DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Albin Kurti, Burgu i Pejės
Postuar mė datėn: 2007-03-24 14:35:33 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Dikur politikanėt e Kosovės e mbronin autonominė. Tash, politikanėt e Kosovės po e mbrojnė pakon e Ahtisaarit. Dikur politikanėt e Kosovės besonin se autonomia ėshtė mundėsi pėr republikė dhe njė hap drejt saj. Sot, politikanėt e Kosovės deklarojnė se pakoja e Ahtisaarit ėshtė mundėsi pėr pavarėsi dhe njė hap drejt saj. Autonomia e Kushtetutės sė ’74-shit ishte bėrė pikėrisht qė tė mos bėhej republika. Pakoja e Ahtisaarit ėshtė ofruar pikėrisht qė tė mos bėhet pavarėsia. Ajo Serbisė ia ndėrton mundėsinė e pamundėsimit tė pavarėsisė sė Kosovės. Serbia drejtpėrdrejtė do tė financojė strukturat qeverisėse tė 10+1 komunave me shumicė serbe nė Kosovė.

Edhe nė rastin mė tė mirė pavarėsia e Kosovės nuk do tė mund t’i ngėrthejė territoret e atyre komunave. Mirėpo, edhe ky rasti mė i mirė nuk ėshtė i mundur sipas pakos sė Ahtisaarit. Modeli i shumicės sė dyfishtė nė Kuvendin e ardhshėm tė Kosovės ėshtė mė se i mjaftueshėm qė deputetėt serbė ta bllokojnė kurdoherė shpalljen e pavarėsisė dhe ēfarėdo amandamentimi tė Kushtetutės qė nuk iu levėrdisė atyre. Kjo pako e bėn karakterin e sovranitetit tė Kosovės etnik dhe bipolar (shqiptaro-serb) dhe realisht ia dorėzon atė Misionit Civil Ndėrkombėtar i cili e zėvendėson dhe trashėgon UNMIK-un duke e pasur fjalėn e fundit tė autoritetit suprem dhe pushtetin intervenues tė politikės policore. Ndėrkohė, sovranitetin nominal tė Serbisė mbi Kosovėn kjo pako e lė tė paprekur pikėrisht duke mos e pėrmendur.

Pakoja e Ahtisaarit nuk ėshtė zgjidhje. Ajo sajon probleme tė reja, ndėrsa tė vjetrat veēsa i ngrin. Sikur Kosova tė ishte tashmė shtet i pavarur dhe sovran, implementimi i kėsaj pakoje do t’ia zhbėnte asaj pavarėsinė dhe sovranitetin. Asnjė shtet i pavarur dhe sovran nuk do ta lejonte realizimin e njė pakoje tė tillė. Neve na e sjellin dhe shtyejnė kėtė pako sepse s’jemi shtet dhe qė tė mos bėhemi shtet.

Negociatorėt kosovar flasin vetėm nė pėrgjithėsi pėr pakon e Ahtisaarit nė mėnyrė qė ta shmangin vėmendjen nga detajet e tmerrshme tė saj. Njėkohėsisht, ata e keqinterpretojnė pakon duke e paraqitur statusin e Kosovės si diēka qė ndodhet jashtė pakos. Kėsaj i ka kontribuar edhe vetė Ahtisaari duke premtuar se rekomandimi i tij pėr KS tė OKB-sė lidhur me termin qė pėrkufizon statusin e Kosovės vjen nė fund. Pėrmes kėsaj ndarjeje artificiale, Ahtisaari ua ka hapur shtegun anėtarėve tė KS tė OKB-sė qė ta pranojnė pakon e tij pėrveē asaj fjalie shtesė qė erdhi nė fund! Nėse fjala pavarėsi do tė ndodhej brenda pakos sė Ahtisaarit, atėherė pakoja do tė bėhej kontradiktore. Prandaj, fjalia qė besohet ta pėrmbajė fjalėn pavarėsi, e qė u zbulua si premtim (i negociatorėve kosovar) i premtimit (tė Ahtisaarit) ėshtė lokalizuar jashtė pakos dhe ėshtė spostuar pėr fund, ashtu qė nė fund tė mund tė pėrjashtohet krejtėsisht. Njoftimet pėr dy dokumente tė ndara brenda pakos vetėm sa shpėrfaqin dokumentin e dytė si ndajshtesė.



Fjalia e pavarėsisė tregon pavarėsinė vetėm nėse vjen nė fillim. Pavarėsia nė fund ėshtė pavarėsi nė fund tė pusit. Nuk ėshtė e rastėsishme qė lėvizja gjithėpopullore dhe antikolonialiste nė Indi, e tė cilės i printe Gandhi, pėr parullė kryesore kishte thirrjen “Pavarėsi tash!”. Mbase ishin lodhur e mėrzitur duke dėgjuar shumė shpesh dhe tepėr gjatė se si pavarėsia do tė vie sė shpejti, nė fundin e afėrm tė procesit qė assesi s’mbaron.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Intervistė me Albin Kurtin, Lider i Lėvizjes Vetėvendosje! (2008-07-21 15:51:14 nga admin1)
[ Opinione ] ALBINI OSE MITI PĖR SIZIFIN (2008-05-10 12:24:28 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me udhėheqėsin e Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, pėr Albania Today - Shqipėria Sot (2008-03-26 18:31:34 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Avokatėt e Kosovės vepruan me dinjitet, profesionalizėm dhe pėrgjegjėsi etike, thotė Albin Kurti (2008-02-08 13:55:24 nga admin4)
[ English ] Trial against Albin Ku rti suspendedž (2008-02-08 01:05:38 nga admin4)
[ Opinione ] Gjykimi kundėr Albin Kurtit u suspendua (2008-02-08 01:02:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pezullohet procesi gjyqėsor ndaj Albin Kurtit (2008-02-07 10:23:50 nga admin4)
[ English ] The Fifth Session of the Trial against Albin Kurti (2008-02-06 09:38:25 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Seanca e pestė gjyqėsore kundėr Albin Kurtit (2008-02-06 08:46:40 nga admin4)
[ Opinione ] Ēėshtja e Kosovės nė prizmin e Albin Kurtit (2008-02-05 04:05:49 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gjyqi e kthen Albin Kurtin nė burg (2008-01-30 12:08:08 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster