DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Fjala e mbrojtjes sė Mr.Ukshin Hotit - para gjyqit serb, mė 29.09.1994
Postuar mė datėn: 2008-05-01 17:03:53 nga admin4 :: Kategoria: Histori
(Pjesa e Dytė)

GJYKATA E QARKUT - PRIZREN

Nė luftėn e vet pėr bashkimin e tij, populli shqiptar ka tė drejtė tė presė ndihmė jo vetėm nga Evropa dhe bashkėsia ndėrkombėtare, por pikė sė pari prej atyre popujve tė ish-Jugosllavisė me tė cilėt ka jetuar bashkėrisht, dhe nė rend tė parė nga serbėt. Serbėt duhet ta kuptojnė se koha e dominimit mbi shqiptarėt ka pėrfunduar. Ata qė e njohin mirė historinė sigurisht qė tashmė e kanė kuptuar se gjer me ardhjen e turqve nė kėto hapėsira nuk kishte dominim tė njėrit mbi tjetrin. Me pranimin e islamizmit nga ana e feudalėve shqiptarė dhe me inkuadrimin e tyre nė sistemin turk tė administrimit, ka ardhur deri te njė proces tė cilin serbėt kanė mundur ta kuptojnė si dominim tė shqiptarėve mbi ta, gjė qė s'ishte e vėrtetė, sepse inkuadrimi nė sistemin e administrimit tė Perandorisė Turke dhe pranimi i religjionit islamik nuk ishte vetėm njė veēori shqiptare. Me largimin e turqve nga Ballkani, me forcimin e Rusisė dhe pastaj edhe tė ish-BRSS-sė, nė fillim erdhi gjer ke ndarja e popullit dhe e territorit shqiptar, pastaj edhe tek njė politikė e gjenocidit sui generis ndaj shqiptarėve qė mbetėn jashtė kufijve tė shtetit tė tyre. Qė nga viti 1844, d.m.th. qė nga "Naēertania" e Ilia Garashaninit dhe gjer mė sot, politika serbe ndaj shqiptarėve ishte nė thelb sub-imperialiste. Ajo ka shkuar linjės sė nėnēmimit dhe tė denigrimit tė shtetit shqiptar si dhe tė asimilimit tė dhunshėm tė popullatės shqiptare nėn jurisdiksionin e saj. Me fjalė tė tjera, forcimi i animozitetit shqiptaro-serb apo serbo-shqiptar ka qenė gjithmonė i lidhur me ndryshimet nė rrethimin e tyre ndėrkombėtar.



Nė pjesėn I tė artikullit tim studimor "Viti 81 dhe proceset e demokracisė" pastaj dhe nė pjesėn II tė artikullit "Bėje ose vdis" (Alternativa 7/8, 1991, dhe "Fjala", mars 1992) unė jam pėrpjekur tė pėrkujtoj se kėta dy popuj gjenden nė njė nivel tė pėrafėrt ose tė njėjtė tė madhėsisė demografike, dhe tė zhvillimit tė gjithėmbarshėm. Pa ndikimin e jashtėm historia e tyre do tė mund tė zhvillohej nė drejtim tė rivalitetit tė shėndoshė nė bashkėpunim dhe nė zhvillim. Pėr kėtė shkak gjithmonė kam insistuar qė politika tė heq dorė nga instrumentalizimi i vet pėr interesa tė huaja. Mirėpo me politikėn e terrorit shtetėror ndaj shqiptarėve Serbia sikur synon t'i detyrojė shqiptarėt qė tė heqin dorė nga kėrkesat e tyre legjitime dhe nga aspiratat e tyre historike. Kjo sikur arsyetohet me faktin nga qė edhe asaj vetė i ėshtė e qartė tashmė se njė politikė e tillė ėshtė absurde dhe jashtė kohės. Me ritualizimin e vrasjeve, siē ndodhi me rastin e Hasan Ramadanit nga fshati Shajkovc, tė cilin e pėrshkruan shtypi nė gjuhėn shqipe, nuk mund tė arrihet asgjė pozitive. Ritualizimi i vrasjeve ka qenė veēori e kanibalizmit, ndėrkaq dihet se ai ėshtė ērrėnjosur. Vdekjet janė tragjike me faktin se na pėrkujtojnė pėrkohshmėrinė e jetės sonė. Pėr kėtė shkak indiferentizmi ndaj jetės njerėzore nuk mund tė jetė pėrmbajtje e asnjė lloj politike dhe e asnjė ardhmėrie. Pėr kėtė shkak politika qė ndalet nė gjykimin formal tė rasteve tė tilla, ndėrsa mė vonė prej tyre, me tė gjitha mjetet e mundshme pėrpiqet tė kapitalizojė dhe tė mbledhė poena pėr veten, njė politikė e tillė, e cila, veē tjerash, mbėshtetet ekskluzivisht nė faktorėt e jashtėm nė dėm tė faktorit tė brendshėm, nuk mund tė ketė asgjė tė pėrbashkėt me popullin shqiptar. Nė qoftė se ajo nuk ėshtė shprehje e tradhtisė sė interesave nacionale atėherė ajo ėshtė edhe vetė viktimė e ndonjė komploti, gjė qė nuk e zvogėlon pėrgjegjėsinė e saj pėr gabimet dhe pėr lėshimet e bėra. Mirėpo, gjykuar sipas faktit se si njėra mė arreston e tjetra mė sulmon vetėm pėr shkak se unė po insistoj nė zbulimin e sė vėrtetės dhe tė vėrtetave, ėshtė shumė afėr mendėsh se politikat e tilla nė tė dy anėt synojnė nė zgjidhje shumė specifike dhe tė pėrcaktuara nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Pėrndryshe, pėrse si kėtu ashtu edhe nė Shqipėri po burgoset dhe po gjykohet njė profil shumė i pėrcaktuar intelektualėsh, pikėrisht ai qė ka pėrvojė tė caktuar prej burrėshteti, nėn akuza qė tingėllojnė cinike, dhe qė nuk i kanė hije askujt, as kohės dhe as vendit?

Nė letrėn time tė hapur drejtuar ish-bashkėshortes dhe njė segmenti tė inteligjencisė sė Kosovės nė Prishtinė, nė tekstin me nėntitull "Shqipėri e reduktuar apo republikė e barabartė" ia kam tėrhequr vėrejtjen atij segmenti tė inteligjencisė pėr atė qė nuk mė pėlqente. Letra u botua nė revistėn «Doruntina» nr. 3, 1993, nė Kumanovė, dhe jo nė «Bujkun» apo nė gazetat tjera tė Prishtinės. Aty kam tėrhequr vėrejtjen edhe pėr problemin e marrėdhėnieve me Greqinė, lidhur me ortodoksėt e Shqipėrisė Jugore, mirėpo kėta zotėrinj atėherė u shtirėn si tė menēur. Ndėrkaq tani, kur ky problem ka shpėrthyer nė sipėrfaqe, ata paraqiten si tė befasuar. Zbrazin nėpėr gazeta ndjenjėn e njė "patriotizmi zemėrak", duke e fshehur dyfytyrėsinė e vet. Vėrtet nuk ėshtė gjė e vėshtirė qė tė bėsh karagjozllėk nga politika me metodėn e masakrimit tė integralizmit tė ēfarėdo mendimi, me kombinimin e gėnjeshtrės dhe tė harresės ose me ndėrrimin e tezave. Mirėpo kur njė gjė e tillė bėhet nė disa kushte specifike tė caktuara, dhe pėr njė kohė tė caktuar, me rrugė sistematike, atėherė dėshirohen tė arrihen qėllime mjaft tė pėrcaktuara, ndonėse nuk e di akoma se pėr ēfarė qėllimesh ėshtė fjala, por nuk ėshtė e vėshtirė tė konstatohet se janė nė lidhje tė caktuar me zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Pėr kėtė shkak edhe mė tej do t'i saktėsoj pikėpamjet e mia lidhur me kėtė ēėshtje, dhe kėtė pėr shkak se gjithė deri mė sot ato pėrbėnin njė lėndė pėr shpjegime kontradiktore, ndėrkaq unė kam qenė dhe jam akoma i sulmuar nga tė gjitha drejtimet e mundshme:

Bashkimi i popullit shqiptar nuk mund tė realizohet si zgjerim territorial as i Jugosllavisė dhe as i Serbisė. Kjo nuk do tė ishte zgjidhje e ēėshtjes shqiptare por njė imponim i njė zgjidhjeje tė tillė pėr tė, qė do tė duhej tė ishte rezultat i ndonjė lufte. Kjo gjithashtu do ta implikonte pėrzierjen e faktorėve tė tjerė. Greqia tashmė i ka shfaqur hapur pretendimet e saj ndaj Jugut tė Shqipėrisė, dhe kundrejt njė imponimi tė tillė tė zgjidhjes as Turqia s'do tė mund tė ishte indiferente, por as Italia. Bashkimi i popullit shqiptar si zgjerim territorial i Jugosllavisė do tė ishte nė esencė zgjerim territorial i Serbisė, po qe se kjo do ta nėnkuptonte mbetjen e Kosovės nėn ēfarėdo ingjerence tė Serbisė. Populli shqiptar diēka tė tillė nuk do tė mund ta pranonte, dhe as qė do tė mund tė pajtohej ndonjėherė me tė. Propozimet qė po shfaqen tani pėr lidhje konfederale me Shqipėrinė pa u zgjidhur paraprakisht ēėshtja e njohjes sė Kosovės de jure mund tė jenė shprehje e dėshirės qė kjo ēėshtje tė pėrshpejtohet, por mund tė duket edhe si njė ēėshtje tejet e diskutueshme. Nuk ka dyshim se kėto propozime janė shprehje edhe e besimit absolut nė bashkėsinė ndėrkombėtare, por ajo nė zgjidhjen e kėtyre ēėshtjeve rendom i ndjek interesat vetjake, ndėrsa interesat e palėve tė interesuara i merr parasysh vetėm nė masėn nė tė cilėn ato palė janė tė zonjat vetė qė t'i mbrojnė e t'i sigurojnė.

Pikėrisht pėr shkaqe tė tilla, bashkimi i popullit shqiptar duhet t'i paraprijė ēfarėdo forme tė bashkimit federal ose konfederal, ose formave tė tjera tė bashkimit nė tėrėsi mė tė mėdha, gjersa vetė akti i bashkimit duhet tė jetė shprehje e vullnetit tė tij qė nuk bėn tė prejudikohet nė asnjė mėnyrė. Vetė akti i bashkimit tė popullit shqiptar pėr shkak tė karakterit tė ndarjes sė tij, bazohet nė esencė nė ndarjen e qetė dhe dinjitoze me fqinjėt. Ēfarėdo politike qė nuk e merr parasysh pėrparėsinė e kėsaj ēėshtjeje nuk mund tė jetė nė realitet shprehje e interesave nacionale shqiptare.

Shqipėria ėshtė vendi i vetėm nė Evropė qė kufizohet pothuajse nga tė gjitha anėt me vetveten, d.m.th. me popullin e vet dhe me trojet e veta historike. Pėr kėtė shkak njė ēėshtje parėsore ose njė ēėshtje me rėndėsi parėsore pėr Republikėn e Kosovės, ėshtė ndarja e qetė dhe dinjitoze me RFJ dhe me Republikėn e Serbisė, dhe jo bashkimi ose njėsimi me Shqipėrinė, pėr shkak se kjo do tė kuptohej si zgjerim territorial i Serbisė nė drejtim tė Shqipėrisė, gjė e cila do tė nxiste pretendime tė ngjashme edhe nė Greqi. Kjo do tė thoshte natyrisht luftė. Nuk ėshtė aspak e pamundur qė nė qarqet e caktuara nė tė gjitha qendrat e interesuara tė fuqisė, nga Beogradi nė Athinė dhe gjer nė Washington, dėshirohet njė zhvillim i tillė i situatės. Ata shpresojnė pėr njė fitore minimale d.m.th., pėr njė zgjidhje tė pėrkohshme tė ēėshtjes shqiptare nė bazė religjioze nė tė cilėn ndonjė shtet i bashkuar eventual shqiptar mysliman do tė figuronte ose si njė shtet i veēantė, ose si njė anėtar i njė tėrėsie mė tė madhe.

Dihet se, pėr dallim nga popujt tjerė tė Evropės, religjioni tek shqiptarėt gjithmonė ka qenė mėnyrė e mbijetesės dhe jo mėnyrė e jetesės. Pėrkatėsinė e vet religjioze shqiptarėt asnjėherė nuk e kanė identifikuar me pėrkatėsinė e vet kombėtare. Elementi i tyre kryesor pėrbashkues ka qenė gjuha dhe vetėdija tradicionale pėr veten. Ata i kanė tri religjione, ndėrsa asnjeri prej tyre nuk ka lindur tek kėta dhe nuk ėshtė kthyer nė gjendjen e tyre tė natyrshme. Tė gjitha ato kanė ardhur bashkė me zgjerimet imperiale (Roma dhe Islamizmi) ose me forcimin e qendrave tė fuqisė (Bizanti). Ky fakt (tri religjione) i pėrgjigjet pozitės gjeostrategjike tė vendit ku jetojnė - nė trekufirin e tri kontinenteve. Ky fakt e shton pasurinė shpirtėrore tė kulturės sė tyre dhe i kontribuon perspektivės sė tyre. Ndarja e tyre nė bazė tė pėrkatėsisė religjioze, pėr vetė shqiptarėt do tė ishte e dėmshme, pėr shkak tė varfėrimit tė shpirtit dhe tė kulturės, pėr shkak tė humbjes sė territoreve, etj. Por edhe pėr praktikėn dhe pėr teorinė e marrėdhėnieve ndėrkombėtare kjo do tė ishte tragjike, sepse nė kėtė mėnyrė do tė afirmoheshin kriteret tė cilat ajo i ka tejkaluar qė moti, si dhe pėr shkak se ky do tė ishte njė tregues i qartė i konfrontimit global tė shoqėrive globale.



