| » Opcionet për artikullin |
|
Kryeministri Sali Berisha deklaroi tė martėn se Kėshilli i Ministrave nuk do tė marrė asnjė vendim pėr ndryshimin e emrit tė Universitetit tė Vlorės, pasi sipas tij "Qeveria nuk mund tė imponojė emrat e universiteteve".
Gjatė vizitės nė Universitetin "Aleksandėr Moisiu", nė Durrės, Kryeministri Berisha iu pėrgjigj interesimit tė medias lidhur me propozimin e bėrė disa ditė mė parė nga Senati i Universitetit "Ismail Qemali" tė Vlorės, pėr ndryshimin e emrit tė kėtij institucioni, duke e emėrtuar atė "Universiteti i Vlorės".
Sipas tij "Kėshilli i Ministrave nuk ka asnjė vendim dhe nuk do tė marrė njė vendim tė tillė". Nė kėtė drejtim, Kryeministri informoi, se "edhe mė parė qarqet akademike e kanė ngritur si shqetėsim faktin se tė gjitha universitetet janė emėrtuar me emra personalitetesh, gjė qė ėshtė padyshim dėshmi e respektit tė madh ndaj tyre".
"Mendoj se Ismail Qemali ėshtė themelues i kėtij shteti dhe po tė ishte se shtetet emėrohen me persona, ai duhet tė ishte i pari nė listė. Por qeveria nuk do tė ndėrhyjė nė kėtė ēėshtje. Kjo ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn mund tė ketė njė debat tė qetė mė vonė, por ky ėshtė njė vend i lirė dhe qeveria nuk u imponon emrat universiteteve", pėrfundoi Kryeministri.
lajme.net |
|