DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Emigranti: Ju rrėfej nga Kreta, gjyqin e njė linēimi racist
Postuar mė datėn: 2007-02-27 19:24:20 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore
Materiali i mėposhtėm i ėshtė nisur gazetes "Shekulli" nga njė emigrant shqiptar nė Kretė, dėshmitar i njė prej gjyqeve qė ka shkaktuar mė shumė polemika nė shtetin fqinj.

Njė grup tė rinjsh racistė grekė masakruan brenda nė shtėpi, ditėn e ndėrrimit tė viteve, njė tė ri shqiptar nga Tepelena, Edisonin.

Procesi gjyqėsor ėshtė zhvilluar nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda.

Pėr tė parėn herė drejtėsia greke dha dėnime ekstreme pėr vrasėsit, por u shmang ngjyrimi racist i vrasjes.

Dėrguar nė kontakt@shekulli.com.al
Mbas shtyrjes sė parė qė ndodhi mė 13 shkurt, pėrfundimisht gjyqi i shumėpritur i ngjarjes sė bujshme tė Kretės, e rihapi seancėn ditėn e mėrkurė, mė 21 shkurt, nė orėn 9.00 paradite dhe pėrfundoi duke u gdhirė data 24 shkurt.

Ngjarja e rėndė qė ndodhi disa orė mbas ndėrrimit tė viteve, pikėrisht nė orėn 5 tė mėngjesit, tė datės 1 janar 2006, kur njė bandė prej 7 vetash, kryesisht tė rinj grekė, thyen portėn e shtėpisė ku jetonte familja emigrante, rrahėn barbarisht kryefamiljarin e sėmurė dhe pastaj me 17 thika i morėn jetėn 17-vjeēarit, Edison Jahaj nga Tepelena, tronditi rėndė jo vetėm shoqėrinė shqiptare, por dhe atė greke.

Shkak kryesor i kėsaj ngjarjeje, ishte bluza me flamurin kombėtar shqiptar qė Edisoni guxoi ta vishte nė njė ambient publik, pra nė disko, ku kishin shkuar pėr tė festuar Vitin e Ri.
Shqiptarin me bluzėn-flamur, banda e tė rinjve grekė, e kryesuar nga i riu Jorgo Gridhaqis, (ushtar i ardhur me leje) e fyen, e qėlluan me grushte dhe e nxorėn jashtė lokalit, duke e rrahur dhe nė rrugė.

Shoqėria e Edisonit, qė ishte aty pėr tė festuar Vitin e Ri, ndihmoi nė shuarjen e sherrit, por tė rinjtė grekė disa orė mė vonė, mbasi u riorganizuan, duke marrė me vete dhe babain 40-vjeēar tė protagonistit kryesor tė sherrit nė lokal, (me punė taksist) shkuan nė spitalin e qytetit, se mos aty kishte shkuar pėr ndihmė mjekėsore shqiptari me bluzėn flamur.

Mbasi nuk e gjetėn aty, tė irrituar, ndaj tė gdhirė shkuan nė shtėpinė e Edisonit, tė cilėn ua tregoi njė pjesėtar i grupit tė tyre, dhe e keqja nuk vonoi tė vinte.

Racistėt ishin pėrgatitur pėr "t'ju dhėnė njė mėsim tė mirė kėtyre njerėzve, qė nuk e kanė kuptuar se Greqia ka Zot" e "skllevėrit nuk duhet tė ngrenė kokė"...

Emigrantėt shqiptarė u ngritėn atėherė pėr ditė tė tėra nė demonstrata paqėsore, derisa mė 11 janar 2006, u bė njė demonstrim i madh me rreth 6000 pjesėmarrės.

Atė natė me emigrantėt u bashkuan dhe qytetarėt grekė, pėr tė dėnuar vrasjen raciste.

Nėn masa tė rrepta sigurie, nga forcat e policisė greke nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda nė Iraklio tė Kretės, ēėshtja "Jahaj" zgjati rreth 45 orė, nė 5 seanca gjyqėsore.

Nė mėnyrė tė hollėsishme i ati i viktimės, tregoi nė gjyq ngjarjen e tmerrshme tė 1 janarit 2006, ku i therėn tė birin para syve.

E pėrshkroi ngjarjen ashtu siē kishte ngjarė, me lot nė sy e dhimbje nė shpirt, si dhimbjet e Edisonit nė atė mėngjes tė tmerrshėm tė Vitit tė Ri.

Ishte e habitshme, si ai njeri i sėmurė foli dhe iu pėrgjigj pyetjeve tė trupit gjykues nė gjuhėn shqipe, pėr 6 orė rresht, si mundi tė qėndronte nė njė distancė qė s'ishte as 1 metėr larg nga kriminelėt, tė cilėt i shihte drejt nė sy, duke tundur kokėn.

Gjashtė tė akuzuarit (nė fakt janė shtatė, por njeri, vėllai mė i vogėl i tė akuzuarit kryesor, do tė gjykohet nga Gjykata e tė Miturve) janė 5 grekė e njė 29-vjeēare bullgare, mikesha e babait tė ushtarit vrasės.

Njeri mbas tjetrit u ngritėn e shprehėn "keqardhjen" pėr atė qė ndodhi. 19-vjeēari J.Gridhaqi, qė nguli 17 thikat nė trupin e tė pafajshmit Edison, u ngrit pėrpara trupit gjykues e mori pėrsipėr tė gjithė pėrgjegjėsinė, pėr tė lehtėsuar pjesėtarėt e tjerė tė bandės.

Dita e parė e gjyqit ndaj tij, pėrkonte me ditėn kur ai do tė lirohej nga ushtria, e ndoshta do tė fillonte punė si teknik makinash.

"Por, ja qė jeta e solli krejt ndryshe, ai qė vrava unė vdiq, por dhe unė tani jam njė i vdekur i pakallur nė varr.

Sinqerisht, mė vjen keq pėr atė qė ndodhi. Marr tė gjithė pėrgjegjėsinė pėr krimin",- tha ai.

Pėrsa i pėrket 41-vjeēarit, (babai i tė akuzuarit kryesor, i cili nė vend qė tė ndalonte tė birin pėr tė mos kryer krimin, mori dhe vetė pjesė nė krim) si dhe tė akuzuarit e tjerė, kundėrshtuan akuzėn pėr bashkėpunim me dashje nė krim, duke u justifikuar me pretekstin se shkuan nė shtėpinė e Edisonit pėr tė penguar Jorgon qė tė mos kryente krimin, por nuk mundėn.

Por, nga dėshmia e babait tė Edisonit, doli se 41-vjeēari Sotiris Gridhaqis, jo vetėm qė nuk e pengoi tė birin pėr tė mos kryer krimin, por mbante e qėllonte babain e viktimės, e sikur tė mos mjaftonte qė viktima kishte ngrėnė 17 thika, ai e goditi dhe me njė hekur nė kokė, pėr t'i dhėnė fund gjithēkaje, pėr tė mos pasur viktima asnjė mundėsi shpėtimi.

Avokati mbrojtės i tė akuzuarit kryesor e babait tė tij, paraqiti para trupit gjykues disa medalje tė 19-vjeēarit, qė i kish marrė nė kampionet e Peshėngritjes pėr moshėn e tij, me qėllim qė tė tregonte tė kaluarėn e mirė tė klientit tė tij.

Ai tha se klienti i tij nuk kishte thikė, por ia mori viktimės nga dora.

Avokatėt e familjes Jahaj, Theodhori Cula dhe Thoma Lukoviti, me prova e fakte mbrojtėn tė vėrtetėn e vrasjes raciste, duke paraqitur dokumente, artikuj gazetash, CD me filmime nga protestat anti-raciste, prononcime pėr ngjarjen nga deputetėt e zonės, prefekti, partitė politike etj., qė e cilėsonin vrasjen me karakter racist.

"E vėrteta do dalė se s'bėn, pasi viktima ishte krejtėsisht i pafajshėm dhe jo siē mundohen ta paraqesin kolegėt e mi", tha avokati Lukoviti, duke shtuar: "Zotėrinj kolegė, ėshtė turp pėr ju qė nxirrni medaljet dhe tė mundoheni tė bėni heronj ca kriminelė racistė".

Shumė pėrshtypje ka bėrė fjala e kėtij avokati, pas prezantimit tė medaljeve tė vrasėsit, prej avokatėve tė tij mbrojtės.

Z.Lukoviti, tha: "Unė jam shumė krenar, qė ndoshta pėr herė tė parė nė karrierėn time si avokat, mbroj tė vėrtetėn e njerėzve tė ndershėm, e emigrantėve ekonomikė qė erdhėn kėtu pėr njė jetė mė tė mirė, e njerėzit e medaljeve qė ju na tregoni, u marrin jetėn.

Sa pėr medalje, unė kam pėr tė paraqitur njė medalje shumė herė mė tė ndritshme nga ajo qė na tregoni ju, qė ėshtė ndershmėria e djersa e kėtyre njerėzve tė mirė",- tha avokati Lukoviti.

Halla e Edisonit, Luljeta Jahaj, nė seancėn e ditės sė dytė tė gjyqit, kur dėshmonin tė akuzuarit, ajo u shkreh nė vaj e kuje.

Mė pas, ajo mblodhi veten dhe doli para gazetarėve qė prisnin jashtė pėr komente: "Mos t'ju vijė keq pėr ata qė u dėnuan nga Gjykata.

Ata bėnė njė krim e dėnimin e meritojnė, e bile me shumė.

Po ne humbėm djalin tonė. E morėm me arkivol nga Kreta dhe e ēuam nė Shqipėri.

Nuk kthehet mė nė jetė, iku pa bėrė asnjė faj, duke na lėnė tė gjithėve njė plagė tė madhe nė zemėr",- u tha Luljeta, gazetarėve.

Pak metra larg fugonit tė policisė, te porta e Gjykatės, edhe 19-vjeēari J.Gridhaqi, deshi tė fliste para gazetarėve (duke pasur pranė avokatin e tij mbrojtės V. Mundrianaqi).

i zverdhur mė fytyrė, ai tha: "Mė vjen shumė keq qė mora jetėn e njė njeriu.

Kėrkoj sinqerisht falje. Ishte njė moment ēmendurie... Sikur tė kisha mundėsi tė ktheja kohėn pas, atėherė gjėrat do tė ishin krejt ndryshe. Tani ėshtė tepėr vonė, pėrfundimisht, unė kam mbaruar...".

Shokėt, miqtė e tė afėrmit e familjes Jahaj qė ndodheshin nė sallė, nuk kundėrshtuan, nuk bėrtitėn.

Dolėn nga salla me shpirt tė vrarė e zemra tė plagosura. Kriminelėt u dėnuan. Edisoni nuk kthehet mė...

DĖSHMIA E BABAIT TĖ EDISONIT

"Mė mbanin, ndėrsa mė therėn djalin… mė morėn dritėn e syve"

Im bir flinte gjumė, nė momentet kur thyen portėn e u futėn brenda. Bėrtita fort: "Edison, ik se na vranė...". "Pse, ē'kanė me ne?",- dėgjova djalin tė thoshte dhe erdhi te mua.

Hapa derėn qė ta nxjerr nė tarracėn e shtėpisė. i vumė shpatullat derės sė tarracės, por ata e thyen portėn.

Atėherė im bir bėri tė hidhej nga tarraca, por njėri prej tyre e kapi dhe pastaj ma therėn djalin para syve tė mi, i ati i vrasėsit, Sotiri, sė bashku me njė grua (e dashura e tij bullgare) dhe djalin tjetėr mė tė vogėl. mė mbanin dhe mė qėllonin...

Sikur thika tė mos ishte thyer nė trupin e djalit, do mė thernin dhe mua.

Nuk mund tė harroj shprehjen qė mė tha krimineli: "Unė vrava djalin tėnd, unė do tė vras dhe ty, se jeni racė e ndyrė"... Qėlloi, por thikės i kish ngelur vetėm bishti... Tė gjithė u futėn nė shtėpi, e kryen krimin bashkėrisht. Nga do t'i njihja, sikur tė mos i kisha parė me sytė e mi atė natė tė zezė.

Mė nxinė jetėn, mė morėn dritėn e syve. Vetėm kush ėshtė prind nė kėtė sallė, e di sa mė dhemb shpirti...".

DĖNIMET E VRASĖSVE TĖ EDISONIT

Pėr tė parėn herė, dėnime ekstreme, por u shmang ngjyrimi racist i vrasjes

Si pėrfundim, mbas njė maratone seancash gjyqėsore, trupi gjykues i Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda tė Iraklios, nxori vendimin dhe i cilėsoi tė gjithė fajtor pėr krimin e 1 Janarit.

Pėr 19-vjeēarin Jorgo Gridhaqi dha dėnimin burgim tė pėrjetshėm.

Pėr babain e tij, 41-vjeēarin Sotiri Gridhaqi dha dėnimin mė tė rėndė qė parashikon Kodi Penal grek, pėr akuzėn "Bashkėpunim nė krim" duke e dėnuar me 21-vjet e 11muaj burg.

Pėr 19-vjeēarin Aris Mihallaqis, gjykata dha 14-vjet e 5-muaj burg.

Pėr bullgaren Gjeorgjeva Kremena, 10-vjet e 11-muaj.

Pėr 22-vjeēarin Nikolaos Stefanos dhe 21-vjeēarin Josif Hulizaqi, u dha dėnimi me nga 10-vjet e 5-muaj burg secili.

Gjatė procesit gjyqėsor u analizuan hollėsisht detajet e krimit, u pyetėn mjaft dėshmitarė, por me dashje u anashkalua ngjarja e ndodhur nė disko, me qėllim qė tė mos i jepeshin krimit ngjyra raciste.

Trupi gjykues e pėrqendroi analizimin e ēėshtjes me atė ēfarė ndodhi brenda mureve tė shtėpisė sė viktimės, pa i dhėnė shumė rėndėsi shkakut tė sherrit.

Dėshmitarėt e sherrit nė disko nuk u pyetėn fare, me gjithė kėrkesat e herėpashershme tė avokatėve tė familjes Jahaj.

"Ambasada Shqiptare nė Athinė, vazhdon traditėn e heshtjes sė turpshme"

Lidhur me gjyqin pėr vrasjen e Edisonit, nė numrin celular tė "Shekulli-Kontakt" kanė marrė kėto ditė, edhe disa pėrfaqėsues tė shoqatave tė emigrantėve tanė qė veprojnė nė Greqi.

Njė prej tyre, njė zonjė e cila drejton njė shoqatė emigrantėsh, e cila ka monitoruar dhe organizuar mbėshtetjen pėr Edisonin dhe familjen e tij, na rrėfeu dy shqetėsimet e saj kryesore, pas pėrfundimit tė kėtij gjyqi.

E para, ajo dėshironte tė falėnderonte atė pjesė tė opinionit dhe mediave greke, qė dolėn nė mbrojtje tė familjes sė Edisonit, duke dėnuar ashpėr vrasjen raciste.

"Kemi qenė nė njė gjendje shumė tė shqetėsuar. Njė pjesė e opinionit ishte me ne, por presioni nga ana tjetėr ishte shumė i madh...

Do na kishin bėrė sapun, po tė mos na kishte mbėshtetur njė pjesė e medias greke...", tha telefonuesja.

I dyti shqetėsim i saj, ishte qėndrimi i Ambasadės sonė nė Athinė.

Ky institucion, me sa duket, pavarėsisht se ka ndryshuar "ngjyrė" vazhdon traditėn e heshtjes sė turpshme, nė trajtimin e problematikės sė komunitetit shqiptar nė Greqi.

"Asnjė notė proteste, asnjė mbėshtetje, megjithėse unė i kam telefonuar disa herė… Pse? Ēfarė kanė? Askush nuk ka pėr t'i qortuar, nėse do mbrojnė thjesht dinjitetin e tyre, dinjitetin tonė",- pyeste e indinjuar telefonuesja jonė.

Nuk mund tė bėjmė hė pėr hė asgjė tjetėr, veēse ta mbėshtesim nė kėto shqetėsime, duke i publikuar ato.

Disa herė "Shekulli" ka vėnė nė dukje qėndrimet pasive tė ambasadave tona, pėrballė shqetėsimeve tė emigrantėve.

Me sa duket, impotenca dhe mungesa e dinjitetit vazhdojnė nė kėto institucione, qė konsiderohen si qoshka tė ngrohta me tė cilat duhen qerasur eksponentėt partiakė.

Turp u qoftė! Redaksia e "Shekullit", pėrshėndet dhe ju jep kurajė gjithė emigrantėve tanė nė Kretė dhe nė gjithė Greqinė.

Seksionet tona tė komunikimit, janė tė hapura nė ēdo kohė pėr ta.

Shekulli
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] KU ISHTE E ĒFARĖ BĖNTE “MESIA” KUR U VRA ME GJITH VLLA E SHOK JUSUF GĖRVALLA? (2008-11-29 19:37:01 nga admin4)
[ Kultura ] NOBELISTE TE SHPIRTIT KRIJUES (2008-11-27 10:34:25 nga admin4)
[ Opinione ] KUSH DO TA FITOJĖ LUFTĖN NĖ NJU-JORK, KOSOVA E PAVARUR, APO SERBIA KOLONIALISTE? (2008-11-24 17:10:00 nga admin4)
[ Histori ] ĒFARĖ THA JUSUF GĖRVALLA PĖR KOSOVĖN, SHQIPĖRINĖ DHE TROJET SHQIPTARE, NĖ DITĖN E FLAMURIT, 28 NĖNTORIN E VITIT 1981!!! (2008-11-22 07:17:38 nga admin1)
[ Opinione ] GJURMĖ QĖ NUK MUND T'I PĖRPIJNĖ ERRĖSIRA, AS STINĖT E LIGA!...‏ (2008-11-07 15:46:28 nga admin1)
[ Opinione ] BARAK OBAMA NUK DO TĖ JETĖ KRIJUES, AS SHPĖTIMTAR I “NJĖ BOTE RE” (2008-11-06 15:36:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gjukanoviq: Ballkani po tensionohet (2008-11-06 00:46:56 nga admin2)
[ Kultura ] KUJTIME QĖ KANĖ LĖNĖ GJURMĖ TĖ PĖRJETSHME NĖ JETĖN TIME! (2008-11-02 13:58:00 nga admin1)
[ Opinione ] Disa shpjegime plotėsuese, nė vend tė reagimit ndaj njė gjullurdie mediatike (2008-10-28 16:33:47 nga admin4)
[ Opinione ] ĒETNIKĖT QENĖ KAMUFLUAR NĖ PARTIZANĖ, JU TITISTĖT NĖ „DEMOKRATĖ“ (2008-10-15 15:43:08 nga admin1)
[ Opinione ] NUK KA RRUGICA DEVIJUESE, KA VETĖM NJĖ RRUGĖ (2008-10-10 10:08:14 nga admin4)

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster