| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Referendumi serb nuk ndėrron asgjė, thuhet ne shtypin amerikan |
| Postuar mė datėn: 2006-10-30 03:51:15 nga Arlind Nushi :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Konstatimi nė preambulėn e kushtetutės sė Serbisė, pėr Kosovėn si pjesė e tė saj, nuk do tė ndryshojė asgjė, thonė SHBA, pohon e pėrditshmja The New York Times, duke u thirrur nė burime diplomatike amerikane. Referendumi u quajt i suksesshėm sipas pushtetarėve serbė, dhe njė falsifikim tė madh sipas kundėrshtarėve tė saj. Mediat e shkruara dhe elektronike amerikane njoftojnė pėr referendumin pėr kushtetutėn e re tė Serbisė, duke paraqitur si tė suksesshėm sipas pushtetarėve serbė, mirėpo duke e quajtur edhe si njė falsifikim tė madh sipas kundėrshtarėve tė saj, ku njerėzit pa asnjė identifikim kishin votuar disa herė. |
|
Gjithsesi njoftimi pėr njė dalje masive dje nė orėt e mbrėmjes mbetet enigmatik tė paktėn apo- thėnė troē- njė gėnjeshtėr dhe kurdisje pėr tė shpėtuar sadopak atė gjysmė fytyre politike qė iu ka mbetur trashėgimtarėve tė Millosheviqit dhe Sheshelit. Ndonėse politikanėt serbė u munduan tė motivojnė votuesit pėr dalje, sepse me kėtė deklaroheshin dhe vendosnin pėr Kosovėn si pjesė integrale tė Serbisė, shtypi kėtu vlerėson se sipas diplomatėve perėndimorė, vetėm bisedimet ndėrkombėtare do tė vendosin pėr tė ardhmen e Kosovės tė cilėn shqiptarėt e duan tė pavarur. Neni mbi Kosovėn si pjesė tė Serbisė, sipas Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nuk do tė ndryshojė asgjė, shkruan e pėrditshmja The New York Times. Gazeta mė tej, duke cituar kėto burime diplomatike thekson se pavarėsisht kundėrshtimeve tė Serbisė, Kombet e Bashkuara pritet ti njohin Kosovės njė formė tė pavarėsisė. Ndonėse kushtetuta nuk do tė ndikojė nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, ajo mund tė ndikojė nė ngritjen e tensioneve midis shqiptarėve dhe serbėve, thekson shtypi. Drafti i kushtetutės me tė meta tė mėdha, i hartuar shpejt e shpejt, mė tepėr ka qenė njė pėrpjekje e politikanėve serbė pėr tė shprehur qėndrimin e tyre politik pėr Kosovėn se sa njė pėrpjekje e drejtimit tė vendit kah demokracia e mirėfilltė. Kushtetuta e re gjithashtu vlerėsohet tė jetė njė vazhdimėsi e politikės prej mbi dy dekadash tė Millosheviqit. Ky ėshtė dokumenti mė i rėndėsishėm pėr tė cilin vendoset nė Serbi gjatė viteve tė fundit, megjithatė kjo bėhet pėr ēėshtje krejtėsisht taktike, komenton njė diplomat i paemėruar pėr gazetėn The New York Times. Moskomentimin e dokumentit nga Kėshilli i Evropės apo OSBE-ja, gazeta e quan mė tepėr si njė interes i tyre pėr njė stabilitet afatshkurtėr nė Serbi se sa njė interes i mirėfilltė afatgjatė tė saj.
(S.Gashi) RTK |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|