Nuk e besoj se mund tė ketė midis shqiptarėsh shumė tė tillė qė do tė pajtoheshin qysh mė parė me njė mundėsi tė tillė. Politika ndėrkombėtare ndėrkaq ėshtė njė gjė e ndjeshme. Ajo ofron mundėsi tė shumta tė manipulimeve tė ndryshme pėrmasash kolosale pikėrisht pėr shkak se pas tyre qėndrojnė shtetet. Ato mendojnė se me kėtė mund tė arrihen qėllimet e caktuara dhe nuk hezitojnė fare kur ėshtė fjala pėr shfrytėzimin e metodave tė tilla. Nė anėn tjetėr ekziston njė numėr i madh njerėzish nostalgjikė pėr kohėrat e shkuara tė cilėt ndryshimet demokratike nė Evropėn e Lindjes i pėrjetojnė si kthim nė tė kaluarėn. Ata mendojnė se ėshtė realizuar gjermanizimi i Evropės e jo evropeizimi i Gjermanisė. Ėshtė pak e besueshme qė nė disa qarqe tė mos mendohet qė me anė tė pazarllėkut me trojet shqiptare tė zėnė pushtetin dhe ėshtė pothuajse e pa mundshme qė njė perspektivė e tillė e zgjerimit territorial nė llogari tė shqiptarėve tė mos u pėlqejė qarqeve tė caktuara si nė Beograd, ashtu dhe nė Athinė. Kėto qarqe mbase mendojnė se kjo do tė ishte fare nė rregull, fare shik, dhe nė frymėn e ndryshimeve demokratike nė Evropė. Bile ndoshta ato shpresojnė se do tė bėjnė njė salto mortale politike si nė vitin 1937, dhe me ndihmėn e miqve tė forcuar t'i rikompensojnė sėrish interesat e humbura gjatė luftės sė pandershme politike pėr pushtet. Ndoshta ata kanė tė drejtė. Pėr mua ndėrkaq ata kanė tė drejtė nė masėn nė tė cilėn do tė kuptohet se ndryshimet politike nė Evropė e mundėsojnė deklarimin e parimit tė vetėvendosjes politike. Atėherė kur njė popull deklarohet politikisht pėr zbatimin e kėtij parimi, asgjė nuk mund ta ndalojė gjer nė realizimin e tij tė plotė. Ndryshimet politike nė Evropė e favorizojnė kėtė. Me fjalė tė tjera, as vetė nuk e besoj se instrumentalizimi politik i kombit vetjak pėrbėn njė rrugė tė drejtė pėr arritjen e qėllimeve afatgjata. Ai detyrimisht e nėnkupton karakterin autoritativ tė pushtetit dhe pėrkrahjen e kėtij pushteti nga pjesėt mė reaksionare tė popullit. Unė jam ithtar i nevojės sė forcimit tė identitetit nacional dhe jo i instrumentalizimit tė tij. Vetė procesi i forcimit tė kėtij identiteti nuk mund tė realizohet si kthim nė tė kaluarėn por si ecje progresive drejt sė ardhmes. Njė ecje qė nuk i mohon vlerat pozitive tė sė kaluarės por i inkuadron nė vetvete dhe i kuptimėson nė kohė. E di se dikur, pėr shkak tė rivalitetit tė fuqive imperiale pėr territore dhe pėr tregje tė reja, instrumentalizimi i popujve tė vegjėl ose tė ndonjė pjese tė tyre tė caktuar, ishte njė gjė fare e rėndomtė. Popujt lidheshin pėr kėtė ose pėr atė fuqi, dhe pėr kėtė shkak, tek popujt e vegjėl lindėn bindje dhe paragjykime pėr predispozitat miqėsore tė kėsaj ose tė asaj fuqie. Kjo ėshtė nė fuqi edhe sot por tani ka ndryshuar konteksti i pėrgjithshėm i gjėrave. Sistemet imperiale janė bėrė tė shtrenjta, sklerotike dhe joefikase, prandaj janė lėnė qė moti. Rivaliteti i fuqive gjithnjė e mė tepėr do tė realizohet si konkurrim i zhvillimeve intensive tė brendshme dhe pėr prodhimin e zbulimeve sa mė cilėsore tekniko teknologjike si dhe pėr tregjet qė do tė dinė tė konsumojnė prodhime tė tilla. Ky fakt i vė nė pozicion tė njėjtė si serbėt, ashtu dhe shqiptarėt. Serbėt ndėrkaq, do tė duhej tė hiqnin dorė nga ėndrrat imperialiste; ata duhet ta njohin edhe de jure Republikėn e Kosovės, pėr t'iu kthyer kėshtu ardhmėrisė sė tyre. Kėtu qėndron shkaku i theksimit tim se Republika e Kosovės duhet krijuar nė raport me veten dhe jo pėr inat tė serbėve; se nuk ka kthim nė komunizėm, por as marshim drejt fashizmit, se demokracia nuk plotėsohet me pėrmbysjen e klasave por me luftėn konkurrente tė ideve dhe tė vlerave pėr gjėra mė tė mira dhe mė cilėsore. Me fjalė tė tjera kam kėrkuar qė pėrmbajtja e shqiptarizmit tė mos nxirret nga antiserbizmi ashtu si pėrmbajtja e serbizmit tė mos nxirret nga antishqiptarizmi. Kjo natyrisht nėnkupton mirėkuptimin dhe jo luftėn, por as luftėrat nuk janė zhveshur nga logjika sepse me atė rast do tė ktheheshim nė kohėrat e barbarizmit dhe jo tė civilizimit. Duke e njohur edhe de jure Republikėn e Kosovės, serbėt nuk bėhen popull mė i vogėl dhe as shqiptarėt popull mė i madh. Nė kėtė mėnyrė ata do tė bėheshin tė tillė ēfarė janė nė tė vėrtetė. Pėrse do tė duhej luftuar pėr t'u dėshmuar ajo qė tashmė po shihet dhe qė ekziston? Populli shqiptar thjesht ėshtė deklaruar pėr shtetin e vet sepse e ka ndjerė nevojėn pėr zhvillimin e mėtejshėm vetjak. Nė emėr tė ēkafit serbėt do tė mund t'i pengonin? Edhe sikur vėrtetė tė besonin nė atė qė ua ofron njė pjesė e historisė nė formė tė mitit mbi Kosovėn, tani kjo ėshtė e parėndėsishme. Nuk ėshtė miti udhėrrėfyes i mirė pėr ardhmėrinė por e vėrteta. Pastaj nuk ėshtė tėrėsisht e sigurt se luftėrat mund tė pėrfundojnė gjithmonė ashtu siē paramendohen dhe siē dėshirohen. Tani ėshtė pothuajse e qartė se ekzistojnė qendra tė largėta tė caktuara tė cilat i mbajnė nė kontroll proceset e luftės e tė paqes si dhe rezultatet e tyre nė tė gjitha regjionet qė kanė rėndėsi pėr paqen botėrore. Tashmė ėshtė plotėsisht e qartė se ato nuk dėshirojnė qė nė kėto hapėsira tė vijė gjer ke lufta. Ato e dinė qė populli shqiptar ėshtė dėmtuar nė tė kaluarėn dhe se kėtė gjendje e ka edhe sot. Ata e dinė se ai ka tė drejtė tė zhvillojė luftė mbrojtėse ose ēlirimtare, sepse luftėrat e tilla konsiderohen, dhe janė, njė e drejtė e natyrshme e popullit pėr vetėmbrojtje dhe pėr ekzistencė. Si tė tilla ato merren si legjitime edhe nga dokumentat e OKB. Ato e dinė gjithashtu se populli shqiptar, nė territorin e vet kompakt, ėshtė i vetmi qė ėshtė sakatosur kryq e tėrthor me kufij artificialė ndėrshtetėrorė, i nėnshtruar ndaj organeve shtetėrore tė disa shteteve, gjersa nė shtetin e vet e ka pjesėn mė tė vogėl; se ėshtė i pėrndjekur dhe se nė disa vende, si nė Kosovė, pėr njė kohė tė gjatė po i nėnshtrohet politikės sė terrorit shtetėror. Pikėrisht sepse e dinė njė gjė tė tillė, ata e mbėshtesin politikėn paqėsore tė alternativės shqiptare nė Kosovė; e lavdėrojnė dhe e shpėrblejnė, por njėkohėsisht edhe e kontrollojnė dhe ia tėrheqin vėrejtjen, edhepse kėto vėrejtje nė tė vėrtetė i adresohen Serbisė, sepse ata mbase vlerėsojnė se vetėm Serbia ėshtė ajo qė mund tė zhvillojė luftėra nė kėto hapėsira. Ata e dinė se populli shqiptar nė kėto hapėsira, qė ka tė drejtė tė mbrohet dhe tė luftojė pėr tė drejtat e veta legjitime, ėshtė plotėsisht i paarmatosur. Nga shtypi nė gjuhėn shqipe lexojmė se shpeshherė zhvillohen aksione brutale pėr mbledhjen e armėve. Tė vetmet armė qė ndonjėherė i gjejnė aty-kėtu, janė ndonjė pushkė automatike, ndonjė revolver, dhe nė raste shumė tė rralla, edhe ndonjė bombė dore. Nė rrethanat e luftės, kėto do tė quheshin armatim i lehtė i kėmbėsorisė. Nė njė luftė bashkėkohore kėto do tė quheshin si armė pėr spastrimin e terrenit, por kėto nuk janė armė pėr zhvillimin e ēfarėdo lufte nė kushtet bashkėkohore. Vetė kėmbėsoria qysh moti ėshtė shndėrruar nė njė forcė pėrcjellėse tė njėsive tankiste, ndėrsa vetė ai armatim sė shpejti do tė mbetet vetėm njė relikt i sė kaluarės nga kohėrat e gangster-dueleve tė tipit tė Al Kapones. Populli shqiptar askund tjetėr, pėrveē nė Shqipėri, nuk e ka ushtrinė e vet tė armatosur apo njėsitė e veta paramilitare. Ajo qė gjendet nė Shqipėri thonė se ėshtė akoma nė procesin e riorganizimit dhe tė modernizimit. Kam dėgjuar se pikėrisht tani, nė kėtė kohė tė tė gjitha rreziqeve tė mundshme, paska qenė e nevojshme tė zėvendėsohet komplet kuadri i shkolluar i oficerėve tė armatės e tė policisė me tė tjerė qė tani sapo kanė filluar shkollėn. S'mund tė ekzistojė njė indikacion mė i qartė i qėllimeve tė njė pushteti politik mbi rrugėn paqėsore tė zgjidhjes sė problemeve dhe pėr lėshimin pa asnjė rezervė tė vendit tė vet nė duart e faktorit ndėrkombėtar. Ky ėshtė faktori qė dikur na ka ndarė. Tani do tė na bashkojė, nėse jo pėr shkak tė ndonjė paqeje tė mundshme, atėherė mbase pėr shkak tė dėshirės pėr eksperiment! Pėr kėtė shkak, ne shqiptarėt e Kosovės, qė dikur e kemi luajtur rolin e dorės sė parė nė themelimin e shtetit shqiptar, tani iniciativėn pėr bashkim ua kemi lėnė atyre, tė cilėve u mbetet qė fillimisht tė modernizohen, ndėrsa nė ndonjė tė ardhme edhe tė bashkohemi! Sa tė menēura qė janė kėto qendra tė largėta tė fuqisė! Atyre gjithmonė u shkon pėrdore qė pėrmes vetė nesh tė na mashtrojnė, ndėrsa pas kėsaj edhe tė na shpėrblejnė e tė na i rrahin miqėsisht shpatullat.

Nė Kosovė policia dhe mbrojtja territoriale qysh moti janė shpėrndarė dhe janė ēarmatosur. Nuk u la qė tė mbijetonte asnjė formė organizative, por edhe nė qoftė se pėrkundėr kėsaj u la diēka pėr tė mbijetuar, atėherė kjo sigurisht gjendet nė parahistorinė politike tė kohėve tė nomenklaturės komuniste titiste, qė ėshtė lojale ndaj zotėrve tė vetė tė vegjėl, por jo edhe ndaj ligjit, sepse ligje akoma nuk ka. Ata i janė lėnė vetvetes, si jetimėt. Nė qoftė se nė ēfarėdo mėnyre veprojnė akoma, atėherė kjo ndodh pėr shkak tė inercisė, dhe pikėrisht pėr shkak tė inercisė sė vjetėr. Pėr shkak tė situatės sonė tė gjithmbarshme, kėshtu sė paku po thuhet, asnjė politikė nuk do ta marrė pėrgjegjėsinė pėr ta. Sikur tė kishin zbritur nga Marsi dhe sikur tė mos ishin prej kėndej! Politika nė kėtė mėnyrė i shmanget tė qenit serioze. Ajo bėhet joserioze. Ajo do ta donte Republikėn por nuk do ta donte edhe pėrgjegjėsinė pėr tė. Ndėrkaq Republika, sipas definicionit, nėnkupton shtetin, dhe shteti duhet t'i ketė edhe ushtrinė edhe policinė - dy karakteristikat e pakontestueshme tė shtetėsisė sė shtetit. Bindjet dhe qėndrimet e mia lidhur me kėto ēėshtje janė shumė tė qarta dhe tė tilla kanė qenė gjithmonė. Politika e Republikės sė Kosovės duhet tė bėhet serioze. Kėtu s'ka mė «hem ma kanda hem s'dua». Ajo duhet t'i pranojė si tė vetat hem ushtrinė hem policinė. Ajo duhet t'i riorganizojė dhe t'i organizojė ato nė frymėn e kohės dhe nė pajtim me ndryshimet dhe detyrat e tyre. Policia dhe ushtria e Republikės sė Kosovės duhet tė jenė efikase por edhe meritore pėr shėrbimin nė shtetin e ri demokratik. Ato janė pasqyrė e moralit publik por edhe e dinjitetit tė popullit sepse pėr shkak tė pėrbėrjes sė tyre sociale, ato i reflektojnė tė gjitha shtresat e shoqėrisė. Ato ndėrkaq janė edhe diē mė tepėr: ato reflektojnė aftėsinė e njė shoqėrie qė tė organizohet nė pajtim me arritjet botėrore nga cilado fushė e veprimtarisė shoqėrore por edhe aftėsinė e asaj shoqėrie pėr tė pranuar dhe absorbuar gjithēka tė re, progresive dhe tė pazvetėnuar. Shkurt, me shembullin e vet, dhe me nevojėn pėr tė vėnė nė jetė dhe pėr tė zbuluar gjithmonė arritjet e reja nė fushėn e shkencės, ato duhet tė tėrheqin gjithė shoqėrinė pėrpara drejt progresit. Dhe pikėrisht ato s'duhet ta heqin mendjen kurrė nga dinjiteti i vet, dinjiteti i popullit tė vet dhe i shtetit tė vet.

Pranimi i ushtrisė dhe i policisė nuk e nėnkupton luftėn. Nė rastin konkret dhe nė ēastin aktual ajo nėnkupton kthimin e besimit nė dinjitetin e vet. Ajo nėnkupton edhe marrjen e pėrgjegjėsisė vetjake pėr zhvillimin e gjėrave si nė Republikėn e Kosovės ashtu edhe pėr Republikėn e Kosovės. Nė kėtė botė nuk ekziston ndokund ndonjė vend, ndėrkaq janė mė shumė se 180 sish qė veten e quajnė shtet dhe qė tė mos e kenė ushtrinė dhe policinė e vet. Kėto i ka madje edhe Vatikani, sė paku nė kuptimin simbolik, ndonėse nuk e konsideron veten si shtet tė mirėfilltė dhe as qė ėshtė i tillė nė kuptimin klasik. Sikur shtetet tė zhvillonin luftėra vetėm pėr faktin se i kanė nė dispozicion policitė dhe ushtritė e veta, atėherė asgjėkundi dhe asnjėherė nuk do tė kishim paqe. Ato janė instrumente tė luftės dhe nė rend tė parė tė luftės, por ato mund tė lindin edhe gjatė luftės. Ėshtė mė mirė qė tė krijohen nė kushtet e paqes pikėrisht pėr shkak tė paqes. Ato gjithnjė e mė tepėr po bėhen instrumente tė paqes.

Sipas hipotezės se Republika e Kosovės po njihet de facto, atėherė ē'kuptim ka qė ushtria dhe policia e Republikės sė Serbisė, nė territorin e Republikės sė Kosovės, t'i kryejė punėt e ushtrisė dhe tė policisė sė Republikės sė Kosovės? Pėrse tė lejohet nė kėtė mėnyrė nxitja e urrejtjes dhe akumulimi i animozitetit midis kėtyre dy popujve?

Mė tej, ėshtė e vėrtetė se politika e Republikės sė Kosovės po thirret nė njė gandizėm tė llojit tė vet dhe ajo vėrtet ėshtė njė gandizėm i llojit tė vet. Unė vetė jam pionieri i vėrtetė i kėsaj politike, sepse edhe para burgosjes nė vitin 1981 e kam pasur tė qartė raportin e drejtė tė forcave nė botė. Pėr kėtė dėshmon edhe libri im «Lufta e ftohtė dhe detanti» botuar nė tė dy gjuhėt nė Prishtinė nė vitin 1976. Nė burg, gjatė gjysmės sė parė tė viteve '80-tė, unė gjithmonė kam ndikuar nė pėrvetėsimin e metodave paqėsore tė luftės pėr Republikėn e Kosovės, sepse atėherė kam qenė i vetmi njeri nė Kosovė, tė cilit i ishin plotėsisht tė qarta pasojat eventuale tė ēfarėdo lufte. Ky ishte tek e fundit edhe motivi kryesor pėr shkrimin e atij libri tė vogėl por tė rėndėsishėm, qė mė vonė pėr vite tė tėra u bllokua dhe pothuajse u harrua. Pastaj vetė pėrcaktimi im nė atė kohė pėr Republikėn e Kosovės nė kuadėr tė Jugosllavisė nė mėnyrė tė natyrshme e pėrjashtonte ēfarėdo mendimi pėr luftėn, sepse ē'do tė na duhej Jugosllavia po tė ishim tė detyruar qė brenda saj tė luftonim pėr barazi?

Pas daljes nga burgu me 1985, atje ku isha i pėrndjekur, i izoluar dhe i ostracizuar padrejtėsisht, pa kurrfarė vendimi tė shkruar nga ēfarėdo instance e pushtetit, pėr vite tė tėra u kam folur fshatarėve qė po e deshėt Republikėn nė kuadėr tė Jugosllavisė, urdhėroni bashkė me mua. Ndėrkaq po e deshėt Shqipėrinė, kjo e nėnkupton luftėn. Ndėrkaq pėr luftė le tė urdhėrojnė tė tjerėt. Unė do tė isha vetėm ushtar. Pushteti sigurisht qė e dinte kėtė. Ai e pėrcillte ēdo hap timin dhe ēdo fjalė timen. Ai pėrpiqej qė ca tė tjerė, sidomos tė rinj, t'i shndėrronte nė mua me anė tė tentimeve tė ēmendura pėr tė depėrtuar nė trurin tim dhe me anė tė imitimeve tragjikomike. Nėntė vjet tė tėrė mė bėri plotėsisht tė varur materialisht nga tė tjerėt, fillimisht nga prindėrit e mi tė vjetėr, nga vėllezėrit e mi mė tė rinj, dhe pastaj edhe nga fshatarėt tjerė. Nuk mė lejonte tė punėsohesha askund duke i frikėsuar punėdhėnėsit eventualė. Asnjėherė nuk mė dha pasaportė pėr udhėtim jashtė vendit. Dy herė themelova familje me femra intelektuale dhe qė tė dy herėt dėshtova. Ky fakt natyrisht ėshtė shfrytėzuar qė tė mė pamundėsohet ikja, sepse ēfarė do tė bėja unė nė tė vėrtetė me komoditetin jetėsor tė jashtėm pa fėmijėt e mi tė mitur? Mos do tė ketė qenė vallė e nevojshme qė ndryshimet tė kryhen me njė dialog aq tė ēuditshėm me mua, apo vetė unė tė kem qenė tepėr ambicioz? Nuk e di. Me fjalė tė tjera, ėshtė plotėsisht e qartė nga ajo qė u tha, se lufta pėr Republikėn e Kosovės me mjete paqėsore nuk u zhvillua vetėm me njė siguri rutinore prej zotėrinjsh elegantė nga kancelaritė e gjera e nga kabinetet e bukura. Ajo ka kėrkuar privacione kolosale, viktima e flijime. Ndėrkaq privacionet dhe flijimet i bėjnė vetėm ata qė kanė shkallė tė lartė tė moralit vetjak, por edhe qė besojnė fuqimisht nė ndershmėrinė dhe nė fisnikėrinė e qėllimeve pėr tė cilat luftojnė. Sepse njė qėllim fisnik nuk mund tė realizohet me metodat makiaveliste tė intrigave dhe tė shpifjeve. Bashkimin e Italisė nuk e solli mendimi politik i Makiavelit por vetėm mendimi politik i Macinit dhe lufta vetėmohuese e njė morali tejet tė lartė e Garibaldit. Makiaveli e ka pėrshkruar luftėn politike pėr pushtet tė sundimtarėve tė ndryshėm tė paskrupullt dhe tė princėrve tė Italisė feudale. Ai u jepte atyre udhėzime se si ta pėrforcojnė pushtetin dhe ka pasur besim se ndonjėri prej tyre do ta shfrytėzojė atė pushtet nė favor tė bashkimit tė Italisė. Mjeshtritė, tė cilat i pėrshkruan dhe i rekomandon ai sigurisht qė janė shfrytėzuar edhe mė parė, por edhe pas tij, nė luftėrat e pėrgjakshme pėr pushtet nga ana e oborrtarėve tė ndryshėm dhe despotėve, nga ana e tiranėve dhe diktatorėve tė vjetėr e modernė, por kurrė ndonjėherė ato, gjatė gjithė historisė, nuk e kanė sjellė fitoren e ēfarėdo lėvizjeje politike serioze dhe as forcimin e ēfarėdo pushteti demokratik. Ato mund tė sjellin forcimin e pushteteve dhe tė pushtetmbajtėsve despotikė, autokratikė, autoritarė dhe totalitarė; ato janė metoda tė njė lufte tė paskrupullt, tė paturpshme dhe tė pėrgjakshme pėr pushtet, por ato janė nė kundėrshtim tė ashpėr dhe tė thellė me vetė nocionin e demokracisė. Mjafton qė tė shfletohen faqet e «Zėrit» qė tė shihet se me ē'zjarr e ē'pasion gazetarėt e tipit tė H. Matoshit nė emėr tė mėsuesve tė tyre e predikojnė imoralitetin nė politikė! Implikimi i vetėm i metodave tė tilla ėshtė lufta e pėrgjakshme qytetare, dhe kėtė gjė ata do tė duhej ta dinin.

Nė artikullin tim «Pėr njė qasje mė shkencore ndaj politikės nė Kosovė» (DeA, 1-1991), e kam nėnvizuar nė mėnyrė indirekte trajtimin e gabuar dhe tė njėanshėm tė mendimit politik tek ne. Pasoi njė reagim i vrazhdėt, histerik, vėllimor dhe gjithėpėrfshirės i qarqeve tė pėrmendura politike. Kjo mė dha tė kuptoj se nomenklatura politike intelektuale e Kosovės kishte vendosur tė vinte nė jetė ostracizmin e vjetėr grek ndaj meje, gjė qė dukej dhe interesante, sepse kurrė nuk kam qenė kundėr asaj qė ajo ta zinte vendin qė i takonte nė shoqėri. E dija se ishte fjala pėr njė grupacion tė fuqishėm politik pa ndonjė konkurrencė tė veēantė, dhe duke insistuar pėr njė luftė konkurrente tė ideve dhe tė mendimeve, e dija qė ajo do tė fitonte dhe do tė bėhej forcė udhėheqėse e shoqėrisė. Mirėpo unė doja vetėm qė ajo fitoren ta meritonte dhe qė tė mos ishte forcė e vetme e shoqėrisė dhe as forca e vetme udhėheqėse e shoqėrisė. Desha qė gjatė asaj lufte konkurrente tė ideve dhe tė vlerave tė konkurrojnė dhe tė integrohen nė politikė edhe forcat e reja qė atėherė ndodheshin nė procesin e formimit. Mendoja qė nga kjo tė shpėrthente njė kualitet me anė tė tė cilit do tė fitonim njė elitė politike intelektuale tė shoqėrisė mė tė gjerė, mė tė fortė, mė tė larmishme dhe mė tė pasur me ide. Pėr vete kėrkoja qė vetėm tė mė pranonin si tė barabartė. Siē shihet tani nė faqe tė shtypit e gjithė kjo edhe po realizohet, por edhe tash nė njė formė disi tė ngurtė, sikur brenda kėsaj forme, me ndryshime tė vogla kozmetike, po kthehet realiteti i para vitit '81. U desh qė tamam unė tė riarrestohesha qė njė pėrshtypje e tillė tė kompletohej. U dashka vallė vėrtetė qė e kaluara tė kthehet nė njė formė tė pandryshuar? Pėrse vallė pikėrisht me ardhjen dhe me konsolidimin e saj nė pushtet 400 mijė njerėz u desh tė iknin nė botėn e jashtme?

Harold Lasuelli, njėri nga frojdistėt e shquar tė Universitetit tė Ēikagos nė SHBA, nė vitet 30-ta tė kėtij shekulli e botoi librin «Psikopatologjia dhe politika» (Psychopathology and politycs). Nė faqet e tij ai argumenton se si njeriu, pėr t'u marrė me politikė, i duhet qė motivet e veta personale, me anė tė procesit shoqėror tė racionalizimit, t'i shndėrrojė nė interesa shoqėrorė tė pranueshėm nga tė gjithė. Vetėm nė kėtė mėnyrė, vlerėson ai, njė veprim i individit bėhet veprim politik. Mbase duke u mbėshtetur nė kėtė formulė tė tij, nomenklatura titiste-komuniste e viteve '80, tė gjithė tė dėnuarit e atyre viteve i shpalli si marksistė-leninistė. Nė artikullin tim «Viti '81 dhe proceset e demokracisė» iu kundėrvura njė trajtimi tė tillė tė atyre tė rinjve dhe tė rejave me tezėn se ata nuk po e merrnin parasysh shkallėn e vetėdijes sė tyre politike dhe veprimin e pėrgjithshėm sintetizues tė parullės pėr Republikėn. E kam bėrė kėtė sepse e kam ditur se kjo gjė do ta sillte thellimin e vetėdijes pėr pėrkatėsinė klasore dhe pėr dallimet klasore. Atėherė kam besuar, por besoj edhe tani, se populli shqiptar nė Kosovė kurrė nuk e ka pėrjetuar shtresėzimin e njėmendėt klasor tė shoqėrisė. Atė qė unė e quaj nomenklaturė komuniste-titiste tė Kosovės, nė tė vėrtetė ėshtė ajo elitė e brishtė dhe e ndjeshme e pushtetit e cila pėrfaqėson pjesėn udhėheqėse tė shtresės sunduese tė shoqėrisė. Por edhe kjo pjesė udhėheqėse e kėsaj shtrese tė shoqėrisė ėshtė shumė e hollė, e ngushtė dhe e ndjeshme. Ajo pėrfaqėson bazėn prej rreth 100 mijė njerėzve pėr elitėn sunduese tė pushtetit prej rreth 30-40 mijė njerėzish. Thėnė kushtimisht, pjesa aktive e popullatės nė luftėn pėr Republikėn e Kosovės gjithashtu nuk e tejkalon kėtė numėr. Tė dy kėto pjesė me supozimin e integrimit tė barabartė nė shoqėri, do tė duhej tė pėrfaqėsonin dy shtyllat mbajtėse tė Republikės sė Re. Mirėpo nėse njėra nga kėto dy shtylla vazhdimisht duhet sulmuar pėr majtizėm, pėr ideologjizim e pėr anim kah prosllavizmi, qė sipas kritereve tė tanishme tė shtypit ėshtė baras me tradhtinė kombėtare, atėherė borgjezia e re shqiptare do tė duhej tė gjente njė popull tjetėr nė tė cilin do tė mbėshtetej, pasi qė ata njerėz qė i sulmon ajo janė plotėsisht nga populli dhe nė popull. Atėherė do tė duhej t'i ruante pėrjetėsisht njė tjetėr polici dhe njė tjetėr ushtri nga populli i vet dhe atėherė e gjithė filozofia e tyre s'do tė ishte gjė tjetėr pos njė pėrmbledhje e mjerė parullash demagogjike dhe marrėzirash tė ndryshme.

Mirėpo nė qoftė se policia e Republikės sė Serbisė, e cila kėtu po e kryen detyrėn e policisė sė Republikės sė Kosovės, megjithė faktin se kjo e fundit ekziston dhe njihet de facto njėherėsh kryen edhe funksionin e ruajtjes sė pozicioneve tė asaj elite tė hollė tė pushtetit, atėherė ajo kėtė detyrė nuk e bėn mirė. Nė rend tė parė sepse popullit shqiptar i duhet tė mėsohet me borgjezinė e vet. E dyta, sepse ajo borgjezi duhet tė mėsohet qė ta respektojė popullin vet si dhe kufizimet morale e tradicionale qė ia imponon ai, qoftė edhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme, dhe e treta, sepse nė kėtė mėnyrė, siē po ndodh tani, krijohet urrejtja midis dy popujve. Nė qoftė se politika ėshtė nė esencė matematikė, siē mendojnė disa me tė drejtė, atėherė operacionet matematikore me tė cilat do tė pėrmblidheshin rezultatet e njė politike tė tillė thjesht do t'i vėrtetonin implikimet e saj tejet tė dėmshme pėr tė dy popujt. Si do tė dukej pėr shembull, po tė bėnim njė supozim teorik, qė rastėsisht borgjezia serbe nesėr tė kėrkojė shėrbimet e njė policie tė huaj kundėr popullit tė vet? Kėto janė supozime tė cilat duhet tė tregojnė pėr paqendrueshmėrinė e situatės nė tė cilėn gjendemi dhe pėr nevojėn imperative qė ajo tė ndryshohet urgjentisht. Me fjalė tė tjera, politika e Republikės sė Kosovės duhet ta marrė pėrgjegjėsinė pėr ushtrinė dhe policinė e vet, ndėrsa politika e Republikės sė Serbisė mė nė fund duhet ta kuptojė se po fillon epoka e familjes evropiane tė popujve, se nė tė tė gjithė anėtarėt do tė jenė tė barabartė, se populli shqiptar nė Kosovė me tė cilin do tė jetojnė plotėsisht tė barabartė edhe joshqiptarėt, me metoda demokratike tė luftės e ka fituar Republikėn e vet, ka vendosur qė nė atė familje tė popujve tė Evropės tė hyjė si i njėsuar. Populli shqiptar ėshtė i barabartė me tė gjithė popujt e Evropės. Ai nuk ėshtė i gatshėm pėr luftė. Politika qė e pėrfaqėson nga tė gjitha pjesėt ku ai jeton nė emrin e tij ka hequr dorė nga shfrytėzimi i metodave jodemokratike tė luftės pėr realizimin e qėllimeve nacionale, por ai, ashtu si ēdo popull, ka tė drejtė pėr vetėmbrojtje dhe pėr zhvillimin e vet tė papenguar kombėtar. Pėr kėtė shkak ai vetė dhe nė mėnyrė sovrane do tė vendosė pėr ato forma tė luftės sė vet tė cilat do t'i pėrgjigjen mundėsive tė tij nė kushtet dhe nė kohėn e dhėnė. Ėshtė plotėsisht e pakuptimtė qė tė gjykohet dikush pėr potezat e ardhshėm eventualė tė popullit tė tij, tė cilėt ai nė asnjė kuptim s'ka mundėsi t'i dijė.

Lidhur me kėtė vetėm dua tė shtoj se nuk do tė duhej tepruar me atė qė gazetarėt e quajnė gandizėm tė popullit shqiptar, dhe qė sėrish bazohet nė metodėn e luftės sė tij. Ajo qė sot nėpėr faqet e shtypit po lavdėrohet si gandizėm, pėr ē'shkak individė tė caktuar qė s'kanė asnjė lidhje me tė ngriten gjer nė qiell, fitojnė shpėrblime, u rrahen shpatullat, falėnderohen etj., vėrtetė qė s'kanė asnjė lidhje me gandizmin. Unė e di se ēdo metodė e luftės paqėsore e demokratike s'mund tė quhet gandizėm, sepse ēdo metodė e tillė e luftės nuk ėshtė njėherit edhe produkt i njė filozofie tė tėrė tė antidhunės, ashtu siē ishte nė realitet dhe siē ėshtė filozofia e Gandit, por vetėm njė pasqyrė e situatės sė caktuar dhe e kushteve tė caktuara. Ashtu siē e di edhe se sot atė e lavdėrojnė pikėrisht ato qarqe nė botė tė cilat kanė bėrė, dhe vazhdojnė tė bėjnė edhe sot gjithēka, qė njerėzit tė mos e kuptojnė. Mirėpo kjo ėshtė punė e tyre. Unė e mendoj veten si tepėr larg Gandit. Pastaj, dhe kjo ėshtė mė e rėndėsishmja, njė pjesė e inteligjencisė shqiptare, do tė duhej mė sė fundi tė mėsonte qė pėr popullin e vet tė mendonte me kokėn e vet, sepse edhe krahas shumicės sė tij islamike, populli shqiptar kurrė nuk ka qenė dhe as qė do tė jetė ndonjėherė popull aziatik. Ndonėse edhe islamizmi nuk ka me tė ndonjėfarė lidhje, t'i imponosh popullit shqiptar vlera qė janė nė kundėrshtim me frymėn e tij praktike, nuk do tė thotė vetėm moskuptim dhe keqinterpretim i tij, por edhe dhunim tė dinjitetit tė tij, d.m.th. tė njė populli tė lashtė evropian. Nuk e kam ndjerė veten tė goditur personalisht. Ishte obligim i imi intelektual kundrejt njė kolosi tė mendimit dhe tė frymės njerėzore, qė tė reagoj kundėr atyre teprimeve. E bėra kėtė nė pjesėn II tė artikullit tim "Bėje ose vdis" (Fjala, shkurt 1992). Dhe qėndroj edhe tani, si prapa kuptimit, edhe prapa ēdo fjale, pike e presje tė shkruar nė tė.

Pėrse nuk po mė gjykojnė

Zonjė kryesuese e gjyqit,
Zotėrinj tė kolegjit gjykues,

Me kėtė i jemi pėrgjigjur edhe pikės sė tretė dhe tė fundit tė aktakuzės e cila bazohet nė esencė nė ēėshtjen e luftės dhe tė paqes d.m.th., nė karakterin dhe nė llojet e metodave me tė cilat unė, si pėrfaqėsues i popullit shqiptar e si kryetar i njė partie qė do tė mund tė bėhej e rėndėsishme, do tė mund tė shėrbehesha eventualisht nė luftėn pėr realizimin e qėllimeve kombėtare. Besoj se prokurori publik i Republikės sė Serbisė nė Prizren zoti Dobrivoje Periē bazat pėr shkrimin e aktakuzės sė tij i ka gjetur nė disa elemente tė cilat do tė mund tė shpjegoheshin me atė qė unė e pėrshkrova mė sipėr si formulė tė Harold Lasswellit mbi racionalizimin e motiveve personale dhe pėrkthimin e tyre nė qėllime tė gjithėpranueshme politike. Besoj madje se nė kėtė drejtim ai ėshtė treguar i kujdesshėm, pėr ē'gjė e falėnderoj, por qė megjithatė aktakuzėn i ėshtė dashur ta shkruajė, qė do tė thotė se ajo pėrkujdesje nuk ėshtė e lidhur me implikimet e veprės tė cilėn unė kurrsesi dhe nė asnjė rast nuk e kam bėrė dhe as qė ėshtė bėrė nga ana ime. Por nėse kufizimet njerėzore na pengojnė qė gjėrat t'i sqarojmė qysh mė parė, d.m.th., para se tė kenė pasur fare mundėsi qė tė lindin, a mos ka qenė vallė mė e arsyeshme po t'i ishim pėrmbajtur porosisė sė atij filozofi paraprijės tė logjikės atomistike tė cilit pėr shkak tė kuptimit tė fjalės dhe tė pyetjes i ėshtė sfilitur mendja dhe i ėshtė ējerrė zemra - Ludvig Wittgensteini, i cili pas njė lufte tė mundimshme prapa vetės, vetėm disa ēaste para se tė vdiste, konkludon: «Por pėr gjėrat pėr tė cilat s'bėn tė flitet duhet tė heshtet». Unė kėsaj, duke ia ndajshtuar rastit tim, vetėm do t'i shtoja: Ēdo pėrgjigje e kuptimėsuar fillimisht, nė fund megjithatė bėhet plotėsisht e pakuptimtė. Prandaj ėshtė plotėsisht e pakuptimtė qė tė gjykosh tė pakuptimtėn.

Nė bazė tė gjithė kėsaj qė u shtrua, duket sikur tani u bė e mundur qė tė ofrohet pėrgjigja nė pyetjet e bėra nė fillim: pėrse jam i burgosur dhe pėrse po mė gjykojnė? Pėr shkak tė interesimit qė ka zgjuar ky gjyq nė opinionin publik tė Kosovės dhe pėr shkak tė spekulimeve tė shumta lidhur me tė dėshiroj tė pėrgjigjem shkurt edhe nė pyetjen: pėrse nuk po gjykohem?

1. Nė burg nuk kam ardhur me dėshirėn time, por kam qenė i arrestuar. Ėshtė gjė e paparė qė tė sulmohet i burgosuri vetėm pėr faktin se ai pa dėshirėn e tij ėshtė burgosur. Burgu nuk ėshtė vend pėr zhvillimin e ēfarėdo bisedave politike, por aty zhvillohen sulme dhe mbrojtje, sulmon shteti dhe mbrohet individi i burgosur. Aty ėshtė vendi ku individi jep llogari pėr veprat ose pėr bindjet tė cilat shoqėrisė nuk i kanė pėlqyer. Burgu s'ėshtė hotel apo shtėpi pushimi, por ėshtė vend i vuajtjes. Nėse zotėrinjtė qė mė sulmojnė nuk e besojnė kėtė, pėrse vallė nuk provojnė qė tė bėjnė diēka qė do t'i ēonte nė burg pėr t'u bindur vetė lidhur me kėtė? Ndėrkaq nėse i frikohen faktit se mos kam thėnė diēka qė atyre s'do t'u pėlqente, pėr fat tė keq nuk kam mundur tė them asgjė mė shumė se ē'nuk e kanė ditur ata vetė dhe ē'nuk e kam thėnė dhe botuar tashmė publikisht; asgjė qė do tė mund t'i ēonte nė burg, sepse tek e fundit, ata janė tė mbrojtur, ndėrsa mua po mė burgosin. Kėta zotėrinj e dinė kėtė gjė, por e di edhe unė. Ėshtė e udhės qė tė mos mė sulmojnė. Kėtu nuk po zhvillohen kurrfarė bisedimesh politike, ndėrsa unė vetėm po i mbroj bindjet e mia politike. Nė rast se kjo disave nuk u pėlqen, le ta pėrkujtojnė se pėr kėtė shkak unė jam burgosur dhe le tė mendohen se mos i kanė kontribuar edhe vetė kėsaj pune, duke i ndjekur mėsimet e makiavelizmit, konsekuencat e tė cilit nuk i kanė kuptuar kurrė dhe as qė do t'i kuptojnė ndonjėherė sepse nuk e kanė kuptuar edhe vetė atė. Ndėrkaq populli i pamėsuar mendon se titujt akademikė dhe dijet e vėrteta janė e njėjta gjė, gjė qė nuk ndodh veēse nė raste tė rralla. Mirėpo do tė duhej sė paku tė pranohej ndershmėrisht se Republika e Kosovės nuk ėshtė pronė private e askujt ndonėse po insistohet edhe mė tej qė ajo tė jetė e tillė.

2. Nuk po gjykohem pėr shkakun qė e pėrshkruan «Bujku» pak kohė pas arrestimit tim, d.m.th., se jam arrestuar pėr shkak se jam «i tillė», duke mos sqaruar se ēfarė qenkam nė tė vėrtetė, «qė ecėn i vetmuar nėpėr teh shpate», por nuk e thotė se me kė qenka dashur tė shoqėrohem dhe se pėr ēfarė tehu tė shpatės ėshtė fjala? Mė nė fund ai thekson se jam personifikim i politikanit dhe i intelektualit largpamės, por nuk e shpjegon se si qenka e mundur kjo gjė, kėshtu qė del sikur unė paskam aftėsi parapsikologjike tė fallxhorit, tė profetizuesit e tė parashikuesit. Edhe kėto pikėpamje pėr mua u gjasojnė atyre qė u pėrshkruan mė lart. Janė tė frymėzuara nga po ato qarqe tė cilat me vite e dekada u pėrpoqėn dhe ia dolėn ta denigrojnė personalitetin tim dhe aftėsitė e mia intelektuale me qėllim qė me to tė shėrbehen pėr shkėlqimin dhe lartėsimin vetjak. Kėtė ua mundėsoi sistemi dhe zhdėrvjelltėsia e tyre pėr t'i shitur tė fortit gjithēka qė s'ėshtė e tyre nė kėmbim tė asaj qė do tė duhej tė ishte vetėm e tyre. Ky mentalitet i kopesė mendon seriozisht se kjo praktikė ėshtė e pėrjetshme dhe e pandryshueshme. Ata mendojnė seriozisht se individi mund tė ngritet vetėm me ndihmėn e tyre. Pėr shkak tė kėtij besimi tragjik, baza e tė cilit ndodhet nė edukatėn e tyre patriarkale tė tradicionalizmit fisnor akoma tė gjallė ndėr ne, ata mė me dėshirė e me lezet do ta hanin pjesėtarin e tyre se sa ta lejonin qė tė pavarėsohej plotėsisht prej tyre. Ky mentalitet i kopesė mė ka vėnė tashmė nė njė situatė jashtėzakonisht tė rėndė, por ai po vazhdon tė veprojė me vrull, agresivitet dhe intensitet tė pazbutur. Prandaj po u drejtohem sėrish: Mė lini tė qetė! Nuk po mė gjykojnė pėr shkakun tuaj. Asnjėherė nuk jam gjykuar pėr shkakun tuaj edhepse ju keni dashur ta besoni njė gjė tė tillė. Nuk e kam ngrėnė asnjėherė ndonjėrin prej pjesėtarėve tė kopeve tuaja tė shumta sepse ndjej neveri nga njė gjė e tillė. Po pata mundėsi do tė pėrpiqem t'i ndryshoj themelet tuaja nė mėnyrė qė nė tė ardhmen tė vdesin dhe tė zhduken manitė tuaja njeringrėnėse. Ndėrkaq po qe se nuk ja dal dot kėsaj pune, atėherė mė gllabėroni mė nė fund tė tėrin, ose mė lini tė qetė!

Pastaj intelektualėt e vėrtetė nuk presin qė tė jenė tė kuptuar nga ēdokush dhe nga tė gjithė, por edhe ata kanė tė drejtė pėr mbrojtjen e jetės sė vetė private dhe pėr respektimin e personalitetit tė vet. Pavarėsisht se ē'mendojnė pėr mua qarqet e caktuara politike, unė veten e vlerėsoj nė raport me tė qenit dhe me qenien e kohės. Prandaj mendoj pėr vete se nė kėto ēaste kėtu po gjykohet njėri ndėr intelektualėt mė tė mėdhenj tė popullit shqiptar. Nuk dyshoj aspak se nė tė ardhmen do tė lindet dikush, nėse nuk ka lindur tashmė, qė do tė di ta pėrqasė veprėn time dhe jetėn time nė raport me mundėsitė e veta. Mėnyra e sjelljes suaj ndaj meje nuk flet pėr mua por pėr ju. Nė kėtė gjykatė nuk gjendet asnjėri nga anėtarėt e familjes sime tė ngushtė. Asnjė prej tre fėmijėve tė mi mitur.

3. Mendoj se do tė ishte njė gjė pretencioze po tė pohoja se jam burgosur dhe se po gjykohem pėr shkak tė punimeve tė mia tė botuara ose tė pabotuara apo edhe vetėm pėr shkak tė mendimeve tė mia. I kam shkruar disa punime dhe artikuj tė rėndėsishėm studimorė. I kam shkruar qėllimisht nė atė mėnyrė qė secili prej tyre, duke i llogaritur edhe letrat e mia tė hapura, tė pėrfaqėsojnė njė vepėr tė vogėl kapitale, por njėherėsh edhe njė syzhe apo pėrkujtues pėr shkrimin e shumė veprave kapitale ose ndoshta vetėm pėr njė vepėr tė madhe kapitale tė lidhur organikisht. Ndėrkaq, nuk kam shkruar vepėr tė madhe kapitale. Mė ka munguar paqja e duhur nė kėto 15 vjetėt e fundit qė t'i pėrkushtohesha seriozisht njė gjėje tė tillė. Jam mbrojtur prej kafshimeve tė ndryshme tė kopeve tė pėrshkruara. Vepra ime e madhe kapitale megjithatė ėshtė inkorporuar nė Republikėn e Kosovės dhe nė lėvizjen e gjithmbarshme tė shoqėrisė pėrpara. Mirėpo pėr kėtė unė njė herė e kam mbajtur dėnimin me burg. Pėr kėtė arsye tani as jam burgosur as po gjykohem.

Mė ka arrestuar policia e Republikės sė Serbisė, ndoshta me kėrkesėn e njė pjese tė alternativės shqiptare tė Republikės sė Kosovės. Shkaku i drejtpėrdrejtė i kėtij arrestimi sigurisht ka qenė frika irracionale e kėsaj pjese tė alternativės shqiptare se me shkuarjen time nė Prishtinė nė krye tė UNIKOMB-it pas 9 vitesh tė ostracizmit dhe tė izolimit, do tė ērregullohej baraspesha e forcave politike dhe do tė krijohej njė gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Ky edhe ėshtė shkaku i vėrtetė i mbajtjes sė kėtij gjykimi pėr tė cilin personalisht kam besuar se nuk do tė ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndėrsjellė tė dy republikave ose tė organeve tė tyre pėrgjegjėse kompetente, gjersa shkaqet juridike qė i pėrmban aktakuza s'mund tė qėndrojnė absolutisht dhe angazhimet e gjertanishme tė mbrojtėsve jashtėzakonisht tė pėrgatitur e profesionalistė tė Republikės sė Kosovės kėtė e vėrtetuan patundshmėrisht. Prandaj besoj se Republika e Kosovės nga aspekti juridik ėshtė nė gjendje qė tė mbrohet absolutisht vetėm. Mbrojtėsit e saj pėr kėtė arsye janė nė lartėsinė e thirrjes sė vet dhe tė profesionit tė vet si dhe tė dinjitetit tė Republikės apo tė shtetit tė vet. Pėr kėtė shkak unė iu falėnderohem dhe u dėshiroj sukses nė tė gjitha luftėrat juridike pėr forcimin e themeleve dhe tė ndėrtesės ashtu si dhe tė pamjes sė jashtme dinjitoze tė shtetit tė tyre, Republikės sė Kosovės.

Me faktin se shkaqet juridike nuk qėndrojnė ngaqė janė shembur nė mėnyrė tė argumentuar nga ana e mbrojtėsve tė mi tė Republikės sė Kosovės, vetėm vėrtetohet se ky gjyq ėshtė i njė natyre politike. Shkaqet politike tė mbajtjes sė tij edhe mė tej mbeten. Pėr ato shkaqe tė natyrės politike ky gjyq duhet tė marrė vendimin e vet gjyqėsor. Me kumtesėn time tė gjerė pėr prapavijėn politike tė kėtij gjyqi, nė mėnyrė tė ndershme dhe objektive kam dashur t'i ndihmoj kėtij gjyqi qė tė marrė vendim objektiv, jo sepse dyshoj nė objektivitetin e tij, por sepse tek ai arrihet me njohjen e plotė dhe zbulimin e argumenteve kundėrshtuese dhe kontradiktore.

Ndėrkaq vetė fakti se kam mundur tė jem i burgosur pėr shkak tė mundėsisė sė ndikimit tim nė lėvizjet e gjithmbarshme politike nė kėto hapėsira, i pėrforcon dyshimet e mia tė sipėrpėrmendura pėr mundėsinė e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė bazė tė pėrkatėsisė sė tij religjioze nė kundėrshtim me interesat e tij tė vėrteta nacionale. Prandaj mendoj se ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se ėshtė e drejtė e ēdo populli pėr informim tė drejtė dhe objektiv lidhur me rėndėsinė e akteve politike nė tė gjitha vendet nė kėto hapėsira. Duke mos dashur tė prejudikoj asnjė zgjidhje, gjė pėr tė cilėn janė kompetentė organet politike shtetėrore dhe trupat e tyre, mendoj se si qytetar i rėndomtė i Republikės sė Kosovės, dhe si pjesėtar i kombit tim, i thirrur nė gjyq pėr shkak tė bindjeve tė mia politike, kam tė drejtė tė nxjerr nė pah qėndrimet e mia pėr gjėrat qė mendoj qė janė nė interes tė pėrgjithshėm. Prandaj mendoj se ėshtė nė interesin tonė, e pėr tė gjithė ata qė jetojnė nė kėto hapėsira dhe qė s'kemi ndonjė atdhe tjetėr, qė:

1. Republika e Serbisė ta njohė edhe de jure dhe jo vetėm de facto Republikėn e Kosovės.

2. Qė Republika e Kosovės ta kryejė mė nė fund formimin e organeve tė veta shtetėrore.

3. Qė Republika e Serbisė t'i lirojė nga burgu tė gjithė tė burgosurit politikė, sidomos ushtarėt dhe oficerėt e Republikės sė Kosovės.

4. Qė Republika e Kosovės t'i njohė si tė vetėt dhe t'i qaset seriozisht marrjes sė pėrgjegjėsisė shtetėrore duke i riorganizuar dhe organizuar ato shėrbime (policinė dhe ushtrinė) nė pajtim me rendin demokratik tė shtetit tė saj.

5. Qė organet kompetente tė Republikės sė Shqipėrisė t'i shqyrtojnė edhe njė herė vendimet e tė burgosurve politikė dhe qė t'i lirojnė mė nė fund nga burgu. Mendoj se ėshtė plotėsisht e pakuptimtė tė mbahen njerėzit nėpėr burgje vetėm pėr shkak se i takojnė njė kohe tjetėr. Nėse janė gjykuar se kanė mundur eventualisht qė tė ndikojnė nė lėvizjet politike tė kohės sė sotme, atėherė pėr ē'drejtim tė atyre lėvizjeve bėhet fjalė vallė, kur njė regjim demokratik nuk mund tė hapė njė diskutim tė lirė dhe tė pėrgjegjshėm pėr ēėshtjet thelbėsore tė kombit?

6. Shqiptarėt e krishterė ortodoksė janė ndėr pjesėt mė tė arsimuara tė kombit shqiptar. E kanė kishėn e vet autoqefale tė cilėn e ka themeluar shumė i pėrndershmi Fan Noli. Inteligjencia shqiptare e kėtij konfesioni ėshtė tejet e ngritur dhe ajo padyshim ka kontribuar dhe vazhdon tė kontribuojė nė ndėrtimin e kombit shqiptar. Ata kanė tė drejtė dhe detyrė qė ta artikulojnė disponimin e vėrtetė tė pjesėtarėve tė thjeshtė tė bashkėsisė sė vet fetare qė janė ndjerė gjithmonė si shqiptarė dhe jo si grekė, ashtu siē ėshtė e drejta e tyre qė t'i shprehin lirisht bindjet dhe ndjenjat e tyre nga pozitat e pėrkatėsisė sė tyre nacionale nė raport me tė gjithė popujt tjerė qė i pėrkasin kishės sė krishterė lindore. Njė gjė e tillė nuk i bėn mė pak shqiptarė se ē'janė nė realitet. Pėr kėtė shkak diskutimet politike midis shqiptarėve, jo vetėm nė Shqipėri, duhet tė lirohen nga mosbesimet nė baza tė tilla. Shqiptarėt janė komb evropian dhe s'mund t'ia lejojnė vetes luksin e tė shprehurit nė trajtė despotike aziatike.

7. Bashkimi i popullit shqiptar dhe i trojeve shqiptare nė njė shtet duhet tė jetė parakusht pėr ēfarėdo rregullimi tė mėtejshėm tė marrėdhėnieve ndėrshtetėrore nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Ky bashkim duhet tė bėhet nė bazė nacionale dhe jo religjioze. Mundėsisht me rrugė institucionale. Prandaj njohja edhe de jure dhe konstituimi i plotė i Republikės sė Kosovės ėshtė njė akt me rėndėsi tė shumėfishtė pėr zhvillimin e mėtejshėm tė situatės nė kėtė pjesė tė Evropės, sepse bashkimi i popullit shqiptar ėshtė e drejtė e tij historike, imperativ i kohės, dhe fundja, ėshtė fati i tij historik. Popullit shqiptar i duhet tė ndeshet me fatin e tij personal politik dhe pa kurrfarė dyshimi, nė ēfarėdo mėnyre qoftė, ai kėtė do ta bėjė.

8. Kryeqytet i shtetit tė bashkuar shqiptar mendoj se duhet tė jetė Prizreni. Kjo i takon historikisht kėtij qyteti, ndėrsa i pėrgjigjet edhe gjeografikisht, pasi qė gjendet nė qendėr tė trojeve shqiptare.

Gjykata e Qarkut nė Prizren

I pandehuri: (nėnshkrimi)
Mr. Ukshin HOTI 29.09.1994

pashtriku
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] Fjala e mbrojtjes sė Mr.Ukshin Hotit - para gjyqit serb, mė 29.09.1994 (2008-05-01 14:57:07 nga admin4)
[ Histori ] PUBLIKOHET PAS 47 VJETĖSH FJALA E ENVER HOXHĖS MBAJTUR NĖ 16 NĖNTOR 1960 NĖ MBLEDHJEN E 81 PARTIVE KOMUNISTE NĖ MOSKĖ (2007-12-21 18:12:50 nga admin1)
[ Opinione ] Fjalamania zeja kryesore e politikės (2007-08-17 17:08:01 nga admin1)
[ Kultura ] FJALA MĖ E RĖNDĖ SE GRUSHTI (2007-06-08 14:07:30 nga admin1)
[ Opinione ] KUR FJALA ĖSHTĖ MĖ E MPREHTĖ SE SHPATA (2007-05-23 13:01:37 nga admin1)
[ Kultura ] FJALA NĖ DIMENSIONET GLOBALE (2007-05-19 19:50:37 nga admin2)
[ Kultura ] ... Dhe fjala ngrinė nė fyt (2007-05-02 16:54:46 nga admin1)
[ Opinione ] Shantazhi i Serbisė ndaj diplomacisė kosovare (2008-07-24 16:14:33 nga admin1)
[ Opinione ] Heshtja e dhimbshme (2008-07-24 16:10:47 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Mesazh senzibilizues nga "ZGJOHU" (2008-07-24 16:03:17 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] “BRAVO KOSOVO POLICE“ (2008-07-24 15:57:36 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster