DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» PUSHTETARĖT TANĖ – KUKULLAT E NDĖRKOMBĖTARĖVE
Postuar mė datėn: 2008-06-11 17:00:22 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Faridin TAFALLARI

Jemi nė muajin qershor 2008. Po afron data 15 kur do tė hyjė nė fuqi Kushtetuta e Republikės sė Kosovės. Sivjet kjo vera nuk ėshtė aq e nxehtė, por pėr ēudi njė valė e nxehtė e pėrshkon trurin dhe mendjen time. Mendime tė zymta tė ngatėrruara mė shoqėrojnė, qė ndonjėherė dua t’ju bėj pėr shoqe njė buzėqeshje. Por dhe kjo buzėqeshje sikur anon mė shumė nė ngėrdheshje. E shoh, e ndjej, qė nuk jam fare i qetė. Kėrkoj brenda vetes time shkakun, prishėsin e njė ekuilibri dhe pėrgjigjen e kam nė sy, e kam pėrpara vetes.


Hap televizorin, qė tė shoh lajmet, tė shoh ēfarė po ndodh nė atdheun tim, Kosovėn time dhe aty e gjej pothuajse shkakun e mėrzisė, shkakun e shqetėsimit tim. Nė ekran, njė luftėtar i UĒK-sė i mbetur invalid, njė djalė i ri me fėmijė e grua, me njė shtėpi si ahur bagėtish dhe mbi tė gjitha i gėnjyer se do tė ndihmohej me 100.000 euro!!! Po sa shokė tė tillė ka ai nė mbarė Kosovėn!? Sa shokė tė tij u vranė, u masakruan, u zhdukėn pėr lirinė!?! Sa nėna e motra kosovare kėrkojnė bijtė, vėllezėrit, baballarėt, bashkėshortėt?
Del njė nėnė nga Gjakova dhe kėrkon katėr djemtė e saj dhe burrin, djemtė e saj si luanė, tė zhdukur nė luftė! Ka dhjetė vjet qė pret, tė dijė pėr djemtė e saj, qofshin dhe tė vdekur. O njerėz! Njė nėnė… a mendoni se ēdo tė thotė tė humbėsh katėr djem pėr lirinė!!! Dhe dhimbja e saj dikur e mbushur me krenari, kthehet pothuajse nė urrejtje pėr kėta qeveritarė, parlamentarė gėnjeshtarė, qė vinė kėtyre anėve, mbledhin votat, premtojnė dhe e ngrenė karrigen e tyre mbi dhimbjen, mbi vuajtjen e kėtij populli tė stėrmunduar. Ata mendojnė vetėm pėr vete, nuk duan tė dinė pėr asgjė e jo mė pėr popullin. Aq ma zi pėr ata tė krahut tė UĒK-sė!!! Harruan mundin e sakrificat e kėtij populli, por harruan gjakun, gjakun shqiptar! Harruan, se atje nė vijėn e frontit pėr liri, pikat e gjakut tė shokut tė vrarė, ju janė ngjitur nė trup e fytyrė, duke i lėnė amanet Kosovėn, amanet kėtė popull tė maltretuar nė vite!!! Se nuk ka sesi tė mendohet ndryshe, ndėrrimi i flamurit!? Si mund tė ndėrrohet ngjyra e flamurit tonė Kuq e Zi?! I kuq ėshtė gjaku i shqiptarit qė kur, nė shekuj, nuk ka pranuar shprisėsit e gjakut!!! E zezė shqiponja dykrenare, shqiponja njė shpend i lirė dhe i fuqishėm,qė nuk pranon ta nėnshtrojnė tė tjerėt! E ne, tė tjerėt na urdhėruan tė ndėrrojmė flamurin, tė ndėrrojmė festat, 28 Nėntorin, festėn e flamurit!



Tė komandojnė tė huajt ashtu si duan e si ju leverdis nė tokėn tonė, nė institucionet tona, nė ligjet tona, nė Kushtetutėn tonė, nė kėtė gjysmė Pavarėsi tė fituar e tė deklaruar me shumė vonesė!? E nė ekran vazhdojnė tė dalin qeveritarėt tanė! I mbajnė sytė poshtė, sikur janė zhytur thellė nė atė se ēfarė duhet tė bėjnė pėr kėtė popull, e trashin zėrin, flasin me ca fjalė, qė as shqip nuk janė! E mė kryesorja qė duhet tė thonė, ju mbetet nėpėr dhėmbė, se nuk janė mė burra, por frikacakė e tė shitur!
Ja kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, mysafiri i mėngjesit nė TV, i largohet pyetjeve tė gazetarit… Pse u hoqėn festat? Pse kjo? Pse… kėshtu? Por ai vetėm belbėzon, sikur lėshon por.. ė nga goja, se nuk di ē’tė thotė. Ai dhe tė tjerėt vetėm gėnjejnė, mashtrojnė, sepse atė detyrė kanė marrė pėrsipėr nga ndėrkombėtarėt, tė tė gėnjejnė o popull! Por ata harrojnė se si populli, tė gjykon, tė shpėrblen, po me sa duket pėr ditėt e sotme ende mungojnė Avni Rustemėt, mungojnė ata qė ju dhimbset me tė vėrtetė populli, Kosova!…
…Udhėtoj nganjėherė nė Prevallė dhe ndalem nė njė lokal pėr tė pirė kafe apo pėr tė drekuar. Ata tė lokalit janė tepėr tė sjellshėm, mikpritėsa dhe tė kulturuar. Sikur gjej njė lloj qetėsie dhe ēlodhje nė kėtė lokal tė bukur tė ndėrtuar pranė Lumbardhit, nė mes tė gjelbėrimit tė fshatit Mushnikovė, nė rrethinat e Prizrenit.
Qė nė hyrje tė fshatit tė bie nė sy flamuri Kuq e Zi, kur sot nė shumė e shumė vende nė Kosovė, ngrihet vetėm flamuri “shtetėror” blu me hartėn nė ngjyrė tė verdhė tė Kosovės, me gjashtė yje. Kudo nė fshat e sheh flamurin Kuq e Zi. Dhe gjithmonė mushnikovasit janė deklaruar se janė shqiptarė! Tė rrethuar nga fshatra torbeshė, ata flasin nė shtėpi njė gjuhė, njė dialekt boshnjak, por nė shkollėn e fshatit tė tyre, qė nga viti 1962, ėshtė mėsuar nė gjuhėn SHQIPE, ku meritė pėr kėtė ka mėsuesi Mehmet Gjula, emrin e tė cilit mban shkolla sot. Ai e kthen shkollėn e fshatit nga shkollė serbe nė shkollė tė gjuhės sė tij amtare shqipe… Thuhet, qė herėt, nga Bicaj i Kukėsit erdhėn tre vėllezėr Kushni, Kabash dhe Bektesh. Dy tė parėt u vendosėn pėrkatėsisht ku janė sot dy fshatrat Kushni e Kabash. Bekteshi u vendos nė vendin ku ėshtė sot fshati Mushnikovė. U martua me njė grua boshnjakė. Gjatė punės nė ndėrtim i thonė tė birit “Mush nji kovė ujė!”. Kėshtu thuhet se i mbeti emri fshatit Mushnikovė. Njė fshat me njerėz mjaft punėtorė, tė papėrtuar qė e duan punėn dhe fshatin e tyre. Po dhe kėta mushnikovasit kanė nevoja tė ndryshme qė t’u plotėsohen nga pushtetarėt. Ehu, por edhe kėtu pushtetarėt tanė vijnė, premtojnė, marrin votat dhe harrojnė…
Ju tha Ramadan Muja, i pari i Prizrenit, s kur do tė “fitonte” postin, do t’u siguronte fėmijėve njė kombi pėr tė shkuar nė shkollė, por jo vetėm, qė se mbajti premtimin, por ju hėngri dhe fjalėn e dhėnė…
Rri e dėgjoj djaloshin mushnikovas, i pastėr dhe i rregullt, qė me sa edukatė mė merr leje qė tė ulet pranė meje e tė bisedojmė… Prekim tema tė ndryshme e ai me shumė dėshirė mė tregon pėr fshatin dhe bashkėfshatarėt e tij. Me krenarinė e njė shqiptari, qė i pasqyrohet nė sytė dhe ballin e tij, kėrkon dhe ai nga shteti i Kosovės… se kur u shpall Pavarėsia mushnikovasit me tupana e boria makinash pėrshkonin rrugėn nga fshati nė Prizren. Me njė gėzim tė papėrshkruar ata kishin dasmė atė ditė, kurse nė fshatrat torbeshė pėrreth dyert u mbyllėn, nuk pipėtinte as miza, e ndoshta i panė “me inat” mushnikovasit. Por ata gjithmonė e kanė deklaruar dhe e deklarojnė se janė shqiptarė dhe kjo kurrė nuk duhet harruar e ngatėrruar. Sepse dhe nė kohėn e pushtuesit serb mushnikovasit vuajtėn se ishin shqiptarė e torbeshėt jo, se ishin tė privilegjuar. Po sot, pėrsėri mushnikovasit vuajnė se janė shqiptarė dhe pushteti i tyre i sotėm kujdeset pėr torbeshėt fqinjė. Ndėrsa mushnikovasit mundohen me forcat e tyre, nė shumė kushte tė vėshtira, tė ndėrtojnė jetėn, tė pėrmirėsojnė jetesėn.
…Me shumė kulturė dhe njohuri flet djaloshi dhe pėr situatėn e sotme nė Kosovė, ndaj ėshtė shumė i revoltuar me qeverinė Thaēi. Dhe ka tė drejtė!!! Dalin ministrat e Thaēit, del kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kudo nė TV, apo dhe nė publik dhe deklarojnė se kjo ėshtė qeveria mė e suksesshme!? Qeveria mė… po ku janė vallė sukseset!? Nė cilin drejtim?! Tė gjithė i duam tė mirat, tė gjithė i dimė vėshtirėsitė, por duam rrymė elektrike, ujė tė pijshėm, punė pėr tė gjithė, shkolla, rrugė, ēmime tė arsyeshme tė mjeteve tė jetesės, pensione, rroga, e jo ekstreme tė jetės sė pėrditshme, dikush lundron nė para, nė para tė djersės sė popullit e dikush s’ka bukė tė hajė!!! Populli pret pėr tė gjitha kėto, po kurrkund nuk dėgjon, se ē’thonė konkretisht pėr kėto halle pushtetarėt. Ai vetėm dėgjon “Eulex do tė shtrihet nė tė gjithė territorin e Kosovės… do tė ketė tė drejta tė plota nė organet gjyqėsore tė vendit. Kėtu nėn vėzhgimin e ndėrkombėtarėve, aty me ndihmėn e ndėrkombėtarėve… Me njė fjalė pėrsėri Kosova e pavarur, me njė shtet tė komanduar, tė urdhėruar, tė dirigjuar nga tė huajt, nėn kontrollin e tyre!?
Pėr kėtė pushtetarėt gėzojnė, trashin qafėn, se telashet e tyre do t’i heqin tė huajt, ndėrkombėtarėt. Po pėrse janė ata? Pėrse e quajnė veten pushtetarė? Ēfarė pėrfaqėsojnė ata? Apo i morėn votat, siguruan postet, karriget… dhe sikur i thonė popullit: “A e kalova lumin, tash tė dh…sha kalin. Hė o popull e sheh sesi pasurohemi ne, me djersėn tėnde, me paratė e tua, me mundin tėnd”. Por kėta pushtetarė duhet ta dinė e tė mos harrojnė se populli duron, duron por njė ditė e humb kėtė durim, se nė errėsirė e skamje nuk jetohet. Ndaj shumica e popullit, ėshtė e lodhur, sikur nuk sheh dritė, bėhet pesimiste, nuk e gėzon as Kushtetuta e shprehet, se ēfarė ndryshoi me Pavarėsinė, aq do tė ndryshojė dhe me Kushtetutėn.
Dhe ja lexues i dashur, tė jetojmė ende me shpresa, me ishalla, duke e parė ēdo ditė realitetin, duke i bėrė qejfin njėri-tjetrit! Dhe tė gjitha kėto i bėjnė tanėt, qė mezi i pritėm tė na vinė nė pushtet!?
Gjermani, 11.06.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Mos pritni ti vret ndėrgjegjja pushtetarėt (2008-02-04 08:25:39 nga admin4)
[ Opinione ] Edhe kur „fiton“ pakica nė Kosovė PUSHTETARĖT DHE UNMIK-U, ZGJEDHJET I QUAJNĖ LEGJITIME (2007-11-20 15:55:18 nga admin1)
[ Kultura ] FORMULA SERBO-UNMIKISTANEZE E PAGĖZIMIT (2008-09-04 14:59:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] I mituri shqiptar pėrdhunohet nga 9 pakistanezė (2008-08-29 18:24:33 nga admin4)
[ ] Nga veprimtaria kulturore e mėrgimtarėve tanė (2008-08-13 14:01:46 nga admin1)
[ Diaspora ] "DORUNTINA";ZĖDHĖNĖSJA MĖ E FUQISHME E FĖMIJĖVE TANĖ NĖ MĖRGIM (2008-08-11 10:07:42 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kushtetua Serbo-Unmikistaneze (2008-06-15 04:46:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Lind Partia naziste shqiptare: Armiqte tane jane sllavet dhe greket (2008-06-01 02:53:23 nga admin2)
[ Opinione ] E verteta dhe Rrenat e Politikaneve tane per statusin e Kosoves (2008-02-04 18:01:30 nga admin1)
[ Opinione ] Pa njė sfond tė gjerė tė trurit siē ėshtė quajtur nga Britanezėt vėshtirė se mund tė kemi atė ēfarė duam (2008-01-03 14:45:49 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Vritet liderja pakistaneze - Benazir Bhuto (2007-12-27 09:32:07 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster