DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» LUMI I PĖRGJAKUR DHE BAJLOZI PREJ DETIT
Postuar mė datėn: 2007-03-01 06:42:22 nga admin4 :: Kategoria: Kultura
Tregim

Beqir ELSHANI

Kali doli me vėshtirėsi prej lumit tė pėrgjakur. Lumi tradicional i Kosovės kėsaj radhe nuk e kishte mbajtur fjalėn qė tė ruante kthjelltėsinė e vet si loti, ku nė pikė tė ditės shihej peshku tek notonte.

Ky lumė quhet Dri dhe ndan dy troje shqiptare, thėnė troē, dy tragjedi shqiptare. Drini ėshtė lumė i vajtimit qė mbledh lotėt anė e kėnd trojeve shqiptare dhe me vrull derdhet nė detin Adriatik. Drini legjendar nuk kishte marrė asnjė paralajmėrim prej Orakullit tė luftės, qė sipas hyjneshės Artemida ta mbronte nga skuqja me gjakun e shqiptarėve tė masakruar. Lotėt kishin kripėn me vete ndaj Drini nuk befasohej, siē ishte puna me lumin Po, atje tek Venecia e largėt nė kulmin e Adriatikut. Lumi Po, qė zbriste nga alpet italiane nuk sillte kripė, mirėpo kriposej me ujin e njelmėt tė basenit tė madh. Ata qė i pėrkisnin pellgut tė lumit italian, e kishin harruar luftėn. Ata janė tė lirė, prandaj pėr popullin italian lufta nuk ka kurrfarė kuptimi.

Njė peshkaqen ishte plagosur pėr vdekje pranė brigjeve tė Bishtpallės, pastaj lumenjtė e alpeve shqiptare kishin vėrshuar me rrėmbim, dhe sakaq tushi i kuq ishte zhdukur nga sipėrfaqja e detit. Shqiptarėt e kishin plagosur kėtė pėrbindėsh pasi e kishte rrėmbyer njė fėmijė nga prehri i nėnės, teksa po e mėsonte notin nė plazh buzė ranishtės sė bardhė si vet kripa e detit. Kosovarėt, kėtij peshku njeringrėnės kurrė nuk i thonin peshkaqen, i thonin bajlozi i detit. Pleqtė e Kosovės tregonin se paska dalė bajlozi prej detit dhe sė shpejti ia mėsyn Kosovės. “O burra, mblidhuni dhe formoni ushtri se bajlozi prej detit do tė na shkrumbojė, me ēka ka; saqė edhe zogjtė do tė ikin nga tymnaja e zezė e Kosovės,“ kėshtu kishin thėnė pleqtė e Kosovės.

Kur e kishte gllabėruar vogėlushin tek po lahej nėn kujdesin e nėnės, peshkaqeni ishte krekosur, dhe tek po notonte, shpeshherė fluturonte mbi syprinėn e detit. Peshkaqeni bėnte akrobacione nė sy tė popullit shqiptar, qė tregohej se askujt nuk ia kishte frikėn. I krekosur pėr trimėritė e veta, peshkaqeni bėnte zhurmė nga rrapėllima dhe zhytja e tij nga qielli nė thellėsinė e detit, sa dhe veshėt buēitnin. Dukja e jashtme e tij bėnte saqė populli italian tė rrėqethej nga frika. Tek lodronte nė sipėrfaqen e detit, shihej se si bishti i pikonte gjak, tė cilin mund ta shikonte vetėm peshkatari me dylbi. Peshkatari me dylbi pa se peshkaqeni ishte pa njėrin krah, tė cilin ia kishte prerė nėna kosovare me thikė nė ēastin kur ia rrėmbeu djalin nga duart.

Peshkaqeni kishte parė troftat se si ngjiten lumit pėrpjetė, tė cilat arrijnė deri nė majat e larta tė bjeshkėve, atje tek buron Drini nė malet e Bosnjės. Kėsaj radhe kishte vendosur tė dalė nė plazhin buzė detit shqiptar. Atė ditė, peshkaqeni pa njė vashė tė bukur tek po rrezitej nė ranishtėn e bregut tė detit. Sa ēil e mbyll sytė, peshkaqeni e harroi detin, doli nė ranishtėn e nxehtė dhe e rrėmbeu vashėn shqiptare. Tė pranishmit kur e panė klithėn nga tmerri. Gazetat, nga tė gjitha anėt e botės, shkruanin se ėshtė e pabesueshme qė peshkaqeni tė dalė nė bregun e detit, pėrndryshe mund tė ngordhė aty pėr aty, meqė jeta dhe banesa e tij ėshtė vetėm deti i thellė. Peshkaqeni nuk merrte vesh nė ligjin e Arkimedit, prandaj nga befasia kur kishte parė vashėn shqiptare, fare nuk e kishte llogaritur kohėn e kthimit me distancė nga bregu nė det. Papritmas peshkaqenit iu sos oksigjeni nė mushkėritė e tij tė zi futė, dhe sakaq u alivanos duke u shtrirė nė ranishte qė herė pas here e lagnin valėt e detit. Qytetarėt qė ishin pak mė larg vendngjarjes kujtonin sikur kjo kafshė e madhe ishte balenė e gjuajtur nga peshkatarėt, ndaj nuk e besonin pėr ndonjė peshkaqen mė tė rrezikshėm tė tė gjitha deteve nė botė. Qytetarėt kishin tė drejtė tė dyshonin, meqė peshkaqeni ishte shumė i gjatė dhe shumė i rėndė. Kapardisja e vashės shqiptare tek bregu i detit ishte e lemerishme, qė dukej sikur nuk mbeti asnjė pėllėmbė tokė. Frika i pushtoi qytetarėt sa tė mos guxonin tė shikonin as detin, as qiellin.

Megjithatė, populli mendonte, se, ose peshkaqeni ėshtė i krisur, ose gazetarėt po gėnjejnė. Tėrė ditėn peshkaqeni kishte qėndruar nė ranishtėn e detit, ku fėmijėt me druajtje ia hapnin gojėn me shkop dhe ia shikonin dhėmbėt brenda nė nofull si vullkani me prush tė zjarrtė. Tė gjithė tė pranishmit mendonin se peshkaqeni ka ngordhur dhe lejonin qė fėmijėt e tyre kureshtarė t`ia preknin bishtin dhe t“ia shikonin dhėmbėt qė i kishte porsi sharrė. Qiellin e kishin mbuluar pulėbardhat dhe vazhdimisht ushtonte krakėllima e tyre. Dukej sikur donin tė paralajmėronin ndryshimin e motit, mirėpo dielli tė pėrvėlonte dhe deti ishte ļ qetė. Pulėbardhat e dinin qė pėrbindėshi ende ėshtė gjallė ndaj klithnin nė kupė tė qiellit. Aty-kėtu pėrvidhej ndonjė kureshtar me kamerė pėr tė fotografuar pėrbindėshin e shtrirė pėr vdekje. Disa tė tjerė mundoheshin ta tėrhiqnin pėr bishti nė drejtim tė ujit, mirėpo bisha ishte shumė e rėndė dhe fare nuk luante vendit. Tėrheqja nė drejtim tė detit i pėlqente peshkaqenit tė plagosur pėr vdekje; ai kėtė e donte dhe posa tė futej nė ujė, do tė ēante valėt e detit, atje ku e priste rodi i tij. Peshkaqeni bėnte lojėn dinake qė e kishte mėsuar nga dhelpra finoke e Ezopit antik.

Njė grua veshur me rroba tė zisė afrohet dhe e shikon peshkaqenin me krah tė plagosur, ėshtė kosovarja, nėna e djalit viktimė. Ajo ia kishte prerė njėrin krah bishės gjatė mbrojtjes nė ēastin kur ia rrėmbeu djalin nga duart. Peshkaqeni ishte shtrirė nė ranishtėn e bardhė, ku vetėm bishti i prekte nė ujin e njelmėt. Ndonjėherė peshkaqeni e lėvizte bishtin, qė dukej sikur valėt e detit po ia lėviznin bishtin. Bisha po ēlodhej nga mundimet qė i ngjante filmave tė terminatorit. E vetmja shpresė i kishte mbetur qė sa mė parė tė binte njė rrebesh shiu dhe tė frynte njė stuhi e madhe, nė mėnyrė qė valėt e mėdha ta futnin pėrsėri nė thellėsinė e detit Adriatik, nė banesėn e tij tė madhe.

Kjo grua shqiptare i qortoi tė gjithė tė pranishmit qė lejonin fėmijėt e tyre tė luanin me viganin pėrbindėsh. Nė fillim i largoi fėmijėt, nxori thikėn e madhe tė kuzhinės dhe ia nguli nė gjoks peshkaqenit. Nga gjoksi i peshkaqenit si lumė po rridhte gjaku dhe papritmas deti e humbi shkėlqimin kaltėrosh. Porsi retė e zeza nė qiellin kaltėrosh gjaku rrėke i bajlozit po zhdukej nė drejtim tė thellėsisė sė detit.

Qytetarėt nė fillim e tallėn kėtė grua fatkeqe, kinse peshkaqeni edhe ashtu ka qenė i ngordhur. Mirėpo pėr ēudinė mė tė madhe peshkaqeni bėri edhe dy tri pėrplasje nė tokė derisa i doli shpirti dhe mė nė fund ngordhi. Nė ēastin kur peshkaqeni u pėrmbys nė tokė, thika e kosovares si ndonjė mekanizėm u zhduk brenda nė gjoks dhe bisha pėrfundimisht ngordhi. Tė gjithė kishin ikur nga plazhi, kur panė pėrplasjet e para tė peshkaqenit pėrtokė, dhe pas njė ēasti kishin shpėrthyer brohoritjet me ovacione ndaj shqiptares trime: "Tė lumtė, oj nėna kosovare! Tė lumtė, e vrave bajlozin e detit!”
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Lumi Drino i kėrcėnuar prej mbeturinave dhe kimikateve (2008-01-20 15:59:29 nga admin4)
[ Opinione ] "Demokracinė pėrfaqėsuese" mashtruese tė oligarkisė politike tė shitur nė Kosovėn Protektorat do ta merr lumi e revoltės mbarėpopullore (2007-11-21 15:48:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Mijra qytetare bejne homazhe ne nderim te At Zef Pllumit (2007-09-29 17:02:45 nga admin1)
[ Kultura ] LLUMI I KAFESĖ - anekdota (2007-05-25 03:01:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pa shpallur me urgjencė Pavarėsinė, Kosovėn dhe shqiptarėt i mori lumi (2006-12-01 14:14:05 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] Pa shpallur me urgjencė Pavarėsinė, Kosovėn dhe shqiptarėt i mori lumi. (2006-11-13 11:59:37 nga Arben Dervina)
[ Intervista ] “DRENICA” E DURRĖSIT- TEMPULL ATDHETARIE (2008-08-27 17:05:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Arabėt flasin pėr paragjykime mbi Kosovėn (2008-08-27 11:57:40 nga admin4)
[ Kultura ] Adam Mickieviē: LIRIKĖ (2008-08-27 09:06:21 nga admin4)
[ Tech-Info ] Tė vegjėl, tė bukur dhe tė menēur – laptopėt pėr qejfin tonė (2008-08-27 02:56:48 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Rusia nuk do ta njohė Kosovėn (2008-08-27 02:49:09 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster