DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Intervistė me shkrimtarin kosovar Agim Gjakova
Postuar mė datėn: 2008-06-03 09:26:43 nga admin1 :: Kategoria: Intervista

Nga: Albert Zholi

Si “emigrant politik” kam qenė gjysmė i izoluar dhe gjysmė i injoruar, ēka ishte pak mė shumė peshė se njė shkrimtar tjetėr.

Politikės shqiptare i mungon vullneti i tė qenin kombėtar

Ju keni lindur nė Kavajė, jeni nga Gjakova, keni studiuar nė Beograd, por keni mbaruar studimet dhe keni jetuar nė Tiranė. Tash jetoni nė Prishtinė. A mund tė na flisni pak pėr rrethanat e shkaqet e kėsaj odiseje tė gjatė 70 vjeēare dhe sa ka ndikuar kjo lėvizje ne formimin e personalitetit tuaj ?

Agim Gjakova

Rrethanat janė tė njė kombi tė trazuar historikisht nga armiqtė e tij. Pra tė kombit tonė shqiptar, tė cilit prapė po i duhen edhe kushedi sa vite qė tė konsolidohet ashtu siē i ka hije ēdo kombi tė lirė (e mendoj Maqedoninė, Ēamėrinė...). Ecejaket e shqiptarėve nėpėr trevat arbėrore kanė qenė tė kushtėzuara, tė shumta e tė shumėllojshme. Njė shqiptari qė sado pak ia kushton jetėn e punėn e tij atdheut nuk ka mundėsi tė mos i ndodhin tė tilla. GUXO E VDIS – GUXO E LĖVIZ NĖPĖR TREVAT E TUA – GUXO E MBAHU SIĒ TĖ KA HIJE. Kam jetuar me kėtė moto. Tė gjitha trevat ku kam kaluar jetėn mė kanė dhėnė forcė dhe tiparet e tyre shpirtėrore. Mund tė them se kanė plotėsuar e pėrkryer personalitetin tim.

Ju jeni njė ndėr nismėtarėt e lėvizjes rinore studentore pėr lirinė e Kosovės . Jeni i njohur si poet prozator dhe publicist. Nė ē’masė mendoni se e ka prekur socrealizmi krijimtarinė tuaj dhe sa nga veprat tuaja i kanė rezistuar kohės?

Duke qenė nė “gojėn e ujkut” si student nė Beograd krijova me shokėt shoqatėn “Pėrpjekja”, e cila u bė vatėr gjallėrimi shpirtėror pėr studentėt shqiptarė dhe njė frymėzim pėr brezat e mėpastajmė. Kjo dhe arrestimet, torturat, mundimet, gjetėn vend nė krijimtarinė time.

Ndoshta i imponuar nga rrethanat pėr tė qenė mė i drejtpėrdrejtė me lexuesin ka nuanca tė socrealizmit nė krijimtarinė time, shto kėtu edhe kėrkesat qė bėheshin nė kohėn e monizmit pėr letėrsinė dhe qė, dashje pa dashje, tė gjithė shkrimtarėt ishin tė detyruar t’i respektonin. Por nė vijim tė viteve nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar e deri mė sot, natyrisht se unė jam vetvetja nė krijimtarinė time, pa shkollat e rrymat e ndryshme. Sa i reziston kohės krijimtaria...?! Sa mė e bukur, me ndjenjė e mendime qė tė jetė. E kėsaj mund t’i pėrgjigjet mė sė miri kritika. Por unė ka njė kutin tim pėr vlerėsimin e poezisė. Nėse nė njė vėllim (dihet se askush nė botė nė njė vėllim poetik nuk ėshtė endur vetėm nėpėr maja) nuk gjej sado pak art, atėherė ai nuk ėshtė poet, por njė vargėzues, siē ėshtė thėnė.

Ē’ vlerėsime keni pasur nga kritika letrare dhe ē’pengesa keni pasur si "emigrant politik" qė ishit nga diktatura komuniste nė Shqipėri ?

