| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Pavarėsia e Kosovės dhe pyetja e shtruar nga Azem Vllasi pėr Referendum! |
| Postuar mė datėn: 2007-11-30 18:45:09 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
(Reagim ndaj vėshtrimit Referendumi pėr pavarėsi, finalja mė adekuate, botuar nė Koha ditore, datė 30 nėntor 2007,f. 10-11, autor Azem Vllasi)
|
|
Shkruan: Rexhep AHMETI
Dhe ndodhi mu ajo qė e parashikuam, muaj mė parė, nė njė bisedė me Albin Kurtin. Brenga jonė ishte dhe ėshtė: referendumi mund tė shtrembėrohet dhe pėrmes tij mund tė manipulohet populli dhe e ardhmja e tij.
Ja tani na doli me ngut edhe manipulatori konkret e prijatar i teorisė manipulative lidhur me referendumin e ardhshėm, (tė supozuar) tė cilin koha dhe ngjarjet po e bėjnė gjithnjė e mė tė domosdoshėm. Pėr Referendumin, ekspertit tė regjimit tė perėnduar jugosllav, z. Azem Vllasit, vonė i ka dalė gjymi. Dikush tjetėr para tij, qė nga viti 1968 e tutje ka qenė gjithherė mė i zgjuar se ai, nė lidhje me statusin e Kosovės si pjesė e statusit tė pėrgjithshėm juridik, politik e ndėrkombėtar tė Kombit Shqiptar. Politikani Vllasi qėmoti i tjetėrsuar nga identiteti i vėrtetė shqiptar na tregon, duke u munduar tė na paraprijė edhe pėr pyetjen e Referendumit tė ardhshėm, e cila sipas tij po u dashka tė jetė: A jeni pėr Kosovėn shtet sovran e tė pavarur sipas Propozimit tė Martti Ahtisarit?
Duke u munduar tė grabisė numrin e tė parit qė ka propozuar kėtė pyetje tė supozuar pėr Referendum tė ardhshėm me tė cilin pėrcaktohet fati i Kosovės, Vllasi nuk ka menduar fare se ku po mbetej Kosova dhe si do tė jetė pozicioni i saj juridik e politik, por ka menduar se me kėtė privilegj, qė, ndoshta, do tė merrte ai nga ky propozim i pyetjes sė tij, cili do tė ishte pushteti (vllasti) i Vllasit nė shtetin sovran e tė pavarur sipas Propozimit tė Martti Ahtisarit?
Po sikur tė mos kishte menduar Vllasi, se ku do tė mbetej ai vet nė tė ardhmen, sigurisht, se kurrė nuk do tė kishte propozuare pyetjen qė ka propozuar pėr Referendum.
Vetė pyetja tregon se analisti politik dhe avokati nga Prishtina, as pėrafėrsisht, nuk e ka studiuar seriozisht dhe as qė ka qenė i interesuar ta kuptojė thellėsisht propozimin apo planin e Martti Ahtisarit,
ngase me lehtė i ka ardhur tė mendoj me kokė tė Ahtisaarit pėr Kosovėn se sa ta lodhė kokėn e vet pėr Kosovėn!
Po ta kishte studiuar seriozisht dhe po ta kishte kuptuar thellėsisht planin e Ahtisarit asesi nuk do tė kishte propozuar pyetjen: A jeni pėr Kosovėn shtet sovran e tė pavarur sipas Propozimit tė Martti Ahtisarit?
Ēdo studiues serioz e di se plani i Ahtisarrit nuk ėshtė pėr shtet sovran e tė pavarur tė Kosovės, por pėr antipodin e kėtyre nocioneve qė, sė bashku emėrohen shoqėri shumetnike e Kosovės.
Nuk mendoj se edhe qytetarėt e Kosovės mendojnė si Azem Vllasi se Tashti jetojmė nė paqe dhe liri, kemi njė rend juridik dhe funksionojmė si shoqėri e organizuar
Po tė mendonin qytetarėt e Kosovės kėshtu siē menon Vllasi, se ne jetojmė nė liri, kemi njė rend juridik, ata do tė dilnin 99% nė zgjedhjet e 17 nėntorit 2007.
Ndaj, kot e kanė vllasėt dhe ata qė imitojnė imituesit e planit tė Ahtisarrit pėr shkombėtarizimin e qytetarėve shumicė nė Kosovė! Qytetarėt e Kosovės kanė identitetin e lartė vleror kombėtar e ndėrkombėtar tė krijuar me shekuj, prandaj edhe kot planifikohet flamuri i imponuar shumetnik i tyre, kot ėshtė bėrė edhe projekti i formimit dhe funksionimit tė kombit tė ri kosovar. Edhe planit tė Ahtisaarit do ti rezistojnė qytetarėt e Kosovės, ndaj nuk do tė realizohet assesi, as juridikisht e politikisht, as ky plan pėr deshqiptarizimin e Kosovės.
Plani i Ahtisaarit, teorikisht e praktikisht, ėshtė dhe do tė jetė edhe njė pėrpjekje e kotė qė atė qė nuk mundi ta bėjė Millosheviqi praktikisht, deshqiptarizimin e Kosovės, tė realizohet tani juridikisht e politikisht, me kėtė plan evropian, sipas tė cilit duan tė na pėrcaktojnė tė ardhmen, ata qė mė sė paku ishin dhe janė me aspiratat e popullit, por qė si qėllim kishin gjithnjė formimin e njė kombi tjetėr, qoftė ai jugosllav apo kosovar, vetėm e vetėm pėr tė mbetur vetė nė skenėn politike, nė pushtet tė pėrjetshėm.
Prishtinė, 30 Nėntor 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|