| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Civilė tė vrarė dhe tė plagosur nė pėrleshjet e armatosura nė Brodec tė Tetovės |
| Postuar mė datėn: 2007-11-07 03:57:05 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nė fshatin Brodec tė Tetovės sot ka filluar pėrleshje e armatosur midis njė grupi tė armatosur dhe forcave shtetėrore tė sigurisė. Burime brenda fshatit pėr agjencinė jozyrtarisht bėjnė tė ditur pėr tetė civilė tė vrarė, emrat e tė cilėve pritet tė zbardhen.
Nė Spitalin Kirurgjik tė Shkupit dhe Spitalin Ushtarak janė ndėrmarrė masa tė larta sigurie dhe sipas reporterit tonė ndalohet hyrja brenda hapėsirave tė kėtyre dy institucioneve shėndetėsore. Reporteri ynė bėn tė ditur pėr mbėrritjen e helikopterėve, tė cilėt siē thuhet bartin pjesėtarėt e plagosur tė policisė.
Burime pranė kėtij rajoni thanė se pėrleshja e armatosur ka nisur nga ora 6 e mėngjesit, ndėrkaq grupi qė po konfrontohet me policinė thuhet se ėshtė pjesė e AKSH-sė, njė komandant i cilės u vra javėn e kaluar nė fshatin Odėr, disa kilometra afėr Brodecit nė Malėsinė e Tetovės.
Burime policore nė Shkup konfirmojnė ngjarjen, duke deklaruar se bėhet fjalė pėr njė sulm ndaj siē theksohet grupeve kriminale kryesisht tė pėrbėrė nga tė arratisurit nga burgu i Dubravės Lirim Jakupi-Nacisti dhe Ramadan Shiiti. Deri tani nuk ka marrė pėrgjegjėsinė edhe AKSH, e cila mė herėt theksoi se ka formacione tė saj edhe nė Maqedoni, me vrasjen e Xhavit Morinės, pėr tė cilin u tha mė vonė se ka qenė pjesėtarė i kėtij formacioni.
Burime policore bėjnė tė ditur gjithashtu se grupi i armatosur nė radhėt e tė cilit ka edhe tė vrarė , ėshtė tėrhequr nga fshati Brodec, ndėrsa edhe mė tej vazhdojnė luftimet nė Malėsinė e thellė tė Sharrit.
Poashtu bėhet e ditur se nė kėtė rajon janė dislokuar forca tė mėdha tė sigurisė, mjete tė blinduara dhe helikopterė, tė cilėt shtiejnė nė drejtim ku janė tė locuar grupet e armatosura rreth fshatit. Nė fshat kanė ngelur tė pa tėrhequr banorėt lokal, duke pėrfshirė gra dhe fėmijė. Tė gjitha linjat telefonike janė fikur dhe ėshtė ndėrprerė komunikimi me kėtė fshat.
Parlamenti sot pritet tė mbajė mbledhje tė jashtėzakonshme pėr tė shqyrtuar gjendjen e sigurisė nė vend. Tensionimi i situatės nė kėtė rajon filloi pas vrasjes sė Xhavit Morinės, qė mė pas u deklarua se ka qenė komandant i Armatės Kombėtare Shqiptare. Morina strehohej nė Maqedoni pas arratisjes nga burgu i Dubravės.
07.11.2007
INA |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|