| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PSE DO IK UNMIK-u dhe PSE DO VIJ EUMIK-ut NE KOSOVE? |
| Postuar mė datėn: 2007-12-15 17:23:59 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
1.UNMIK-u, sipas gjitha parametrave ekonomik, politik, juridik e para se gjithash te atyre te sigurisė ka dėshmuar se edhe pas shtatė viteve nuk e ka pėrmbushur misionin e vete te cilin ia kishte parashtruar me te ardhur ne Kosove!?
Arsyet janė te shumta, dhe kėto arsye janė te natyrave te ndryshme, ashtu siē janė identifikuar nė vija tė trasha: neglizhenca e pa pėrshkruar burokratike; heterogjeniteti etnik, racor dhe ai i mentaliteteve tė theksuara dalluese kur janė nė pyetje misionet e tilla; mandati i pa definuar qė ka shkaktuar kokėēarje tė mėdha midis politikave kosovar, e para se gjithash jo efikasiteti qė ta ndėrtoi njė kapacitet tė mjaftueshėm tė njė infrastrukture efikase, e cila me sukses tė pakontestueshėm do tė mund ti kundėrvihej plagės sė vjetėr tė krimit tė organizuar dhe korrupsionit nė Kosovė. U pėrmendėn kėto shkaqe tė kėtij misioni, me qėllim qė tani pas largimit tė tij organizatat tjera qė do tė instalohen tani nga Evropa tė mos i pėrsėrisin gabimet e njėjta sikurse UNMIK-u. Ngaqė, sipas te gjitha gjasave mandati i kėtyre organizatave rajonale te Evropės, do t'i adresohet "standardeve " tė reja tė cilat Kosova duhet t'i pėrmbush me qėllim tė pregaditjes sė ID-sė sė saj pėr tu kyēur nė integrimet e reja Evropiane. Fitohet pėrshtypja qė kėto mekanizma (qė ende nuk janė definuar decidivisht as nga Brukseli) do tė duhej tė kujdeseshin qė kredibiliteti i tyre bile mos te bjere ne provim pra edhe tė mos kontestohet ashtu siē ndodhi me UNMIK-un. Mirėpo, udhėzimet qė po vijnė nga Brukseli flasin padyshim edhe pėr njė prezencė tė re tė modifikuar ndėrkombėtare nė Kosovė edhe pas vėnies sė kornizave bazė (aludimi nė statusin e ardhshėm pėr njė koncept shumė tė pasqaruar dhe shumė eufemist pėr reduktimin e sovranitetit shtetėror pėr njė mandat prapė tė pacaktuar kohor?!) pėr definimin e statusit te ri politik te Kosovės, sidomos tash pas pėrfundimit tė raportit tė trojkės. I cili sipas tė gjitha gjasave do tė jetė njė pavarėsi e monitoruese, jo edhe gjithaq shkaku se ne si shoqėri ndoshta nuk jemi tė pjekur sa duhet, por shkaku i Serbisė, e cila nė kėtė rast si tha njė diplomatnuk duhet tė ndihet e poshtėruar?!
2.Kjo prezencė, gjykojė qė do ti adresohet sidomos: Sektorit te mbrojtjes, qė prapė ka tė bėjė me sigurinė qytetare dhe atė etnike nė mėnyrė qė edhe njė herė tė testohen shkalla e gatishmėrisė dhe e pregaditjes sė kėtij diskursi pėr tė konkurruar tė themi kushtimisht me standardet qė mbretėrojnė aktualisht ne Evropė. Roli i kėtyre mekanizmave , padyshim qė ėshtė dizajnuar nė atė mėnyrė qė ai tė ketė rolin e kėshillėdhėnėsit apo monitoruesit, nė mėnyrė qė tė bėhet lehtėsimi i integrimit gradual i institucioneve kosovare ne mekanizmat Evropian.: Sektori sigurisė kolektive, qė ka tė bėjė me prezencėn e mėtejme tė NATO-s nė rajon, qe pėr disa naiv politik ndėrlidhet vetėm me interesat qė NATO i projekton nė Ballkan, duke pėrjashtuar interesat e saj vitale nė viset tjera nė rruzullin tokėsor si psh. nė Irak, Afganistan, etj.. Ėshtė evidente qė roli i SHBA-ve nė KFOR, ėshtė i pa kontestueshėm, edhe pėr shkak se shqiptarėt e Kosovės kanė treguar dhe dėshmuar njė lojalitet blanko do te thosha kur janė nė pyetje vlerat e perėndimit nė kėtė pjesė tė botės. Kėtė e dėshmojnė analizat dhe studimet e opinionit publik nė Kosovė gjatė kėtyre viteve tė kėsaj prezence. Prezenca ndėrkombėtare, padyshim qe ndėrlidhet edhe me sigurinė rajonale ndėretnike, ngaqė problemet e shfaqura si ne Bosnje, Maqedoni e po ashtu edhe ne Serbi e Mal te se bashku me Kosovėn, ende nuk kanė indikacione tė mjaftueshme tė qetėsisė sė pasioneve etnike edhe pėr njė kohė. Konsiderojmė, qė prania e kėtyre mekanizmave nė rajon janė njė garancion solid pėr investimet e ardhshme nga perėndimi. Hyrja nė procesin e statusit tė ardhshėm nuk nėnkupton hyrjen nė fazėn e fundit, por nė fazėn e radhės sė pranisė ndėrkombėtare, thuhet ne gjitha raportet ndėrkombėtare. Ndėrkombėtarėt, natyrisht bėjnė "incizimin " e situatės nė teren dhe bien vendime te cilat shquhen me koherencėn e interesave tė tyre afatgjata nė rajon dhe me gjerė.
3. Por ēka ėshtė interes kombėtar i Kosovės nė kėtė rast? Pėr shumicėn e ekspertėve lokal ky ėshtė ndėrtimi i njė infrastrukture tė fortė demokratike, ku do tė sundonte forca e ligjit e jo ligji i forcės ashtu siē ėshtė aktualisht raporti. Pastaj, ngritja e kapaciteteve apo resurseve humane njerėzore (Kosova ėshtė vendi me i ri me moshė nė rajon ). Si edhe siguria kolektive e cila do tė udhėhiqej nga NATO-ja. Pse ne Kosove ėshtė e paraparė prania e mekanizmit ndėrkombėtar edhe pas definimi tė statusit politik? Duket qė testimet (Standardet para Statusit, Plani i Ahtisarit, Trojka, etj.) e bollshme u dėshmuan si Projekt i eurokratėve tė Solanės qė tė ardhmen virtuale tė Ballkanit Perėndimor ta konceptojnė para sė gjithash: a/si pėrpjekje pėr ta globalizuar atė njėherė nė mėnyrė qė komb-shtetet ekzistuese tė nisin tė marrin prerogativat e njė entiteti tė ri por ende tė papėrcaktuar politik: b/ si Projekt ku do tė provohet reduktimi i dukshėm i sovranitetit ekzistues shtetėror nė mėnyrė qė rolin e sovranit ta zėvendėsojnė mekanizmat e pėrkohshėm ndėrkombėtar, dhe nė fund : c/ si njė proces afatgjatė ku do tė ushtrohet njė denacionalizim i plotė nė mėnyrė integrimi (i identifikuar si) pan evropian qė ėshtė hartuar nė pėrputhje me paralajmėrimet e hershme tė Agjendės 2000 tė fillojė tė fuqizohet si pjesė e re e periferisė sė quajtur Ballkan Perėndimor.