Si “emigrant politik” kam qenė gjysmė i izoluar dhe gjysmė i injoruar, ēka ishte pak mė shumė peshė se njė shkrimtar tjetėr. Por nuk mund tė them se ka pasur pengesa tė veēanta tė tjera. Pas botimit tė pėrmbledhjes me poezi “... dhe thonė se paqe ka nė botė” mė 1962, nė Plenumin e Lidhjes sė Shkrimtarėve u rendita i katėrti sipas “adetit” qė krijohej ranglista. Por pastaj, pasi nuk iu pėrgjigja “detyrės pėr tė shkruar pėr realitetin socialist” u hoqa fare nga pėrmendja si shkrimtar, me ndonjė pėrjashtim. Nė konkurset letrare, me gjithė se nė dy raste jam vlerėsuar me ēmim tė parė nga juritė, kam zbritur nė ēmim tė dytė e tė tretė nė Ministri tė Arsim-kulturės, pasi duheshin ata me partishmėri tė ishin nė krye. Kritika letrare nuk ka mundur (e me raste edhe nuk ka dashur) tė fliste pėr krijimtarinė time, pėrveēse tė shėnohej botimi. Por nė Plenumin e Lidhjes sė Shkrimtarėve pas botimit tė romanit “Nė kėrkim tė sė vėrtetės” u kritikova rėndė pėr “ahistorizėm dhe pėr nxirje tė realitetit”. Po ashtu nė njė diskutim tė ngushtė nė Lidhjen e Shkrimtarėve pėr vėllimin me poezi “Rrėnjėt pėrtėrihen” qė u botua 22 vjet mė vonė me titull “I gjuaj ėndrrat me gurė”, u akuzova: 1. Se isha kundėr politikės sė partisė, 2. Se isha kundėr ideologjisė sė partisė, 3. Se isha kundėr ndėrtimit tė socializmit, 4. Se isha hermetik, 5, Se isha luftėnxitės. Dhe kur pėr kėtė tė fundit pyeta: ”PO kujt do t’i shpallja luftė? Zanzibarit?” M’u pėrgjigjen se “ke dashtė me na shti nė shjerr me Jugosllavinė”. Vetėkuptohet se ē’donin tė thoshin ato akuza, tė cilat nuk i pranova fare.

Cili ėshtė qėndrimi i kritikės letrare nė Kosovė pėr krijimtarinė tuaj apo dhe atje ėshtė shtrirė kriza e kritikės letrare si nė Republikėn e Shqipėrisė?

Pothuajse nuk ka kritikė letrare nė Kosovė. Ka vetėm recensione tė dobėta e ndonjėherė ndonjė shkrim qė, vaj halli se ē’ėshtė!

Cili ėshtė mendimi juaj pėr letėrsinė e sotme shqipe?

Ka tė arritura, ka larushi, ka thellim... Por ka edhe asi botimesh qė nuk janė letėrsi, pra aspak art.

Ne gazetėn tuaj “Urtia” ju dhe bashkėpunėtoret tuaj keni analizuar dhe parashikuar mjaft nga dukuritė dhe zhvillimet politike nė Kosovė. Si i gjykoni ato sot ?

Ashtu siē i kemi gjykuar atėherė. Zhvillimet politike dhe lufta mė vonė nuk ishin diēka e papritur dhe e pamenduar. Lufta pėr liri ka rrugėn, zhvillimet, tiparet, sakrificat e saj dhe mendimet pėr tė. Nėse i kthehemi historisė dhe shohim qindvjeēarin qė nga Lidhja e Prizrenit e kėtej, atėherė njeriu formon edhe idenė, gjykimet dhe arsyetimet pėr atė qė nuk ėshtė bėrė dhe qė duhet tė bėhet. Nuk jermi ne, tė Kosovės, tė parėt qė arrijmė kėtė gjendje tė sotme, pra shporrjen e forcave mizore serbe dhe fitimin e paqes, apo edhe tė njėfarė lirie nėn administrim ndėrkombėtar. Pra historia mėson.

E sotmja politike e Kosovės ėshtė pėr t’u dėshiruar. Politika ndėrkombėtare pothuajse dikton pėr gjithēka. Pra jo vetėm pėr ēėshtjet themelore, por edhe, ta zėmė pėr festat shtetėrore se cilat duhet tė jenė e cilat nuk duhet tė jenė tė sanksionuara nė Kosovė.

Mbase kam qenė dhe kam mbetur “mjaft” i pavarur si nė gjykime ashtu edhe nė qėndrime.

Nė ēfarė shkalle ėshtė arritur integrimi, pra thyerja e kufijve historike mes hapėsirave shqiptare nė rrafshin kulturor e shpirtėror?

Lufta e nėntėdhjetė e nėntės i bashko\i shumė shqiptarėt e tė dy anėve tė kufirit, apo tė themi e tė dy shteteve tė sotme. JO vetėm si dashuri vėllazėrore dhe humanitare, por edhe si interesa kombėtare. Megjithatė mė duhet tė pranoja se nuk ėshtė bėrė aq sa duhet, pėr tė mos thėnė pak, nė afrimin ndėrshqiptar. Tė dy pjesėt kanė “faj”. Por... para se tė shprehem mė lejoni tė parashtroj diēka personale: “Kur isha nė Shqipėri (40 vjet) nuk lejoja tė shanin apo denigronin Kosovė]n e kosovarėt nė praninė time. Sot nuk lejon qė tė shahet apo denigrohet Shqipėria nė praninė’ time nė Kosovė.” Por pėr hir tė sė vėrtetės, jo se i takon, por nuk po bėn atė qė duhet pala shqiptare nė raport me palėn kosovare. Besoj se e ardhmja do tė jetė ndryshe.

Mund te na flisni pak pėr veprimtarinė tuaj atdhetare dhe tė shokėve tuaj dhe ē’pasoja pati ajo?

Mendoj se kjo pyetje ka marrė njėfarė pėrgjigje mė sipėr dhe nuk ka pėrse tė ekzistojė.

Ēfarė i mungon politikės sė sotme shqiptare pėr tė realizuar aspiratat e popullit tonė te shumėvuajtur?

I mungon vullneti i tė qenin kombėtar (si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė) dhe i veprimtarisė pėr interesin e pėrgjithshėm. Ėshtė e natyrshme qė interesi personal i politikanit duhet tė pėrputhet me interesin e pėrgjithshėm, apo tė ingranohet nė tė dhe kėshtu shoqėria e kombi ecin mirė. Por ku mė janė ata “:politikanė” me kėto tipare. Madje nė Kosovė. Jo vetėm qė po bėjnė batėrdi pėr interesin personal, por nuk janė as tė aftė tė jenė nė krye tė drejtimit “shtetėror”. Shpresojmė te brezi.

- Me shpalljen e Kosovės republikė a mendoni se ka ikur shansi pėr njė Shqipėri natyrale ?

Jo. Gjithēka mbetet nė dorė tė shqiptarėve nė Ballkan. Mund tė parashtrohen rrugėt e mėnyrat, por nuk po i biem kėsaj ane.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Intervistė me Albin Kurtin, Lider i Lėvizjes Vetėvendosje! (2008-07-21 15:51:14 nga admin1)
[ Kultura ] Intervistė ekskluzive e gazetės norvegjeze ”Dagbladet” (2008-07-03 02:05:08 nga admin4)
[ Opinione ] Reagim ndaj intervistės sė gjeneralit Rrahim Ademi (2008-06-11 07:37:08 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTE EKSKLUZIVE ME Z, IBRAHIM EGRIU (2008-06-07 11:52:16 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ ME KOLONELE SARANDA TOPLICA (2008-04-29 07:45:04 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE PĖR "SHQIPĖRIA SOT" (2008-04-02 06:58:20 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me udhėheqėsin e Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, pėr Albania Today - Shqipėria Sot (2008-03-26 18:31:34 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE E TĖ PAVARURĖS "ALBANIA TODAY" (2008-02-25 16:37:14 nga admin4)
[ Intervista ] Interviste me “Artisten e Merituar” Fitnete Rexhėn (2008-02-02 05:37:00 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė TELEFONIKE me ZĖDHĖNĖSIN e FBKSH-SĖ dhe TĖ AKSH-sė z. Gafurr Adilin DHĖNE KTV-sė (2008-01-24 04:38:24 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė e Adem Demaqit, dhėnė pėr Radion (2008-01-22 14:10:35 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster