| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ēohu Ismail Bej nga varri! |
| Postuar mė datėn: 2008-07-29 15:27:51 nga admin2 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Roland Qafoku
Kryeredaktor i Tirana Observer
Ismail Bej! Kur pas pak muajsh mbushen 90 vjet nga ikja jote nga kjo botė, po tė nisim njė letėr. Nė fakt nuk ėshtė parė e dėgjuar ti dėrgosh letėr njė tė vdekuri, po ēti bėsh Ismail Bej. Ndodhin ca si shumė paudhėsi kėtej nga bota jonė dhe kur nuk gjejmė fjalė tua themi tė paudhėve, po u drejtohemi tė vdekurve.
Kjo ėshtė njė letėr qė dėrgohet pėr njė tė vdekur, por qė u vlen mė shumė tė gjallėve. Njė letėr qė ti sdo ta kėndosh kurrė Ismail Bej, por tė gjallėve ama do tua trazojė frymėn. Do ti vėrė ca nė sedėr, do tua pėrdredhė mendjen. Shpresojmė tė ndodhė kėshtu, nė ndodhtė e kundėrta harram e paēin tė gjithėn.
Ismail Bej! Njė gjė e tmerrshme ka ndodhur kėtej botės sė gjallė. Nja tetė shqiptarė qė i thonė vetes pedagogė, profesorė apo dhaskalė si nė kohėn tuaj, nė njė nga ditėt e fundit tė korrikut, nė njė ditė kur universiteti nuk ka asnjė student nėpėr kėmbė, nė njė ditė kur tė gjithė shullohen nė plazh dhe qė vetėm pėr shkollė nuk duan tia dinė, papritur e papandehur na kanė mbajtur njė mbledhje, kanė ngritur pėrpjetė njė karton dhe hop: Kanė votuar pėr heqjen e emrin tėnd nga univesiteti i qytetit tė Vlorės. Qytetit qė ti linde, u rrite dhe bashkė me veten rrite edhe Shqipėrinė si atė ēast qė pėrpara se tė vdisje shkrove me njė dorė duke u dridhur por me zemėr gur se nuk bėra pasuri tia lija trashėgim Shqipėrisė, por po ju lė atdhe.
Ne qė tė thirrėm pėr dekada babai i kombit, gati pėr njė ēast u shndėrrove njė hiē nga ca injorantė qė emrin tėnd e vėnė nė tė njėjtin kandar me dėftesat e shkollės qė i lėshojnė si shitėsja e byrekėve. Dhe a e di Ismail Bej se ēfarė argumenti tė fortė kanė dhėnė ata tė tetė? Ja, po ta them unė: Ti nuk paskėrke fare kontribut pėr arsimin shqiptar dhe mė e ēuditshmja fare: ky universitet ėshtė ndėrkombėtarizuar aq shumė sa emri yt ėshtė shumė i vockėl pėr ti vendosur pas emrit Universitet.
Nė fakt ty tė mjaftonte vetėm ajo ngritje madhėshtore e flamurit nė ballkonin e shtėpisė dykatėshe nė Vlorė nė atė 28 Nėntor pėr tė tė quajtur shqiptarin mė me kontribut nė historinė e shtetit shqiptar. Po ku duan tia dinė ata pėr kontribute kėsillojėsh.
Kėtyre profesorėve sė paku do tu vinte turp nga vetja vetėm nėse do tė lexonin jo shqiptarė, por historianin turk Nexhip Alpan se ēthotė pėr ty. Nė librin e tij historik Alpan nėnvizon se Ismail Qemali ra nė sy nė vitin 1871 pikėrisht nė zemėr tė Turqisė osmane se paraqiti nėpėrmjet tė tjerėve tre kėrkesa tė njėpasnjėshme pėr hapjen e shkollave shqipe. Apo kur mė tej i njėjti historian turk shton se Ismail Qemali, edhe pse pjesė e administratės osmane mori pjesė nė njė mbledhje tė rilindasve shqiptarė nė Stamboll pėr tė krijuar afabetin shqip. Po ērėndėsi ka pėr ata tetė profesorė ky kontribut? Ata nuk e duan emrin tėnd edhe pse historia shqiptare dhe turke ėshtė shkruar me fakte kokėfortė. Megjithatė ne themi se ti Ismail Bej nuk ishte thjesht njė njeri i duhur nė ēastin e duhur.
Ata qė tė hoqėn ty emrin nga universiteti nuk e dinė se historianėt turq kur shkruajnė biografinė tėnde, bri emrin tėnd shėnojnė kėto cilėsi: vali i denjė, diplomat, deputet, udhėheqės shteti, mendimtar dhe kryetari i parė i shtetit shqiptar. Nuk e dinė se historianėt turq shkruajnė se gjyshi yt ishte kushėriri i Ali Pashė Tepelėnės dhe luftoi kundėr grekėve pėr tė mbrojtur Shqipėrinė jugore.
Nuk e dinė se gjyshin tėnd tė cilit ti i kishe ngjallur emrin e kishin syrgjynosur grekėt pse luftonte pėr pavarėsinė e Shqipėrisė kur shumica e shqiptarėve nė atė kohė nuk e dinte se ēdo tė thoshte shtet dhe pavarėsi.
Nuk e dinė se historianėt turq pėrsėri shkruajnė se ti njihje shkėlyeshėm greqishten e vjetėr, latinishten, italishten, frėngjishten, osmanllishten turqishten dhe natyrisht edhe shqipen me tė cilėn fole atė 28 Nėntor tė bekuar. Nuk e dimė sa nga kėto gjuhė dinė ata profesorė qė votuan pėr ty. Por dimė me siguri qė gjuha jote e folur njė shekull mė parė ėshtė shumė e bukur se e tyre.
Nuk e dinė se karrierėn ti Ismail Bej e nise si pėrkhyes nė ministrinė e jashtme turke por qė diplomacia jote sishte vėnė nė shėrbim tė ēėshtjes shqiptare.
Nuk e dinė se po kėta historianė turqė shkruajnė se qė nė 1865 nisi tė punonte pėr pavarėsinė e Shqipėrisisė duke krijuar njė klub nė Stamboll bashkė me Konstandin Kristoforidhin.
Nuk e dinė qė pėr kėtė arsye oborri perandorak e dėrgoi nėnprefekt nė Bullgari.
Nuk e dinė se pėr cilėsi shumė tė veēantė ti Ismail Be u emėrove sekretar i pėrgjitshėm i ministrisė sė jashtme turke.
Nuk e dinė se pikėrisht duke shfrytėzuar dhe mbajtur kėtė detyrė hartove projektin e njė Shqipėrie tė pavarur dhe ky dokument ku u zbulua bėri qė ty tė internonin nė Kytaha tė Turqisė.
Nuk e dinė as kur tė shpunė vali nė Siri dhe ti ishe homolog me Vaso pashė Shkodranin qė nė atė kohė ishte vali nė Liban
Nuk e dinė se vetėm pėr kėto cilėsi arriti tė emėrohet si kėshilltar diplomatik i sulltanit dhe kėtu shfrytėzoi rastin pėr tė propozuar ndėrtimin e hekurudhės Durrės-Stamboll. Ismail Bej, ne edhe sot pas 100 vjetėsh nuk e kemi kėtė hekurudhė.
Nuk e dinė as kur u emėrove vali i pėrgjithshėm i Libisė por qė nga Tripoli shkove nė Evropė pėr tė punuar pėr pavarėsisė e Shqipėrinė.
As kur u zgjodhe deputet dhe nė parlamentin turk mbajė fjalime tė menēura pėr reformimin e shtetit turk qė do tė sillte edhe ndėrtimin e Shqipėrisė.
As kur mė 28 Nėntor tė vitit 1912 shpalle Shqipėrinė e pavarur. As kur u dorėhoqė si shkak i luftės sė parė ballkanike. As kur u detyrove tė largohesh nė Itali si njė i syrgjunosur.
Nuk e dinė as edhe njė fakt qė u zbulua pas njė shekulli dhe po nga historiani turk Alpan qė ditėlindja e tij e saktė ėshtė mė 16 tetor 1846 dhe duke qenė se edhe diktatori Enver Hoxha kishte lindur nė kėtė ditė ajo ėshtė mbajtur e fshehtė. Po si mund tė festohej ditėlindja e ēdokujt qė mund tė ishte, pikėrisht ditėn qė lindi Enveri?
Nuk e dinė as qė vdekja jote ka ardhur si pasojė e njė helmimi nė ushqim vetėm pak minuta pėrpara njė konference duke lėnė pas misteret qė shoqėrojnė tė gjithė burrat e shtetit shqiptar. Nė mos i kanė vrarė, i kanė helmuar i kanė tradhėtuar, njė herė tė vetme duhet tua kenė hequr emrin, varrin, apo dhe eshtrat duke mos i lėnė rehat nė tė gjallė e nė tė vdekur.
Po ēfarė ėshtė kjo Ismail Bej? Zhgėnjim pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėve qė ua le me amanet? Jo Ismail Bej, ky nuk ėshtė zhgėnjim. Zhgėnjim pėr mua ėshtė kur kombėtarja e Shqipėrisė humbet nė futboll pas njė loje tė mirė kundėr Turqisė. Ky Ismail Bej ėshtė thjesht papėrgjegjshmėri e kohės qė po kalojmė. Ėshtė njė megaturp, pėr ata qė ngritėn kartonat, pėr ata qė hodhėn firmėn, por edhe pėr ne nėse do tė lejojmė njė maskarallėk tė tillė. Qė ngjan me atė justifikimin e nipit tėnd Eqrem Bej Vlorės qė kur bėnte ndonjė gabim thoshte se pėr tė mos mė ngrėnė, duhet tė ulėrija bashkė me ujqėrit.
Emri yt ėshtė po aq i lartė, po aq i madh sa dhe vetė jeta jote. Ti ishe dhe mbetesh babai i kombit tonė dhe emri yt ėshtė nė majė tė historisė sė Shqipėrisė sado qė ca profesorucė ta heqin nga balli i godinės sė njė universiteti qė vlerėn mė tė madhe qė kishte ishte emri yt. Nėse ata qė duan ta ēojnė deri nė fund heqjen e emrin tėnd, na mbetet vetėm njė gjė: tė lutemi qė Zoti tė prishė rregullin njerėzor. Qė ti Ismal Bej tė ēohesh nga varri. Pastaj ti e di vetė se ēbėn.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|