēmimin e lartė pėr tė shpėtuar nga “rrugaēėria partiake”.
Megjithatė, pėr shumėkėnd shpėtimi nga kjo gracė ku janė futur shqiptarėt pas kėtyre zgjedhjeve, do tė mund tė bėhej pėrmes dy rrugėve. E para, ėshtė mundėsia pėr tė larguar nga skena politike liderėt politikė tė tipit Menduh Thaqi, ngase ai shikohet si “tradhtar” i interesave kombėtare tė shqiptarėve nė kėtė shtet. Kjo do tė mund tė bėhej pėrmes dy formave. E para, vetė shqiptarėt e Maqedonisė do tė duhej ta “linēonin” nga politika duke e bojkotuar apo protestuar masivisht nė mėnyrė paqėsore kundėr tij. Rruga e dytė, ėshtė qė Prishtina dhe Tirana zyrtare, tė cilat ia dhanė kėtė fuqi, t’i japin njė flakaresh tė madhe, duke e bojkotuar nga tė gjitha veprimtarit dhe me kėtė duke e izoluar politikisht si lider politikė. Kjo nuk do tė duhej tė ishte ajo qė Menduhi thoshte pėr ta edukuar, por edhe me e rendė sė sa kjo, pėr ta pėrjashtuar tėrėsisht nga skena politike shqiptare. Nėse kjo nuk ndodh, atėherė do tė mund tė realizohej njė parashikim qė thotė, se “ėshtė e mundur qė pas njė kohė tė vijė dita kur shqiptarėt e Maqedonisė do t’ua vėnin flakėn fabrikave tė atyre qė interesin e tyre e barazuan me profitin material pėr krerėt partiak”.
Rruga e dytė, qė ka me pak shanse, ėshtė bashkimi i lidershipit politikė shqiptarė nė Maqedoni dhe tejkalimi i tė gjitha hasmėrive dhe interesave personale dhe partiake, duke venė interesin e pėrgjithshėm shqiptarė si parėsor. Themi se ėshtė me pak e mundur, sepse, sipas shumė njohėsve tė rrethanave politike nė Maqedoni, nė kėtė vend “janė nė luftė dy koncepte politike, tė cilat janė tė largėta mes veti, aq sa edhe komunizmi dhe demokracia”. Sipas tyre nė Maqedoni janė pėrballur koncepti politikė i BDI-sė, dhe i tė gjitha partive tjera, qė deklarohen se shqiptarėt janė ata qė duhet tė vendosin, se cila parti e tyre politike do t’i pėrfaqėsojė nė institucionet mė tė larta shtetėrore dhe koncepti i praktikuari deri mė tani nga PDSH-ja, se mandatari i qeverisė apo partia mė e madhe politike maqedonase duhet tė pėrcaktojė pėrfaqėsuesit shqiptarė nėpėr institucionet shtetėrore.

06.06.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Analistėt: Ndarja e Kosovės ndikon nė Luginėn e Preshevės (2008-10-01 15:21:45 nga admin1)
[ Kultura ] Nju Jorku cudit shkencetaret me nentoken e tij (2008-09-29 02:47:21 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Medvedev nenshkruan Dekretin per njohjen e pavarsise se Abkhazise dhe Osetise se Jugut (2008-08-26 12:12:10 nga admin1)
[ Opinione ] POSEDIMI I DY NĖNĖSHTETĖSIVE (2008-08-25 09:00:16 nga admin1)
[ Intervista ] PA UĒK- nė KOSOVA DO TĖ ISHTE NĖN SERBINĖ (2008-08-23 13:06:00 nga admin1)
[ Kultura ] Pse vonohet themelimi i njė Universiteti publik nė gjuhėn shqipe nė Luginėn e Preshevės (2008-08-19 16:25:00 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] KS ndahet nė qėndrimet mbi dhunėn e marsit (2008-08-07 13:10:57 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nė nėntor shėnohet 40 vjetori i demonstratave tė vitit 1968 (2008-07-31 01:50:47 nga admin2)
[ Kultura ] Pse e shkroi Fan Noli vjershėn 'Jepni pėr nėnėn'? (2008-07-29 01:01:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] AAK shprehė keqardhje pėr dhunėn ndaj protestuesve nė Shpkovc (2008-07-24 15:13:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ish-udhėheqėsi i serbėve tė Bosnjes, Radovan Karaxhiē, nėn arrest (2008-07-22 01:56:27 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster