Shkruan: Afrim Morina
Kjo skenė mė ktheu nė dimrin e 1982 nė burgun e Gospiqit. Isha nė dhomė me Ymer Balėn, nga Doberdelani i Therandės, i cili nuk kishte arritur tė mbaroj vitin e katėrt tė shkollės sė mesme, sepse iu kishte pėrgjigj kushtrimit tė atdheut. Nė njė pasdarke seē mu tek tė luaja me gishtat e duarve dhe nė dysheme reflektohej hija e tyre sikur tregonte shqiponjėn nė fluturim, sa herė i lėvizja duart. Ymeri i befasuar mė shikonte dhe dikur provoi edhe vet. Tė dytė ishim thelluar nė kėtė lojė, e mendimet ku ta di se nga kishin marrė rrugėn. Njė gardian e hapi derėn me rrėmbim, ai dallohej pėr egėrsi, sepse flitej se njė vėlla iu kishte vrarė nė Kosovė gjatė demonstratave. Ne e ndėrpremė lojėn tonė.
- Vazhdoni!- bėrtiti me tė madhe, sa gjėmoi i gjithė burgu.
Ne vetėm e shikonim.
- Edhe kėtu para syve tė mi merreni me veprimtari politike?!
Ne heshtėm.
- Unė do tua pres duart, qė kurrė mos tė mundeni me imitua shqiponjėn!
- Mund tė na priten duart tona, por nuk mund tė priten duart e gjithė botės, - ia ktheva i qetė dhe vazhdova- Mė kryesorja, nuk mund ta shfarosni fierin e gjithė botės, se edhe aty ėshtė shqiponja jonė.
Zgurdulloi sytė dhe na shikonte i habitur. Nuk dinte ēfarė tė fliste. Vetėm pritshim kur do tė kėrkojė pėrforcim, apo edhe ndoshta tė tjerėt pritnin nė korridor. Dikur sikur erdhi nė vete.
- Ēka ka tė bėjė fieri me shqiponjėn?!
- Po tė prehet fieri nė tė pjerrtė aty del shqiponja.
- Nesėr do ta vėrtetojė kėtė, e nėse del ashtu siē po thua ti, jeni tė falur, e nėse mė ke gėnjyer do tė pjellėsh iriqė. E mbylli derėn dhe doli.
E kishte vėrtetuar kėtė dhe nuk mė dilte pėrpara
* * *
Pėrsėri e vėshtrova ngazėllimin e vogėlushes, e cila ia kishte marrė dorėn tė bėnte si gjyshi i vet dhe mu kujtua heqja flamurit kombėtar e mos tė flasim pėr shqiponjėn, sepse me tė vėrtetė nė kėtė flamur nuk e ka vendin.
Sa e sa gjyshėr e baballarė janė torturuar pėr tė mbrojtur me jetėn e vet kėtė shqiponjė nė sfondin e flamurit, sa e sa gjyshėr e baballarė janė vranė pėr tė mbrojtur kėtė shqiponjė nė sfondin e flamurit, sa e sa breza u pėrballėn me pushtuesit sllavo-bizanti-turk pėr tė mbrojtur kėtė shqiponjė nė sfondin e flamurit? Sa e sa...?! Ēdo pushtues u mundua tė gjej argatė pėr tė bėrė tė iritushėm dukjen e flamurit tonė. Ia vunė sėpatėn e lektorit, ia rritėn yllin dhe e vendosėn anash, sepse kurrė nuk ia kishin arritur qė ta heqin nga mendja dhe zemra e shqiptarėve, prandaj bėnin eksperimente se si ta bėjnė tė pėrēudshėm pėr ti irrituar shqiptarėt. Pati madje nė kohėn e turqve, me shpalljen e pavarėsi sė Shqipėrisė nė Vlorė qė e quajtėn edhe shorr, kėtė e pėrsėrit edhe Migjen Kelmendi, sepse ky flamur nė kohėn e Motit tė Madh, me rishfaqjen e tij nė Vlorė dhe nė kohėn e UĒK ua kishte shti frikėn armiqve, bashkėpunėtorėve tė tyre dhe matrapazėve qė bėnin tregti famujsh. Nuk ia arritėn asnjėherė qėllimit. Mė nė fund ata qė u deshtė ta mbronin atė, e qė ditėn me dinjitet ta mbronin nė kohėt mė tė vėshtira tė historisė kombėtare, e nėpėrkėmbėn, e poshtėruan dhe me ndihmėn e propagandės sė verdhė mundohen pėr tė na bindur se ia vlen tė sakrifikohet flamuri kombėtar pėr tė arriturat historike.
Loja e gjyshit me mbesėn jep njė mesazh bukur domethėnės, qė fillimisht asaj i duket lojė, por me rritėn e saj do tė rritėt edhe kuptimi i asaj pėr lojėn me gjyshin. Do ti kujtohet edhe koha kur e ka bėrė kėtė lojė, do ti kujtohet edhe ēfarė ndodhi nė atė kohė me flamurin, prandaj ndoshta do tė jetė njė gjak rinor nė mesin e shumė tė bijve tė shekullit tė ri siē thoshte poeti jonė Migjeni dhe tė ngrit grushtin e fitores.
Gjyshi i saj duke e ditur se shqiptarėt gjinden tė hutuar, se shqiptarėt rrehen nga elita politike, madje nga ata qė dikur ishin bėrė parzmore e atdheut, qė tash ia ngulit nė kokė, nėpėrmjet njė loje tė thjeshtė, mbesės sė tij se ēka paraqet shqiponja dhe sa ėshtė afėr saj, edhe pse ajo ende nuk e ka parė atė tė fluturojė dhe si duket nė realitet. Ajo ende nuk di se sa koka ka shqiponja dhe kur tė mėsojė realitetin atėherė do tė bindet se kėto dy koka shqiponje pėr shqiptarėt janė shumė domethėnėse.
Edhe tė tjerėt e kanė simbol shqiponjėn dykrerėshe, madje edhe armiqtė tanė, por nėse i referohemi historisė, del se kėtė simbol shumė domethėnės e kanė marrė prej nesh, pasi kemi argumente tė bollshme mbi lashtėsinė dhe kulturėn tonė. Njė popull qė kishte krijuar historinė e vet nė rrena dhe mitologji, nė kėtė luftė trembėdhjetė shekullore arriti qė neve tė na heq shqiponjėn, duke iu falėnderuar mikut tė madh- Ahtisarit, i cili dikur dhe kishte qenė themelues dhe udhėheqės i shoqatės pėr ruajtjen e kulturės ortodokse dhe nuk erdhi ky rastėsisht pėr tė udhėhequr dialogun e Serbisė me Shqiptarėt. E pse ranė viktimė pėrfaqėsuesit e popullit kėtė mund ta thotė historia qė pėr momentin ėshtė njerkė, sepse pėr kėtė heshtė edhe kreu i Institutit tė Historisė, kreu i Instituti tė Albanologjisė, madhe edhe kreu i Akademisė sė shkencave dhe tė arteve, jo vetėm nė Kosovė.
Historia ka filluar si shumė herė nga e para. Nga gjyshėrit tė nipat dhe mbesat, nga baballarėt tė bijtė dhe bijat, nga lapidarėt te nxėnėsit, nga literatura jo zyrtare, nga odat, nga telat e ēiftelisė, nga... Nėse ne sot nuk morėm mėsim nga historia, gjeneratat pas nesh dhe jo shumė mė tė vjetėr se ne, do tė dinė ta vlerėsojnė kėtė realitet dhe do tė nxjerrin mėsime nga pėsimet tona.
12.05.2008 |