DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Departamenti i Shtetit: Duhen edhe disa muaj kohė pėr arritjen e konsensusit pėr Kosovėn
Postuar mė datėn: 2007-07-10 11:53:38 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Departamenti amerikan i Shtetit tha se administrata e Presidentit Bush ėshtė gati t’i kushtojė edhe disa muaj kohė pėrpjekjeve pėr krijimin e konsensusit ndėrkombėtar lidhur me planin pėr pavarėsinė e Kosovės. Rusia ka deklaruar se do tė bllokojė nė Kėshillin e Sigurimit ēdo plan pėr Kosovėn, qė nuk ka mbėshtetjen e aleates politike tė Moskės, Serbisė:

Zyrtarėt nė Departamentin e Shtetit thonė se administrata nuk po tėrhiqet nga objektivi i deklaruar prej saj, qė Kosova tė fitojė pavarėsinė nė bazė tė planit tė zotit Marti Ahtisari, i dėrguari i Kombeve tė Bashkuara. Por, duke njohur realitetin politik nė tė cilin Rusia vazhdon ta kundėrshtojė propozimin Ahtisari nė Kėshillin e Sigurimit, Departamenti i Shtetit thotė se ėshtė gati t’i kushtojė disa javė dhe muaj shtesė pėrpjekjeve pėr tė ndėrtuar njė konsensus, qė tė pėrfshijė edhe Moskėn.

Presidenti Bush, gjatė vizitės nė Shqipėri njė muaj mė parė tha se dėshironte tė shihte sa mė shpejt pavarėsinė pėr Kosovėn, e cila aktualisht administrohet nga Kombet e Bashkuara.

Nė komentet e bėra gjatė fundjavės nė Kroaci dhe sot nė Prishtinė, Ndihmės sekretari amerikan i Shtetit pėr Ēėshtje Evropiane, Daniel Frid hodhi dyshime mbi perspektivėn e njė zgjidhjeje tė shpejtė nė Kombet e Bashkuara dhe tha se njė marrėveshje qė do ta lejonte Kosovėn tė shpallte pavarėsinė, mund tė mos realizohet dot brenda kėtij viti.

Nė njė bisedė me gazetarėt nė Uashington, zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, Shon Mekormak, nuk dha ndonjė kalendar konkret hapash, por tha se administrata ėshtė gati t’i japė edhe disa javė apo muaj shtesė procesit tė ndėrtimit tė konsensusit:

"Ne dėshirojmė tė tėrheqim nė kėtė proces sa mė shumė palė qė tė jetė e mundur, duke pėrfshirė edhe rusėt. Por nuk duhet tė ketė asnjė dyshim pėr faktin se cili, sipas nesh, duhet tė jetė rezultati pėrfundimtar. Nėse nevojitet mė shumė kohė, nė kuptimin e javėve apo muajve, pėr ta diskutuar kėtė dhe pėr tė parė nėse mund tė arrijmė nė njė zgjidhje qė na jep pėrfitimin maksimal, atėhere kjo ndoshta ja vlen kohėn dhe pėrpjekjet. Pikėrisht ky ėshtė edhe procesi nė tė cilin ne jemi tė angazhuar tani," - tha zoti Mekormak.

Megjithėse kohėt e fundit, zyrtarėt amerikanė kanė folur pėr veprime nė Kėshillin e Sigurimit si ēėshtje javėsh, Ndihmės sekretari i Shtetit Frid tha tė dielėn nė njė takim tė NATO-s nė Dubrovnik, se ai shpreson qė statusi i ardhshėm i Kosovės tė mund tė zgjidhet nė muajt qė do t’i paraprijnė takimit tė nivelit tė lartė tė NATO-s nė Bukuresht, nė muajin prill.

Moska ėshtė shprehur kundėr njė zgjidhjeje tė bazuar mbi planin Ahtisari, i cili parashikon pavarėsi tė mbikqyrur pėr Kosovėn dhe sa vjen e po i shpreh mė hapur kėrcėnimet pėr t’i vėnė veton ēdo rezolute qė do tė ishte e papranueshme nga Beogradi.

Ministri i Jashtėm rus, Sergej Lavrov, tha sot se ēdo zgjidhje pėr Kosovėn qė ėshtė e papranueshme pėr Serbinė nuk do tė miratohet nė Kėshillin e Sigurimit, ku Moska ka tė drejtėn e vetos.

"Ēdo zgjidhje pėr Kosovėn ėshtė e mundur vetėm mbi bazėn e njė marrėveshjeje mes tė dyja palėve tė interesuara. Ēdo vendim tjetėr nuk mund tė kalojė nėpėr Kėshillin e Sigurimit", - tha zoti Lavrov pas njė takimi qė patėn nė Bishkek tė Kirgistanit me ministrat e jashtėm tė vendeve tė Organizatės sė Bashkėpunimit tė Shangait.

Zoti Lavrov nuk tha konkretisht se Rusia do tė pėrdorė tė drejtėn e saj tė vetos nė Kėshillin e Sigurimit, por deklarata e tij ishte sinjali mė i fortė i dhėnė deri tani nga Moska, se ajo do tė hedhė poshtė ēdo rezolutė qė kėrkon pavarėsinė e Kosovės nga Serbia.

Shqiptarėt e Kosovės kanė shprehur padurim ndaj procesit tė statusit, megjithėse udhėheqėsit e tyre ditėt e fundit kanė lėnė tė kuptohet se nuk do tė ndėrmerrnin ndonjė hap drejt pavarėsisė, pa mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara dhe tė Bashkimit Evropian.

David Gollast, Departamenti i Shtetit
Zėri i i Amerikės, Uashington
09-07-2007



---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] NYT: Diveroli, nė listėn e zezė tė Departamentit tė Shtetit (2008-06-27 02:50:26 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Zėdhėnėsi i Departamentit Amerikan : Priten edhe njohje tė tjera pėr Kosovėn (2008-03-06 03:55:19 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Departamenti i shtetit, qendrimi per Kosoven nuk ka ndryshuar (2008-01-26 13:00:26 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Procesi i nisur pėrfundon me pavarėsinė e Kosovės, thotė Departamenti i Shtetit (2007-07-31 10:21:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Departamenti I Shtetit: Planit tė Ahtisaarit mund t’i bėhen modifikime (2007-05-23 05:25:54 nga admin6)
[ Lajmet kryesore ] Departamenti Amerikan i Shtetit: Nuk ka Ushtri Ēlirimtare tė Ēamėrisė (2007-05-06 15:36:33 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Departamenti i Shtetit: Po shqyrtojme me seriozitet propozimin e Rusise (2007-04-04 07:40:41 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Tė drejtat e njeriut nė Kosovė; Raporti vjetori i Departamentit tė Shtetit (2007-03-07 08:36:28 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Statusi tė jetė i pranueshėm pėr popullin e Kosovės”, ka thėnė zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, Mc Cormack (2006-10-28 00:26:00 nga Arben Dervina)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster