DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Sarandė, tė miturit mbyllen e torturohen nė njė
Postuar mė datėn: 2007-11-09 04:22:53 nga admin4 :: Kategoria: Kultura
Drejtori i shkollės, fėmija dhe prindi i tij kanė denoncuar nė polici tortura fizike e psikologjike tė ushtruara mbi fėmijėt

SARANDĖ- Njė denoncim i ēuditshėm qė ka mbėrritur dje nė policinė e Sarandės ka tronditur tė gjithė opinionin lokal. Prindi i njė fėmije tetėvjeēar, i shoqėruar nga djali i tij dhe drejtori i shkollės, kanė denoncuar dje tortura fizike e psikologjike tė ushtruara mbi fėmijė tė ndryshėm nga disa persona qė hiqeshin si mėsues privatė. Fėmijėt mblidheshin nė njė godinė jo shumė larg shkollės 9-vjeēare dhe iu merreshin tė gjitha paratė qė kishin. Sipas denoncimit, torturat kishin arritur deri aty sa fėmijėve u janė vendosur nė trup minj tė ndryshėm. Ky denoncim ėshtė marrė me pėrparėsi nga policia e Sarandės, e cila ėshtė ende nė fazėn e verifikimit tė tij. Ende nuk ėshtė ndėrmarrė ndonjė veprim ndaj personave tė akuzuar nga fėmijėt pėr tortura ndėrsa policia ėshtė duke marrė fillimisht dėshmitė e fėmijėve tė vegjėl.


Babai i te miturit qe denoncoi skandalin

Zbulimi
Skandali ėshtė denoncuar nga prindi i njė fėmije, i cili ka zbuluar krejt rastėsisht dhunėn fizike, psikologjike ndaj fėmijėve. Ka qenė gjendja tepėr depresive dhe shėndeti qė po keqėsohej pėrditė i fėmijės M. Sinani, nxėnės nė klasėn e tretė tė shkollės "9 tetori", qė kanė shtyrė tė atin, S. Sinani , tė shkojė tek mėsuesi i kėsaj klase, Neron Shehu. Prindi ka shkuar qė t'i kėrkojė mėsuesit shkaqet e mundshme tė rėnies nė peshė dhe pėrskuqjes sė vazhdueshme nė fytyre tė djalit tetėvjeēar por aty ka mėsuar se djali i tij prej shumė ditėsh nuk shkonte nė mėsim. Mėsues Neroni me qetėsi i ka thėnė se djali prej mė se 20 ditėsh, nga data 12 tetor, nuk paraqitej nė klasė. "Ne, kemi kujtuar se ishte sėmurė, ndaj edhe nuk jemi preokupuar mė shumė",- i ka thėnė mėsuesi prindit tė fėmijės. Pas kėsaj, prindi, drejtori i shkollės, Lefter Gjini dhe mėsuesi Neron Shehu vendosėn tė bisedojnė me fėmijėn dhe ai i frikėsuar i ka treguar tė gjithė ngjarjen .

Rrėfimi i fėmijės

Njė grua me flokė tė verdhe, tek dera e shkollės, vrojtonte fėmijėt e klasave tė fillores, qė po luanin nė oborrin e shkollės. Ajo i afrohet tetėvjeēarit M . Sinani, e kap pėr dore duke i thėnė sedo tė shkonte me tė nė njė shkollė tjetėr tė zgjedhur kėtu afėr. Kėshtu ka treguar dje fėmija tetėvjeēar.


Denoncimi
Fėmijėt tė tmerruar nga ajo qė ka ndodhur

Drejtori i shkollės, Lefter Gjini, me tė dėgjuar rrėfimin e fėmijės ka njoftuar policinė, e cila ka nisur hetimet e para. Sė bashku me fėmijėn denoncues, tė atin, mėsuesin dhe drejtorin e shkollės, hetuesit kanė shkuar nė shtėpinė pėrdhese ku ishte improvizuar "shkolla". I mituri i ka treguar hetuesve tė gjitha mjediset dhe ēfarė kishte parė gjatė 20 ditėve. Personat e pėrfshirė nė skandal, sipas tė babait tė fėmijės, Sulo Sinani, u morėn nė pyetje nga policia. "Njėri prej fėmijėve, fqinjė me djalin tonė, ende edhe sot ėshtė i tmerruar. Ai kur kujton kėtė gjė flet duke u dridhur",- thotė babai i fėmijės. Ndėrkohė banorėt pėrreth shtėpisė flasin pėr fėmijėt qė dėrgoheshin aty me motor nga njė 30vjeēar. Ata kanė parė edhe njė grua brenda shtėpisė por nuk dinin gjė tjetėr.

REAGIMI
Babai: Policia tė zbardhė ngjarjen ose do ketė vetėgjyqėsi
Sulo Sinani, babai i fėmijės sė tmerruar e tė dhunuar shpreson se hetuesit do tė zbulojnė tė vėrtetėn e kėsaj ēėshtjeje por nė rast tė kundėrt ai pohon se do tė arrijė deri tek vetėgjyqėsia. Sipas tij, u bė njė javė qė hetuesit e vonojnė kėtė ēėshtje duke u justifikuar se janėnė pritje tė mbėrritjes sė njė psikologu. " Unė sot kam identifikuar pėrmes djalit njeriun qė e ka marrė atė nė shkollė. E njohu vetė djali. Ai e pa atė njeri tek porta e shkollės. Kam mėsuar se emrin e ka Koli, ndėrsa pėr gruan qė i torturonte ma tregoi nė dyqanin afėr shkollės",- thotė babai i fėmijės. Sipas tij, tė gjitha kėto janė denoncuar nė polici por ende nuk ėshtė marrė asnjė masė. "Mos presin qė fėmijėt t'i gjejmė bunkerėve tė masakruar, si rasti i Dibrės, apo tė shitur, pastaj policia tė veprojė? Nėse nuk do tė veprojė policia pėr tė zbardhur ngjarjen unė do tė bėj vetėgjyqėsi dhe pėr kėtė nuk ndihem fajtor, se do tė ve nė vend padrejtėsinė qė i ėshtė bėrė fėmijės tim",- tha dje Sulo Sinani. Ai ka kėrkuar nga shteti qė tė gjejė tė vėrtetėn e asaj qė ka ndodhur nė mėnyrė qė tė parandalohet ndonjė tragjedi.

09.11.2007

gazeta shekulli
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] "Nobeli", Akademia Suedeze: E vėrteta pėr Kadarenė (2008-11-20 09:38:24 nga admin4)
[ Kultura ] Fetnete Ramosaj: Krimet serbe nė Kosovė (I) (2008-11-20 09:26:40 nga admin4)
[ Intervista ] Giragosian: Administrata e re nė SHBA do tė modifikojė (kontestojė) planin e BE-sė (2008-11-20 07:10:44 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] KOMUNIKATĖ NR. 12 E FBKSH (2008-11-20 03:41:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] MBROJTJA E SOVRANITETIT NE FOTO (2008-11-19 17:08:48 nga admin4)
[ Opinione ] "6 pikėshi" si shfaqje teatrale! (2008-11-19 16:03:39 nga admin1)
[ Intervista ] ADEM DEMAĒI - Intervistė (2008-11-18 22:52:41 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ KĖRKOHEN DORĖHEQJET E KRERĖVE‏ (2008-11-18 17:41:11 nga admin1)
[ Opinione ] UNĖ, BIRI I POPULLIT TIM TĖ SHUMĖVUAJTUR DENONCOJ!!!!… (2008-11-18 17:26:42 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Tirana zyrtare mbėshtet “JO”-nė e Prishtinės (2008-11-18 05:51:32 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosova paraqet propozimin katėrpikėsh lidhur me vendosjen e Euleksit (2008-11-18 05:32:34 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster