| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » ĖSHTĖ LIGJ NDERI APO TURPI?! |
| Postuar mė datėn: 2008-02-14 05:39:36 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Pak vende nė botė ka, sikur ne shqiptarėt, me njė histori shumė tė bujshme kombėtare, por me probleme tė nduarndurta dhe kundėrthėnėse. Kjo ose bėhet me qellim tė caktuar, ose tė shtyrė nga dikush jashtė truallit tonė kombėtar. Secila veē e veē ėshtė temė mė vete pėr trajtim dhe mu pėr kėtė ka hapėsirė pėr tė pėrzgjedhur. Pėrzgjedhjet pėr trajtim tė temave vijnė si domosdoshmėri e momentit politik, por nuk duhet lėnė me njė anė edhe ato qė po trajtohen nė kuadėr tė ligjeve, nga ku burojnė obligimin pėr zbatim. |
|
Shkruan: Afrim Morina
Kėsaj radhe do tė ndalem tė bėjė njė analizė tė shkurtė tė Ligjit pėr Statusi dhe tė Drejtat e Familjeve tė Dėshmorėve, Invalidėve, Veteranėve, Pjesėtarėve tė UĒK, dhe Familjeve tė Viktimave Civile tė Konfliktit tė Armatosur nė Kosovė. Qė nė fillim nuk jam pajtuar pėr mėnyrėn e hartimit, lojėn me data, emėrimin dhe shumė gjėra tjera dhe me shkrim ia kam dhėnė vėrejtjet e mia ish Ministrit z. Ahmet Isufit dhe Zyrės Ligjore tė Ministrisė sė Punės dhe Mirėqenies Sociale. Vėrejtjet nuk janė marrė parasysh dhe tash kur bėhet ndryshimi dhe plotėsimi i kėtij Ligji, ato po i bėjė publike, e ndoshta do tė informohet opinioni mė gjerėsisht dhe nga aty tė bėhet presion, por mė sė shumti duhet tė ngrehin zėrin ata pėr tė cilėt vlen ky Ligj.
Nocionet Luftė dhe Konflikt kanė dallime tė mėdha dhe paraqesin veprime tė kundėrta. E para tregon se kanė qenė dy ushtri me shenja tė njohjes tė ndryshme dhe me synime tė caktuar pėr tė ēliruar truallin e caktuar apo pėr tė pushtuar e mbajtur nėn robėri truallin atė truall. Konflikti trajtohet si rebelim brenda pėr brenda, pėr tė fituar tė drejta mė tė mėdha dhe kėto janė civile apo edhe konfeksionale, edhe pse nuk thuhet kjo nė Pakon e Ahtisari, tėrthorazi del nė bazė tė trajtimit qė i bėhet objekteve tė kultit fetar ortodoks. Pėrgjegjėsia bie kryesisht nė pushtetin ekzekutiv se sa ėshtė i gatshėm pėr tė lėshuar pe nė raste tė tilla. Serbia e Rusia e rrahin kėtė tel nė diplomaci, sepse kanė arritur ta futin kėtė terminologji nė fjalorin politik e diplomatik.
Pėrveē titullit, qė paraqet shqetėsim pėr tė sotmen e tė ardhmen, margaritarėt dalin edhe nė pėrkufizimin se kush ėshtė Dėshmor. Dėshmor i Kombit ėshtė atdhetari qė ka vepruar pėr ēėshtjen kombėtare individualisht ose i organizuar nė grup, i cili ėshtė vrarė nė forma tė ndryshme apo ka rėnė nė luftė kundėr pushtuesit qė nga Lufta e Dytė Botėrore e deri mė sot. Sipas kėtij ligji nuk u njihet tretmani i dėshmorit tė kombit gjithė atyre qė nuk kanė vdekur nga armėt e zjarrit apo ato tė ftohta. A do tė trajtohen dėshmorė tė kombit Metush Krasniqi, Fadil Vata dhe shumė shokė tė tyre, tė cilėt nuk u vranė? Nėse nisemi nga vet domethėnia e fjalės dėshmor, qė nė gjuhėn shqipe nuk lė dilemė pėr tė keqinterpretuar, atėherė duhet trajtuar tė gjithė ata qė kanė vepruar dhe kanė dhėnė gjithēka pėr ēėshtjen kombėtare nė vazhdimėsi ose nė momente tė caktuara edhe jetėn.
Nėse e kam kuptuar drejtė kėtė fjalė, vij nė njė pėrfundim tjetėr, ka qenė dashtė tė jetė nė Ligj, se kush mund tė bėj vėrtetėsimin dhe analizėn e punės sė akėcilit qė nuk ėshtė vrarė nė fushėbetejė, qė nuk ėshtė vrarė nga torturat, qė nuk ėshtė vrarė nė kryerjen e ndonjė aksioni gjatė veprimit ilegal, qė nuk ėshtė vrarė nė forma tė ndryshme. Deputetet e kuptuan drejtė kėtė kur i dhanė votėn, apo kėtė e bėnė pėr tė plotėsuar apetitet e dikujt tjetėr. Logjika thotė se ka dominuar plotėsimi i apetiteve, atėherė pse kėta krekosen kur thonė se kemi nxjerrė Ligj. Nuk kanė ujė nė sy kur jashtė sallės sė parlamentit pėrballen me realitetin, duke menduar se janė politikanė dhe u lejohet tė bėjnė lojėra tė turpshme. Kėta duhet tė dinė, se sė pari i takojnė legjislativit, e pastaj politikės. Aty nuk lejohet tė bėjnė politikė kundėr historisė kombėtare, se atėherė nuk do tė jenė pėrfaqėsues tė popullit, por pėrfaqėsues tė rretheve tė caktuara politike, por edhe tė dominimeve nga jashtė dhe mund tė merr edhe epitetin e vasalit, deri tė mė e turpshmja - tradhtar. Disa prej tyre edhe shkojnė nė pėrvjetorė tė atyre qė nuk janė vrarė, shkojnė edhe kur emėrohet ndonjė institucion me emrin e tyre, lexojnė kumtesa nė pėrvjetorė, i ngritin nė piedestal pėr veprimtari kombėtare, e me Ligj ia ka mohuar tė gjitha ato.
Ky ligj trajton dėshmorėt e UĒK, por tragjedia qėndron se e ka tė pėrkufizuar truallin, jo tė luftės ku ka vepruar ajo, por si vendbanim i dėshmorit para rėnies sė tij nė altarin e lirisė. Janė lėnė jashtė kėtij Ligji dėshmorėt e viseve tjera shqiptare, tė cilėt kur pjesa dėrmuese e politikės, jo vetėm se hamendej, por u mundua edhe ta pėrbuzė me etiketa nga mė tė ndytat, ata iu pėrgjigjen zėrit tė arsyes dhe rrokėn armėt pėr ēlirim kombėtar, se edhe betimi i propozuar nga strukturat politiko ushtarake tė UĒK ishte i tillė. Nuk trajtohen edhe invalidėt e luftės jashtė territorit tė Kosovės administrative. Bėj apel qė ky problem me peshė kombėtare dhe morale tė zgjidhet tash me ndryshimet dhe plotėsimet e Ligjit.
Ky mekanizėm, pra Gjykata e Nderit, duhet tė heq dyshimet qė lindin pėr vrasjen e akėcilit qė sot trajtohet si dėshmor, pse ka qenė familjarė i njė komandanti apo figure politike. Raste tė tilla ka plotė. Kjo Gjykatė Nderi bėn vėrtetėsimin pėr tė kaluarėn se cili ėshtė meritori pėr tė pasur nder tė jetė dėshmor kombi, kur dihet se gjatė historisė populli ynė nuk ėshtė pėrballur vetėm me pushtuesin, por ėshtė pėrballur edhe me vasal e tradhtar, qoftė nė cilėsinė e politikanit, udbashit, prokurorit, gjykatėsit etj. Prandaj nė njė lutė ēlirimtare me dekada, nuk mund tė jenė dėshmorė tė dyja palėt. I janė frikuar kuvendarėt tanė kėsaj? Sigurisht se po! Nė Ligj pėrdorėt edhe termi deri mė sot, kur bėhet fjalė pėr afatin e caktuar tė trajtimit tė dėshmorit? Ēfarė nėnkuptohet me kėtė term?! Sigurisht ligjbėrėsit kanė pasur parasysh deri mė datėn e hyrjes nė fuqi tė Ligjit nė fjalė. A bie ndesh me pėrkufizimin e Ligjit pėr trajtim dhe pse njė komoditet i tillė lejohet po nė atė Ligj?
Gjykata e Nderit mund tė marrė dhe rikthej kėtė titull, tė pamerituarit ose tė merituarit. Kjo gjykatė ka pėr barrė tė merret edhe me tė gjallėt, qė vdesin pas kohės sė paraparė me Ligj, tė trajtohen si dėshmorė apo kjo ti lehet lidhjeve partiake, pushteteve pėr tė ngritur pėrmendore sipas tekeve tė tyre dhe mė e kėqija tė blihet titulli i dėshmorit me para e kėrcėnim me ndonjė moment qė e ka zėnė nė pozitė jashtė loje, me shprehje sportive.
Ky Ligj pėrcakton edhe datėn pėr ta trajtuar dike si invalid lufte. Tė drejtė pėr tė gėzuar tė mirat e kėtij Ligji pėr invalidėt, kanė vetėm ata, tė cilėt kanė marrė plagė nga data 27.02..1998. A nuk bie ndesh kjo me pėrkushtimin e luftėtarėve tė lirisė pėr ēlirim kombėtar?! Pse kjo e drejtė nuk i njihet tė paktėn qė kur ėshtė themeluar UĒK, pasi edhe nė titull parashihet? Ēfarė tė bėjnė ata, tė cilėt u plagosėn para kėsaj date? Si tė dėshmojnė ata se kanė luftuar, kanė marrė plagė trupore, janė bėrė tė paaftė pėr punė, janė bėrė barrė pėr familje, para historisė, kur kėtė ia ndalon Ligji? Ēfarė do tė mendojnė ata pėr eprorėt e tyre? Dhe shumė pyetje tjera mund tė shtrohen dhe pas vdekjes - varėsisht nga rrethi bėhen fjalime pranė varrit tė tij, vihen kurora lulesh nė emėr tė, madje, edhe tė institucioneve, grupimeve politike, organizatave etj. Kujt i duhen kėto lojėra?! Ligji parasheh edhe afatin e vdekjes sė invalidit tė luftės (!), pėr tu trajtuar si dėshmor. Nėse invalidi i luftės me paaftėsi nėntėdhjetė pėrqind jeton mė tepėr se sa e parasheh ky Ligj, ndėrsa nuk ėshtė marrė fare me politikė pėr tė njollosur tė kaluarėn e vet, ēfarė tė bėhet me te dhe familjen e tij?! Ėshtė njerėzore?! Le tė japin pėrgjigje ligjvėnėsit pėr kėtė. Duhet vrarė mendjen dhe pėrdor logjikėn e shėndosh, ka luftė ēlirimtare pa invalid e me dėshmor?! Ndoshta dėshmori kur ka rėnė e ka pasur pranė nė barrikadė njė shokė tė penės e tė pushkės dhe ai ėshtė plagosur dhe nuk gėzon kurrfarė tė drejte nga ky Ligj. Po tė kishte mundėsin dėshmori tė fliste, me siguri do tua hidhte pėr fytyre tė gjitha, por mbi tė gjitha flet puna e tij dhe zėri do tė dėgjohet njė ditė.
Kategori me vete kėtu ėshtė edhe tretmani i veteranėve tė UĒK. Nėse e dimė datėn e themelimit tė UĒK, atėherė pse tė merret 30.12.1991 si datė trajtimi tė kėsaj kategorie. Arsyetimet jo tė shkruara janė, se merret si datė e sulmit nė Kullėn e Jasharajve nė Prekaz. Do tė trajtohen Jasharaj si veteranė! Do tju zbritet vlera kombėtare atyre pėr teke tė dikujt, qė nuk i ka pėlqyer e nuk i pėlqen! Pse bėhet lojė me kėta? Adem, Hamėz dhe Shaban Jashari me familje nuk mund tė trajtohet vetėm me njė datė tė sulmit mbi Kullėn e tyre. Ata duhet trajtuar me njė Ligj tė veēantė, siē e kanė edhe popujt tjerė pėr figura qė i pėrballojnė tė gjitha kohėve tė shkuara dhe kohėve qė do tė vijnė. Ka pasur kohė kjo tė rregullohet pėr gjithė kėto vite qė i lamė pas. Por
hamendjet mos po bėhem i keq pėr
!!!
Nėse dėshmorė tė kombit trajtohen ata qė nga Lufta e Dytė Botėrore, nuk parashihet se nga cila datė mund tė trajtohen. Ndoshta kanė menduar nė mbarimin e luftės sė Dytė Botėrore me nėnshkrim kapitullimi tė Gjermanisė, por nuk duhet harruar se shqiptarėt nė Kosovė kanė njė datė tjetėr, atė kur me Dekret tė Titos i merret e drejta e funksionimit tė shtabit tė pėrgjithshėm tė LNĒ e shndėrrimi i Krahinės nė Qarkor dhe nga ai moment zyrtarisht fillojnė tė ndahen ēlirimtarėt nga vasalėt e tradhtarėt. Atėherė pse nuk trajtohen edhe veteranėt nga kjo datė qė parasheh Ligji pėr dėshmorėt. Unė kam kėrkuar qė kjo tė bėhet, pėr dėshmorėt, invalidėt dhe veteranėt qė nga okupimi i vitit 1912. Mjafton qė Gjykata e Nderit tė jep pėlqimin pėr dekorimi pasardhėsin me titull familje dėshmori. Le tė fillojė tė shkruhet historia drejtė njėherė e pėrgjithmonė, e jo tė ketė kundėrthėnie pėr personalitete tė caktuara dhe pa mbulesė faktografike tė marrin epitete tė ndryshme pėr tė mirė apo tė keq. Asnjė luftė ēlirimtare nė botė nuk ka ndodhur pa njė parapėrgatitje tė luftėtarėve tė lirisė. Kush e bėnė kėtė? Pėrgjigja ėshtė - Veteranėt, pra ata qė merren me politikė dhe pėrgatitin popullin pėr ēlirim kombėtar. Nėse ėshtė kėshtu dhe nuk mund tė trajtohet ndryshe, si mund tė ketė dėshmor nė periudha tė caktuara e tė mos ketė veteranė?! Ėshtė fajtor akėcili pse ka arritur tė mbijetojė tortura, vdekje tė mėvonshme si pasojė e torturave, pėrbuzje, varfėri, mosmundėsi pėr tė shkolluar fėmijėt e vet etj. dhe sot tė jetė i pėrbuzur edhe ligjėrisht?! Logjika e thotė se veteranėt duhet trajtuar qė nga momenti kur parasheh ligji tė arsyeshme se populli ka luftuar pėr liri. Por duke u bazuar nė emėrimin e Ligjit, atėherė kemi kundėrthėnie. Nėse ligji parasheh vetėm veteranėt e UĒK, atėherė tė trajtohen qė nga ajo ditė tė themelimit tė saj, pėrndryshe si do tė argumentojė arkiva e UĒK pėr personalitetet qė kanė vepruar para se tė themelohet ajo? Apo ndoshta do tė fillojnė tė mbushen arkivat pėr atė periudhė shkel e shko dhe pėrsėri tė kemi kundėrthėnie kur tė vjen gjenerata tjetėr, se kush me tė vėrtetė ishin veteranėt e UĒK, se vet Ligji e mundėson njė lojė tė tillė, ndoshta kjo edhe ėshtė e qėllimshme.
Si do tė trajtohen veteranėt pas vdekjes? Do tė jenė dėshmorė kombi? Do tė bėhet farė vlerėsimi nga dikush me kompetencė, qė pėr mua pėrsėri mė del Gjykata e Nderit, ta radhiti nė regjistrin e tė pėrjetshmėve - Dėshmorėve. A kanė mundur ata gjatė jetės sė tyre politike, pas pėrfundimit tė luftės, tė kenė bėrė gabime qė ta shlyejnė tė kaluarėn e vet? Historia jonė na jep plotė shembuj tė tillė. Kush do tė merret me ta, politika nė pushtet, partia ku veproi, familja apo klani? Duhet dhėnė pėrgjigje pėr kėtė, por njė pėrgjigje meritore mund ta jap vetėm Ligji dhe ai Ligj duhet hartuar pėr realitetin ekzistues, e jo pėr tė pėrmbushur dėshirat dhe apetitet e dikujt.
Kur ne sot jemi dėshmitarė tė kėtyre lojėrave me mė tė merituarit e historisė, pse i kthehemi tė kaluarės dhe kalkulojmė me emra, duke u munduar pa kritere tė vendosim se si tė trajtohen ata: dėshmorė apo tradhtarė. Me ēfarė tė drejte kryetarėt e Shqipėrisė dhe Kosovės japin tituj dėshmorėsh, japin dekorata nė emėr tė akėcilit personalitet kombėtar?! Kush ua jep kėtė tė drejtėn pėr vlerėsim figurash me peshė kombėtare, e tė dekorohen me tituj akėcili personalitet me emrin e Adem Jasharit etj. pa pėrfunduar jeta e tij. A mund tė ndodh qė ai personalitet nesėr tė mbarojė nė fėlliqėsirat e historisė, ndėrsa familja tė krekoset se ka njė dekoratė tė njė personaliteti tė madh kombėtar. Nuk ėshtė keqpėrdorim i pozitės?! Ata mė parė duhet hapur rrugė pėr krijimi e Gjykatės sė Nderit, e cila do tė pėrbėhet nga personalitete tė pa kushtėzuar kombėtare e profesionale, qė tė nėrpritet njėherė e pėrgjithmonė loja politike ditore.
Derisa kemi kėtė zbrazėsi juridike, pėrpilohen emra nga grupe tė ndryshme pėr tė merituar dhe jo tė merituar, nė bazė tė librezave partiake dhe pėrvjetorėt e tyre nuk organizohen nga strukturat shtetėrore, por nga ato partiake e klanore dhe shpesh na ndodh tė shohim nė tribuna pėrndjekėsit e dėshmorėve pėr tė gjallė, udhėheqėsit e njėsive elite pėr ti arrestuar e vrarė, bėrėsit e politikave informative pėr mobilizim tė kolonės sė pestė, e pėr keqnjotim tė popullit, qė mė lehtė tė arrestohen e vriten veprimtarėt kombėtar. Ėshtė momenti i fundit tė pėrfundojė kjo lojė e turpshme pėr mė tė merituarit e bėrėsve tė historisė sė lavdishme kombėtare.
14.02.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|