4. Projektet nacionale politike tė elitave aktuale politike nga i gjithė rajonit qė po bėjnė pėrpjekjet e fundit pėr tu pėrballur me tė ashtuquajturin proces integrues nė mega Projektin e quajtur Unionin Evropian, janė vetėm njė karotė joshėse pėr ta qetėsuar gjendjen dhe sigurinė e Ballkanit Perėndimor dhe asgjė mė tepėr! Pėr shumicėn e painformuar kjo qasje duket naive dhe hipotetike, por nė esencė ėshtė e vėrtetė edhe me vetė faktin se: laboratorėt e eurokratėve tė Solanės e kanė tė elaboruar gjerė nė detaje jo vetėm procesin e pavarėsisė sė Kosovės por edhe ri rregullimin e gjithė Ballkanit Perėndimor. Nė tė vėrtetė, kėta strategė tė Brukselit nė fazėn e parė kanė paraparė njė tė ashtuquajtur qasje komplementare tė identifikuar si proces i asocim stabilizimit, ku fillimi i procesit tė identifikuar si integrimparashihet tė ndodhė jo nė mėnyrė individuale (veē e veē secili shtet) por nė mėnyrė kolektive (i gjithė Ballkani Perėndimor) me minus Sllovenin dhe plus Serbinė. Pėr Kosovėn, kur tė ndėrlidhet procesi i ngadalėsimit tė definimit tė statusit me procesin e joshjes sė Serbisė nė mekanizmat e NATO-s, pastaj prolongimin e kyējes sė Kroacisė dhe tė Maqedonisė nė UE: si edhe negociatat aktuale tė Malit tė Zi rreth anėtarėsimit nė stabilizim asocim, bėhet e qartė se kėta Projektant tė Brukselit si qėllim tė vetėm kanė atė qė u pėrmend mė lartė. Pra krijimin e njė surrogati shtetėror tė zhveshur pothuajse tėrėsisht nga sovraniteti, nė mėnyrė qė pavarėsia e kushtėzuar tė ri kompozohet sa mė bindshėm nė tėrė kėtė mozaik procesesh dinamike.
5. Gjitha bisedimet apo negociatat trepalėshe, padyshim qė janė udhėhequr nga kėto premisa tė kėtij Projekti tė pagėzuar me emrin Agjenda 2000. E ashtuquajtura Agjenda 2000 , nė mes tjerash Ballkanin Perėndimor e parashohin si rajon tė ish Jugosllavisė ( si potencuam: minues Slloveninė dhe plus Shqipėrinė), ndėrsa shtet kombet (apo entitetet nesėr) aktuale si nėn rajone tė cilat duhet afirmuar sipas njė sistemi konfederal qė ofron perspektivė tė qėndrueshme dhe stabile pėr tė ardhmen e Evropės. Po qese nisemi nga korniza globalizuese e politikės, atėherė qė padyshim kėtu kemi tė bėjmė me procesin e nisur tė denacionalizimit (jo tė denacionalizimit tė sferės ekonomike), i cili prejudikon njė fragmetarizim tė theksuar tė gjitha segmenteve qė e bėjnė identitetin e shtetit. Ajo ēka ėshtė mė interesante nė tėrė kėtė diskurs padyshim qė ka tė bėjė me :shkallėn e gatishmėrisė sė qeverisė qė po del aktualisht pėr herė tė parė prej votės sė qytetarit pėr tu pėrballur me kėto sfida dhe projekte tė eurokratėve tė Brukselit?
Dashtė Zoti, e nuk i pėrsėrisin gabimet e qeverisė sė kaluar ku qeveritarėt kanė menaxhuar me fatin e dy milion njerėzve pa kurrfarė: llogaridhėnie, transparencė, meritokraci e mbi tė gjitha njė mobilizim tė ri politik, ekonomik,etj. Kjo do shihet sė shpejti.......
Dr. Fadil Maloku, Sociolog i Globalizimit
Email: fadil.maloku@gmail.com L www.fadilmaloku.zor.orgm tel: 381(38)223-577, Monili: 377 44 143 993 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|